{"id":75520,"date":"2019-12-29T21:36:54","date_gmt":"2019-12-29T20:36:54","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kolegjit-per-malajn-la-pa-pergjigje-akuzat-per-prona-te-fshehura\/2019\/12\/29\/"},"modified":"2023-04-07T04:55:29","modified_gmt":"2023-04-07T02:55:29","slug":"vendimi-i-kolegjit-per-malajn-la-pa-pergjigje-akuzat-per-prona-te-fshehura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kolegjit-per-malajn-la-pa-pergjigje-akuzat-per-prona-te-fshehura\/2019\/12\/29\/","title":{"rendered":"Vendimi i Kolegjit p\u00ebr Malajn la pa p\u00ebrgjigje akuzat p\u00ebr \u201cprona t\u00eb fshehura\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Me nj\u00eb proces t\u00eb orientuar te rezultati, Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi shkarkimin e gjyqtarit Artur Malaj vet\u00ebm p\u00ebr pasurit\u00eb e deklaruara- nd\u00ebrsa denoncimet dhe dyshimet p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehura u konsideruan t\u00eb panevojshme p\u00ebr t\u2019u analizuar.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_51184\" aria-describedby=\"caption-attachment-51184\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180731_175807_310818031-1_JELUXvb.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-51184\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180731_175807_310818031-1_JELUXvb-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"51184\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-51184\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrive e Apelit, Artur Malaj duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore e Komisionit t\u00eb Pavarur te Kualifikimit, KPK, n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 31 korrik 2018. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>M\u00eb 24 tetor, Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit p\u00ebrmbysi vendimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebr gjyqtarin Artur Malaj dhe e nxorri at\u00eb jasht\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, duke i prer\u00eb nj\u00ebherazi rrug\u00ebn ambicies p\u00ebr t\u2019u zgjedhur Inspektor i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, procesi n\u00eb Kolegj p\u00ebr gjyqtarin Malaj u orientua drejt rezultatit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb disa pik\u00ebpyetje t\u00eb ngritura mbi pasuri t\u00eb fshehura apo pronat e familjar\u00ebve mbet\u00ebn s\u00ebrish pa p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar, procesi n\u00eb Kolegj p\u00ebr gjyqtarin Malaj u bazua vet\u00ebm mbi pasurin\u00eb e deklaruar- p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn trupa gjyq\u00ebsore argumentoi se ishte kryer \u201cdeklarim i pasakt\u00eb dhe i pamjaftuesh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb arsyetimi minimalist, Kolegji i konsideroi t\u00eb panevojshme shkaqet e tjera t\u00eb ankimit apo denoncimet nga publiku.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues e \u00e7moi t\u00eb panevojsh\u00ebm analizimin e shkaqeve t\u00eb tjera t\u00eb ankimit dhe denoncimeve t\u00eb publikut t\u00eb paraqitura n\u00eb Kolegj, p\u00ebrsa koh\u00eb \u00e7do konkluzion i lidhur me to nuk do t\u00eb arrinte t\u00eb ndryshonte vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb trupit gjykues lidhur me k\u00ebt\u00eb kriter t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe vendosjes s\u00eb mas\u00ebs disiplinore t\u00eb shkarkimit nga detyra,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e arsyetuar.<\/p>\n<p>Ish-drejtues i Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs dhe an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit prej vitit 2013, Artur Malaj e kaloi filtrin e par\u00eb t\u00eb vetingut p\u00ebrmes nj\u00eb procesi q\u00eb u kund\u00ebrshtua si \u2018i pajustifikuesh\u00ebm\u2019 nga Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit dhe m\u00eb pas Komisioneri Publik.<\/p>\n<p>N\u00eb rekomandimin e vet, ONM theksonte se t\u00eb dh\u00ebnat e ofruara p\u00ebrmes denoncimeve dhe nj\u00eb raporti t\u00eb DSIK-s\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vil\u00eb t\u00eb fshehur n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb shkoll\u00ebs \u201cHalim Xhelo\u201d n\u00eb Vlor\u00eb u anashkaluan p\u00ebrmes hetimeve t\u00eb p\u00ebrcipta. Dyshime u ngrit\u00ebn gjithashtu mbi pronat e familjar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb ankimin p\u00ebrball\u00eb Kolegjit, edhe Komisioneri Publik k\u00ebrkoi hetime shtes\u00eb mbi vil\u00ebn 3-kat\u00ebshe si dhe p\u00ebrfshirjen e motr\u00ebs, kunatit dhe nipit t\u00eb gjyqtarit n\u00eb rrethin e personave t\u00eb lidhur. Megjithat\u00eb, procesi n\u00eb Kolegj mori tjet\u00ebr drejtim dhe u fokusua p\u00ebrgjith\u00ebsisht tek mjaftueshm\u00ebria e burimeve p\u00ebr t\u00eb paguar nj\u00eb k\u00ebst prej 15 mij\u00eb eurosh p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti si dhe t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes nga aktiviteti i noteris\u00eb- t\u00eb cilat soll\u00ebn edhe shkarkimin e gjyqtarit.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet e ONM-s\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Shqyrtimi n\u00eb Kolegj p\u00ebr gjyqtarin Artur Malaj nisi nga trupa gjyq\u00ebsore e drejtuar nga Natasha Mulaj, me relator Sokol \u00c7omon dhe an\u00ebtar\u00eb Luan Daci, Artan Hajdari dhe Rezarta Schuetz. N\u00eb maj 2019, kryesuesja Mulaj u detyrua t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen pas ekspozimit t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit dhe vendin e kryesueses e zuri Schuetz.<\/p>\n<p>Konflikti i interesit nuk ishte e vetmja anomali e zbuluar gjat\u00eb procesit. M\u00eb 20 qershor 2019, v\u00ebzhguesi i ONM-s\u00eb paraqiti n\u00eb Kolegj si prov\u00eb t\u00eb re nj\u00eb analiz\u00eb financiare t\u00eb kryer m\u00eb par\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, e cila nuk rezultoi t\u2019i ishte dor\u00ebzuar Komisionerit Publik dhe Kolegjit bashk\u00eb me dokumentet e tjera t\u00eb dosjes.<\/p>\n<p>Vendimi i arsyetuar i KPA-s\u00eb tregon se analiza financiare ishte vet\u00ebm nj\u00eb prej gjetjeve t\u00eb dor\u00ebzuara nga ONM p\u00ebr rastin Malaj.<\/p>\n<p>M\u00eb 15 n\u00ebntor 2018, ONM i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb t\u00eb hetonte rreth informacioneve\/denoncimeve t\u00eb mb\u00ebrritura p\u00ebr gjyqtarin Malaj pas shpalljes s\u00eb vendimit n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb paraqitura n\u00eb vendim, nj\u00ebri denoncim ishte b\u00ebr\u00eb nga Znj. L.K dhe Z.N.K, nd\u00ebrsa denoncimi i dyt\u00eb i nj\u00eb shtetasi me inicialet A.B ishte nj\u00eb kall\u00ebzim penal i n\u00ebntorit 2017.<\/p>\n<p>N\u00eb gusht 2019, ONM i dor\u00ebzoi Kolegjit nj\u00eb gjetje t\u00eb tret\u00eb n\u00eb lidhje me vil\u00ebn 3-kat\u00ebshe n\u00eb Vlor\u00eb, e cila dyshohej se i p\u00ebrkiste gjyqtarit Malaj.<\/p>\n<p>\u201cONM\u2026paraqiti pran\u00eb Kolegjit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e gjetjes gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb fotografi (t\u00eb printuara) t\u00eb nj\u00eb pasurie t\u00eb paluajtshme, objekt shqyrtimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore dhe q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me seanc\u00ebn e intervistimit t\u00eb znj. A.D nga Komisioni m\u00eb 23 prill 2018,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e KPA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nga tre gjetjet e ONM-s\u00eb, vet\u00ebm analiza financiare iu n\u00ebnshtrua shqyrtimit gjyq\u00ebsor dhe debatit mes pal\u00ebve. N\u00eb gjykimin e Kolegjit, shqyrtimi i denoncimeve t\u00eb reja apo edhe hetimi mbi vil\u00ebn 3-kat\u00ebshe n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs nuk do t\u00eb sillnin ndonj\u00eb ndryshim n\u00eb rezultatin tashm\u00eb t\u00eb vulosur t\u00eb shkarkimit nga detyra p\u00ebr gjyqtarin Artur Malaj.<\/p>\n<p><strong>Deklarim i pamjaftuesh\u00ebm <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb ankimin e tij, Komisioneri Publik, Dariel Sina pretendoi nd\u00ebr t\u00eb tjera se gjyqtari Artur Malaj kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb u konsiderua pasuria nr.1; nj\u00eb apartament 106 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, nuk kishte burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb paguar k\u00ebstin e par\u00eb t\u00eb tij prej 15 mij\u00eb eurosh n\u00eb vitin 2005 si dhe nuk mbulonte me burime t\u00eb ligjshme kursimet dhe shpenzimet e deklaruara n\u00eb 4 vite n\u00eb vler\u00ebn e gati 1.3 milion\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb kund\u00ebr-ankim t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb KPA, Malaj e kund\u00ebrshtoi Komisionerin duke pretenduar se kontrata objekt kontestimi ishte revokuar dhe se ai nuk e kishte paguar asnj\u00ebher\u00eb k\u00ebstin e par\u00eb prej 15 mij\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Malaj kund\u00ebrshtoi gjithashtu q\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit e tij t\u00eb konsideroheshin \u201cpersona t\u00eb lidhur\u201d, pretendoi se \u201cindiciet\u201d p\u00ebr vil\u00ebn 3-kat\u00ebshe ishin hetuar dhe rr\u00ebzuar nga Komisioni dhe k\u00ebrkoi t\u00eb lihej n\u00eb fuqi konfirmimi i tij n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Ai i bashkangjiti kund\u00ebr-ankimit t\u00eb tij edhe argumente t\u00eb karakterit procedurial, t\u00eb cilat lidheshin me kund\u00ebrshtimin e rivendosjes n\u00eb afat p\u00ebr analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPK-s\u00eb apo kund\u00ebrshtime q\u00eb lidheshin me cenimin e parimit t\u00eb gjykimit nga nj\u00eb gjykat\u00eb e pavarur. Malaj i kujtoi gjithashtu Kolegjit mbrojtjen e ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb g\u00ebzonte si an\u00ebtar i Kolegjit Zgjedhor; pretendime k\u00ebto q\u00eb u rr\u00ebzuan nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs nga Kolegji.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn p\u00ebrfundimtare, Kolegji u fokusua te besueshm\u00ebria e revokimit t\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2005 si dhe tek t\u00eb ardhurat e ligjshme t\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebve Malaj p\u00ebr t\u00eb justifikuar shpenzimet e tyre.<\/p>\n<p>Kolegji peshoi pretendimet e Komisionerit si dhe ato t\u00eb Malajt p\u00ebr revokimin e kontrat\u00ebs dhe arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se \u201cprovat e paraqitura nga subjekti nuk arrit\u00ebn t\u00eb bindnin trupin gjykues\u201d.<\/p>\n<p>Kolegji shkruan n\u00eb vendim se nuk u mjaftua vet\u00ebm me rr\u00ebzimin e pretendimit t\u00eb Malajt, por mori n\u00eb shqyrtim edhe analiz\u00ebn financiare p\u00ebr vitin 2005; koh\u00eb kur \u00ebsht\u00eb paguar k\u00ebsti prej 15 mij\u00eb eurosh. Nga analiza rezultoi se subjekti dhe personat e lidhur ishin n\u00eb munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme prej 1.6 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Paralelisht me k\u00ebt\u00eb pasuri, Kolegji analizoi t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshortja e Malajt nga aktiviteti i noteris\u00eb dhe konstatoi se n\u00eb vitin 2011, ajo kishte p\u00ebrfituar faljen e nj\u00eb pjese t\u00eb borxhit tatimor p\u00ebrmes \u2018legalizimit t\u00eb kapitalit\u201d.<\/p>\n<p>Kolegji argumentoi m\u00eb pas se bashk\u00ebshortja e Malajt, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e lidhur me subjektin deklarues t\u00eb pasuris\u00eb p\u00ebrjashtohet nga p\u00ebrfitimet q\u00eb rrjedhin si pasoj\u00eb e legalizimit t\u00eb kapitalit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Kolegji u zbriti fitimeve neto nga aktiviteti i noteris\u00eb shum\u00ebn prej 2.4 milion\u00eb lek\u00ebsh- t\u00eb cilat nuk u konsideruan t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme \u2013\u00e7ka solli m\u00eb pas diferenca negative n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>\u201cNga rezultatet e analiz\u00ebs financiare p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit, p\u00ebr periudh\u00ebn e vler\u00ebsuar nga Kolegji (vitet 2003-2016), subjekti i rivler\u00ebsimit dhe personat e lidhur rezultuan me pamjaftueshm\u00ebri t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb e krijuara dhe shpenzimet e kryera\u2026 m\u00eb s\u00eb paku n\u00eb shum\u00ebn 5.8 milion\u00eb lek\u00eb,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e Kolegjit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb vendimit, trupi gjykues argumentoi se subjekti i rivler\u00ebsimit dhe personat e lidhur me t\u00eb ndodhen n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, si pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar shpenzimet e kryera dhe pasurit\u00eb e krijuara.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, KPA vendosi unanimisht t\u00eb ndryshoj\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit dhe t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra gjyqtarin Artur Malaj.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me nj\u00eb proces t\u00eb orientuar te rezultati, Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi shkarkimin e gjyqtarit Artur Malaj vet\u00ebm p\u00ebr pasurit\u00eb e deklaruara- nd\u00ebrsa denoncimet dhe dyshimet p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehura u konsideruan t\u00eb panevojshme p\u00ebr t\u2019u analizuar.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":75521,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,114,473],"tags":[145,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180731_175807_310818031-1_JELUXvb.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrive e Apelit, Artur Malaj duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore e Komisionit t\u00eb Pavarur te Kualifikimit, KPK, n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 31 korrik 2018. Foto: LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75520"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75520"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75520\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75522,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75520\/revisions\/75522"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75521"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75520"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75520"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75520"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}