{"id":75523,"date":"2019-12-28T13:17:21","date_gmt":"2019-12-28T12:17:21","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/bixhozi-si-ves-i-keq-ndan-kolegjin-ne-ceshtjen-e-artur-selmanit\/2019\/12\/28\/"},"modified":"2023-04-07T04:55:37","modified_gmt":"2023-04-07T02:55:37","slug":"bixhozi-si-ves-i-keq-ndan-kolegjin-ne-ceshtjen-e-artur-selmanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/bixhozi-si-ves-i-keq-ndan-kolegjin-ne-ceshtjen-e-artur-selmanit\/2019\/12\/28\/","title":{"rendered":"Bixhozi si \u201cves i keq\u201d ndan Kolegjin n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Artur Selmanit"},"content":{"rendered":"<p>Ankimi n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit ka leht\u00ebsuar pozitat e ish-prokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme Artur Selmani lidhur me p\u00ebrfshirjen n\u00eb lotari si dhe masakr\u00ebn e \u00c7oles, por problemet me pasurin\u00eb e nxjerrin p\u00ebrfundimisht jasht\u00eb sistemit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_54046\" aria-describedby=\"caption-attachment-54046\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Selmani-ne-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-54046\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Selmani-ne-KPK-600x319.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"319\" data-id=\"54046\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-54046\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Artur Selmani n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Ankimi i prokurorit Artur Selmani n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit duket se ka shkaktuar debat dhe ndasi mes pes\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trup\u00ebs, ndon\u00ebse nuk e ka ndryshuar verdiktin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vetingut p\u00ebr shkarkimin nga detyra.<\/p>\n<p>N\u00eb Kolegj, \u00e7\u00ebshtja e Selmanit \u00ebsht\u00eb gjykuar nga trupa e kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Natasha Mulaj dhe an\u00ebtar\u00eb Ardian Hajdari, Luan Daci e Rezarta Schuetz. N\u00eb vendimin e arsyetuar, Kolegji i ka cil\u00ebsuar p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb drejta gjetjet e Komisionit p\u00ebr problemet me pasurin\u00eb e Selmanit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, an\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs e kan\u00eb rr\u00ebzuar me tre vota konstatimin e Komisionit se p\u00ebrfshirja e prokurorit Selmani n\u00eb lotari sportive ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Artur Selmani e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb institucionin e akuz\u00ebs n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990, fillimisht si hetues dhe m\u00eb pas si prokuror. Ai ishte pjes\u00eb e Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade, ku ka mbajtur edhe role drejtuese. Paralelisht me pun\u00ebn n\u00eb Prokurori, Artur Selmani ka punuar edhe si pedagog dhe ekspert trajnues pran\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>Selmani u shkarkua nga detyra m\u00eb 26 n\u00ebntor 2018 p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve me burimet e pasuris\u00eb s\u00eb tij dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p><strong>Lotot sportive ndajn\u00eb Kolegjin <\/strong><\/p>\n<p>Deklarimi i prokurorit Artur Selmani se kishte fituar 10 mij\u00eb dollar\u00eb n\u00eb loto sportive e shenjoi procesin e tij t\u00eb vetingut n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb, duke e penalizuar n\u00eb kriterin e integritetit. Sipas deklaratave t\u00eb pasuris\u00eb, shuma e fituar n\u00eb loto sportive s\u00eb bashku me disa dhurata sh\u00ebrbyen si burim p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite prej 2.5 milion\u00eb lek\u00ebsh dhe kursimeve n\u00eb cash prej 950 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>N\u00eb ankimin e dor\u00ebzuar p\u00ebrball\u00eb Kolegjit, Selmani e kund\u00ebrshtoi konstatimin e Komisionit se sjelljet e tij t\u00eb lidhura me lotarit\u00eb sportive kan\u00eb cenuar figur\u00ebn dhe integritetin si dhe kan\u00eb ulur shkall\u00ebn e besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb publikut. Selmani ka pretenduar n\u00eb ankim se Komisioni ka shkelur parimin e ligjshm\u00ebris\u00eb lidhur me konkluzionin se pjes\u00ebmarrja e subjektit n\u00eb lotarit\u00eb sportive, si &#8220;ves i keq&#8221;, ka c\u00ebnuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, duke e konsideruar t\u00eb pamb\u00ebshtetur n\u00eb ndonj\u00eb ligj apo kod etik sjelljeje, por vet\u00ebm tek prania e opinioneve negative n\u00eb media.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar, tre an\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs gjykuese t\u00eb KPA-s\u00eb, kryesuesja Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Luan Daci argumentojn\u00eb se t\u00eb ardhurat e pretenduara nga lotot nuk jan\u00eb t\u00eb ligjshme, pasi subjekti nuk i ka justifikuar ato me dokumentacion. Megjithat\u00eb, tre an\u00ebtar\u00ebt e KPA-s\u00eb gjykuan se k\u00ebto veprime nuk e cenojn\u00eb figur\u00ebn e magjistratit.<\/p>\n<p>Shumica e trup\u00ebs gjykuese konstatoi gjithashtu se nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme nuk ka pasur asnj\u00eb procedim disiplinor, edhe n\u00eb kuptim t\u00eb shkeljes s\u00eb rregullave t\u00eb etik\u00ebs, edhe pse Selmani i kishte deklaruar shumat e fituara n\u00eb vitet 2006-2008 n\u00eb deklaratat e tij t\u00eb pasuris\u00eb. Shumica shton si rrethan\u00eb leht\u00ebsuese edhe faktin se nuk \u00ebsht\u00eb provuar q\u00eb Selmani t\u00eb ket\u00eb vazhduar t\u00eb luaj\u00eb loto p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 10-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>\u201c\u2026subjekti i rivler\u00ebsimit ka shprehur si n\u00eb p\u00ebrgjigjet ndaj rezultateve t\u00eb hetimit, si n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjes s\u00eb v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe n\u00eb ankim, nj\u00eb pendes\u00eb t\u00eb dukshme p\u00ebr k\u00ebto veprime t\u00eb tij\u2026,\u201d citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se Selmani nuk \u00ebsht\u00eb shkarkuar nga detyra p\u00ebr shkak t\u00eb aft\u00ebsive profesionale, por vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Trupi gjykues i Kolegjit e gjen jo t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e Komisionit, sipas t\u00eb cilit subjekti i rivler\u00ebsimit, duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb loj\u00ebrat e fatit n\u00eb vitet 2006-2008, ka c\u00ebnuar figur\u00ebn dhe integritetin e tij, duke ulur shkall\u00ebn e besueshm\u00ebris\u00eb te publiku,\u201d shtohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Ndryshe nga shumica, relatorja Natasha Mulaj dhe an\u00ebtarja Rezarta Schuetz mendojn\u00eb se konstatimi i Komisionit ka qen\u00eb i drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se pjes\u00ebmarrja n\u00eb loj\u00ebra fati nuk \u00ebsht\u00eb parashikuar shprehimisht si sjellje e pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr nj\u00eb magjistrat, Mulaj dhge Schuetz jan\u00eb dakord me Komisionin. Nj\u00eb nga arsyet, sipas tyre \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i prokurorit Selmani q\u00eb e ka distancuar veten nga k\u00ebto sjellje t\u00eb shkuara.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Me m\u00ebnyr\u00ebn se si i sheh ai tanim\u00eb veprimet e tij t\u00eb shkuara, \u00e7mojm\u00eb se pretendimi i tij n\u00eb ankim se vendimi i Komisionit bazohet n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim subjektiv dhe t\u00eb padrejt\u00eb, bie ndesh edhe me shpjegimet e veta,\u201d thon\u00eb dy gjyqtaret.\u00a0 Mulaj dhe Schuetz arsyetojn\u00eb se Selmani kund\u00ebrshton veten me ankimin e tij n\u00eb raport me q\u00ebndrimin q\u00eb ka mbajtur gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201cSi prokuror me p\u00ebrvoj\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer n\u00eb institucionet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb prokuroris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, subjektit i binte barr\u00eb t\u00eb analizonte gjith\u00eb sjelljet e tij n\u00eb pun\u00eb dhe jasht\u00eb saj, n\u00eb funksion t\u00eb pasojave q\u00eb kishte sjellja e tij n\u00eb perceptimin e publikut, dhe t\u00eb vepronte n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet profesionale q\u00eb priten nga nj\u00eb funksionar i nivelit dhe profilit t\u00eb tij t\u00eb pun\u00ebs,\u201d thuhet n\u00eb mendimin paralel.<\/p>\n<p>P\u00ebr arsyetimin e tyre, ato i referohen edhe kodeve p\u00ebr standartet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb etik\u00ebs s\u00eb magjistrat\u00ebve si dhe Deklarat\u00ebs s\u00eb Bordos\u00eb si dhe Komentarit t\u00eb Bangalores p\u00ebr sjelljen e gjyqtar\u00ebve, q\u00eb sipas tyre ndalet ve\u00e7an\u00ebrisht tek angazhimi n\u00eb loj\u00ebrat e fatit nga magjistrat\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Ndryshe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb rast\u00ebsore n\u00eb garat e kuajve ose n\u00eb nj\u00eb kazino jasht\u00eb vendit gjat\u00eb pushimeve, ose loj\u00ebra me letra me shok\u00eb dhe familje. Mund t\u00eb jet\u00eb di\u00e7ka krejt e ndryshme q\u00eb nj\u00eb gjyqtar t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb rregullisht n\u00eb dritaret e basteve ose korsit\u00eb e garave apo t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb bixhozxhi i p\u00ebrhersh\u00ebm ose klient i rregullt,\u201d p\u00ebrshkruhen n\u00eb vendimin paralel.<\/p>\n<p>N\u00eb fund Mulaj dhe Schuetz konkludojn\u00eb se frekuentimi i ambienteve t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit nga subjekti i rivler\u00ebsimit, \u00ebsht\u00eb sjellje q\u00eb ndikon negativisht n\u00eb perceptimin e publikut p\u00ebr figur\u00ebn e nj\u00eb magjistrati dhe e \u00e7mojn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e Komisionit.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimi ndryshe p\u00ebr masakr\u00ebn e \u00c7oles <\/strong><\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit ka dh\u00ebn\u00eb gjykim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga Komisioni edhe n\u00eb lidhje me p\u00ebrfaq\u00ebsimin e prokurorit Artur Selmani p\u00ebrball\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr ngjarjen e njohur si Masakra e \u00c7oles, ku tre t\u00eb rinj u vran\u00eb n\u00eb vitin 2015 pas nj\u00eb p\u00ebrplasje me arm\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria dhe Gjykata e Faktit e Apelit n\u00eb Vlor\u00eb cil\u00ebsuan fajtor\u00eb t\u00eb akuzuarit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje. Nj\u00eb prej tyre u d\u00ebnua me burg p\u00ebrjet\u00eb i konvertuar n\u00eb 35 vjet, nd\u00ebrsa dy t\u00eb tjer\u00eb me nga 22 vjet burg.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen penale n\u00eb fjal\u00eb, Selmani ka mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga prokurorit\u00eb e dy shkall\u00ebve t\u00eb para t\u00eb gjykimit, si edhe nga vendimet penale t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Vlor\u00eb dhe Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Vlor\u00eb, t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebrcaktuar d\u00ebnime maksimale p\u00ebr t\u00eb pandehurit. Nd\u00ebrsa ish-prokurori Selmani, n\u00eb seanc\u00ebn e dat\u00ebs 15 shkurt 2017, ka k\u00ebrkuar ndryshimin e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Vlor\u00eb, p\u00ebr sa i p\u00ebrket t\u00eb pandehurit t\u00eb d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm duke e deklaruar at\u00eb fajtor p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb vrasjes nga pakujdesia dhe d\u00ebnimin prej 4 vjet\u00ebsh burgim; si edhe l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Vlor\u00eb p\u00ebr t\u00eb pandehurit e tjer\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje.<\/p>\n<p>Selmani nuk \u00ebsht\u00eb penalizuar nga nj\u00eb procedim i nisur ndaj tij si dhe pezullimi nga detyra p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast. Gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit ai \u00ebsht\u00eb justifikuar se ka njoftuar p\u00ebr q\u00ebndrimin e tij n\u00ebp\u00ebrmjet email-it ish-drejtoresh\u00ebn e Drejtoris\u00eb Gjyq\u00ebsore pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, Alma Mu\u00e7a e cila nuk ka mbajtur q\u00ebndrim. Kolegji shprehet se ky pretendim \u00ebsht\u00eb provuar.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Trupit gjykues t\u00eb Kolegjit i rezulton se drejtoresha ka qen\u00eb e informuar lidhur me q\u00ebndrimin q\u00eb do t\u00eb mbante subjekti n\u00eb procesin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. P\u00ebr trupin gjykues t\u00eb Kolegjit, n\u00ebse ajo do t\u00eb kishte pasur kund\u00ebrshtime, do t\u00eb duhej t\u00eb urdh\u00ebronte ndryshimin e q\u00ebndrimit q\u00eb duhet t\u00eb mbahej prej tij, ose duhet t\u00eb kishte njoftuar Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb,\u201d citohet n\u00eb vendimin e KPA.<\/p>\n<p>KPA konkludon se ndaj Selmanit nuk ka pasur asnj\u00eb mas\u00eb disiplinore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast dhe e \u00e7mon t\u00eb drejt\u00eb pretendimin e tij.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Trupi gjykues i Kolegjit\u2026 vler\u00ebson si jo t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e Komisionit q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit, referuar urdhrit t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, por dhe komenteve n\u00eb media t\u00eb ndryshme, t\u00eb shkruara apo audiovizive t\u00eb koh\u00ebs, ka c\u00ebnuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, pasi vler\u00ebsimi i nj\u00eb subjekti nuk mund t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb artikuj t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb medias dhe jehon\u00ebs q\u00eb b\u00ebjn\u00eb ato n\u00eb publik, por vet\u00ebm n\u00eb faktet e provuara dhe n\u00eb ligj,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e KPA-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kriteri i pasuris\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Ndon\u00ebse pozitat e prokurorit Artur Selmani u leht\u00ebsuan n\u00eb Kolegj, ishin problemet me pasurin\u00eb q\u00eb e nxorr\u00ebn at\u00eb p\u00ebrfundimisht jasht\u00eb sistemit. N\u00eb vendimin e arsyetuar, Kolegji del me p\u00ebrfundimin se Selmani nuk ka arritur t\u00eb justifikoj\u00eb bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb depozite bankare pran\u00eb Bank\u00ebs Raiffeisen n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe gjendjen cash n\u00eb shum\u00ebn 950 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb pasqyruara n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Sipas KPA-s\u00eb, Selmani nuk ka arritur t\u00eb justifikoj\u00eb me burime t\u00eb ligjshme t\u00eb ardhurat e motr\u00ebs p\u00ebr vler\u00ebn 13.950 euro q\u00eb ka deklaruar se ia ka dhuruar gjat\u00eb periudh\u00ebs 2009-2013. Nd\u00ebrkoh\u00eb, trupi gjykues, ashtu si edhe Komisioni, konstaton mosp\u00ebrputhje midis deklarimeve t\u00eb s\u00eb motr\u00ebs dhe vet\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, lidhur me q\u00ebllimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebtyre dhurimeve. Sipas KPA-s\u00eb, motra e Selmanit ka deklaruar se i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebllait k\u00ebto dhurata p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet q\u00eb n\u00ebna do t\u00eb b\u00ebnte gjat\u00eb q\u00ebndrimit pran\u00eb familjes s\u00eb tyre n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrsa vet\u00eb subjekti \u00ebsht\u00eb shprehur se me parat\u00eb e dhuruara ka krijuar depozit\u00ebn n\u00eb shum\u00ebn 2,5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Duke e quajtur konstatimin e KPK t\u00eb paqart\u00eb lidhur me vlerat 11.880 euro dhe 600 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb dhuruara nga n\u00ebna, Kolegji v\u00ebren se lidhur me t\u00eb ardhurat e saj nga pensioni n\u00eb Itali, n\u00eb dokumentacionin e administruar n\u00eb dosjen e gjykimit gjenden disa akte n\u00eb gjuh\u00ebn italiane, t\u00eb pap\u00ebrkthyera, t\u00eb panoterizuara dhe pa vul\u00eb apostile.<\/p>\n<p>Kolegji sqaron se Selmani nuk ka paraqitur dokumentacion t\u00eb rregullt ligjor p\u00ebr t\u00eb provuar mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb kryer dhurimet n\u00eb vlerat e sip\u00ebrcituara dhe arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin q\u00eb t\u00eb mos i konsideroj\u00eb si burim t\u00eb ligjsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb justifikuar dhurimet nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Po ashtu, Selmani nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion ligjor t\u00eb ardhurat nga lotarit\u00eb sportive n\u00eb vler\u00ebn 10.000 USD.<\/p>\n<p>\u201cRezulton se t\u00eb ardhurat e pretenduara t\u00eb p\u00ebrfituara nga lotarit\u00eb sportive n\u00eb vitet 2006-2008 nuk jan\u00eb t\u00eb ligjshme, pasi trupi gjykues n\u00eb baz\u00eb t\u00eb arsyetimit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm vler\u00ebson se n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, subjektet e rivler\u00ebsimit kan\u00eb barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb provuar me dokumentacion ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb pasurive t\u00eb tyre\u2026,\u201d citohet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e KPA thuhet se nga analiza financiare rezulton se Selmani dhe personat e lidhur kan\u00eb munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme n\u00eb vler\u00ebn e 3,5 milion\u00eb lek\u00ebve. N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji ka venosur t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e Komisionit p\u00ebr shkarkimin e ish-prokurorit n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme, Artur Selmani.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ankimi n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit ka leht\u00ebsuar pozitat e ish-prokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme Artur Selmani lidhur me p\u00ebrfshirjen n\u00eb lotari si dhe masakr\u00ebn e \u00c7oles, por problemet me pasurin\u00eb e nxjerrin p\u00ebrfundimisht jasht\u00eb sistemit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75524,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,114,473],"tags":[112,119,175],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Selmani-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Artur Selmani n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75523"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75523"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75523\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75525,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75523\/revisions\/75525"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75524"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75523"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75523"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75523"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}