{"id":75526,"date":"2019-12-28T13:05:06","date_gmt":"2019-12-28T12:05:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-ramadan-troci-cenoi-te-drejten-per-jete-te-minatoreve-te-aksidentuar\/2019\/12\/28\/"},"modified":"2023-04-07T04:55:41","modified_gmt":"2023-04-07T02:55:41","slug":"kolegji-ramadan-troci-cenoi-te-drejten-per-jete-te-minatoreve-te-aksidentuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-ramadan-troci-cenoi-te-drejten-per-jete-te-minatoreve-te-aksidentuar\/2019\/12\/28\/","title":{"rendered":"Kolegji: Ramadan Troci c\u00ebnoi \u201ct\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr jet\u00eb\u201d t\u00eb minator\u00ebve t\u00eb aksidentuar"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit ritheksoi n\u00eb vendimin p\u00ebr ish-prokurorin Ramadan Troci se hetimet e dob\u00ebta dhe shpesh t\u00eb munguara t\u00eb aksidenteve n\u00eb minier\u00eb dhe ngarkimi me faj i viktimave ishin shkelje e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Ish-prokurori u penalizua edhe p\u00ebr ekspozimin me arroganc\u00eb t\u00eb pasurive t\u00eb fituara padrejt\u00ebsisht.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_53681\" aria-describedby=\"caption-attachment-53681\" style=\"width: 529px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Troci-ne-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-53681\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Troci-ne-KPK-529x400.jpg\" alt=\"\" width=\"529\" height=\"400\" data-id=\"53681\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-53681\" class=\"wp-caption-text\">Ish-prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, Ramadan Troci dhe avokati Ardian Leka pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se p\u00ebrtej arsyeve t\u00eb tjera, ish-prokurori Ramadan Troci duhej t\u00eb ishte shkarkuar nga detyra qoft\u00eb edhe vet\u00ebm p\u00ebr \u201cneglizhenc\u00ebn e dukshme\u201d dhe \u201cgati paracaktimin\u201d e fatit t\u00eb hetimeve t\u00eb aksidenteve n\u00eb miniera, n\u00eb t\u00eb cilat faji u \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb viktimave.<\/p>\n<p>Kolegji la n\u00eb fuqi vendimin p\u00ebr shkarkim e Trocit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas ankimit t\u00eb ish-prokurorit. KPA i m\u00ebshoi argumentit t\u00eb KPK-s\u00eb duke theksuar se ish-prokurori, duke mos ushtruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur ndjekjen penale, ka \u201cc\u00ebnuar t\u00eb drejt\u00ebn e qytetar\u00ebve p\u00ebr jet\u00ebn dhe sh\u00ebndetin\u201d. Madje sipas Kolegjit, Troci nuk e ka ushtruar krejt\u00ebsisht detyr\u00ebn n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e Kolegjit, e kryesuar nga Ardian Hajdari, me relatore Ina Rama dhe an\u00ebtar\u00eb Luan Dacin, Natasha Mulajn dhe Sokol \u00c7omon vendosi m\u00eb 22 tetor t\u00eb k\u00ebtij viti t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb marr\u00eb n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2018.<\/p>\n<p>Si\u00e7 del nga vendimi i zbardhur, KPA la n\u00eb fuqi t\u00eb tre shkeljet p\u00ebr t\u00eb cilat Troci ishte gjetur i shkarkuesh\u00ebm, p\u00ebrfshi \u201cdeklarimin e pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb\u201d, \u201cmunges\u00ebn e profesionalizmit\u201d dhe \u201cc\u00ebnimimin e besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia\u201d.<\/p>\n<p>Ramadan Troci e nisi karrier\u00ebn si prokuror n\u00eb vitin 2001 dhe prej asaj kohe punoi n\u00eb Bulqiz\u00eb, Dib\u00ebr dhe Tiran\u00eb. N\u00eb vitin 2014, ai u komandua n\u00eb krye t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs dhe prej vitit 2016 ishte prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme. Troci u shkarkua filimisht nga KPK, e cila e gjeti at\u00eb m\u00eb pasuri t\u00eb pajustifikuara, t\u00eb fshehura dhe shkelje t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb profesionaliz\u00ebm.<\/p>\n<p>Ish-prokurori ankoi vendimin duke pretenduar gjykim t\u00eb padrejt\u00eb n\u00eb procedur\u00ebn e ndjekur nga KPK. Ai po ashtu kund\u00ebrshtoi n\u00eb ankim t\u00eb gjitha gjetjet e Komisionit, duke i cil\u00ebsuar ato t\u00eb pav\u00ebrteta. Kolegji q\u00eb mori n\u00eb shqyrtimin ankimin, vendosi t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e KPK.<\/p>\n<p>Vendimi i arsyetuar i KPA-s\u00eb tregon se shumica e ankimit t\u00eb Trocit ishte rr\u00ebzuar edhe pse atij i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb pretendimet p\u00ebr disa prej pasurive q\u00eb sipas KPK-s\u00eb i kishte fshehur. Kolegji arsyetoi se provat p\u00ebr pasurin\u00eb e fshehur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb v\u00ebllait dhe aksionet n\u00eb nj\u00eb minier\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb baxhanakut dhe nj\u00eb miku nuk ishin t\u00eb mjaftueshme dhe \u201cas n\u00eb nivelin e indicieve\u201d edhe pse pranoi se dyshimet q\u00ebndronin dhe se Komisioni kishte b\u00ebr\u00eb mir\u00eb q\u00eb i kishte hetuar.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, KPA rr\u00ebzoi pretendimet proceduriale dhe ato p\u00ebr gjykim jo t\u00eb drejt\u00eb dhe po ashtu gjeti t\u00eb provuara q\u00ebndrimet e Komisionit mbi tre pasuri t\u00eb konsideruara t\u00eb fshehura, p\u00ebrfshi nj\u00eb godin\u00eb 32 metra katror\u00eb n\u00eb proces legalizimi, nj\u00eb makin\u00eb q\u00eb ishte n\u00eb em\u00ebr t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb Trocit, por q\u00eb p\u00ebrdorej prej k\u00ebtij t\u00eb fundit dhe nj\u00eb apartamentin 140 metra katror\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, i marr\u00eb me qira.<\/p>\n<p>Kolegji arsyetoi n\u00eb t\u00eb tre rastet se p\u00ebrpjekjet e Trocit p\u00ebr t\u00eb mohuar lidhjet me k\u00ebto pasuri dhe mosdeklarimi i qart\u00eb i tyre, edhe kur ishte pyetur, d\u00ebshmonin p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u2019i fshehur ato. Kolegji vuri n\u00eb dukje se gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK, Troci ishte shprehur se do t\u00eb hiqte dor\u00eb nga kontrata e qiras\u00eb p\u00ebr apartamentin q\u00eb i ishte b\u00ebr\u00eb barr\u00eb n\u00eb vler\u00ebsim, ndon\u00ebse n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e kishte zgjatur kontrat\u00ebn deri n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>KPA po ashtu rib\u00ebri analiz\u00ebn financiare t\u00eb Trocit duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb ankimin, por arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se edhe pse KPK kishte llogaritur jo drejt vlerat e shpenzuara p\u00ebr jetes\u00eb, ish-prokurori rezultonte s\u00ebrish me bilanc negativ edhe pse me vlera m\u00eb t\u00eb vogla se ato t\u00eb gjetura n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pjesa m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e vendimit t\u00eb Kolegjit, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn arsyetohen n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi edhe pasurit\u00eb e fshehura, \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebr ankimin mbi \u201cc\u00ebnimin e besimit te drejt\u00ebsia\u201d. Kolegji arsyetoi se pretendimet e Trocit n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb nuk q\u00ebndronin. Sipas KPA-s\u00eb, ish-prokurori kishte c\u00ebnuar besimin e publikut jo vet\u00ebm p\u00ebrmes\u00a0 \u201cp\u00ebrfitimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb t\u00eb pasurive, por edhe ekspozimit me arroganc\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies me to, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb jetesa n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb apo p\u00ebrdorimi i nj\u00eb automjeti q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebrtej mund\u00ebsive financiare t\u00eb ligjshme e t\u00eb pritshme t\u00eb tij\u201d.<\/p>\n<p>Ky sipas Kolegjit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt q\u00eb prek dhe cenon besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. \u201cPjes\u00eb e k\u00ebsaj arrogance q\u00eb konceptohet se vjen nga pushteti n\u00eb syt\u00eb e publikut, \u00ebsht\u00eb edhe pasurimi duksh\u00ebm i familjar\u00ebve t\u00eb tij, qoft\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet shkeljeve t\u00eb ligjit t\u00eb pranuara nga subjekti n\u00eb rastin e v\u00ebllait t\u00eb tij, qoft\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrftimeve t\u00eb dyshuara si nj\u00eb trafik i mundsh\u00ebm interesi n\u00eb rastin e kunatit t\u00eb tij dhe aktivitetit t\u00eb tij n\u00eb fush\u00ebn e shfryt\u00ebzimit t\u00eb minierave,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Kolegji e lidhi k\u00ebt\u00eb pik\u00eb t\u00eb arsyetimit me vler\u00ebsimin e profesionalizmit dhe kryesisht me hetimet e 7 rasteve t\u00eb aksidenteve n\u00eb miniera, me 4 t\u00eb vrar\u00eb dhe tre t\u00eb plagosur, n\u00eb t\u00eb cilat Troci ua kishte l\u00ebn\u00eb fajin viktimave.<\/p>\n<p>Duke i q\u00ebndruar gjetjeve t\u00eb Komisionit, KPA rr\u00ebzoi pretendimet e Trocit se vendimet e tij ishin miratuar nga epror\u00ebt dhe kontrolluar nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme.\u00a0 KPA vuri n\u00eb dukje se vet\u00ebm nj\u00eb nga 7 vendimet n\u00eb fjal\u00eb i ishte n\u00ebnshtruar kontrollit, nd\u00ebrsa theksoi se procesi i rivler\u00ebsimit ishte i ndrysh\u00ebm nga verifikimi q\u00eb b\u00ebnte Prokuroria e P\u00ebrgjithshme. Po ashtu, KPA e cil\u00ebsoi pretendimin e Trocit se ishte kontrolluar nga epror\u00ebt si shmangie nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e vet\u00eb prokurorit.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi KPA i gjeti argumentet e Trocit mbi k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje t\u00eb dob\u00ebta. Kolegji arsyetoi se hetimet n\u00eb k\u00ebto raste nuk ishin kryer ose ishin b\u00ebr\u00eb keq dhe se dukej se fati i tyre ishte i paracaktuar dhe se asnj\u00ebher\u00eb nuk u k\u00ebrkua faji n\u00eb drejtim t\u00eb kompanive q\u00eb shfryt\u00ebzonin minierat.<\/p>\n<p>\u201c&#8230;Sjellja e subjektit n\u00eb drejtim t\u00eb trajtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve penale q\u00eb lidhen me hetimin e veprave penale t\u00eb shkeljes s\u00eb rregullave t\u00eb mbrojtjes n\u00eb pun\u00eb, t\u00eb cilat kan\u00eb sjell\u00eb si pasoj\u00eb humbjen e jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve, me nj\u00eb neglizhenc\u00eb t\u00eb dukshme e me nj\u00eb qasje gati t\u00eb paracaktuar drejt p\u00ebrcaktimit t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb te viktimat e aksidentit, do t\u00eb lexohej nga publiku si nj\u00eb sjelle q\u00eb nuk ngjallte besim te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrderisa n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto raste subjekti i rivler\u00ebsimit ka vendosur t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarit dhe ka shmangur nga hetimi dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia nj\u00eb kategori shum\u00eb t\u00eb mundshme p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e till\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb kompanit\u00eb q\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb burimet minerare\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Problematika q\u00eb KPA gjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, u identifikua nga ONM <a href=\"\/?p=65257\">edhe n\u00eb rivler\u00ebsimin e prokurorit Hysni Vata<\/a>, i cili \u00ebsht\u00eb shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe p\u00ebr mos-hetimin e aksidenteve n\u00eb pun\u00eb. Gjetjet tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb formalitet t\u00eb ngjash\u00ebm n\u00eb hetimet t\u00eb k\u00ebsaj natyre. BIRN n\u00eb shkrime t\u00eb m\u00ebparshme ka gjetur se qoft\u00eb prokuroria, qoft\u00eb \u00a0autoritetet p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb pun\u00eb, i mbyllnin n\u00eb shumic\u00eb hetimet duke ua l\u00ebn\u00eb fajin viktimave.<\/p>\n<p>Lexo edhe:<\/p>\n<p><a href=\"\/?p=64877\">Kantieret e nd\u00ebrtimit kthehen n\u00eb \u2018kurthe vdekjeje\u2019<\/a><\/p>\n<p><a href=\"\/?p=48006\">Vdekje \u201ct\u00eb papritura\u201d, Autoriteti faj\u00ebson viktimat e aksidenteve n\u00eb minier\u00ebn e Bulqiz\u00ebs<\/a><\/p>\n<p><a href=\"\/?p=47403\">Aksidentet me vdekje n\u00eb miniera, faji i mbetet gjithmon\u00eb viktimave <\/a><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, vendimet e Kolegjit dhe Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit konfirmojn\u00eb trajtimin e k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve me neglizhenc\u00eb dhe mbylljen e tyre n\u00eb disa raste edhe pa pritur rezultate t\u00eb ekspertizave apo me ekspertiza formale prej ekspert\u00ebsh, q\u00eb sipas KPA nuk njiheshin si t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00eb n\u00eb dukje se t\u00eb gjitha hetimet e b\u00ebra nga Troci n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim mbylleshin kryesisht bazuar mbi ekspertiza t\u00eb personave q\u00eb nuk ishin formalisht ekspert\u00eb. Aty theksohet se ai zgjidhte gjithmon\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt persona dhe se kjo b\u00ebnte q\u00eb konkluzionet t\u00eb ishin t\u00eb nj\u00ebjta. \u201cArrijn\u00eb n\u00eb konkluzione gjithmon\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta, duke p\u00ebrcaktuar si shkel\u00ebs t\u00eb rregullave viktim\u00ebn, e cila nuk mund t\u00eb p\u00ebrgjigjet penalisht,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPA dhe KPK i kan\u00eb gjetur k\u00ebto hetime jo vet\u00ebm t\u00eb mang\u00ebta, por kan\u00eb arsyetuar se ato shkelin t\u00eb drejtat e njeriut.<\/p>\n<p>\u201cPavar\u00ebsisht k\u00ebsaj rrethane, Komisioni me t\u00eb drejt\u00eb ka arsyetuar se mungesa e hetimit dhe moskryerja e veprimeve procedurale t\u00eb nevojshme ka penguar zbulimin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe ka cenuar zbatimin e garancive t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr mbrojtjen e Lirive e t\u00eb Drejtave Themelore t\u00eb Njeriut, sepse \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb garantohej parimi thelb\u00ebsor dhe bazik i k\u00ebsaj konvente, e drejta p\u00ebr jet\u00ebn\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e Kolegjit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen Troci.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e Trocit, KPA vler\u00ebsoi nd\u00ebr t\u00eb tjera se p\u00ebrtej gjetjeve n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb q\u00eb ishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje gjat\u00eb hetimit, ish-prokurori ishte i shkarkuesh\u00ebm edhe vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>\u201cEdhe sikur t\u00eb mos ekzistonin rrethanat q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur aplikimin e nenit 61, pikat 3 e 4 t\u00eb ligjit nr. 84\/2016, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb zbatuesh\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb autonome paragrafin 5 t\u00eb nenit 61 t\u00eb ligjit nr. 84\/2016, si nj\u00eb prej shkaqeve t\u00eb shkarkimit nga detyra t\u00eb subjektit,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit ritheksoi n\u00eb vendimin p\u00ebr ish-prokurorin Ramadan Troci se hetimet e dob\u00ebta dhe shpesh t\u00eb munguara t\u00eb aksidenteve n\u00eb minier\u00eb dhe ngarkimi me faj i viktimave ishin shkelje e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Ish-prokurori u penalizua edhe p\u00ebr ekspozimin me arroganc\u00eb t\u00eb pasurive t\u00eb fituara padrejt\u00ebsisht.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75527,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,114,473],"tags":[112,119,175],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Troci-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Ish-prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, Ramadan Troci dhe avokati Ardian Leka pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75526"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75526"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75526\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75528,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75526\/revisions\/75528"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75527"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75526"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75526"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75526"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}