{"id":75529,"date":"2019-12-27T16:49:58","date_gmt":"2019-12-27T15:49:58","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/balanca-negative-prej-21-milione-lekesh-i-kushtoi-karrieren-gjyqtares-brunilda-malo\/2019\/12\/27\/"},"modified":"2023-04-07T04:55:49","modified_gmt":"2023-04-07T02:55:49","slug":"balanca-negative-prej-21-milione-lekesh-i-kushtoi-karrieren-gjyqtares-brunilda-malo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/balanca-negative-prej-21-milione-lekesh-i-kushtoi-karrieren-gjyqtares-brunilda-malo\/2019\/12\/27\/","title":{"rendered":"Balanca negative prej 21 milion\u00eb lek\u00ebsh i kushtoi karrier\u00ebn gjyqtares Brunilda Malo"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Brunilda Malo u shkarkua nga detyra p\u00ebr diferenca t\u00eb m\u00ebdha negative, me burim kryesor pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga biznesi privat i bashk\u00ebshortit, sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb. \u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_65749\" aria-describedby=\"caption-attachment-65749\" style=\"width: 479px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Brunilda-Malo.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-65749\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Brunilda-Malo-479x400.jpg\" alt=\"\" width=\"479\" height=\"400\" data-id=\"65749\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-65749\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Brunilda Malo (Orhani) pas seanc\u00ebs s\u00eb zhvilluar m\u00eb 4 n\u00ebntor. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb provuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave me burim aktivitetin privat t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb ndjer\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara e v\u00ebshtir\u00ebsuan q\u00eb n\u00eb fillim p\u00ebrballjen e gjyqtares s\u00eb Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Brunilda Malo me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/p>\n<p>Komisioni i p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia e p\u00ebrfundoi rivler\u00ebsimin e Malos vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb dhe m\u00eb dat\u00eb 7 n\u00ebntor 2019 vendosi shkarkimin e saj nga detyra, duke arsyetuar se kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim shpjegohen kund\u00ebrshtimet e gjyqtares Malo duke k\u00ebrkuar disa her\u00eb ri\u00e7eljen e hetimit e deri n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e saj p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb trup\u00ebs gjykuese, duke pretenduar se kishte krijuar bindjen se vendimi \u00ebsht\u00eb i paragjykuar dhe se seanca d\u00ebgjimore ishte thjesht\u00eb nj\u00eb formalitet. K\u00ebto k\u00ebrkesa u rr\u00ebzuan nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Aktiviteti privat i bashk\u00ebshortit Arben Malo \u2013ish-kryebashkiaku i Kolonj\u00ebs, i cili nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb vitin 2016 zuri nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb hetimit t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur, Komisioni arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se gjyqtarja Brunilda Malo nuk mundi t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb me dokumente t\u00eb ardhurat n\u00eb vler\u00ebn e 24 milion\u00eb lek\u00ebve t\u00eb bashk\u00ebshortit nga biznesi n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim shpjegohet se t\u0451 ardhurat e pap\u00ebrfshira n\u00eb analiz\u00ebn financiare i p\u00ebrkasin periudh\u00ebs 2002-2004, kur bashk\u00ebshorti i Malos rezultonte si ortak i vet\u00ebm; viteve 2005-2006 kur ai ishte ortak me pjes\u00eb takuese 33% t\u00eb aksioneve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe m\u00eb pas nga viti 2006 &#8211; 2012 si ortak me pjes\u00eb takuese 25 %.<\/p>\n<p>\u201cNga hetimi rezulton e paprovuar me dokumentacion ligjor p\u00ebrfitimi i t\u00eb ardhurave nga aktiviteti i shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb form\u00ebn e dividendit p\u00ebr periudh\u00ebn 2002 \u2212 2004, si dhe p\u00ebr periudh\u00ebn 2005 \u2212 2012 p\u00ebr ortakun A.M dhe k\u00ebto t\u00eb ardhura t\u00eb deklaruara nga subjekti nuk jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer nga Komisioni,\u201d citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Trupi gjykues vler\u00ebson se subjekti nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion ligjor se shoq\u00ebria ku bashk\u00ebshorti i gjyqtares Malo, q\u00eb fillimisht ka qen\u00eb administrator i vet\u00ebm e m\u00eb pas ortak, t\u00eb ket\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb dividend nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb k\u00ebto konkluzione, KPK u referohet edhe dokumentacioneve lidhur me nj\u00eb konflikt t\u00eb lindur mes ortak\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb Malos. \u201cPo ashtu, ka rezultuar se n\u00eb vitin 2013 konflikti i lindur mes pal\u00ebve, bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit me cil\u00ebsin\u00eb e ortakut n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb \u201c***\u201d sh.p.k. dhe dy ortak\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, ka pasur si objekt pretendimet e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit z. A.M., me cil\u00ebsin\u00eb e padit\u00ebsit p\u00ebr \u2018detyrimin e t\u00eb paditurit shoq\u00ebria tregtare \u201c***\u201d sh.p.k. t\u00eb kryej\u00eb pages\u00ebn e fitimit t\u00eb deklaruar n\u00eb pasqyrat financiare t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb (dividend) p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebn e papaguar deri n\u00eb dit\u00ebn e ekzekutimit t\u00eb vendimit,\u2019 shpjegohet n\u00eb vendimin e KPK.<\/p>\n<p>Aty theksohet se vet\u00eb padit\u00ebsi ka pretenduar se; nga momenti kur \u00ebsht\u00eb caktuar administrator shtetasi A.R, shoq\u00ebria tregtare i ka shk\u00ebputur marr\u00ebdh\u00ebniet me t\u00eb, duke e p\u00ebrjashtuar \u201cde fakto\u201d nga \u00e7do lloj aktiviteti apo dhe shp\u00ebrblimi nga shp\u00ebrndarja e fitimit p\u00ebr gjith\u00eb vitet nga 2006 e n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>Ka rezultuar se konflikti \u00ebsht\u00eb zgjidhur me marr\u00ebveshje nga ku bashk\u00ebshorti i gjyqtares Malo u ka shitur ortak\u00ebve kuot\u00ebn e tij n\u00eb vler\u00ebn 6 milion\u00eb lek\u00eb dhe i \u00ebsht\u00eb njohur d\u00ebmi i shkaktuar n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb deklaruar se \u00ebsht\u00eb likuiduar cash.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, rezulton se p\u00ebrfitimi i d\u00ebmshp\u00ebrblimit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me marr\u00ebveshje mes ortak\u00ebve, por n\u00eb vijim ai ka qen\u00eb gjithashtu pjes\u00eb e vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs i cili \u00ebsht\u00eb i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb dhe i ka konsideruar si t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme vlerat 6 milion\u00eb e 4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues arsyeton se nisur nga fakti q\u00eb shoq\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb nd\u00ebr vite rritje t\u00eb kapitalit t\u00eb saj, duhet t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb edhe nj\u00eb vler\u00eb 2.648.500 lek\u00eb e p\u00ebrfituar deri n\u00eb dat\u00ebn 31 dhjetor 2018.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, KPK konkludon n\u00eb p\u00ebrfundim se, t\u00eb ardhurat e deklaruara nga gjyqtarja Brunilda Malo\u00a0 p\u00ebr periudh\u00ebn 2002-2012, t\u00eb p\u00ebrfituara nga veprimtaria tregtare e bashk\u00ebshortit nuk mund t\u00eb konsiderohen t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, edhe p\u00ebr t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga puna e bashk\u0451shortit n\u0451 SHBA n\u0451 vitet 2007-2009 n\u00eb vler\u00ebn 19 976 USD, transferuar n\u00eb llogarin\u00eb e Malos pran\u00eb \u201cCredins Bank\u201d n\u00eb vitin 2009, ka rezultuar se kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb madhe se vlera e t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara dhe t\u00eb dokumentuara n\u00eb deklaratat tatimore,\u00a0 q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 14.588 USD.<\/p>\n<p><strong>Problemet me pronat \u00a0<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament banimi me sip\u00ebrfaqe 73.8 m\u00b2 n\u00eb Kor\u00e7\u0451, bler\u0451 n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2007 p\u00ebr 4 milion\u00eb lek\u0451, Komisioni konkludon se Malo nuk e ka pasqyruar vler\u00ebn sipas burimeve t\u00eb p\u00ebrdorura dhe t\u00eb deklaruara p\u00ebr blerjen dhe as vler\u00ebn e sakt\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorur nga aktiviteti tregtar i bashk\u00ebshortit. Gjithashtu KPK konstaton se Malo nuk ka paraqitur dokumentacion ligjor provues lidhur me t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara biznesi i bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se sipas kontrat\u00ebs, ata e kan\u00eb bler\u00eb apartamentin n\u00eb vler\u00ebn 1.7 milion\u00eb lek\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb shlyer jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe n\u00eb at\u00eb periodike t\u00eb vitit 2007, \u00e7mimi i pasqyruar \u00ebsht\u00eb 4 milion\u00eb lek\u00eb. K\u00ebt\u00eb ndryshim midis \u00e7mimit n\u00eb kontrat\u00eb dhe atij t\u00eb deklaruar, Malo e ka justifikuar me punime t\u00eb pakryera n\u00eb apartament dhe me vler\u00ebn e mobilimit, duke konsideruar se shuma 4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson \u00e7mimin real t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb ambient \u201cbar-kafe\u201d me sip\u00ebrfaqe 90 m\u00b2 n\u00eb Ersek\u00eb, bler\u0451 n\u00eb vler\u0451n 1.7 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb prill t\u00eb 2014-\u00ebs n\u0451p\u0451rmjet nj\u00eb ankandi, Malo ka deklaruar s\u00ebrish si burim krijimi t\u00eb ardhura nga paga dhe aktiviteti privat i bashk\u00ebshortit. Nga hetimi administrativ i KPK-s\u00eb ka rezultuar se shoq\u00ebria q\u00eb m\u00eb par\u00eb ka zot\u00ebruar k\u00ebt\u00eb pron\u00eb, ka marr\u00eb kredi nga \u201cRaiffeisen Bank\u201d n\u00eb dhjetor 2008 me vler\u00eb totale 80 mij\u00eb euro p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb investimi. P\u00ebr sigurimin e k\u00ebtyre kredive ka sh\u00ebrbyer nj\u00eb truall dhe nd\u00ebrtesa ku gjendej lokali i bler\u00eb m\u00eb pas nga bashk\u00ebshorti i gjyqtares Malo. P\u00ebr shkak t\u00eb mosshlyerjes s\u00eb kredis\u00eb kan\u00eb nisur procedurat e ekzekutimit dhe pjesa e pasuris\u00eb, \u201cbar-kafe\u201d me sip\u00ebrfaqe 90 m2 e trualli, i jan\u00eb n\u00ebnshtruar procedurave p\u00ebrmbarimore, ku n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb tyre, pasuria i ka kaluar ofertuesit t\u00eb vet\u00ebm, bashk\u00ebshortit t\u00eb Malos q\u00eb e ka bler\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb konkludon KPK edhe n\u00eb blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cVolks\u00ebagen\u201d me vler\u0451 15 mij\u00eb euro, si burim krijimi t\u00eb cilit gjyqtarja Malo ka deklaruar t\u00eb ardhura nga aktiviteti privat i bashk\u0451shortit p\u00ebr t\u00eb cilat nuk ka paraqitur dokumentacion ligjor provues. N\u00eb vendim thuhet se ka mosp\u00ebrputhje midis burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie t\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe n\u00eb ato periodike 2006 e n\u00eb 2015.<\/p>\n<p><strong>Depozitat bankare n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Parandalimit t\u0451 Pastrimit t\u0451 Parave ka\u00a0 konfirmuar p\u00ebr Komisionin se ka pasur raportime t\u00eb transaksioneve bankare p\u00ebr gjyqtaren Brunilda Malo. Komisioni identifikon disa depozita t\u00eb transaksione n\u00eb vlera n\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn periodike vjetore t\u00eb vitit 2010, Malo ka sh\u00ebnuar \u00e7eljen e nj\u00eb depozite bankare n\u00eb \u201cCredins Bank\u201d n\u00eb dat\u00ebn 17 shtator 2010 n\u00eb vler\u00ebn 14.800 euro, me burim mbylljen e nj\u00eb depozite pran\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs bank\u00eb dhe shtimin e disa kursimeve t\u00eb tjera. E pyetur n\u00eb lidhje me burimin e k\u00ebsaj vlere, Malo ka sqaruar se kjo depozit\u00eb ishte krijuar nga kursimet cash n\u00eb banes\u00eb; nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl e sjell\u00eb nga bashk\u00ebshorti kur \u00ebsht\u00eb kthyer nga SHBA n\u00eb vitin 2008, si edhe kursimet e transferuara nga \u201cBank of America\u201d n\u00eb vler\u00ebn 19.976 USD n\u00eb dat\u00ebn 17 shkurt 2009.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 29 mars 2011, Malo ka derdhur vler\u00ebn 37 mij\u00eb euro n\u00eb Bank\u00ebn Komb\u00ebtare Tregtare. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb transaksion, Malo ka deklaruar se e ka kryer n\u00eb em\u00ebr dhe p\u00ebr llogari t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb saj, me q\u00ebllim blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 56 m2 n\u00eb Tiran\u00eb. Komisioni konstaton se Malo nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb veprim financiar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike vjetore t\u00eb vitit 2011.<\/p>\n<p>KPK konkludon se Malo nuk e justifikon me t\u00eb ardhura nga burime t\u00eb ligjshme krijimin e nj\u00eb depozite t\u00eb krijuar n\u00eb mars 2009 n\u00eb \u201cCredins Bank\u201d. N\u00eb deklarat\u00ebn veting \u00ebsht\u00eb pasqyruar vlera 39.379 USD dhe si burim krijimi, aktiviteti nga puna e bashk\u00ebshortit n\u0451 SHBA n\u0451 vitet 2007-2009, kursimet e tij dhe t\u00eb gjyqtares Malo nga pagat dhe aktiviteti privat, si edhe interesat bankare. Fillimisht llogaria \u00ebsht\u00eb hapur n\u0451 vler\u00ebn 21.935 USD. N\u00eb vendim theksohet se nuk justifikohet me burime t\u00eb ligjshme edhe nj\u00eb shtes\u00eb prej prej 14.800 USD e depozituar n\u00eb dat\u00ebn 17 shtator 2010.<\/p>\n<p>Komisioni konkludon nj\u00ebsoj edhe p\u00ebr nj\u00eb depozit\u0451 t\u00eb hapur n\u0451 em\u0451r t\u0451 gjyqtares Malo n\u00eb \u201cCredins Bank\u201d me vler\u0451 22.284,32 euro, e transferuar nga nj\u00eb llogari n\u0451 em\u0451r t\u0451 bashk\u0451shortit dhe t\u00eb nj\u00eb depozite tjet\u00ebr t\u00eb hapur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn bank\u00eb n\u00eb janar 2017, me vler\u0451 30 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p><strong>Shpenzimet e studimit n\u00eb Lond\u00ebr <\/strong><\/p>\n<p>Komisioni evidenton probleme edhe lidhur me shpenzimet p\u00ebr jetes\u00ebn dhe akomodimin e nj\u00ebr\u00ebs prej vajzave n\u00eb Lond\u00ebr. N\u00eb vendim thuhet se gjyqtarja Malo ka dy vajza, t\u00eb cilat aktualisht studiojn\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr. Sipas KPK, p\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn prej vajzave, Malo ka deklaruar se n\u00eb periudh\u00ebn janar 2016 \u2013 korrik 2016 ka studiuar n\u00eb \u201cInternational College\u201d me tarif\u00ebn 13.790 GBP ose 2.3 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb shtator 2016, ajo ka filluar studimet n\u00eb nj\u00eb universitet n\u00eb Lond\u00ebr, me tarif\u00ebn vjetore 9.750 GBP ose 1.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitin 2016-2017 dhe tarif\u00ebn vjetore 12.500 GBP ose 1.8 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitin 2017-2018.<\/p>\n<p>P\u00ebr vajz\u00ebn tjet\u00ebr shpjegohet se i ka nisur studimet n\u00eb Lond\u00ebr n\u00eb vitin 2018 n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kolegj me tarif\u00ebn vjetore 17.239 GBP ose 2.381.391 lek\u00eb; se \u00ebsht\u00eb hapur nj\u00eb llogari kursimi me vler\u0451n 13.000 GBP n\u0451 \u201cBank Lloyds Lond\u0451r\u201d n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar. Malo ka shpjeguar se burim krijimi i\u00a0 k\u00ebtyre vlerave kan\u00eb qen\u00eb kursimet nd\u00ebr vite; t\u00eb ardhura nga shitja e nj\u00eb aktiviteti dhe dhurata nga xhaxhallar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb emigracion n\u00eb Lond\u00ebr.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Malo nuk ka deklaruar shpenzime akomodimi dhe jetese t\u00eb nj\u00eb prej vajzave gjat\u00eb studimeve n\u00eb vitin 2016 n\u00eb Lond\u00ebr dhe burimin e financimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se nga analiza financiare e kryer nga Komisioni ka rezultuar se p\u00ebr periudh\u00ebn deri para fillimit t\u00eb deklarimit n\u00eb vitin 2003, duket se gjyqtarja Malo dhe bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb nj\u00eb situat\u00eb financiare negative n\u00eb vler\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vitet n\u00eb vazhdim balanca negative \u00ebsht\u00eb thuajse 20-fishuar.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr periudh\u00ebn 2003 &#8211; 2016, duket se subjekti i rivler\u00ebsimit dhe bashk\u00ebshorti i saj nuk justifikojn\u00eb me burime t\u00eb ligjshme pasurit\u00eb, gjendjen e likuiditeteve n\u00eb fund t\u00eb \u00e7do viti, si dhe shpenzimet e kryera n\u00eb vler\u00ebn 19.514.051 (n\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb milion\u00eb e pes\u00ebqind e kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb mij\u00eb e pes\u00ebdhjet\u00eb e nj\u00eb) lek\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPK konstaton se p\u00ebr periudh\u00ebn 2017 &#8211; 2018, duket se subjekti i rivler\u00ebsimit dhe personat e lidhur me t\u00eb nuk justifikojn\u00eb me burime t\u00eb ligjshme pasurit\u00eb, gjendjen e likuiditeteve n\u00eb fund t\u00eb \u00e7do viti, si dhe shpenzimet e kryera n\u00eb vler\u00ebn \u00a0e 409.119 lek\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer nga Komisioni, subjekti i rivler\u00ebsimit ka rezultuar me nj\u00eb situat\u00eb financiare negative n\u00eb vler\u00ebn totale 21.123.695 lek\u00ebsh. Pjesa m\u00eb e madhe e munges\u00ebs s\u00eb burimeve financiare rezulton t\u00eb ket\u00eb ardhur si pasoj\u00eb e pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar me dokumentacion ligjor p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga aktiviteti i tij privat.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues i KPK konkludon se gjyqtarja Brunilda Malo ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb p\u00ebr t\u00eb dhe p\u00ebr personat e lidhur, p\u00ebrfundimin q\u00eb i kushtoi asaj karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Brunilda Malo u shkarkua nga detyra p\u00ebr diferenca t\u00eb m\u00ebdha negative, me burim kryesor pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga biznesi privat i bashk\u00ebshortit, sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb. \u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75530,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,473],"tags":[305,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Brunilda-Malo.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Brunilda Malo (Orhani) pas seanc\u00ebs s\u00eb zhvilluar m\u00eb 4 n\u00ebntor. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75529"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75529"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75529\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75531,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75529\/revisions\/75531"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75530"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75529"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75529"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75529"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}