{"id":75532,"date":"2019-12-27T12:41:23","date_gmt":"2019-12-27T11:41:23","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/hetimet-e-paplota-dhe-pasuria-cuan-ne-shkarkimin-e-prokurorit-ndini-tavani\/2019\/12\/27\/"},"modified":"2023-04-07T04:55:53","modified_gmt":"2023-04-07T02:55:53","slug":"hetimet-e-paplota-dhe-pasuria-cuan-ne-shkarkimin-e-prokurorit-ndini-tavani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/hetimet-e-paplota-dhe-pasuria-cuan-ne-shkarkimin-e-prokurorit-ndini-tavani\/2019\/12\/27\/","title":{"rendered":"Hetimet e paplota dhe pasuria, \u00e7uan n\u00eb shkarkimin e prokurorit Ndini Tavani"},"content":{"rendered":"<p>Shumica n\u00eb KPK shprehet n\u00eb vendimin e zbardhur se prokurori Ndini Tavani, u gjet me probleme t\u00eb pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa mos kryerja e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh hetimore n\u00eb disa dosje u cil\u00ebsua si \u201cc\u00ebnim i besimit t\u00eb drejt\u00ebsia\u201d. Nj\u00eb an\u00ebtar i trup\u00ebs gjykuese kund\u00ebrshtoi shkarkimin.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_65123\" aria-describedby=\"caption-attachment-65123\" style=\"width: 522px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ndini-Tavani-ne-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-65123\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ndini-Tavani-ne-KPK-522x400.jpg\" alt=\"\" width=\"522\" height=\"400\" data-id=\"65123\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-65123\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Ndini Tavani pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shprehet n\u00eb vendimin e zbardhur disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb se shumica kishte gjetur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh n\u00eb pasurin\u00eb e prokurorit Ndini Tavani, i cili kishte rezultuar me bilanc negativ financiar p\u00ebr disa vite, nd\u00ebrsa i kishte dh\u00ebn\u00eb Komisionit q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>KPK, q\u00eb vendosi me shumic\u00eb t\u00eb shkarkoj\u00eb Tavanin m\u00eb 11 tetor, shpjegon n\u00eb vendimin e zbardhur, se pas hetimit t\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb denoncimesh ndaj tij u gjet\u00ebn dosje me hetime t\u00eb paplota dhe u verifikua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur moskryerja e veprimeve hetimore.<\/p>\n<p>Shumica e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Alma Faskaj dhe Brunilda Bekteshi, arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se k\u00ebto mosveprime nuk vinin p\u00ebr shkak t\u00eb paaft\u00ebsis\u00eb, por ishin t\u00eb q\u00ebllimta.<\/p>\n<p>\u201cD\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr sjellje t\u00eb tij n\u00eb mosp\u00ebrmbushje t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb pozicionin e prokurorit, duke c\u00ebnuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur s\u00ebfundmi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb pakic\u00eb an\u00ebtari i KPK-s\u00eb Roland Ilia kund\u00ebrshtoi vendimin e kolegeve dhe arsyetoi se edhe n\u00eb rastet kur ishin konstatuar shkelje ato nuk ishin t\u00eb atilla q\u00eb t\u00eb \u00e7onin drejt shkarkimit. Ilia arsyetoi se as n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe as n\u00eb at\u00eb profesional nuk kishte probleme t\u00eb tilla q\u00eb mund t\u00eb sillnin shkarkimin.<\/p>\n<p>\u201cShkeljet e konstatuara nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb fakte dhe rrethana p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb shkarkimin e subjektit nga detyra\u201d, shprehet Ilia, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb rast propozoi se vendimi mund t\u00eb kishte shkuar p\u00ebr procedim disiplinor\u00eb.<\/p>\n<p>Tavani i ka kund\u00ebrshtuar gjetjet e KPK-s\u00eb n\u00eb t\u00eb dy kriteret duke k\u00ebrkuar marrjen parasysh t\u00eb pasakt\u00ebsive n\u00eb deklarimin e par\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb. Ai pretendoi q\u00eb t\u2019i konsideroheshin t\u00eb ardhura prej koh\u00ebs q\u00eb kishte punuar si asistent avokat dhe kund\u00ebrshtoi disa prej elementeve t\u00eb analiz\u00ebs financiare t\u00eb KPK. Ai po ashtu kund\u00ebrshtoi gjetjet e shumic\u00ebs n\u00eb kriterin e profesionalizmit, duke arsyetuar se nj\u00eb pjes\u00eb e \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr t\u00eb cilat ishte denoncuar n\u00eb KPK ishin ende n\u00eb proces. Ai po ashtu k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte kryer shkelje.<\/p>\n<p>Ndini Tavani ka p\u00ebrfunduar studimet p\u00ebr drejt\u00ebsi dhe ka ushtruar profesionin e avokatit n\u00eb vitet 2003-2004. M\u00eb pas, ai ka vazhduar studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs dhe pas vitit 2007 ka ushtruar funksionin e prokurorit n\u00eb Durr\u00ebs, Vlor\u00eb dhe Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Hetimi i pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Shumica n\u00eb KPK arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se prokurori Ndini Tavani kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr disa prej pasurive t\u00eb tij. Shumica iu referua kryesisht burimit t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb shume prej 2.5 milion lek\u00eb e cila kishte sh\u00ebrbyer m\u00eb pas n\u00eb krijimin e disa pasurive, p\u00ebrfshi blerje makine dhe apartamenti.<\/p>\n<p>KPK si\u00e7 del nga vendimi analizoi pages\u00ebn e tatimeve p\u00ebr t\u00eb ardhurat e Tavanit nga puna si avokat p\u00ebr dy vite. Sipas shumic\u00ebs, Tavani kishte fituar rreth 1.6 milion lek\u00eb dhe se kjo sasi nuk ishte e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb krijuar kursime n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion lek\u00eb. Duke p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat e tjera shumica e gjeti Tavanin me minus 670 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2016 kur ai i kishte p\u00ebrdorur k\u00ebto para n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti.<\/p>\n<p>Nga vendimi rezulton se fillimisht Tavani kishte pretenduar se deklarimet n\u00eb tatimet e Beratit p\u00ebr dy vitet n\u00eb shumat 375 mij\u00eb dhe 1.2 milion ishte b\u00ebr\u00eb mbi qarkullimin prej 2 milion lek\u00ebsh. Kjo linte t\u00eb kuptohej se qarkullimi real kishte qen\u00eb 2.3 milion dhe 3.2 milion. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb konfirmoi edhe Drejtoria e Tatimeve n\u00eb Berat. Por Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve i p\u00ebrg\u00ebnjeshtroi t\u00eb dy q\u00ebndrimet. Sipas k\u00ebtyre t\u00eb fundit shumat e deklaruara tregonin qarkullimin dhe nuk i shtoheshin ndonj\u00eb baze prej 2 milion\u00ebsh t\u00eb pretenduar nga Tavani dhe Drejtoria e Tatimeve n\u00eb Berat.<\/p>\n<p>Sipas KPK Tavani k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos merrej parasysh deklarata e para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, por ajo veting, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shuma e pretenduar si e p\u00ebrfituar nga avokatia ishte n\u00eb 1.8 milion lek\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfshinte 1.5 milion si avokat dhe disa shuma t\u00eb marra nga gjykata dhe prokuroria. Tavani shpjegoi se shuma shkonte n\u00eb 2.5 milion lek\u00eb n\u00ebse llogariteshin edhe t\u00eb ardhurat nga puna si asistent avokat n\u00eb vitin 2002 dhe t\u00eb ardhurast nga Shkolla e magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>Por shumica n\u00eb KPK i cil\u00ebsoi t\u00eb pa paprovueshme pretendimet e prokurorit.<\/p>\n<p>Shumica arsyetoi se pretendimi se jo t\u00eb gjitha parat\u00eb ishin kursyer nga puna si avokat n\u00eb dy vite, si pretendime q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm pas v\u00ebnies n\u00eb dijeni p\u00ebr konstatimeve nga KPK. Shumica k\u00ebmb\u00ebnguli se Tavani nuk shpjegonte dot shum\u00ebn prej 2.5 milion\u00ebsh t\u00eb deklaruara nga puna si avokat n\u00eb vitin 2006 dhe diferenc\u00ebn me shum\u00ebn prej 1.8 milion\u00ebsh t\u00eb deklaruar n\u00eb veting po p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb.<\/p>\n<p>Ata arsyetuan se vet\u00eb Tavani edhe gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kishte pretenduar se kishte qarkulluar shuma m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha parash se sa ato t\u00eb deklaruara n\u00eb formular\u00ebt tatimor\u00eb, gj\u00eb q\u00eb ishte p\u00ebrg\u00ebnjeshtruar nga DPT. \u201cNga ana tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 sa sip\u00ebr arsyetuar, por edhe fakti q\u00eb subjekti ndryshoi q\u00ebndrim n\u00eb deklarimet e tij pas njohjes me rezultatet e hetimit, b\u00ebn t\u00eb pabesuesh\u00ebm nivelin e\u00a0 provueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb shum\u00ebs 2 500 000 lek\u00eb, gjendje <em>cash<\/em>, me burim krijimi t\u00eb ardhurat nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs dhe nga avokatia\u201d, shprehet shumica.<\/p>\n<p>N\u00eb pakic\u00eb Roland Ilia e cil\u00ebsoi si t\u00eb padrejt\u00eb arsyetimin e shumic\u00ebs duke u shprehur se puna e tij si asistent avokat provohej dhe se pavar\u00ebsisht se nuk kishte dokumentacion p\u00ebr t\u00eb provuar pages\u00ebn e tatimeve duhej t\u00eb ishte marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb.\u00a0 Ai po ashtu k\u00ebrkoi t\u00eb mbahej parasysh edhe fakti q\u00eb k\u00ebto t\u00eb ardhura ishin b\u00ebr\u00eb para fillimit t\u00eb pun\u00ebs si prokuror dhe se n\u00eb plot\u00ebsimin e deklarat\u00ebs s\u00eb par\u00eb subjekti mund t\u00eb kishte pasur v\u00ebshtir\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb kriterin e pasuris\u00eb Tavani u penalizua po ashtu p\u00ebr shkak t\u00eb paqart\u00ebsive q\u00eb dilnin n\u00eb lidhje me nj\u00eb kredi dhe nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2009. Shumica arsyetoi se ai kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr pak\u00ebsimin e gjendjes cash, nd\u00ebrsa po ashtu vuri n\u00eb dukje disa ndryshime n\u00eb q\u00ebndrim.<\/p>\n<p>N\u00eb pakic\u00eb Ilia vuri n\u00eb dukje se nj\u00eb shum\u00eb prej 5200 eurosh e vendosur n\u00eb bank\u00eb n\u00eb vitin 2009 duhej konsideruar si kursim i vitit 2008, si\u00e7 ishte deklaruara nga Tavani, por shumica nuk e pranoi k\u00ebt\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>Madje sipas shumic\u00ebs n\u00ebse merrej parasysh ky q\u00ebndrim, i cili p\u00ebrmir\u00ebsonte analiz\u00ebn financiare t\u00eb Tavanit n\u00eb vitin 2009, do t\u00eb rritej bilanci negativ n\u00eb vitet pasardh\u00ebse. \u201cNga ana tjet\u00ebr ky pak\u00ebsim i gjendjes <em>cash <\/em>t\u00eb vitit 2009 prej 5 200 euro, do t\u00eb reflektohej n\u00eb shum\u00ebn <em>cash <\/em>e mbledhur deri n\u00eb vitin 2016, koh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn subjekti do t\u00eb rezultonte me m\u00eb pak gjendje <em>cash <\/em>n\u00eb dispozicion (5 200 euro m\u00eb pak) p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb k\u00ebstin e dyt\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb nr. 1 \u00a0(apartament)\u201d, arsyeton shumica. Sipas saj edhe duke u nisur nga pretendimi i Tavanit dhe ai i an\u00ebtarit n\u00eb pakic\u00eb n\u00eb fund balanca negative p\u00ebr vitin 2016 do shkonte n\u00eb 1.3 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Tavani nd\u00ebrkoh\u00eb duket se e ka futur veten n\u00eb telashe edhe me deklarimin e tij n\u00eb deklaratat periodike se kishte ndihmuar prind\u00ebrit n\u00eb blerjen e nj\u00eb sht\u00ebpie dhe se zot\u00ebronte aty 1\/3-t\u00ebn. KPK arsyetoi se ai nuk provonte dot shum\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn kishte ndihmuar dhe arsyetoi se n\u00ebse ai kishte investuar 1\/3 e apartamentit bilanci i tij negativ rritej n\u00eb 2.1 milion.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarime Tavani kund\u00ebrshtoi arsyetimin dhe pretendoi se kontributi i tij kishte qen\u00eb modest dhe m\u00eb shum\u00eb moral, por shumica q\u00eb hetoi pas k\u00ebsaj pasurin\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb tij pretendoi se ata rezultonin me bilance negative n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme. Sipas shumic\u00ebs pretendimet e Tavanit p\u00ebr t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve mbet\u00ebn deklarative dhe se ai nuk shpjegoi dhe nuk provoi se cila ishte shuma q\u00eb kishte kontribuar n\u00eb blerjen e apatamentit.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrmbysur k\u00ebt\u00eb arsyetim an\u00ebtari n\u00eb pakic\u00eb shprehet se derisa nuk ishte provuar cila ishte pagesa e tavanit p\u00ebr apartamentin dhe as n\u00ebse ai kishte dh\u00ebn\u00eb kontribut, prind\u00ebrit e tij nuk duhej t\u00eb konsideroheshin persona t\u00eb lidhur. Ilia po ashtu pretendoi se p\u00ebrndryshe nga sa arsyetonte shumica t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve t\u00eb prokurorit ishin t\u00eb dokumentuara dhe jo deklarative.<\/p>\n<p><strong>Hetimet e pakryera<\/strong><\/p>\n<p>KPK rr\u00ebzoi nj\u00eb raport t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar sipas t\u00eb cilit Tavani ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb akt korrupsioni mbi nj\u00eb dosje q\u00eb kishte n\u00eb hetim. KPK tha se pretendimi nuk provohej, nd\u00ebrsa arsyetoi se prokurori kishte k\u00ebrkuar dhe marr\u00eb nga gjykata masa t\u00eb ashpra sigurie p\u00ebr personin me t\u00eb cilin akuzohej se kishte favorizuar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb hetimi i nj\u00eb s\u00ebr\u00eb denoncimesh sipas shumic\u00ebs nxorri se Tavani nuk kishte kryer veprimet e duhura hetimore n\u00eb disa raste. KPK v\u00eb n\u00eb dukje n\u00eb vendim mos hetimin e nj\u00eb mjeku t\u00eb dyshuar p\u00ebr korrupsion dhe t\u00eb publikuar n\u00eb emisionin Stop n\u00eb Tv Klan.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs Tavani nuk kishte marr\u00eb n\u00eb pyetje disa persona, p\u00ebrfshi drejtuesit e emisioni dhe as nuk kishte kryer ekspertiz\u00eb t\u00eb videos, por kishte pushuar hetimet duke u nisur vet\u00ebm nga d\u00ebshmit\u00eb e t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb pacientit se atyre nuk i ishin k\u00ebrkuar para.<\/p>\n<p>Shumica arsyetoi se pretendimete Tavanit se nuk provohej korrupsioni, pasi familjar\u00ebt e pacientit kishin mohuar se u ishte k\u00ebrkuar shp\u00ebrblim, nuk q\u00ebndronte p\u00ebr sa koh\u00eb hetimet nuk kishin qen\u00eb t\u00eb plota.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm shumica arsyetoi edhe n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera. Dy an\u00ebtaret u bazuan edhe n\u00eb disa vendime gjykate, p\u00ebrfshi at\u00eb t\u00eb Apelit, t\u00eb cilat kishin prishur nd\u00ebrkoh\u00eb vendimet e Tavanit p\u00ebr t\u00eb pushuar hetimet dhe i kishin l\u00ebn\u00eb prokuroris\u00eb detyra n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Shumica arsyetoi se n\u00eb dy raste Tavani kishte vendosur ndryshimin e Oficer\u00ebve t\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore, q\u00eb kishin punuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje vet\u00ebm pasi ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb rezultateve t\u00eb hetimit nga KPK, edhe pse p\u00ebr ta kishte pasur akuza nga pal\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast KPK akuzoi Tavanin p\u00ebr shtyrjen e hetimeve pa arsye t\u00eb dukshme apo mbylljen e tyre pa kryer veprimet hetimore q\u00eb vet\u00eb prokurori kishte k\u00ebrkuar t\u00eb kryheshin dhe pa dh\u00ebn\u00eb shpjegime rreth k\u00ebtyre situatave.<\/p>\n<p>Shumica arsyetoi se n\u00eb nj\u00eb rast dosja e nj\u00eb notereje t\u00eb akuzuar p\u00ebr falsifikimi ishte kaluar Tavanit p\u00ebr hetime t\u00eb m\u00ebtejshme, pasi ishte ndar\u00eb nga nj\u00eb dosje me dy t\u00eb pandehur t\u00eb tjer\u00eb, por edhe pse kishte shtyr\u00eb disa her\u00eb at\u00eb prokurori nuk kishte kryer hetime dhe n\u00eb fund e kishte pushuar dosjen edhe pse falsifikimi ishte konstatuar me aktekspertimi q\u00eb nga hetimi i par\u00eb i \u00e7\u00ebshtjes nga nj\u00eb koleg i tij.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb bindsh\u00ebm se cilat ishin arsyet e mosp\u00ebrmbushjes s\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb l\u00ebn\u00eb nga eprori i tij n\u00eb vendimin e ve\u00e7imit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb ngarkuar\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e shumic\u00ebs, ku b\u00ebhet me dije se p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar ishte thirrur e akuzuara p\u00ebr falsifikim, por jo kall\u00ebzuesin e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb pakic\u00eb Ilia tha se gjetjet nuk ishin t\u00eb tilla q\u00eb t\u00eb sillnin shkarkimin. Ai arsyetoi se nga 31 denoncime vet\u00ebm disa ishin gjetur me probleme dhe se kjo tregonte se \u201cshkeljet e konstatuara, t\u00eb cilat kryesisht pasqyrohen t\u00eb natyr\u00ebs procedurale, nuk mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb vendimmarrjen e shkarkimit t\u00eb subjektit nga detyra\u201d.<\/p>\n<p>Ilia iu bashkua shumic\u00ebs vet\u00ebm n\u00eb arsyetimin mbi rastin e noteres, ku ai pranoi se mang\u00ebsit\u00eb ishin t\u00eb tilla q\u00eb mund ta \u00e7onin \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr procedim disiplinor\u00eb. Sipas an\u00ebtarit n\u00eb pakic\u00eb fakti q\u00eb Tavani i kishte ankuar prishjen e vendimeve t\u00eb veta dhe q\u00eb \u00e7\u00ebshtjet ishin n\u00eb hetim apo n\u00eb gjykim, duhej t\u00eb kishte kufizuar KPK t\u00eb mos dilte me vendim shkarkimi p\u00ebr to.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, trupa gjykuese n\u00eb shumic\u00eb, arsyetoi se mang\u00ebsit\u00eb nuk vinin nga mungesa e profezionalizmit dhe se fakti q\u00eb vendimet e Tavanit ishin prishur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur prej gjykatave, d\u00ebshmonin se ai nuk kishte p\u00ebrmbushur detyr\u00ebn e prokurorit duke c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia. Shumica vendosi ta shkarkonte Tavanin p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe c\u00ebnim t\u00eb besimit te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shumica n\u00eb KPK shprehet n\u00eb vendimin e zbardhur se prokurori Ndini Tavani, u gjet me probleme t\u00eb pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa mos kryerja e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh hetimore n\u00eb disa dosje u cil\u00ebsua si \u201cc\u00ebnim i besimit t\u00eb drejt\u00ebsia\u201d. Nj\u00eb an\u00ebtar i trup\u00ebs gjykuese kund\u00ebrshtoi shkarkimin.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75533,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,117,473],"tags":[118,171,499,149,410],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ndini-Tavani-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Ndini Tavani pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75532"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75532"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75532\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75534,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75532\/revisions\/75534"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75533"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75532"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75532"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75532"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}