{"id":75535,"date":"2019-12-23T19:11:01","date_gmt":"2019-12-23T18:11:01","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-rrezon-pretendimet-e-lubonjes-dhuratat-me-burim-te-pajustifikuar\/2019\/12\/23\/"},"modified":"2023-04-07T04:56:21","modified_gmt":"2023-04-07T02:56:21","slug":"kolegji-rrezon-pretendimet-e-lubonjes-dhuratat-me-burim-te-pajustifikuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-rrezon-pretendimet-e-lubonjes-dhuratat-me-burim-te-pajustifikuar\/2019\/12\/23\/","title":{"rendered":"Kolegji rr\u00ebzon pretendimet e Lubonj\u00ebs: Dhuratat me burim t\u00eb pajustifikuar"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se gjyqtari i Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Sotiraq Lubonja ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb dhe nuk justifikon burimin e dhuratave t\u00eb p\u00ebrfituara nga n\u00ebna e ndjer\u00eb dhe vjehrrit n\u00eb SHBA.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_52748\" aria-describedby=\"caption-attachment-52748\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sotiraq-Lubonja-veting.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-52748\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sotiraq-Lubonja-veting-600x360.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"360\" data-id=\"52748\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-52748\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Sotiraq Lubonja gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb KPK-s\u00eb | Foto nga : Besar Likmeta<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i ka rr\u00ebzuar pretendimet e gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Kor\u00e7\u00eb, Sotiraq Lubonja duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra. Trupa gjykuese e KPA e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Ina Rama kryesuese, Luan Daci relator dhe Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Sokol \u00c7omo an\u00ebtar\u00eb, vler\u00ebsojn\u00eb se Lubonja ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr sip\u00ebrfaqen e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Kor\u00e7\u00eb; deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn e saj; nuk justifikon me burime t\u00eb ligjshme nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb si dhe blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cBenz\u201d.<\/p>\n<p>Kolegji konkludon gjithashtu se ish-gjyqtari Lubonja ka pasur munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar dhurimet, t\u00eb cilat kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim krijimi p\u00ebr investimin n\u00eb bono thesari dhe shpenzimet milion\u00ebshe jasht\u00eb shtetit. KPA e ka shqyrtuar \u00e7\u00ebshtjen e Lubonj\u00ebs n\u00eb dhom\u00eb K\u00ebshillimi, duke rr\u00ebzuar edhe pretendimet e tjera t\u00eb Lubonj\u00ebs.\u00a0 M\u00eb dat\u00eb 8 tetor 2019, Kolegji vendosi p\u00ebrfundimisht l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit nr. 68, dat\u00eb 08.10.2018 t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr shkarkimin e Lubonj\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Deklarimi i rrem\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Pretendimet dhe shpjegimet e Lubonj\u00ebs se pal\u00ebt dhuruese q\u00eb kan\u00eb kontribuar n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie me sip\u00ebrfaqe 61 m2 me dy kate + papafingo me pjes\u00eb takuese 66.66%, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb motivuar pasi jan\u00eb familjar\u00eb, nuk e kan\u00eb bindur Kolegjin. Trupa gjykuese e KPA v\u00ebren se edhe pse Lubonja kund\u00ebrshton p\u00ebrfundimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr fshehje dhe deklarim t\u00eb rrem\u00eb, hetimi i Komisionit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb e mbulimit me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme t\u00eb kostos s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb objektit ekzistues dhe zgjerimin e tij, p\u00ebrtej asaj \u00e7ka p\u00ebrmbanin kontratat e dhurimit.<\/p>\n<p>KPA konkludon se Komisioni ka vler\u00ebsuar drejt lidhur me koston e nd\u00ebrtimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb q\u00eb ka rezultuar t\u00eb jet\u00eb 6.3 milion\u00eb lek\u00eb, disa her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb nga ajo e deklaruar nga Lubonja n\u00eb vler\u00ebn e 2.5 milion\u00eb lek\u00ebve. N\u00eb vendim thuhet se rezulton balanc\u00eb negative prej 4 milion\u00eb lek\u00ebsh, pa p\u00ebrfshirjen e shpenzimeve p\u00ebr kosto jetese dhe duke p\u00ebrfshir\u00eb likuiditetet e deklaruara cash, n\u00eb vler\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb. KPA thekson m\u00eb tej se diferenca mbetej e pambuluar edhe sikur t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat nga paga e subjektit p\u00ebr vitet 1992-1997 dhe ato nga pensioni i n\u00ebn\u00ebs, duke argumentuar se k\u00ebto vlera nuk b\u00ebjn\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>\u201cShpjegimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nuk u duk\u00ebn bind\u00ebse p\u00ebr trupin gjykues t\u00eb Kolegjit, pasi edhe sikur t\u00eb mbahet n\u00eb konsiderat\u00eb fakti i deklaruar nga subjekti, se tullat jan\u00eb marr\u00eb me nj\u00eb vler\u00eb tep\u00ebr t\u00eb ul\u00ebt dhe jan\u00eb mbajtur p\u00ebr 5 vjet n\u00eb sht\u00ebpi, \u00e7mimi i p\u00ebrcaktuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sip\u00ebrfaqes shtes\u00eb \u00ebsht\u00eb disa her\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt se ai i p\u00ebrllogaritur p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj sip\u00ebrfaqeje prej 395 m2, sipas nj\u00eb \u00e7mimi mesatar t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb vitin 1997,\u201d citohet n\u00eb vendimin e KPA.<\/p>\n<p>Aty shpjegohet se Lubonja n\u00eb vitin 2003 ka deklaruar se zot\u00ebronte truall me sip\u00ebrfaqe 108 m2, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sip\u00ebrfaqja \u00ebsht\u00eb 173 m2. E nj\u00ebjta situat\u00eb konstatohet dhe p\u00ebr sip\u00ebrfaqen nd\u00ebrtimore t\u00eb deklaruar se ka qen\u00eb 61 m2 me dy kate + papafingo, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sip\u00ebrfaqja faktike n\u00eb total \u00ebsht\u00eb 395.3 m2.<\/p>\n<p>KPA vler\u00ebson edhe faktin e kryerjes s\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtimi t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kryer nga Lubonja. N\u00eb vendim quhet i pav\u00ebrtet\u00eb pretendimi i ish-gjyqtarit t\u00eb Apelit Kor\u00e7\u00eb se nd\u00ebrtimi i paligjsh\u00ebm i shtes\u00ebs \u00ebsht\u00eb kryer nga n\u00ebna e tij, pasi nga vet\u00ebdeklarimi p\u00ebr legalizimin e k\u00ebsaj shtese n\u00eb n\u00ebntor 2006, v\u00ebrtetohet se nd\u00ebrtimi i paligjsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb kryer nga vet\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit. \u201cTrupi gjykues i Kolegjit vler\u00ebson se ligji penal i miratuar m\u00eb von\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrtimin e paligjsh\u00ebm, edhe penalisht t\u00eb d\u00ebnuesh\u00ebm,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Kolegji arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se Lubonja ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr sip\u00ebrfaqen e k\u00ebsaj sht\u00ebpie ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn dhe nuk justifikon me burime t\u00eb ligjshme nd\u00ebrtimin e saj.<\/p>\n<p><strong>Hua pa burime t\u00eb ligjshme<\/strong><\/p>\n<p>Lubonja ka deklaruar dhurime n\u00eb shumat 30.000 USD n\u00eb vitin 2005 dhe n\u00eb vitin 2015; 11.000 euro n\u00eb vitin 2014 dhe 300 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2015; si edhe 500 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2017. Gjithashtu, ai ka deklaruar 20 udh\u00ebtime s\u00eb bashku me familjen n\u00eb ShBA me vler\u00eb prej 3.7 milion\u00eb lek\u00ebsh sipas Komisionit, nd\u00ebrsa sipas konstatimit n\u00eb Kolegj n\u00eb shum\u00ebn 4.3 milion\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr mund\u00ebsimin e k\u00ebtyre udh\u00ebtimeve p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2010-2016, Lubonja ka deklaruar se shpenzimet jan\u00eb kryer nga vjehrri dhe vjehrra q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb ShBA dhe nga kunati.<\/p>\n<p>KPA vler\u00ebson se nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet burimi i ligjsh\u00ebm i nj\u00eb dhurimi n\u00eb vler\u00ebn 25 mij\u00eb USD nga vjehrri, pasi nuk \u00ebsht\u00eb provuar mund\u00ebsia financiare e k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebr t\u00eb depozituar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb tij shum\u00ebn e sip\u00ebrcituar. Po ashtu nuk jan\u00eb justifikuar dot edhe burimet e dy dhuratave nga 5500 euro dhe nj\u00eb vlere tjet\u00ebr 5000 USD.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetsor\u00ebve ka deklaruar se shpenzimet e udh\u00ebtimit dhe q\u00ebndrimit n\u00eb ShBA p\u00ebr periudh\u00ebn 2008 \u2013 2016 jan\u00eb paguar nga vjehrri, vjehrra si dhe kunati. Sipas metodologjis\u00eb s\u00eb p\u00ebrdorur nga Komisioni, k\u00ebto shpenzime jan\u00eb p\u00ebrllogaritur n\u00eb vler\u00ebn 3.738.680 lek\u00eb, dhe sipas konstatimit n\u00eb Kolegj 4.364.229 lek\u00eb (viti 2008, vitet 2010 -2016, n\u00eb total 20 udh\u00ebtime t\u00eb kryera nga subjekti i rivler\u00ebsimit dhe familja e tij). P\u00ebr k\u00ebto shpenzime nuk provohet fakti q\u00eb jan\u00eb kryer dhe p\u00ebrballuar prej k\u00ebtyre shtetasve me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimin q\u00eb ai vet\u00eb ka, p\u00ebr t\u00eb shpjeguar bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Po ashtu, nuk \u00ebsht\u00eb provuar mund\u00ebsia financiare e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb ish-gjyqtarit p\u00ebr dhurimin e disa vlerave: t\u00eb 1.5 milion\u00eb lek\u00ebve n\u00eb vitin 2003; t\u00eb shum\u00ebs 325 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture tip Benz n\u00eb 2005 dhe t\u00eb nj\u00eb vlere tjet\u00ebr 3 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Lubonja ka pretenduar se e \u00ebma ia kishte l\u00ebn\u00eb para vdekjes. \u201cSubjekti rivler\u00ebsimit nuk ka paraqitur asnj\u00eb dokument justifikues mbi likuiditetet e n\u00ebn\u00ebs,\u201d citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Sipas KPA-s\u00eb, p\u00ebr periudh\u00ebn e analizuar 1992-2003, Lubonja rezulton n\u00eb munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme, duke p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb edhe likuiditetet e deklaruara cash prej 1.500.000 lek\u00ebsh n\u00eb deklarat\u00ebn vjetore 2003. \u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, trupi gjykues i Kolegjit konstaton se nj\u00ebsia ekonomike familjare, e cila sipas pretendimeve t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit administrohej nga n\u00ebna e tij, gjendej n\u00eb munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr t\u2019i realizuar k\u00ebto kursime\u201d, argumenton KPA.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit vler\u00ebson se Lubonja ka mang\u00ebsi t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme edhe n\u00eb kijimin e vler\u00ebs 9.1 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb investuar n\u00eb bono thesari. \u201cDuke qen\u00eb se p\u00ebr burimin e krijimit t\u00eb bonove t\u00eb thesarit, pjes\u00ebrisht pretendohet se kan\u00eb sh\u00ebrbyer disa nga kursimet e deklaruara nga subjekti i rivler\u00ebsimit t\u00eb atribuara n\u00ebn\u00ebs si administratore e nj\u00ebsis\u00eb ekonomike familjare dhe dhurimeve nga vjehrri i tij, p\u00ebr t\u00eb cilat trupi gjykues i Kolegjit ka vler\u00ebsuar m\u00eb lart se nuk u justifikua ligjshm\u00ebria e burimit t\u00eb tyre, rrjedhimisht n\u00eb p\u00ebrfundim konkludohet se krijimi i pasuris\u00eb bono thesari \u00ebsht\u00eb realizuar me t\u00eb ardhura t\u00eb pajustifikuara,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>P\u00ebr krijimin e likuiditeteve bono thesari jan\u00eb konstatuar si burime krijimi vlera 25 mij\u00eb USD e dhuruar nga vjehrri, vlera 3 milion\u00eb lek\u00eb e l\u00ebn\u00eb para ndarjes nga jeta nga n\u00ebna e Lubonj\u00ebs dhe 3.1 milion\u00eb kursime familjare.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se gjyqtari i Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Sotiraq Lubonja ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb dhe nuk justifikon burimin e dhuratave t\u00eb p\u00ebrfituara nga n\u00ebna e ndjer\u00eb dhe vjehrrit n\u00eb SHBA.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75536,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,114,473],"tags":[305,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sotiraq-Lubonja-veting.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Sotiraq Lubonja gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb KPK-s\u00eb | Foto nga : Besar Likmeta","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75535"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75535"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75535\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75537,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75535\/revisions\/75537"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75536"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75535"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75535"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75535"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}