{"id":75547,"date":"2019-12-19T21:24:56","date_gmt":"2019-12-19T20:24:56","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/problemet-me-pasurine-rrezikojne-prokurorin-e-apelit-edmond-hyka\/2019\/12\/19\/"},"modified":"2023-04-07T04:57:08","modified_gmt":"2023-04-07T02:57:08","slug":"problemet-me-pasurine-rrezikojne-prokurorin-e-apelit-edmond-hyka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/problemet-me-pasurine-rrezikojne-prokurorin-e-apelit-edmond-hyka\/2019\/12\/19\/","title":{"rendered":"Problemet me pasurin\u00eb rrezikojn\u00eb prokurorin e Apelit, Edmond Hyka"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e gjeti prokurorin e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Edmond Hyka me 18.2 milion\u00eb lek\u00eb minus, nd\u00ebrsa ngriti pik\u00ebpyetje p\u00ebr konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi. Avokati i Hyk\u00ebs e cil\u00ebsoi procesin me probleme proceduriale. \u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_66881\" aria-describedby=\"caption-attachment-66881\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Jordan-Daci-ne-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-66881\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Jordan-Daci-ne-KPK-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"66881\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-66881\" class=\"wp-caption-text\">Avokati i prokurorit Edmond Hyka, Jordan Daci para KPK-s\u00eb. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Edmond Hyka nuk u paraqit vet\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb enjten m\u00eb 19 dhjetor lidhur me procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb tij n\u00eb Komisionin e Pavaur t\u00eb Kualifikimit. Gjetjet e trup\u00ebs gjykuese t\u00eb KPK-s\u00eb, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Xhensila Pine kryesuese, Olsi Komici relator dhe Brunilda Bekteshi an\u00ebtare u d\u00ebgjuan nga avokati i tij mbrojt\u00ebs, Jordan Daci, i cili parashtroi edhe q\u00ebndrimin e prokurorit Hyka. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebshguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore ishte i pranish\u00ebm John Leonardo.<\/p>\n<p>Edmond Hyka ka punuar si avokat nga viti 1998 deri n\u00eb vitin 2005; koh\u00eb kur u em\u00ebrua prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit. N\u00eb vitin 2006, Hyka u transferua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs dhe vazhdon ta ushtroj\u00eb funksionin aty p\u00ebr 13 vjet.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, relatori Olsi Komici u shpreh se hetimi administrativ p\u00ebr prokurorin Hyka ishte p\u00ebrfunduar n\u00eb t\u00eb tri kriteret, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmin. Komici shtoi se sipas raportit t\u00eb Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrolli t\u00eb Pasurive e Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI, prokurori Hyka ka kryer deklarim jo t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, se ka munges\u00eb t\u00eb dokumentacionit p\u00ebr burimet e krijimit dhe se ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe Komisioni evidentoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh lidhur me kriterin e deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Komici lexoi p\u00ebr rreth nj\u00eb or\u00eb e gjysm\u00eb konstatimet e Komisionit lidhur me hetimin administrativ p\u00ebr Hyk\u00ebn dhe m\u00eb pas, trupa gjykuese u t\u00ebrhoq p\u00ebr nj\u00eb pushim t\u00eb shkurt\u00ebr. Pas rifillimit t\u00eb seanc\u00ebs, mbrojt\u00ebsi i prokurorit Edmond Hyka, avokati Jordan Daci, u shpreh se priste nj\u00eb proces ku t\u2019i jepej mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb kryer k\u00ebrkesa paraprake. Ai tha se kur Komisioni e ka lajm\u00ebruar prokurorin Hyka p\u00ebr seanc\u00ebn d\u00ebgjimore, i ka l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb dokumentacion justifikues.<\/p>\n<p>Duke u shprehur se data e par\u00eb p\u00ebr seanc\u00ebn d\u00ebgjimore ishte caktuar m\u00eb 26 n\u00ebntor dhe se ishte ndryshuar p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme, Daci shpjegoi se kjo situat\u00eb vazhdonte ende dhe se Hyka nuk kishte mundur t\u00eb shkonte n\u00eb apartamentet n\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumentacion shtes\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ai k\u00ebrkoi shtyrjen e seanc\u00ebs deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb gjendjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb Hyk\u00ebs q\u00eb t\u00eb shteronte gjith\u00eb k\u00ebrkimet e tij p\u00ebr dokumentacione justifikues.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi gjithashtu ri\u00e7eljen e hetimit administrativ duke quajtur t\u00eb nevojsh\u00ebm caktimin e nj\u00eb eksperti tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb kryer analiz\u00ebn financiare. \u201cNe s\u2019kemi dijenin\u00eb se cili ka qen\u00eb eksperti, se mund t\u00eb jemi edhe n\u00eb konlikt interesi,\u201d pretendoi avokati Daci.<\/p>\n<p>Pasi u t\u00ebrhoq, trupa gjykuese vendosi t\u00eb mos i pranoj\u00eb k\u00ebrkesat e avokatit Daci. KPK e quajti t\u00eb panevojsh\u00ebm edhe caktimin e nj\u00eb eksperti tjet\u00ebr p\u00ebr kryerjen e analiz\u00ebs financiare dhe ri\u00e7eljen e hetimit administrative duke argumentuar se t\u00eb dh\u00ebnat e analiz\u00ebs s\u00eb kryer nga eksperti i pajtuar nga prokurori Hyka do t\u00eb vler\u00ebsohen para marrjes s\u00eb vendimit.<\/p>\n<p><strong>Problemet me pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatori Komici tha se p\u00ebr nj\u00eb apartament 121 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit n\u00eb vitin 2005 n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb, prokurori Hyka ka pasqyruar si burim krijimi n\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u00eb ardhurat e siguruara nga puna si avokat dhe kursime familjare. Nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn para nisjes s\u00eb detyr\u00ebs, Hyka ka pasqyruar si burim krijimi t\u00eb ardhurat nga puna si avokat dhe vlera q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb babai- e p\u00ebrfituar nga shitja e pronave.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni vler\u00ebson se \u00e7mimi real i k\u00ebsaj pasurie \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 6.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe se \u00ebsht\u00eb bler\u00eb me \u00e7mim tre her\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb. Komisioni ngriti dyshime p\u00ebr konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi mes prokurorit Hyka dhe shit\u00ebsit t\u00eb apartamentit 121 m2 n\u00eb Durr\u00ebs, E.\u00c7. pasi ky i fundit rezulton t\u00eb jet\u00eb proceduar n\u00eb vitin 2012 dhe se kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb trajtuar m\u00eb pas n\u00eb Apel, ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga prokurori Hyka.<\/p>\n<p>Komisioni ngiti dyshime p\u00ebr trajtim preferencial n\u00eb blerjen e k\u00ebsaj pasurie. Po ashtu, KPK evidentoi mund\u00ebsin\u00eb e trajtimit preferncial edhe n\u00eb blerjen e nj\u00eb dyqani n\u00eb vendin e quajtur \u201cPlazh\u201d n\u00eb Durr\u00ebs, t\u00eb bler\u00eb nga prokuori Hyka n\u00eb vitin 2005 n\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebr vler\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komici tha se n\u00eb vitin 2005, Hyka ka deklaruar dyqan bodrum 52 m2 n\u00eb vler\u00ebn 5 milion lek\u00eb me burim krijimi t\u00eb ardhua nga puna si avokat dhe nga pronat e babait. Gjithashtu, Komisioni konstaton se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb bler\u00eb disa her\u00eb m\u00eb lir\u00eb nga vlera reale. \u201cDuket se \u00e7mimi 500 mij\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb 5.7 her\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt se \u00e7mimi i referenc\u00ebs n\u00eb vitin 2005 dhe 7 her\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt se referenca e vitit 2007,\u201d pohoi relatori Komici. Ai shtoi se duket se ka trajtim preferencial.<\/p>\n<p>Komisioni identifikon pasakt\u00ebsi e mosp\u00ebrputhje mes deklarimeve t\u00eb vitit 2005 dhe n\u00eb deklarat\u00ebn veting p\u00ebr k\u00ebto dy pasuri. Komici theksoi se duket se ka munges\u00eb dokumentesh p\u00ebr blerjen e k\u00ebtyre pasurive n\u00eb vitin 2002.<\/p>\n<p>P\u00ebr apartamentin 121 m2, avokati Daci u shpreh se ishte e qart\u00eb se nuk kishte \u00e7mim t\u00eb Entit t\u00eb Banesave p\u00ebr vler\u00ebn. \u201cKa me dhjet\u00ebra raste kur njer\u00ebzit p\u00ebr nevoja t\u00eb ndryshme b\u00ebjn\u00eb shitje t\u00eb tilla\u201d, tha avokati Daci.<\/p>\n<p>Ai shtoi se lidhur me konstatimin e KPK p\u00ebr mosdeklarimin e konfliktit t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb interesit me E.\u00c7. nga ka bler\u00eb sht\u00ebpin\u00eb, avokati Daci tha se trupa gjykuse e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Tiran\u00eb e ka marr\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi, pa pranin\u00eb e prokurorit Hyka. Daci shtoi se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb prokurori Hyka nuk ka qen\u00eb n\u00eb pozicionin e drejtuesit dhe nuk mund t\u2019i drejtohej Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm. Avokati Daci kund\u00ebrshtoi edhe analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit duke pohuar se aty reflektoheshin pasakt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa lidhur me dyqanin ai shpjegoi se kjo nj\u00ebsi gjendet n\u00eb bodrumin e nd\u00ebrtes\u00ebs dhe se vlera \u00ebsht\u00eb sa gjysma e nj\u00eb apartamenti t\u00eb zakonsh\u00ebm. \u201cKjo reflekton \u00e7mimin. \u00c7mimet anomalisht m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta jan\u00eb edhe n\u00eb vendet e zhvilluara. Kur nuk provohet se ka lidhje me pun\u00ebn, at\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb sjell\u00eb pasoja. Pasakt\u00ebsi ka nga ana juaj,\u201d pohoi mbrojt\u00ebsi ligjor i prokurorit Hyka.<\/p>\n<p>Ai u ndal edhe n\u00eb faktin e deklarimit t\u00eb kontratave t\u00eb porosis\u00eb n\u00eb vitin 2002. Sipas avokatit Jordan Daci, nuk \u00ebsht\u00eb pasakt\u00ebsi fakti se \u00ebsht\u00eb deklaruar kontrata e porosis\u00eb n\u00eb dat\u00eb tjet\u00ebr nga marrja n\u00eb pron\u00ebsi e pasuris\u00eb, pasi ato jan\u00eb t\u00eb ndryshme. \u201cKjo nuk \u00ebsht\u00eb pasakt\u00ebsi, por parregullsi e sistemit\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Komici pohoi se prokurori Hyka nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje me nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese lidhur me nj\u00eb pasuri t\u00eb trash\u00ebguar nga babai. Ai shpjegoi se Hyka kishte p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet dhurimit nga babai, n\u00ebna dhe e motra nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 308.5 m2 dhe nj\u00eb banes\u00eb 87.5 m2 q\u00eb gjendet aty. Komici sqaroi se kjo pasuri fillimisht ka qen\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait e m\u00eb pas i ka kaluar subjektit me dhurim dhe se \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur konfilkt interesi me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese me t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb lidhur kontrata e sip\u00ebrmarrjes.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti nuk ka dor\u00ebzuar dokumentacion edhe lidhur me t\u00eb ardhura t\u00eb fituara nga qiraja e p\u00ebrfituar nga dyqani n\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebr periudhat 2007-2012 dhe 2013-2018. \u201cDuket se ka munges\u00eb dokumentesh ligjore p\u00ebr pagim t\u00eb tatim fitimit\u201d, pohoi Komici.<\/p>\n<p>Komici identifikoi edhe pamund\u00ebsi t\u00eb provimit t\u00eb burimit t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb krijimit t\u00eb t\u00eb ardhurave nga n\u00ebna e prokurorit Hyka e cila ia ka dhuruar djalit t\u00eb tij. \u201cGjithashtu, subjekti nuk ka deklaruar ekzekutimin e disa vendimeve\u201d, shtoi relatori Komici.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, Hyka nuk ka provuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka deklaruar se ka zot\u00ebruar nj\u00eb aktivitet privat n\u00eb vitet 1992-1994; \u00e7ka e nxorri prokurorin me munges\u00eb burimesh n\u00eb blerjen e apartamentit n\u00eb vler\u00ebn e 32 mij\u00eb eurove.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni konstaton paqart\u00ebsi n\u00eb deklarimet lidhur me aktivitetin privat t\u00eb Hyk\u00ebs si avokat. \u201cDuket se subjekti nuk ka regjistruar NIPT dhe s\u2019ka dokumente p\u00ebr pages\u00ebn e tatimeve,\u201d theksoi Komici.<\/p>\n<p>Sipas mbrojt\u00ebsit ligjor t\u00eb prokurorit Hyka, avokatia \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb \u201chulli\u201d vet\u00ebm vitet e fundit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe se jo t\u00eb gjith\u00eb ishin t\u00eb regjistruar. \u201cAi ka paguar tatim fitimi n\u00eb vler\u00ebn dy milion\u00eb lek\u00eb. Kemi dor\u00ebzuar fatur\u00eb p\u00ebr tatimin e fitimit,\u201d theksoi avokati Daci.<\/p>\n<p>P\u00ebr dy vlera, nj\u00ebra 5 milion\u00eb lek\u00eb dhe tjetra 35 mij\u00eb euro t\u00eb trash\u00ebguara nga babai, Komisioni konstaton se Hyka ka deklaruar si burim 2.6 milion\u00eb lek\u00eb nga ekzekutimi i nj\u00eb vendimi gjyq\u00ebsor dhe t\u00eb ardhura nga depozita n\u00eb vitet 1997-1998, por se s\u2019ka provuar burimin e krijimit t\u00eb depozitave. \u201cDuket se ka mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimet p\u00ebr pasurit\u00eb e babait. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ka provuar me dokumentacion ekzekutimin e d\u00ebmshp\u00ebrblimit\u201d, pohoi relatori Komici.<\/p>\n<p>KPK ka gjetur mosp\u00ebrputhje t\u00eb deklarimit t\u00eb gjendjes cash n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2016 me at\u00eb veting. Gjithashtu, Komici evidentoi mosp\u00ebrputhje t\u00eb deklarimeve p\u00ebr disa vlera t\u00eb depozituara e t\u00eb transferuara n\u00eb llogari t\u00eb ndryshme bankare, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave jan\u00eb dhuruar nga prind\u00ebrit e prokurorit Hyka dhe nga vjehrra e tij.<\/p>\n<p>Komici tha se p\u00ebr disa nga k\u00ebto vlera e depozita duket se nuk ka burime t\u00eb ligjshme, p\u00ebrfshi edhe shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb i ka dhuruar bashk\u00ebshortes n\u00ebna e saj.<\/p>\n<p>Avokati Daci pretendoi se shum\u00eb veprime jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb rreth t\u00eb ngusht\u00eb familjar. Ai theksoi se disa prej dhuruesve nuk jetojn\u00eb m\u00eb. \u201cP\u00ebr fakte q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij duhet ta ulni standartin. Ju thoni ose provoje, ose vdis!\u201d, pohoi Daci.<\/p>\n<p>Avokati i prokurorit Hyka shpjegoi se prind\u00ebrit e k\u00ebtij t\u00eb fundit kishin pasur nj\u00ebsi tregtare pas viteve \u201990 dhe se tregtia n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe informale. Relatori Komici evidentoi edhe mosdeklarimin e blerjes s\u00eb dy mjeteve tip Benz, nj\u00eb n\u00eb vitin 2009 dhe nj\u00eb n\u00eb 2011-\u00ebn. Komici tha se Hyka nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike edhe nj\u00eb kontrat\u00eb qiraje p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebr studime n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 34 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>P\u00ebr kontat\u00ebn e qiras\u00eb s\u00eb vajz\u00ebs, avokati Daci shpjegoi se ajo nuk kishte jetuar atje dhe se kontrata nuk ishte ekzekutuar. Nga analiza financiare, Komisioni konstaton n\u00eb total nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme n\u00eb vler\u00ebn e 18.3 milion\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, avokati Daci pohoi se lidhur me konstatimin e Komisionit p\u00ebr mosdeklarim t\u00eb disa depozitave, mund t\u00eb konsideroheshin vet\u00ebm si pasakt\u00ebsi, pasi ishin kryer n\u00eb sistemin e ligjsh\u00ebm dhe nuk mund t\u00eb quhen fshehje. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb Komisioni t\u00eb rishikonte analiz\u00ebn financiare lidhur me depozitat bankare.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Lidhur me profesionalizmin, Komici evidentoi nj\u00eb rast ku Hyka kishte ndryshuar mas\u00ebn e arrestit me burg n\u00eb arrest sht\u00ebpie p\u00ebr nj\u00eb person t\u00eb akuzuar p\u00ebr shitje narkotik\u00ebsh. Sipas Komicit, Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb e ka cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr penale me rrezikshm\u00ebri.<\/p>\n<p>Avokati Daci e cil\u00ebsoi t\u00eb drejt\u00eb q\u00ebndrimin e prokurorit Hyka q\u00eb ka k\u00ebrkuar \u201carrest sht\u00ebpie\u201d duke shpjeguar se i ndaluari kishte qen\u00eb nj\u00eb student i kapur me pak gram\u00eb hashash. Daci theksoi se n\u00eb Shqip\u00ebri abuzohet me masat e siguris\u00eb, pasi 95% e t\u00eb ndaluarve mbeten n\u00eb burg. Ai shtoi se zakonisht, ashp\u00ebrsia p\u00ebrdorej nga prokuror\u00ebt p\u00ebr t\u00eb fituar di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr problem q\u00eb evidentoi Komici lidhur me profesionalizimin ishte mos-heqja dor\u00eb e prokurorit Hyka nga nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar, ku i pandehur ishte E.\u00c7., nga i cili ka bler\u00eb apartamentin n\u00eb Durr\u00ebs. \u201cSubjekti duhej t\u00eb kishte njoftuar Prokurorin e P\u00ebrgjithshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje,\u201d theksoi Komici.<\/p>\n<p>Daci shpjegoi se Gjykata e Apelit e kishte marr\u00eb vendimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi dhe se prokurori Hyka nuk kishte qen\u00eb i pranish\u00ebm. Ai shtoi se Hyka nuk kishte qen\u00eb n\u00eb pozicionin e drejtuesit dhe nuk mund t\u00eb njoftonte Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Relatori Olsi Komici pohoi se p\u00ebr figur\u00ebn nuk jan\u00eb evidentuar probleme as nga DSIK dhe as nga Komisioni.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, avokati Jordan Daci e quajti procesin jo t\u00eb drejt\u00eb procedurialisht. \u201cHetimi \u00ebsht\u00eb i mang\u00ebt dhe i kryer nga persona q\u00eb nuk garantojn\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb rregullt,\u201d pohoi Daci dhe shtoi se gjetjet negative ishin t\u00eb pabazuara.<\/p>\n<p>KPK vendosi t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 20 dhjetor, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e gjeti prokurorin e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Edmond Hyka me 18.2 milion\u00eb lek\u00eb minus, nd\u00ebrsa ngriti pik\u00ebpyetje p\u00ebr konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi. Avokati i Hyk\u00ebs e cil\u00ebsoi procesin me probleme proceduriale. \u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75548,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[118,119,228],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Jordan-Daci-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Avokati i prokurorit Edmond Hyka, Jordan Daci para KPK-s\u00eb. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75547"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75547"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75547\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75549,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75547\/revisions\/75549"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75548"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75547"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75547"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75547"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}