{"id":75553,"date":"2019-12-18T19:03:55","date_gmt":"2019-12-18T18:03:55","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-astrit-kalaja-perballet-ne-kpk-me-pikepyetje-ne-te-tri-kriteret\/2019\/12\/18\/"},"modified":"2023-04-07T04:57:41","modified_gmt":"2023-04-07T02:57:41","slug":"gjyqtari-astrit-kalaja-perballet-ne-kpk-me-pikepyetje-ne-te-tri-kriteret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-astrit-kalaja-perballet-ne-kpk-me-pikepyetje-ne-te-tri-kriteret\/2019\/12\/18\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Astrit Kalaja p\u00ebrballet n\u00eb KPK me pik\u00ebpyetje n\u00eb t\u00eb tri kriteret"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualfikimit vuri n\u00eb dukje se gjyqtari i Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs kishte munges\u00eb burimesh n\u00eb vler\u00ebn e 2.8 milion\u00eb lek\u00ebve si dhe probleme me figur\u00ebn. Astrit Kalaja mohoi akuzat dhe k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_66822\" aria-describedby=\"caption-attachment-66822\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-66822\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-4131-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"66822\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-66822\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Apelit Shkod\u00ebr Astrit Kalaja, pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs Astrit Kalaja u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me nj\u00eb relatim i cili vuri n\u00eb dukje probleme n\u00eb t\u00eb tri kriteret. Sipas relatimit Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte gjetur gjat\u00eb hetimit pamjaftueshm\u00ebri t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb ligjshme me rreth 2.8 milion lek\u00eb. KPK kishte marr\u00eb nj\u00eb raport negativ p\u00ebr Kalan\u00eb nga Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, i cili si\u00e7 u tha ishte vet\u00ebm pjes\u00ebrisht i deklasifikuar. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor\u00eb, KLGJ, kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb v\u00ebrejtjesh n\u00eb lidhje me profesionalizmin e gjyqtarit.<\/p>\n<p>Kalaja i cili gjat\u00eb procesit falenderoi KPK p\u00ebr hetim objektiv dhe t\u00eb thelluar, kund\u00ebrshtoi gjetjet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, cil\u00ebsoi si t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb raportin e Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar dhe shpjegoi pse sipas tij shkeljet e pretenduara nga KLGJ nuk q\u00ebndronin.<\/p>\n<p>Kalaja, me detyr\u00eb gjyqtar pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr, u hetua nga trupa e komisionar\u00ebve e kryesuar nga Olsi Komici, an\u00ebtare Brunilda Bekteshi dhe me relator Lulzim Hamitaj.<\/p>\n<p>I lindur n\u00eb Shkod\u00ebr, Kalaja \u00ebsht\u00eb diplomuar n\u00eb fakultetin e drejt\u00ebsis\u00eb me titullin \u2018jurist\u2019. Pas mbarimit t\u00eb studimeve ai \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr dhe q\u00eb nga viti 2004 ushtron detyr\u00ebn e gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr. N\u00eb vitin 2011 ai ka p\u00ebrfunduar nj\u00eb master n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe ka sh\u00ebrbyer gjithashtu si an\u00ebtar i Kolegjit Zgjedhor.<\/p>\n<p><strong>Problemet e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatori Lulzim Hamitaj vuri n\u00eb dukje se gjyqtarit i ishin gjetur mang\u00ebsi t\u00eb t\u00eb ardhurave n\u00eb disa vite kryesisht pas disa blerjeve t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>Nga relatimi u kuptua se Kalaja ishte gjetur me munges\u00eb t\u00eb ardhurash nga burime t\u00eb ligjshme n\u00eb shum\u00ebn 2.8 milion lek\u00eb, q\u00eb kryesisht lidheshin me blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2009 dhe nj\u00eb trualli n\u00eb Velipoj\u00eb n\u00eb vitin 2013 dhe kursimet e deklaruara.<\/p>\n<p>Nga relatimi doli se gjyqtari ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb transaksione q\u00eb sipas KPK-s\u00eb ishin t\u00eb paqarta, nd\u00ebrsa po ashtu Komisioni tha se disa prej veprimeve nuk ishin deklaruar n\u00eb deklaratat vjetore. Hamitaj tha se Kalaja kishte pasur t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin e par\u00eb n\u00eb vitin 2009, por koha e pagesave dhe shumat e deklaruara si t\u00eb kursyera dhe l\u00ebvizjet bankare e nxirrnin at\u00eb me bilanc negativ.<\/p>\n<p>Hamitaj vuri n\u00eb dukje nd\u00ebr t\u00eb tjera se Kalaja kishte marr\u00eb nga nj\u00eb person nj\u00eb shum\u00eb prej rreth 3 milion lek\u00ebsh e cila ishte ngrir\u00eb n\u00eb bank\u00eb si kolateral p\u00ebr banes\u00ebn, por nuk e kishte deklaruar k\u00ebt\u00eb si hua dhe as kishte deklaruar pagesat ndaj k\u00ebtij personi n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Po ashtu gjashm\u00ebrisht u gjet munges\u00eb burimesh edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb trualli me nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb n\u00eb Velipoj\u00eb. KPK vuri n\u00eb dukje si problem edhe faktin se ish-pronari i truallit dhe nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb bler\u00eb nga gjyqtari kishte aplikuar p\u00ebr legalizimin e nd\u00ebrtes\u00ebs nj\u00eb vit pasi ia kishte shitur at\u00eb gjyqtarit.<\/p>\n<p>Avokati mbrojt\u00ebs i Kalas\u00eb q\u00eb b\u00ebri mbrojtjen sa i p\u00ebrket pjes\u00ebs ekonomike i kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb. Ai theksoi se n\u00ebse merreshin n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb ardhurat n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi nuk kishte munges\u00eb n\u00eb asnj\u00eb prej viteve.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi KPK-s\u00eb t\u00eb merrte parasysh si pasak\u00ebt\u00ebsi dhe lapsuse mos deklarimin e gjendjeve cash apo t\u00eb kursimeve, nd\u00ebrsa tha se ekspertiza kontab\u00ebl bazuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat kritere si t\u00eb KPK-s\u00eb nuk dilte negative. Ai tha se pamjaftueshm\u00ebria rezultonte pasi vitet ishin trajtuara t\u00eb ndara, nd\u00ebrsa pretendoi se mosdeklarimi i gjendjeve cash nuk tregonte munges\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb ligjshme. Megjithat\u00eb ai nuk iu p\u00ebrgjigj dot pyetjeve t\u00eb Hamitaj se p\u00ebrse parat\u00eb e mbajtura cash nuk ishin deklaruar si\u00e7 k\u00ebrkohej nga ligji.<\/p>\n<p>Avokati po ashtu shpjegoi marr\u00ebdh\u00ebnien me personin q\u00eb kishte ngrir\u00eb shum\u00ebn si kolateral n\u00eb bank\u00eb, duke shpjeguar se nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr hua. Ai dhe edhe nj\u00eb version t\u00eb kthimit pas t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb ngrir\u00eb n\u00eb bank\u00eb q\u00eb u cil\u00ebsuar kontradiktor\u00eb nga KPK, por q\u00eb m\u00eb pas korrigjoi q\u00ebndrimin.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr t\u00eb shpjeguar faktin q\u00eb edhe pse ishin marr\u00eb kredi ato ishin t\u00ebrhequr shum\u00eb p\u00ebr para se t\u00eb n\u00ebnshkruheshin kontratat p\u00ebr shit-blerje, Kalaja pretendoi se t\u00ebrheqja nga banka e shumave t\u00eb marra kredi dhe mbajtja e tyre cash deri kur ishin kryer transaksionet b\u00ebhej p\u00ebr shkak t\u00eb mentalitetit.<\/p>\n<p>Kalaja po ashtu tha se nuk kishte marr\u00eb hua, por se kishte p\u00ebrdorur parat\u00eb e ngrira n\u00eb bank\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb siguruar kredin\u00eb pasi ishte vonuar hipotekimi i sht\u00ebpis\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb mbrojt\u00ebsi i tij shpjegoi se arsye pse shit\u00ebsi i tok\u00ebs n\u00eb Velipoj\u00eb kishte aplikuar p\u00ebr legalizim nj\u00eb vit pasi ia kishte shitur pron\u00ebn gjyqtarit. Ai tha se kjo ishte b\u00ebr\u00eb pasi gjyqtari nuk quhej zot\u00ebrues i k\u00ebsaj prone deri sa ajo t\u00eb legalizohej dhe se ish-pronari e kishte k\u00ebt\u00eb detyrim q\u00eb rridhte prej kontrat\u00ebs s\u00eb shit-blerjes.<\/p>\n<p><strong>DSIK dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Hamitaj vuri n\u00eb dukje gjat\u00eb relatimit se Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar kishte shpallur gjyqtarin t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. Nga sa lexoi relatori Kalaja akuzohej p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe probleme q\u00eb preknin figur\u00ebn. Megjithat\u00eb Hamitaj tha se raporti ishte deklasifikuar vet\u00ebm pjes\u00ebrisht. Ai shpjegoi se kjo nuk e pengonte trupin gjykues, i cili kishte raportin e plot\u00eb t\u00eb gjykonte k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsi i Kalas\u00eb vuri n\u00eb dukje se mospasja akses te i gjith\u00eb informacioni c\u00ebnonte t\u00eb drejt\u00ebn e gjyqtarit. Ai tha se raporti n\u00eb fjal\u00eb sa koh\u00eb nuk njihej prej pal\u00ebve nuk kishte vler\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb prove.<\/p>\n<p>Kalaja vet\u00eb e cil\u00ebsoi t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb raportin. \u201cUn\u00eb nuk do t\u00eb vija fare k\u00ebtu n\u00ebse do t\u00eb mendoja se kisha probleme me figur\u00ebn\u201d, tha Kalaja. Ai tha se nuk shoq\u00ebrohej fare me persona me probleme dhe se t\u00eb gjith\u00eb i njihnin personat me t\u00eb cil\u00ebt ai q\u00ebndronte. Gjyqari p\u00ebrmendi, \u00e7ka dukej se kishte t\u00eb b\u00ebnte me k\u00ebt\u00eb raport, akuzat p\u00ebr tjet\u00ebrsim prone dhe p\u00ebr vendime t\u00eb dh\u00ebna mbi dokumente t\u00eb falsifikuara.<\/p>\n<p>Ai tha se nuk kishte b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb tjet\u00ebrsim prone, nd\u00ebrsa shtoi se e vetmja gj\u00eb q\u00eb b\u00ebnin gjyqtar\u00ebt ishte njohja e faktit. Ai po ashtu tha se gjykata nuk kishte p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr dokumente t\u00eb falsifikuara pasi sipas tij k\u00ebto duhej t\u00eb hetoheshin n\u00eb nj\u00eb proces tjet\u00ebr. Kalaja tha se kur dokumentet rezultonin falso vendimi i gjykat\u00ebs i marr\u00eb mbi to rishikohej.<\/p>\n<p>Debat n\u00eb seanc\u00eb pati edhe p\u00ebr raportin e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor\u00eb, i cili si\u00e7 u relatua kishte gjetur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh proceduriale n\u00eb vendimet e gjyqtarit. Po ashtu atij iu vu n\u00eb dukje probleme me administrimin e dosjeve dhe mos respektim t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb rekursit.<\/p>\n<p>Gjyqtari i kund\u00ebrshtoi gjetjet e KLGJ duke th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb pjes\u00eb e tyre nuk i referoheshin praktik\u00ebs s\u00eb ndjekur n\u00eb gjykat\u00ebn e apelit. Ai vuri n\u00eb dukje se kishte nj\u00eb procedur\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb administrimit t\u00eb dosjeve dhe se po ashtu nj\u00eb praktik\u00eb e cila nuk e b\u00ebnte t\u00eb detyrueshme vendosjen n\u00eb vendim t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb ankimimit.<\/p>\n<p>Ai po ashtu pretendoi se kishte pasur ngarkes\u00eb n\u00eb pun\u00eb gj\u00eb q\u00eb shpjegonte edhe vonesat n\u00eb zbardhjen e vendimeve. Kalaja tha se gjykata nuk kishte qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb me organik\u00eb t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb seanca u fokusua te nj\u00eb denoncim <a href=\"http:\/\/top-channel.tv\/2019\/09\/11\/skandali-ne-fiks-fare-gjyqtaret-denojne-avokatin-dhoma-e-avokatise-gjyqtaret-shkelen-ligjin-avokatit-nuk-i-eshte-hequr-licensa\/\">i b\u00ebr\u00eb n\u00eb emisionin Fiks-Fare<\/a> nga nj\u00eb avokat i cili pretendon se ishte p\u00ebrjashtuar padrejt\u00ebsisht nga mbrojtja e dy t\u00eb akuzuarve. Sipas denoncimeit Kalaja dhe dy gjyqtaret q\u00eb hetonin \u00e7\u00ebshtjen kishin shkelur t\u00eb drejt\u00ebn e dy t\u00eb akuzuarve p\u00ebr tu mbrojtur duke u mohuar avokatin e zgjedhur prej tyre.<\/p>\n<p>Kalaja dhe versionin e tij t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Ai tha se avokati n\u00eb fjal\u00eb kishte fyer trupin gjykues dhe se nuk kishte mbrojtur interesat e t\u00eb akuzuarve, por kishte synuar t\u00eb zvarriste procesin duke k\u00ebrkuar disa her\u00eb me rradh\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb trupit gjykues. Ai tha se t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat ishin rr\u00ebzuar, por se avokati kishte vijuar t\u2019i b\u00ebnte ato me t\u00eb nj\u00ebjtin argument dhe shtoi se gjykata nuk mund t\u00eb toleronte k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Kalaja tha se trupa gjykuese nuk kishte c\u00ebnuar t\u00eb drejt\u00ebn e t\u00eb pandehurve.<\/p>\n<p>I pyetur nga Hamitaj mbi vendimin e nd\u00ebrmjet\u00ebm dhe q\u00ebndrimin e tij Kalaja dha nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shpjegimesh. Ai po ashtu referoi faktin q\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb vijohej t\u00eb k\u00ebrkohej p\u00ebrjashtimi i trup\u00ebs gjykuese dhe se e nj\u00ebjta situat\u00eb po p\u00ebrs\u00ebritej edhe pas ndryshimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trup\u00ebs. Seanca e vendimit u la t\u00eb premten n\u00eb or\u00ebn 9.30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualfikimit vuri n\u00eb dukje se gjyqtari i Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs kishte munges\u00eb burimesh n\u00eb vler\u00ebn e 2.8 milion\u00eb lek\u00ebve si dhe probleme me figur\u00ebn. Astrit Kalaja mohoi akuzat dhe k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75554,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,473],"tags":[434,144,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-4131.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Apelit Shkod\u00ebr Astrit Kalaja, pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75553"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75553"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75553\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75555,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75553\/revisions\/75555"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75554"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75553"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75553"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75553"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}