{"id":75559,"date":"2019-12-16T20:13:58","date_gmt":"2019-12-16T19:13:58","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ish-kryetari-i-gjykates-se-elbasanit-sulejman-kurti-nuk-justifikoi-dot-dy-shtepi-para-kpk\/2019\/12\/16\/"},"modified":"2023-04-07T04:58:24","modified_gmt":"2023-04-07T02:58:24","slug":"ish-kryetari-i-gjykates-se-elbasanit-sulejman-kurti-nuk-justifikoi-dot-dy-shtepi-para-kpk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ish-kryetari-i-gjykates-se-elbasanit-sulejman-kurti-nuk-justifikoi-dot-dy-shtepi-para-kpk\/2019\/12\/16\/","title":{"rendered":"Ish-kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Elbasanit, Sulejman Kurti nuk justifikoi dot dy sht\u00ebpi para KPK"},"content":{"rendered":"<p>Suljeman Kurti nuk e bindi dot Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit se p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Librazhd kishte p\u00ebrdorur 14 mij\u00eb tulla dhe g\u00eblqere q\u00eb i kishte prodhuar vet\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb artizanale. Nga analiza financiare rezultoi se ai nuk kishte patur mund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_65666\" aria-describedby=\"caption-attachment-65666\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-65666\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sulejman-Kurti-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"65666\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-65666\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Elbasanit Sulejman Kurti n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore p\u00ebrball\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit m\u00eb 4 n\u00ebntor 2019. Foto: Edmond Hoxhaj\/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Balancat financiare negative n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Librazhd dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb soll\u00ebn shkarkimin e kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Elbasan, Sulejman Kurti. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, e vler\u00ebsoi Kurtin n\u00eb nivel kualifikues p\u00ebr profesionalizmin. Nd\u00ebrsa nj\u00eb raport i dyt\u00eb i Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK q\u00eb rekomandonte pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn, nuk e bindi KPK-n\u00eb.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e KPK-s\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Firdes Shuli kryesuse, Lulzim Hamitaj relator dhe Valbona Sanxhaktari an\u00ebtare konkluduan se gjyqtari Sulejman Kurti nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb dhe vendos\u00ebn m\u00eb 6 n\u00ebntor 2019 shkarkimin e tij nga detyra p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriter t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p><strong>Pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kurti \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Librazhd mbi nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 163 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb m\u00eb 14 prill 1999. Komisioni konstaton se kati i par\u00eb i k\u00ebsaj sht\u00ebpie \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitet 1997 \u2013 1998, nd\u00ebrsa kati i dyt\u00eb n\u00eb vitin 2005. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, gjyqtari Kurti ka deklaruar vler\u00ebn 3.7 milion lek\u00eb, t\u00eb p\u00ebrllogaritur n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb aktvler\u00ebsimi t\u00eb vitit 1998 n\u00eb vler\u00ebn 1.8 milion lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatirur nga Bashkia Librazhd p\u00ebr katin e par\u00eb dhe t\u00eb nj\u00eb preventivi n\u00eb vler\u00ebn 1.9 milion lek\u00eb p\u00ebr katin e dyt\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>Ai ka pretenduar se p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Librazhd \u00ebsht\u00eb ndihmuar nga familjar\u00ebt. Kurti ka shpjeguar para Komisonit se n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb artizanale kan\u00eb prodhuar 14 mij\u00eb\u00a0 tulla, dy furra me g\u00eblqere dhe kan\u00eb grumbulluar inerte n\u00eb lum\u00eb, si gur\u00eb, zhavorr dhe r\u00ebr\u00eb. Ai ka theksuar se, p\u00ebrve\u00e7 ndihm\u00ebs fizike, familjar\u00ebt i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe 200 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara nga pushkatimi pa gjyq t\u00eb gjyshit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Komisioni e ka kryer analiz\u00ebn financiare t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb dy periudha; asaj p\u00ebr nd\u00ebrtimin e katit t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 1998 dhe t\u00eb katit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb vitin n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e katit t\u00eb par\u00eb, Komisioni ka p\u00ebrfshir\u00eb si burime t\u00eb ligjshme t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga puna e gjyqtarit Kurti dhe e bashk\u00ebshortes p\u00ebr p\u00ebr periudh\u00ebn 1992 \u2013 1998 n\u00eb vler\u00eb totale 1.2 milion lek\u00eb. Por, k\u00ebsaj shume i \u00ebsht\u00eb zbritur vlera 644 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shpenzimet jetike.\u00a0 Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur si burim i ligjsh\u00ebm edhe vlera 200 mij\u00eb lek\u00eb e p\u00ebrfituar nga babai dhe halla si pasoj\u00eb e pushkatimit pa gjyq t\u00eb gjyshit, edhe pse sipas KPK-s\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion ndonj\u00eb dokument provues.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb pretendimin e Kurtit se s\u00eb bashku me familjar\u00ebt kan\u00eb prodhuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb artizanale 14 mij\u00eb cop\u00eb tulla, g\u00eblqere dhe se ka grumbulluar inertet e p\u00ebrdorura p\u00ebr nd\u00ebrtim dhe as pun\u00ebn e atij vet\u00eb e t\u00eb familjar\u00ebve. N\u00eb analiz\u00ebn financiare vlera e nd\u00ebrtimit t\u00eb katit t\u00eb par\u00eb t\u00eb banes\u00ebs konsiderohet n\u00eb shum\u00ebn 1.8 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK arsyuetoi se nuk kishet asnj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb duke p\u00ebrdorur tulla t\u00eb b\u00ebra vet\u00eb, nd\u00ebrsa po ashtu rr\u00ebzoi argumentet e Kurtit se kostot e nd\u00ebrtimit n\u00eb Librazhd n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb ulta se referenca zyrtare nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave. KPK arsyetoi se disa raste shitblerjesh q\u00eb u paraqit\u00ebn si prov\u00eb ishin p\u00ebr sht\u00ebpi t\u00eb nd\u00ebrtuara shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt dhe po ashtu n\u00eb nj\u00eb rast b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr veprime formale t\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb apartamenteve q\u00eb nuk ishte nj\u00eb transaksion i mirfillt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se Kurti nuk ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme nga burime t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar shpenzimet e jetes\u00ebs dhe p\u00ebr nd\u00ebrtimin e katit t\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj pasurie,\u00a0 pasi nga analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb rezulton nj\u00eb vler\u00eb negative prej 1.1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me nd\u00ebrtimin e katit t\u00eb dyt\u00eb dhe t\u00eb nj\u00eb shtese an\u00ebsore n\u00eb vitin 2005, n\u00eb deklarimin periodik Kurti ka sh\u00ebnuar se ka shpenzuar rreth 2 milion\u00eb lek\u00eb, por, sipas Komisionit, nuk ka deklaruar burimin e k\u00ebsaj shume.<\/p>\n<p>Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Kruti ka deklaruar t\u00eb ardhura nga pun\u00ebsimi q\u00eb, sipas KPK-s\u00eb jan\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1.1 milion lek\u00eb; nj\u00eb hua nga kunati n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb; hua nga v\u00ebllai n\u00eb vler\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb; kredi bankare 400 mij\u00eb lek\u00eb dhe t\u00eb ardhura nga qiraja 100 mij\u00eb lek\u00eb.\u00a0 Komisioni ka p\u00ebrllogaritur edhe gjendje cash n\u00eb vler\u00ebn 800 mij\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, jan\u00eb konsideruar si shpenzime jetike 781 mij\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb gjendje negative n\u00eb bank\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 5.106 lek\u00eb q\u00eb jan\u00eb zbritur nga t\u00eb ardhurat. KPK konsideron se huadh\u00ebn\u00ebsit kan\u00eb pasur mund\u00ebsi financiare nga burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e vlerave q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb Kurtit.<\/p>\n<p>P\u00ebr nd\u00ebrtimin e katit t\u00eb dyt\u00eb dhe shtes\u00ebs me sip\u00ebrfaqe totale 261.5 m2, Komisioni ka p\u00ebrllogaritur si kosto t\u00eb nd\u00ebrtimit vler\u00ebn 6.5 milion lek\u00eb q\u00eb rezutlon tre her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb nga ajo e deklaruar nga Kurti. Edhe pse ai ka pretenduar se i ka kryer vet\u00eb punimet i ndihmuar edhe nga familjar\u00ebt dhe i asistuar nga nj\u00eb teknik nd\u00ebrtimi, n\u00eb p\u00ebrfundim nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konkluduar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn &#8211; 3.4 milion lek\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e katit t\u00eb dyt\u00eb, shtes\u00ebs dhe \u00e7atis\u00eb n\u00eb vititin 2005.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb total, pamund\u00ebsia financiare e gjyqtarit Kurti p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Librazhd ka rezultuar n\u00eb vler\u00ebn\u00a0 4.5 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr problem q\u00eb identifikon Komisioni lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri \u00ebsht\u00eb fakti se leja e nd\u00ebrtimit p\u00ebr katin shtes\u00eb n\u00eb vitin 2005 \u00ebsht\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie nd\u00ebrtuese. N\u00eb vendim thuhet se Kurti ka deklaruar se nuk kan\u00eb pasur marr\u00ebdh\u00ebnie me k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri dhe se emri i saj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur gabimisht n\u00eb akt-kolaudimi. \u201cNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pjes\u00eb e dosjes s\u00eb aplikimit t\u00eb kryer nga subjekti \u00ebsht\u00eb edhe v\u00ebrtetimi i dat\u00ebs 21.12.2006, i Deg\u00ebs s\u00eb Tatimeve, \u00e7\u2019ka duket se konfirmon ekzistenc\u00ebn dhe vazhdimin e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb subjektit me k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Kurti ka deklaruar para trup\u00ebs gjykuese se kontrata me shoq\u00ebrin\u00eb \u201cH.\u201d sh.p.k., \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb lejen e nd\u00ebrtimit, nd\u00ebrsa nd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga ai vet\u00eb si investitor, pasi nuk ishte r\u00ebn\u00eb dakord me subjektin n\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr \u00e7mimet e punimeve q\u00eb do t\u00eb kryente dhe afatin e punimeve.<\/p>\n<p>Komisioni konkludon mosp\u00ebrputhje midis deklarat\u00ebs veting dhe deklarimeve t\u00eb tjera, apo konstatimeve nga dokumentet e administruara gjat\u00eb hetimit administrativ lidhur me sip\u00ebrfaqen totale t\u00eb banes\u00ebs trekat\u00ebshe, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Kurtit. Mosp\u00ebrputhje jan\u00eb konstatuar edhe n\u00eb lidhje me vler\u00ebn e pron\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb, mbi kostot e nd\u00ebrtimit t\u00eb saj dhe n\u00eb deklarimin e burimit t\u00eb krijimit.<\/p>\n<p>Komisioni konkludoi p\u00ebr pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 33.78 m2 m\u00eb 25 shtator t\u00eb vitit 2010 n\u00eb Tiran\u00eb me vler\u00eb 4.3 milion lek\u00eb. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Kurti ka deklaruar nj\u00eb kredi bankare n\u00eb shum\u00ebn prej 980.00018 lek\u00ebsh; dy hua me interes marr\u00eb nga dy individ\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb dhe nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 15 mij\u00eb euro. Nd\u00ebrsa p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb mbetur t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb apartamentit, gjyqtari Kurti ka shpjeguar se \u00ebsht\u00eb paguar me t\u00eb ardhurat dhe kursimet e tij e t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb p\u00ebrgatitur nga Komisioni, shuma prej 15 mij\u00eb euro q\u00eb ish-kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Elbasanit ka marr\u00eb hua \u00ebsht\u00eb konsideruar si e ardhur me burime t\u00eb ligjshme, pasi \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar mund\u00ebsia financiare e huadh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare huaja 1 milion lek\u00eb, pasi deklarimi i Kurtit se huadh\u00ebn\u00ebsja kishte p\u00ebrfituar nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme nga shitja e nj\u00eb pasurie t\u00eb paluajtshme nuk ka qen\u00eb bind\u00ebse p\u00ebr Komisionin. KPK ka gjetur se shitja e k\u00ebsaj pasurie t\u00eb paluajtshme nga huadh\u00ebn\u00ebsja ishte kryer disa muaj pas dat\u00ebs kur pretendohet se \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb huaja 1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konkluduar se Kurti nuk ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme, t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, pasi ka rezultuar me munges\u00eb n\u00eb vler\u00ebn prej 819 lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk identifikohen probleme n\u00eb blerjen e nj\u00eb autoveture tip \u201cDaimler Chrysler\u201d, prodhim i vitit 2005, bler\u00eb n\u00eb vitin 2016 n\u00eb vler\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim Komisioni vler\u00ebson se p\u00ebr sa i takon kriterit t\u00eb pasuris\u00eb, gjyqtari Sulejman Kurti, nuk ka pasur burime financiare t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb kryer t\u00eb gjitha investimet e konstatuara, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar shpenzimet, apo p\u00ebr t\u00eb realizuar kursimet e deklaruara dhe ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Suljeman Kurti nuk e bindi dot Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit se p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Librazhd kishte p\u00ebrdorur 14 mij\u00eb tulla dhe g\u00eblqere q\u00eb i kishte prodhuar vet\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb artizanale. Nga analiza financiare rezultoi se ai nuk kishte patur mund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75560,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[370,557,118,302],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sulejman-Kurti.jpg","fifu_image_alt":"Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Elbasanit Sulejman Kurti n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore p\u00ebrball\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit m\u00eb 4 n\u00ebntor 2019. Foto: Edmond Hoxhaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75559"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75559"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75559\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75561,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75559\/revisions\/75561"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75560"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75559"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75559"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75559"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}