{"id":75565,"date":"2019-12-15T20:46:32","date_gmt":"2019-12-15T19:46:32","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kontaktet-me-te-akuzuarin-per-trafik-droge-dogjen-karrieren-e-perparim-kullurit\/2019\/12\/15\/"},"modified":"2023-04-07T04:58:38","modified_gmt":"2023-04-07T02:58:38","slug":"kontaktet-me-te-akuzuarin-per-trafik-droge-dogjen-karrieren-e-perparim-kullurit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kontaktet-me-te-akuzuarin-per-trafik-droge-dogjen-karrieren-e-perparim-kullurit\/2019\/12\/15\/","title":{"rendered":"Kontaktet me t\u00eb akuzuarin p\u00ebr trafik droge dogj\u00ebn karrier\u00ebn e P\u00ebrparim Kullurit"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, P\u00ebrparim Kulluri ngeli n\u00eb filtrat e vetingut p\u00ebr shkak t\u00eb kontakteve me nj\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh, p\u00ebrfitimin e nj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimi me t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb pav\u00ebrteta dhe mos-hetimin e akuzave p\u00ebr korrupsion ndaj nj\u00eb prokuroreje t\u00eb Matit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_65677\" aria-describedby=\"caption-attachment-65677\" style=\"width: 527px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20191104_182258_041119081-1_GcL87rW.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-65677 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20191104_182258_041119081-1_GcL87rW-527x400.jpg\" alt=\"\" width=\"527\" height=\"400\" data-id=\"65677\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-65677\" class=\"wp-caption-text\">ProkurorI pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Pare p\u00ebr Krimet e Renda ne Tirane, Perparim Kulluri, | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nj\u00eb raport i Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, dhe mendimi i v\u00ebzhguesit t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM, mbi figur\u00ebn e prokurorit P\u00ebrparim Kulluri jan\u00eb shkaqet vendimtare t\u00eb shkarkimit t\u00eb tij nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, prokurori i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda mori not\u00eb negative edhe n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin trupa gjyq\u00ebsore e KPK argumenton se kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Komisioni po ashtu gjeti se Kulluri nuk kishte kryer hetime t\u00eb thelluara n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb dyshuar ndaj nj\u00eb prokuroreje t\u00eb Matit, t\u00eb akuzuar p\u00ebr korrupsion. KPK arsyeton se nd\u00ebrsa ky fakt nuk ishte shkarkues n\u00eb vetvete, moskryerja e asnj\u00eb veprimi hetimor p\u00ebr nj\u00eb vit c\u00ebnonte besimin e publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Kulluri, prokuror i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda prej vitit 2004 ka drejtuar p\u00ebr pes\u00eb vjet edhe Prokurorin\u00eb e Shkodr\u00ebs. Me dekret t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, ai \u00ebsht\u00eb rikthyer s\u00ebrish si prokuror i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ushtron edhe aktualisht.<\/p>\n<p><strong>Fshehja e kontaktit \u2018t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm\u2019<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arsyeton se prokurori Kulluri ishte p\u00ebrpjekur t\u00eb fshihte kontaktin me nj\u00eb person t\u00eb identifikuar si A.B. \u201cSubjekti, me vet\u00ebdije, \u00ebsht\u00eb shmangur nga konfirmimi i marr\u00ebdh\u00ebnies me k\u00ebt\u00eb shtetas. Trupi gjykues krijon bindjen se deklarimi i subjektit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi b\u00ebhet i pabesuesh\u00ebm dhe me q\u00ebllim shmangien e lidhjes s\u00eb tij me shtetasin M. B., i njohur edhe si A. B,\u201d thuhet n\u00eb arsyetimin e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Kulluri, i cili u shkarkua nga KPK m\u00eb 6 n\u00ebntor, pranoi njohjen me personin n\u00eb fjal\u00eb, por mohoi t\u00eb dinte problemet e tij me ligjin. Ai po ashtu mohoi q\u00eb t\u00eb kishte pasur dijeni se nj\u00eb makin\u00eb q\u00eb ai e kishte p\u00ebrdorur edhe p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar jasht\u00eb vendit, ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb A.B.<\/p>\n<p>Komisioni nga ana tjet\u00ebr v\u00eb n\u00eb dukje se kishte informacion t\u00eb klasifikuar q\u00eb provonte kontaktet e vazhdueshme mes Kullurit dhe personit n\u00eb fjal\u00eb. Nd\u00ebrsa si kontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm nga DSIK\u00a0 u konsiderua edhe v\u00ebllai i prokurorit, por KPK nuk shprehet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb n\u00eb vendim. \u201cN\u00eb baz\u00eb t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb fakteve dhe rrethanave t\u00eb dala, trupi gjykues arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se faktet e p\u00ebrmendura n\u00eb raportet e DSIK-s\u00eb, informacionet e dh\u00ebna nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse dhe konstatimet e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, e identifikojn\u00eb subjektin e rivler\u00ebsimit se ka kontakt me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, konkretisht n\u00eb trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPK shprehet n\u00eb arsyetim se jo i gjith\u00eb informacioni i siguruar nga Komisioni i ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion vet\u00eb subjektit. Duke iu referaur nj\u00eb rasti n\u00eb Gjykat\u00ebn e Strasburgut, KPK shprehet se kishte verifikuar informacionin dhe se fakti q\u00eb trupi gjykues e dinte k\u00ebt\u00eb ishte i mjaftuesh\u00ebm, sa koh\u00eb ai nuk mund t\u00eb deklasifikohej.<\/p>\n<p>\u201cArritjen e k\u00ebtij konkluzioni, p\u00ebrve\u00e7 sa m\u00eb sip\u00ebr arsyetuar, trupi gjykues e bazon edhe me krijimin e bindjes s\u00eb brendshme n\u00eb informacionet dhe dokumentacionet e klasifikuara, t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb aktet publike apo t\u00eb vihen n\u00eb dispozicion t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPK po ashtu thot\u00eb n\u00eb vendim se q\u00ebndrimi i Kullurit mbi k\u00ebt\u00eb kontakt kishte qen\u00eb mohues. Prokurori sipas vendimit pretendoi se kishte paqart\u00ebsi p\u00ebr kontaktet me telefon, numrin e telefonatave dhe rrethanat e takimeve dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se makin\u00ebn e kishte huazuar nga dikush tjet\u00ebr dhe jo nga A.B apo M.B.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Komisioni provoi se Kulluri kishte p\u00ebrdorur makin\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kaluar kufirin. Komisioni thot\u00eb se kjo nuk mund t\u00eb b\u00ebhej pa pasur nj\u00eb akt nga pronari i mjetit. Sipas KPK-s\u00eb, mosv\u00ebnia n\u00eb dispozicion e k\u00ebtij akti tregontre p\u00ebrpjekjen e prokurorit p\u00ebr t\u00eb fshehur kontaktin e pap\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Dyshimet p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblimin<\/strong><\/p>\n<p>KPK po ashtu gjeti probleme n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb s\u00eb Kullurit. Ve\u00e7 problemem me burimin dhe m\u00ebnyr\u00ebn e pages\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb makin\u00eb, KPK pas shqyrtimit t\u00eb holl\u00ebsishim arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se prokurori kishte deklaruar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb rreme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim 7.8 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dyqan n\u00eb Orikum.<\/p>\n<p>\u201cVeprimet e nd\u00ebrmarra nga subjekti i rivler\u00ebsimit, duke paraqitur t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb pav\u00ebrteta, me q\u00ebllim sigurimin e vler\u00ebs s\u00eb lart\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb t\u00eb ardhurave nga shpron\u00ebsimi i objektit \u201cdyqan\u201d, duke pasur parasysh pozicionin e tij si prokuror,\u201d thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Duke iu referuar q\u00ebndrimeve t\u00eb Kullurit, i cili faj\u00ebsoi nj\u00eb akt ekspertimi q\u00eb e paraqiste pasurin\u00eb e tij n\u00eb Orikum m\u00eb t\u00eb madhe se sa ajo ishte aktualisht, KPK i rr\u00ebzoi ato duke cituar fjal\u00ebt e ekspertit. Sipas Komisionit, ekspertiza q\u00eb ishte gjetur se b\u00ebhej p\u00ebr nj\u00eb objekt tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe m\u00eb t\u00eb madhe, ishte b\u00ebr\u00eb pas kontaktit t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Kullurit me ekspertin.<\/p>\n<p>\u201cPo ashtu, konstatohet se edhe eksperti vler\u00ebsues n\u00eb d\u00ebrgimin e rezultateve t\u00eb raportit t\u00eb vler\u00ebsimit i drejtohet subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe jo p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb tij, madje duke i cituar shprehimisht n\u00eb hyrje t\u00eb raportit: \u201csipas k\u00ebrkes\u00ebs suaj dhe t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb takimin e b\u00ebr\u00eb me ju me dat\u00eb 1.7.2006,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPK tha se faktet rr\u00ebzonin pretendimin e Kullurit, nd\u00ebrsa fakti q\u00eb akti i ekspertit vler\u00ebsues me t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb pav\u00ebrteta ishte p\u00ebrdorur n\u00eb bashki dhe gjyq\u00ebsor ngarkonte me p\u00ebrgjegj\u00ebsi pik\u00ebrisht prokurorin e shkarkuar.<\/p>\n<p>Komisioni po ashtu thot\u00eb se edhe vler\u00ebsimet e b\u00ebra nga ekspert\u00eb t\u00eb caktuar nga gjykata \u201cnuk p\u00ebrkojn\u00eb me realitetin e t\u00eb dh\u00ebnave mbi t\u00eb cilat p\u00ebrshkruhet dhe legjitimohet kjo pasuri\u201d. Komisioni thot\u00eb se \u201ckonstatohen leht\u00ebsisht vler\u00ebsime t\u00eb ndryshme t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb investimit t\u00eb pasuris\u00eb nga raporti i vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb i vitit 2006 me at\u00eb t\u00eb vitit 2010, megjith\u00ebse n\u00eb t\u00eb dy raportet mungon ekzistenca e objektit\u201d.<\/p>\n<p>Sipas KPK, Kulluri kishte siguruar 7.8 milion\u00eb lek\u00ebt t\u00eb ardhura nga shpron\u00ebsimi dhe se p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtur k\u00ebt\u00eb kishte p\u00ebrdorur t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb pav\u00ebrteta.<\/p>\n<p><strong>Hetimi i prokurores <\/strong><\/p>\n<p>Hetimet e nisura nga Prokuroria e Tiran\u00ebs ndaj nj\u00eb prokuroreje, e cila sipas drejtuesve t\u00eb saj kishte favorizuar nj\u00eb t\u00eb akuzuar p\u00ebr 2 plagosje dhe d\u00ebrguar at\u00eb p\u00ebr gjykim vet\u00ebm p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje, kaluan n\u00eb prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, por \u00e7\u00ebshtja q\u00eb i takoi prokurit Kulluri u pushua pas nj\u00eb viti.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se nga dosja rezultoi q\u00eb gjat\u00eb vitit q\u00eb Kulluri kishte \u00e7\u00ebshtjen ai nuk e hetoi at\u00eb. Pretendimi i Kullurit se hetimet proaktive kishin p\u00ebrfunduar pa rezultat dhe se pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs e cila kishte d\u00ebnuar t\u00eb akuzuarin vet\u00ebm p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje, \u00e7\u00ebshtja duhej pushuar u rr\u00ebzuan nga Komisioni.<\/p>\n<p>KPK arsyetoi se Kulluri nuk shpjegonte se pse e kishte mbajtur dosjen p\u00ebr nj\u00eb vit pa kryer asnj\u00eb veprim. Komisioni v\u00eb n\u00eb dukje se me qellim subjekti ka pritur vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr t\u00eb pushuar m\u00eb pas dosjen ndaj prokurores, nd\u00ebrsa thot\u00eb se p\u00ebrdorimi i vendimit si argument p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes nuk q\u00ebndronte.<\/p>\n<p>\u201cArgumenti se procedimi penal \u00ebsht\u00eb pushuar nj\u00eb muaj pas administrimit t\u00eb vendimit penal t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, dh\u00ebn\u00eb ndaj t\u00eb pandehurit t\u00eb sip\u00ebrcituar, nuk q\u00ebndron, pasi subjekti i rivler\u00ebsimit kishte p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb hetonte n\u00eb lidhje me vepr\u00ebn penale \u201ckorrupsion pasiv t\u00eb gjyqtar\u00ebve, prokuror\u00ebve dhe funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, konkretisht t\u00eb nj\u00eb individi me funksion prokuror q\u00eb kishte pasur lidhje me hetimin penal ndaj nj\u00eb t\u00eb pandehuri dhe jo t\u00eb lidhte ngusht\u00ebsisht zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb tij me vendimmarrjen e gjykat\u00ebs ndaj t\u00eb pandehurit, pa kryer asnj\u00eb veprim hetimor p\u00ebr nj\u00eb vit radhazi\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPK arsyeton se nuk ishte kryer asnj\u00eb veprim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje edhe pse Kulluri nuk kishte dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb prov\u00eb se kishte pasur ngarkes\u00eb. N\u00eb fund Komisioni arsyeton se n\u00eb vetvete \u00e7\u00ebshtja nuk \u00e7onte n\u00eb shkarkim, por neglizhimi dhe mosvperimet n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale me interes t\u00eb madh publik, c\u00ebnonin besimin t\u00eb drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>\u201cKur n\u00ebn hetim jan\u00eb persona t\u00eb cil\u00ebve u jan\u00eb besuar detyra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, dhe n\u00eb rast akuzash t\u00eb ngritura ndaj tyre duhet t\u00eb ket\u00eb hetime intensive dhe transparente, d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr sjellje t\u00eb subjektit n\u00eb mosp\u00ebrmbushje t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb pozicionin e prokurorit, duke cenuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e arsyetuar.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, P\u00ebrparim Kulluri ngeli n\u00eb filtrat e vetingut p\u00ebr shkak t\u00eb kontakteve me nj\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh, p\u00ebrfitimin e nj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimi me t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb pav\u00ebrteta dhe mos-hetimin e akuzave p\u00ebr korrupsion ndaj nj\u00eb prokuroreje t\u00eb Matit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75566,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,473],"tags":[118,119,178],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20191104_182258_041119081-1_GcL87rW.jpg","fifu_image_alt":"ProkurorI pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Pare p\u00ebr Krimet e Renda ne Tirane, Perparim Kulluri, | Foto : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75565"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75565"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75565\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75567,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75565\/revisions\/75567"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75566"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75565"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75565"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75565"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}