{"id":75571,"date":"2019-12-11T19:41:07","date_gmt":"2019-12-11T18:41:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-mariana-velcani-perballet-me-mungese-burimesh-financiare-e-mangesi-profesionale-ne-kpk\/2019\/12\/11\/"},"modified":"2023-04-07T04:59:29","modified_gmt":"2023-04-07T02:59:29","slug":"gjyqtarja-mariana-velcani-perballet-me-mungese-burimesh-financiare-e-mangesi-profesionale-ne-kpk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-mariana-velcani-perballet-me-mungese-burimesh-financiare-e-mangesi-profesionale-ne-kpk\/2019\/12\/11\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Mariana Vel\u00e7ani p\u00ebrballet me munges\u00eb burimesh financiare e mang\u00ebsi profesionale n\u00eb KPK"},"content":{"rendered":"<p>Kryetarja e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Durr\u00ebsit, Mariana Vel\u00e7ani u p\u00ebrball n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me pyetje mbi pasurin\u00eb dhe aspektin profesional. Vel\u00e7ani k\u00ebrkoi konfirmim n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_66612\" aria-describedby=\"caption-attachment-66612\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-66612\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/WhatsApp-Image-2019-12-11-at-6.35.23-PM-533x400.jpeg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"66612\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-66612\" class=\"wp-caption-text\">Kryetarja e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Durr\u00ebsit, Mariana Vel\u00e7ani gjat\u00eb seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto:Edmond Hoxha<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kryetarja e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Durr\u00ebsit, Mariana Vel\u00e7ani u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 11 dhjetor me procesin e vetingut n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, ku u pyet lidhur me gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb dhe aspektin profesional.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese q\u00eb po kryen rivler\u00ebsimin e Vel\u00e7anit p\u00ebrb\u00ebhet nga Firdes Shuli kyesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Roland Ilija an\u00ebtar. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Hans Klijstra.<\/p>\n<p>Mariana Vel\u00e7ani e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1998. Ajo ka punuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Beratit dhe n\u00eb vitin 2014 u dekretua si an\u00ebtare e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Durr\u00ebsit. Vel\u00e7ani u zgjodh gjithashtu p\u00ebrmes shortit si an\u00ebtare z\u00ebvend\u00ebsuese e K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi p\u00ebr vitin 2020.<\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Brunilda Bekteshi tha n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se rivler\u00ebsimi p\u00ebr gjyqtaren Vel\u00e7ani \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb t\u00eb tri kriteret, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb burimesh p\u00ebr pasurit\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ngre dyshime p\u00ebr burimin e krijimit t\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb qytetin e Beratit me sip\u00ebrfaqe 111 m2, bler\u00eb 3 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb prill t\u00eb vitit 2003. Vel\u00e7ani ka deklaruar si burim krijimi nj\u00eb kredi 20 mij\u00eb euro dhe kursime nga t\u00eb ardhurat nga pagat. Sipas Komisionit, nga kontrata e n\u00ebnshkruar me pal\u00ebn shit\u00ebse, ka rezultuar se 3 milion\u00eb lek\u00eb jan\u00eb paguar jasht\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb noterit.<\/p>\n<p>Hetimi administrativ ka evidentuar se kredia n\u00eb vler\u00ebn 20 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb disbursuar 3 muaj pas blerjes s\u00eb apartamentit. Sipas Bekteshit, jan\u00eb evidentuar gjithashtu edhe 7 mandat-pagesa, nga ka rezultuar se jan\u00eb kryer pagesa edhe n\u00eb dollar\u00eb, e jo n\u00eb lek\u00eb ashtu si \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata.<\/p>\n<p>Komisioni ngre dyshime p\u00ebr burimin e apartamentit n\u00eb fjal\u00eb, pasi p\u00ebr kredin\u00eb nuk ka rezultuar t\u00eb jet\u00eb vendosur kolateral. Gjithashtu, Bekteshi tha se nuk \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar edhe q\u00ebllimi i marrjes s\u00eb kredis\u00eb. \u201cDuket se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk kishe burime t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vler\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb\u201d, tha Bekteshi duke ju referuar analiz\u00ebs financiare.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se Vel\u00e7ani kishte shpjeguar se paqart\u00ebsia kishte ndodhur pasi lek\u00ebt jan\u00eb marr\u00eb jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale dhe kishte pretenduar q\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb t\u00eb pyetej edhe administratori i shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese. \u201cKPK e rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn, pasi n\u00eb vitin 2003, si administrator i pallatit ishte nj\u00eb person tjet\u00ebr dhe jo ai q\u00eb pretendonte subjekti i rivler\u00ebsimit\u201d, theksoi Bekteshi.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore, gyqtarja Mariana Vel\u00e7ani tha se gjith\u00eb paqart\u00ebsit\u00eb kan\u00eb ardhur nga kontrata e blerjes, pasi 3 milion\u00eb lek\u00eb jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim jasht\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb noterit. Ajo theksoi se kontrata ka qen\u00eb e mir\u00ebkuptuar nga pal\u00ebt dhe se ka pasur si synim vendosjen e kolateralit p\u00ebr kredin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBashk\u00ebshorti punonte n\u00eb \u2018Alpha Bank\u2019 n\u00eb Berat dhe kjo bank\u00eb ishte e vetmja q\u00eb jepte kredi. N\u00eb kontrat\u00eb nuk jan\u00eb parashikuar se ram\u00eb dakort t\u00eb ishte kontrat\u00eb tip. Ashtu si edhe kam shpjeguar m\u00eb par\u00eb, kredia ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2003 dhe kjo ka qen\u00eb arsyeja q\u00eb e mora. Me shoq\u00ebrin\u00eb nuk kemi pasur asnj\u00eb marr\u00ebdhenie pune\u201d, pohoi Vel\u00e7ani. Ajo tha se pas 17 vitesh e vetmja prov\u00eb q\u00eb i kishte mbetur ishin mandat-pagesat.<\/p>\n<p>Vel\u00e7ani k\u00ebmb\u00ebnguli se edhe vet\u00eb banka sqaron se q\u00ebllimi i kredis\u00eb ka qen\u00eb blerja dhe rikonstruksioni apartamentit. Kredia \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb euro, pasi bashk\u00ebshorti paguhej nga banka n\u00eb euro. \u201cQ\u00ebllimi i kredis\u00eb \u00ebsht\u00eb i sh\u00ebnuar n\u00eb kontrat\u00eb\u201d, pretendoi gjyqtarja Vel\u00e7ani.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 109.1 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb me kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje me vler\u00eb 45 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2009. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Vle\u00e7ani ka deklaruar nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 2.7 milion\u00eb lek\u00eb dhe pjesa tjet\u00ebr t\u00eb ardhurat nga paga. Komisioni konstaton se gjyqtarja ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, por identifikon pasakt\u00ebsi n\u00eb mospasqyrimin e garazhit n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2009. Sipas Bekteshit, \u00ebsht\u00eb konstatuar se shoq\u00ebria ka ulur \u00e7mimin n\u00eb vler\u00ebn 250 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb kryerjes s\u00eb disa punimeve nga subjekti.<\/p>\n<p>Bekteshi e pyeti gjyqtaren Vel\u00e7ani p\u00ebr vler\u00ebn e arredimit t\u00eb banes\u00ebs n\u00eb Berat. Sipas relatores, vlera e deklaruar nga vet\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit ishte rreth 300 mij\u00eb lek\u00ebn. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Banka Popullore e kishte bazuar dh\u00ebnien e kredis\u00eb p\u00ebr mobiljet e banes\u00ebs n\u00eb Berat, duke i p\u00ebrllogaritur ato 2.3 milion\u00eb lek\u00eb. \u201cN\u00eb list\u00ebn e orendive t\u00eb p\u00ebrshkruara nga banka, ve\u00e7 nj\u00eb kompjuteri t\u00eb l\u00ebvizsh\u00ebm, t\u00eb gjitha p\u00ebrkojn\u00eb me orendit\u00eb e banes\u00ebs tuaj. Cili \u00ebsht\u00eb shpjegimi yt? Vlera e orendive ka qen\u00eb 2.3 milion\u00eb lek\u00eb apo 300 mij\u00eb lek\u00eb?\u201d, e pyeti Bekteshi gjyqtaren Vel\u00e7ani. Kjo e fundit tha se i q\u00ebndronte shpjegimeve t\u00eb dh\u00ebna se vlera e orendive ishte 300 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni identifikoi pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr blerjen e automjetit tip Ford Fiesta n\u00eb vler\u00ebn 250 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2006, me nj\u00eb balanc\u00eb negative prej 437 mij\u00eb lek\u00ebsh. Nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative dhe p\u00ebr vitet 2005 dhe 2012.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nuk u evidentuan probleme n\u00eb blerjen e dy autoveturave tip Peugeot, nj\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 12.400 dhe nj\u00eb makin\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb vler\u00ebn 6700 euro, si edhe p\u00ebr nj\u00eb gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Bekteshi tha m\u00eb tej se Vel\u00e7ani ka kontestuar KPK-n\u00eb lidhur me shpenzimet e udh\u00ebtimeve bazuar n\u00eb sistemin TIMS duke pretenduar se kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta nga ato t\u00eb p\u00ebrllogaritura prej Komisionit.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e saj, gjyqtarja Vel\u00e7ani pohoi se shpenzimet e udh\u00ebtimit p\u00ebr q\u00ebndrimin p\u00ebr pushime me familjen n\u00eb Mal t\u00eb Zi ishin m\u00eb t\u00eb vogla se ato t\u00eb p\u00ebrllogaritura nga Komisioni. \u201cShpenzimet atje kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla, pasi \u00e7mimet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb lira se n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, pohoi Vel\u00e7ani duke shtuar se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb f\u00ebmijt i kishte pasur t\u00eb vegj\u00ebl dhe se kishte gatuar vet\u00eb gjat\u00eb pushimeve. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos llogariteshin edhe shpenzimet e bashk\u00ebshortit p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Turqi, pasi sipas saj ai kishte udh\u00ebtuar p\u00ebr arsye t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij e nuk kishte pasur shpenzime.<\/p>\n<p><strong>Mang\u00ebsi n\u00eb profesionaliz\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni identifikoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh edhe n\u00eb kriterin e porfesionalizimit. Sipas Bekteshit, gjyqtarja Mariana Vel\u00e7ani, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor\u00eb se ka aft\u00ebsi mesatare n\u00eb intepretimin e ligjit, por jan\u00eb konstatuar probleme n\u00eb zbatimin e procedur\u00ebs dhe se nuk p\u00ebrdor praktikat e gjykatave m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb vendimet e saj.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr gjetje \u00ebsht\u00eb edhe mbajtja e q\u00ebndrimeve t\u00eb ndryshme n\u00eb gjykime. N\u00eb aspektin organizativ Komisioni evidenton tejkalim t\u00eb afateve n\u00eb t\u00eb tet\u00eb dosjet e shqyrtuara. N\u00eb 4 raste ka rezultuar se ka vepruar bazuar n\u00eb Porcedur\u00ebn Civile, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb rast n\u00eb at\u00eb Administrative. Bekteshi tha se k\u00ebto probleme, gjyqtarja Vel\u00e7ani i ka justifikuar me ngarkes\u00ebn e pun\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Vel\u00e7ani ka marr\u00eb vler\u00ebsim pozitiv lidhur me etik\u00ebn. Nga gjasht\u00eb denoncime t\u00eb kyera nga publiku komisioni ka konstatuar probleme proceduriale n\u00eb dy raste.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Vel\u00e7ani i kund\u00ebrshtoi gjetjet e Komisionit p\u00ebr profesionalizmin dhe u justifikua me ngarkes\u00ebn e pun\u00ebs. \u201cPuna ime \u00ebsht\u00eb profuktive, pavar\u00ebsisht konstaitmeve t\u00eb Komisionit. Duke marr\u00eb parasysh edhe volumin e dosjeve. Nuk jam dakort me mendimin e KLGJ-s\u00eb. Jam p\u00ebrpjekur t\u00eb punoj si i ka hije nj\u00eb gjyqtari. Pushteti gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebkontrolluar\u201d, deklaroi ajo.<\/p>\n<p>Bekteshi e pyeti Vel\u00e7anin se pavar\u00ebsisht faktit q\u00eb n\u00eb vitin 2016 kishte pasur ngarkes\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, kishte zbatuar procedur\u00ebn administrative, nd\u00ebrsa n\u00eb vitet 2014 e 2015 kishte zbatuar procedur\u00ebn civile. \u201cN\u00eb vitet e para kam pasur m\u00eb shum\u00eb ngarkesa\u201d, tha gjyqtarja Vel\u00e7ani. KPK nuk identifikoi probleme lidhur me kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtarja Mariana Vel\u00e7ani k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 12 dhjetor, ora 09:15.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Durr\u00ebsit, Mariana Vel\u00e7ani u p\u00ebrball n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me pyetje mbi pasurin\u00eb dhe aspektin profesional. Vel\u00e7ani k\u00ebrkoi konfirmim n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75572,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,362],"tags":[761,295,118,768],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/WhatsApp-Image-2019-12-11-at-6.35.23-PM.jpeg","fifu_image_alt":"Kryetarja e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Durr\u00ebsit, Mariana Vel\u00e7ani gjat\u00eb seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto:Edmond Hoxha","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75571"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75571"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75571\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75573,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75571\/revisions\/75573"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75572"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75571"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75571"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75571"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}