{"id":75577,"date":"2019-12-10T17:21:32","date_gmt":"2019-12-10T16:21:32","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-i-krimeve-te-renda-anton-martini-perballet-me-vetingun\/2019\/12\/10\/"},"modified":"2023-04-07T05:00:08","modified_gmt":"2023-04-07T03:00:08","slug":"prokurori-i-krimeve-te-renda-anton-martini-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-i-krimeve-te-renda-anton-martini-perballet-me-vetingun\/2019\/12\/10\/","title":{"rendered":"Prokurori i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda Anton Martini p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vuri n\u00eb dukje kalimin e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs sa i p\u00ebrket pasuris\u00eb s\u00eb Prokurorit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda Anton Martini, nj\u00ebkoh\u00ebsisht kandidat p\u00ebr SPAK. Ky i fundit cil\u00ebsoi hetimin korrekt, nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_66546\" aria-describedby=\"caption-attachment-66546\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-66546\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-4047-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"66546\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-66546\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Anton Martini pas seanc\u00ebs d\u00ebhjimore n\u00eb KPK. Foto:Vladimir Karaj\/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda Anton Martini nj\u00ebkoh\u00ebsisht kandidat p\u00ebr nj\u00eb vend n\u00eb Struktur\u00ebn e Posa\u00e7me Anti Korrupsion, u p\u00ebrball gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit me disa pyetje n\u00eb lidhje me kursimet e tij, k\u00ebstet e paguara p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe dhurimet e v\u00ebllez\u00ebrve.<\/p>\n<p>Martini, u hetua nga trupa gjykuese e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Genta Tafa (Bungo), Etleda \u00c7iftja dhe Pamela Qirko n\u00eb t\u00eb tri kriteret. Relatorja Qirko vuri n\u00eb dukje se atij nuk i ishin gjetur probleme t\u00eb figur\u00ebs, nd\u00ebrsa edhe pse u tha se i ishin kakuar pyetje sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb profesionalizmit, nuk u b\u00ebn\u00eb me dije se cilat ishin \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr t\u00eb cilat ishte k\u00ebrkuar shpjegim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb pasuris\u00eb Martini u p\u00ebrball me disa probleme q\u00eb dilnin kryesisht nga m\u00ebnyra se si ai kishte paguar k\u00ebstet p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb n\u00eb vitin 2016 n\u00eb Tiran\u00eb dhe po ashtu disa dhurime nga v\u00ebllez\u00ebrit. KPK tha se ishin krijuar dyshime pas analiz\u00ebs financiare p\u00ebr munges\u00eb burimesh p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb prej 800 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb kursime dhe dhurimet nga v\u00ebllez\u00ebrit. Problem po ashtu u gjet pagesa e nj\u00eb k\u00ebsti p\u00ebr nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb mes t\u00eb viteve 2000 dhe nj\u00eb hua prej 2500 eurosh.<\/p>\n<p>Martini dha shpjegime mbi afatet kohore t\u00eb trasferimit t\u00eb k\u00ebsteve dhe po ashtu edhe shpjegime mbi burimin e 800 mij\u00eb lek\u00ebve t\u00eb kursyera. Ai shpjegoi se mungesat e v\u00ebrejtura nga analiza financiare p\u00ebr disa vite q\u00eb sipas tij kishin lidhje me mosllogaritjen e sakt\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave nga puna si prokuror dhe pretendoi se kishte provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave nga v\u00ebllez\u00ebrit.<\/p>\n<p>Martini ka filluar pun\u00eb si Oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore n\u00eb vitit 1998, ka punuar prokuror prej vitit 1999 dhe m\u00eb pas n\u00eb disa prokurori n\u00eb rrethe. Ai \u00ebsht\u00eb prokuror pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka q\u00ebndruar pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs, me disa shk\u00ebputje t\u00eb shkurtra.<\/p>\n<p><strong>Pyetjet mbi pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>KPK u fokusua kryesisht mbi nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb 90 mij\u00eb euro. Apartamenti ishte bler\u00eb bashk\u00eb me nj\u00eb garazh dhe sipas relatimit nuk ishte paguar ende 5 mij\u00eb euro. Relatorja vuri n\u00eb dukje se prokurori kishte p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb paguar apartamentin dy kredi secila prej 5 milion lek\u00ebsh, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr ishte mbuluar nga kursimet.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje se nga nj\u00eb prej kredive, ajo e p\u00ebrfituar me kushte leht\u00ebsuese n\u00eb vitin 2006, ishte t\u00ebrhequr para nj\u00ebr\u00ebs prej pagesave vet\u00ebm shuma prej 27 mij\u00eb eurosh, nd\u00ebrsa 10 mij\u00eb euro ishin t\u00ebrhequr disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb. Relatoja tha se duke qen\u00eb se k\u00ebsti i par\u00eb ishte paguar m\u00eb 7 prill 2015 pa u t\u00ebrhequr e gjith\u00eb shuma q\u00eb ndodhej n\u00eb bank\u00eb ishin krijuar dyshime p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb ardhurash.<\/p>\n<p>Martini shpjegoi nga ana e tij se deklarimi p\u00ebr pagimin e 60 mij\u00eb eurove si k\u00ebst t\u00eb par\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb nj\u00eb form\u00eb p\u00ebrmbledh\u00ebse p\u00ebr t\u00eb shpjeguar situat\u00ebn. Ai shpjegoi se n\u00eb fakt me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuesit do i jepte atij shum\u00ebn deri n\u00eb 60 mij\u00eb euro, por n\u00eb fund ishte vendosur p\u00ebr 50 mij\u00eb euor, pasi nd\u00ebrtuesit nuk i duheshin m\u00eb urgjent likujditetet.<\/p>\n<p>Prokurori, i cili vler\u00ebsoi hetimin e KPK si korrekt, b\u00ebri po ashtu t\u00eb qart\u00eb q\u00eb sht\u00ebpia ishte bler\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 87 p\u00ebr qind me kredi dhe vet\u00ebm 13 p\u00ebr qind ishte paguar prej tij. \u201cKam 102 milion lek\u00eb kredi\u201d, tha Martini.<\/p>\n<p>Relatorja shpjegoi se nga analiza financiare kishte munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr disa vite p\u00ebr t\u00eb krijuar kursimet n\u00eb shum\u00ebn 800 mij\u00eb lek\u00eb. Komisioni tha se i ishin k\u00ebrkuar po ashtu shpjegime p\u00ebr t\u00eb ardhurat e dy v\u00ebllez\u00ebrve nj\u00ebri prej t\u00eb cil\u00ebve kishte paguar p\u00ebr disa vite shkollimin e djalit t\u00eb Martinit n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb private.<\/p>\n<p>Martini shpjegoi sipas tij arsyet pse disa vite rezultonin me bilanc negativ. Ai pranoi se kishte b\u00ebr\u00eb pasakt\u00ebsisht deklarime t\u00eb rrumbullakosura t\u00eb kursimeve, por tha se kishte prova q\u00eb d\u00ebshmonin t\u00eb ardhurat e ligjshme. Nd\u00ebr t\u00eb tjera sipas tij nuk ishte llogaritur paga e 13 n\u00eb vitin 2004 dhe disa pagesa nga prokuroria e Lushnjes.<\/p>\n<p>Ai tha se n\u00eb vitin 2009 nuk ishte llogaritur pagesa q\u00eb bashk\u00ebshortja kishte marr\u00eb nga leja e lindjes dhe q\u00eb sipas tij e balanconte bilancin. Martini pranoi se v\u00ebllai kishte paguar shkollimin e djalit dhe tha se k\u00ebto para i kishin ardhur cash dhe se ai i kishte deklaruar \u00e7do vit n\u00eb deklarimet vjetore. Ai pranoi po ashtu dhurimet n\u00eb llogari t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb shuma nga 250 deri 300 euro dhe shpjegoi se ato ishin deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Martini b\u00ebri me dije se para k\u00ebsaj koh\u00eb nuk kishte marr\u00eb dhurime nga v\u00ebllez\u00ebrit. I pyetur nga KPK p\u00ebr shumat q\u00eb ishin trasferuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij n\u00eb agjenci t\u00eb trasferimit t\u00eb parave ai shpjegoi se 45 mij\u00eb dollar\u00eb d\u00ebrguar nga dy v\u00ebllez\u00ebrit ishin nisur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij dhe i kishin kaluar babait. Ai tha se nuk kishte p\u00ebrfituar asgj\u00eb nga k\u00ebto para dhe se k\u00ebto i kishte p\u00ebrmendur n\u00eb pyet\u00ebsor\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar m\u00ebnyr\u00ebn se si v\u00ebllez\u00ebrit kishin bler\u00eb apo investuar n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>KPK tha se ai kishte sjell\u00eb t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr t\u00eb ardhurat e v\u00ebllez\u00ebrve q\u00eb si\u00e7 shpjegoi ishin me dokumente t\u00eb rregullta n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe dhe n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Si\u00e7 u m\u00ebsua nga relatimi Martini kishte porositur fillimisht n\u00eb vitin 2006 nj\u00eb apartament. KPK b\u00ebri me dije se nga hetimet rezultoi q\u00eb ishte paguar fillimisht nj\u00eb shum\u00eb parash kryesisht nga kursimet dhe nga nj\u00eb hua. Por kontrata ishte prishur prej pal\u00ebve dhe Martini pretendon se kishte marr\u00eb pas parat\u00eb dhe po brenda vitit kishte shlyer edhe huan\u00eb.<\/p>\n<p>KPK tha se huaja nuk ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare dhe kishte rezultuar q\u00eb Martini nuk kishte pasur burimet p\u00ebr t\u00eb paguar k\u00ebt\u00eb k\u00ebst. Martini, i cili sipas KPK kishte sjell\u00eb sqarimet e tij mbi kontrat\u00ebn e parealizuar, nuk e p\u00ebrmendi k\u00ebt\u00eb n\u00eb fjal\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb nga relatimi nuk u vun\u00eb n\u00eb dukje probleme sa i p\u00ebrket figur\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb relatorja tha se n\u00eb lidhje me disa gjetje n\u00eb kriterin e profesionalizmit i ishin k\u00ebrkuar shpjegime prokurorit, por pa b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se p\u00ebr \u00e7far\u00eb gjetjesh b\u00ebhej fjal\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Hans Klijstra n\u00eb lidhje me mbajtjen e kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb n\u00eb bank\u00eb dhe p\u00ebrdorimin e saj p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb bono thesari, Martini shpjegoi s\u00ebrish arsyet e k\u00ebtij veprimi.<\/p>\n<p>Prokurori tha se me parat\u00eb e marr\u00eb nga kredia nuk kishte mundur t\u00eb gjente sht\u00ebpi. Ai pretendoi se p\u00ebr nj\u00eb apartament q\u00eb ai kishte gjetur i ishte th\u00ebn\u00eb nga policia se nuk ishte i sigurt. Martini tha se kjo koh\u00eb p\u00ebrkonte me hetimin e dosjeve ndaj krimit t\u00eb organizuar dhe vuri n\u00eb dukje se n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ishte n\u00ebn urdh\u00ebr mbrojtje. Ai tha se kishte zgjedhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb jetonte me qira pran\u00eb komisariatit t\u00eb policis\u00eb dhe t\u00eb siguronte veten dhe f\u00ebmij\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Prokurori sqaroi se blerja e bonove t\u00eb thesarit nuk ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar financiarisht, por vet\u00ebm q\u00eb parat\u00eb t\u00eb viheshin n\u00eb l\u00ebvizje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ndihmonin me pages\u00ebn e qiras\u00eb. Ai tha se pas gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve pun\u00eb ai kishte kursyer vet\u00ebm 13 p\u00ebr qind t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij. Ai tha se p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr paguante k\u00ebstet e kredis\u00eb dhe shtoi se do t\u00eb donte t\u00eb vijonte t\u00eb paguante korrekt\u00ebsisht k\u00ebto k\u00ebste.<\/p>\n<p>N\u00eb fund duke vler\u00ebsuar pun\u00ebn e KPK ai k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb \u201cp\u00ebr t\u00eb qen\u00eb prokuror i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. Vendimi do t\u00eb jepet m\u00eb 12 dhjetor\u00eb n\u00eb ora 10.00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vuri n\u00eb dukje kalimin e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs sa i p\u00ebrket pasuris\u00eb s\u00eb Prokurorit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda Anton Martini, nj\u00ebkoh\u00ebsisht kandidat p\u00ebr SPAK. Ky i fundit cil\u00ebsoi hetimin korrekt, nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75578,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,473],"tags":[522,118,171,149,178],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-4047.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Anton Martini pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto:Vladimir Karaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75577"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75577"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75577\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75579,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75577\/revisions\/75579"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75578"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75577"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75577"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75577"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}