{"id":75595,"date":"2019-12-08T19:10:22","date_gmt":"2019-12-08T18:10:22","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-vulos-shkarkimin-e-alma-licajt-per-cenim-te-besimit-te-drejtesia\/2019\/12\/08\/"},"modified":"2023-04-07T05:01:02","modified_gmt":"2023-04-07T03:01:02","slug":"kpa-vulos-shkarkimin-e-alma-licajt-per-cenim-te-besimit-te-drejtesia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-vulos-shkarkimin-e-alma-licajt-per-cenim-te-besimit-te-drejtesia\/2019\/12\/08\/","title":{"rendered":"KPA vulos shkarkimin e Alma Li\u00e7ajt p\u00ebr cenim t\u00eb besimit te drejt\u00ebsia"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit i rr\u00ebzoi t\u00eb gjitha pretendimet e ish-kryetares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Vlor\u00eb, Alma Li\u00e7aj t\u00eb paraqitura n\u00eb ankimin kund\u00ebr vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr shkarkimin e saj. Sipas Kolegjit, Li\u00e7aj ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb, ka pasur munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme, ka kryer veprime fiktive dhe disponon pasuri n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_53799\" aria-describedby=\"caption-attachment-53799\" style=\"width: 532px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/alma-licaj.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-53799\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/alma-licaj-532x400.jpg\" alt=\"\" width=\"532\" height=\"400\" data-id=\"53799\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-53799\" class=\"wp-caption-text\">Ish-kryetarja e Gjykates se Apelit Vlore, Alma Licaj. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i ka rr\u00ebzuar pretendimet e paraqitura nga ish-kryetarja e shkarkuar e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Vlor\u00eb, Alma Li\u00e7aj, si p\u00ebr shkaqet procedurale t\u00eb ankimit, ashtu edhe p\u00ebr gjetjet lidhur me pasurin\u00eb, q\u00eb ishte i vetmi kriter p\u00ebr t\u00eb cilin u p\u00ebrfundua rivler\u00ebsimi nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. N\u00eb vendimin e zbardhur, trupa gjykuese e KPA-s\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Luan Daci kryesues, Natasha Mulaj relatore dhe Albana Shtylla, Rezarta Schuetz e Sokol \u00c7omo an\u00ebtar\u00eb e cil\u00ebsojn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr shkarkimin e Li\u00e7ajt. Edhe Kolegji konkludon se Li\u00e7aj dhe bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb kryer veprime fiktive p\u00ebr t\u00eb fshehur pasurin\u00eb dhe se kan\u00eb munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme, duke c\u00ebnuar besimin e publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament banimi me sip\u00ebrfaqe 107,08 m2\u00a0\u00a0n\u00eb Tiran\u00eb dhe vendparkim, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2009 n\u00eb vler\u00ebn 97.664 euro, trupi gjykues i KPA vler\u00ebson se ka mosp\u00ebrputhje midis deklarimit n\u00eb vitin 2009 dhe n\u00eb at\u00eb veting 2017. N\u00eb vitin 2009, Li\u00e7aj ka deklaruar si burim krijimi zgjidhjen e kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes s\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb me nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese, pag\u00ebn dhe kursimet, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2017 ka paraqitur huan\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 60 mij\u00eb euro marr\u00eb nga A.M. dhe huan\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb vler\u00ebn 12 mij\u00eb euro nga v\u00ebllai i bashk\u00ebshortit, A.L.<\/p>\n<p>Sipas KPA, huaja 60.000 euro q\u00eb bashk\u00ebshorti i Li\u00e7ajt ka marr\u00eb nga A.M., i deklaruar si burim krijimi i k\u00ebtij apartamenti shkon p\u00ebrtej mund\u00ebsive financiare faktike t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit. Si burim p\u00ebr shlyerjen e huas\u00eb 60 mij\u00eb euro, Li\u00e7aj ka deklaruar kursime nga paga dhe nj\u00eb hua n\u00eb vler\u00ebn 30 mij\u00eb euro marr\u00eb nga K.S.n\u00eb janar t\u00eb vitit 2013. KPA del n\u00eb p\u00ebrfundimin se edhe K.S. ka qen\u00eb n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb financiare p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">KPA quan deklarim t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb vitin 2013 pasqyrimin t\u00eb huas\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 12 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb nga A.L., pasi subjekti dhe personi i lidhur nuk kan\u00eb deklaruar n\u00eb vitet 2009-2012 asgj\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb hua.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">\u201cP\u00ebr huan\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 12.000 euro, trupi gjykues konstaton se ajo \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb pas dat\u00ebs s\u00eb procesverbalit n\u00eb ILDKPKI, t\u00eb mbajtur mes znj. Alma Li\u00e7aj dhe inspektorit t\u00eb ILDKPKI-s\u00eb, si dhe nj\u00eb vit pas dh\u00ebnies s\u00eb pretenduar t\u00eb huas\u00eb, gj\u00eb e cila i krijon bindjen trupit gjykues se ajo \u00ebsht\u00eb lidhur me q\u00ebllim mbulimin me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme t\u00eb diferenc\u00ebs q\u00eb ka rezultuar e pajustifikuar nga kontrolli n\u00eb ILDKPKI,\u201d citohet n\u00eb vendimin e KPA. Kolegji rr\u00ebzon edhe pretendimin e Li\u00e7ajt se ajo e ka deklaruar rregullisht k\u00ebt\u00eb hua.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Kolegji arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se kjo pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime \u00ebsht\u00eb e q\u00ebllimshme pasi Li\u00e7aj ka rezultuar me munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament n\u00eb vitin 2010.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Trupi gjykues i KPA e quan t\u00eb drejt\u00eb konstatimin e Komisionit se p\u00ebrmbajtja e situacioneve t\u00eb punimeve t\u00eb paraqitura p\u00ebr vitet 2010, 2011, 2012 dhe 2015, \u00ebsht\u00eb fiktive, pasi rezulton q\u00eb p\u00ebr vite t\u00eb ndryshme t\u00eb jen\u00eb kryer punime t\u00eb nj\u00ebjta, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sasi dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb. N\u00eb vendimin e KPK sqarohej se\u00a0Li\u00e7aj pretendonte se kishte shpenzuar 4600 euro instalime elektrike dhe 3600 t\u00eb tjera instalime hidraulike, ku sipas kat\u00ebr preventiv\u00ebve t\u00eb l\u00ebshuar nga viti 2010 deri n\u00eb vitin 2014 ishin instaluar 368 priza, \u00e7el\u00ebsa dhe automat\u00eb dhe po kaq pjes\u00eb hidraulike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Trupi gjykues vler\u00ebson se situacionet e paraqitura nga subjekti nuk jan\u00eb t\u00eb besueshme dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk mund t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar nj\u00eb ulje \u00e7mimit t\u00eb apartamentit t\u00eb p\u00ebrfituar nga shoq\u00ebria n\u00eb vler\u00ebn prej 25.664 eurosh.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">N\u00eb p\u00ebrfundim, KPA vler\u00ebson se ish-gjyqtarja Li\u00e7aj nuk ka kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament, ka munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme dhe se ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">P\u00ebr nj\u00eb apartament banimi me sip\u00ebrfaqe 100,68 m2 n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2016 n\u00eb shum\u00ebn 60.000 euro, KPA konkludon se pa verand\u00ebn 16.20 m2 dhe pa vendparkimin, vlera duhej t\u00eb kishte qen\u00eb 13.088.400 lek\u00eb ose 95.836 euro , pra 35.836 euro m\u00eb shum\u00eb se \u00e7mimi i blerjes. \u201cKjo diferenc\u00eb kaq e madhe mes \u00e7mimit n\u00eb tregun e lir\u00eb dhe \u00e7mimit t\u00eb shitjes n\u00eb kontrat\u00eb e b\u00ebn argumentin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit jobind\u00ebs p\u00ebr trupin gjykues\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">P\u00ebr nj\u00eb apartament tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 71,8 m2\u00a0\u00a0n\u00eb Vlor\u00eb, ashtu si edhe KPK, Kolegji arrin n\u00eb konkluzionin se Li\u00e7aj nuk ka shpjeguar bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPA konkludon se Li\u00e7aj zot\u00ebron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb me sip\u00ebrfaqe 120 m2 dhe truall 215 m2\u00a0\u00a0n\u00eb Vlor\u00eb&#8221;. Kolegji arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se bashk\u00ebshorti i Li\u00e7ajt nuk kishte t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme nga burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/span> P\u00ebr shkak se vendimi p\u00ebr dh\u00ebnie leje nd\u00ebrtimi, \u00ebsht\u00eb deklaruar i falsifikuar me vendim t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs posedimi i k\u00ebsaj nd\u00ebrtese dhe truallit t\u00eb saj nga ana e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb konsideruar i paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasurit\u00eb: nj\u00ebsi me sip\u00ebrfaqe 43 m2; nj\u00ebsi me sip\u00ebrfaqe 95 m2 dhe garazh me sip\u00ebrfaqe 35 m2 n\u00eb Vlor\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat Komisioni ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se Li\u00e7aj ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb lidhur me dhurimin e b\u00ebr\u00eb nga ana e v\u00ebllait t\u00eb bashk\u00ebshortit, KPA konkludon se Li\u00e7aj nuk ka shpjeguar bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb krijimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Lidhur me k\u00ebto pasuri, trupi gjykues i Kolegjit konstaton se ato jan\u00eb deklaruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2016, si t\u00eb fituara me kontrat\u00ebn e dhurimi t\u00eb dat\u00ebs 10 shkurt 2016, dhuruar bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit t\u00eb Li\u00e7ajt nga v\u00ebllai i tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Kolegji shton gjithashtu se ka mbetur e pashpjeguar bindsh\u00ebm dhe provuar me dokumentacion m\u00ebnyra se si v\u00ebllai i bashk\u00ebshortit t\u00eb Li\u00e7ajt e ka fituar pron\u00ebsin\u00eb mbi at\u00eb sip\u00ebrfaqe trualli dhe se si kjo marr\u00ebdh\u00ebnie biznesi e tij me pronar\u00ebt e tjer\u00eb dhe bashkinvestuesit prodhoi si rezultat nj\u00eb dhurim prej 173 m2, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese rezultonte me munges\u00eb likuiditetesh pasi mbi titujt e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj ishte vendosur barr\u00eb sigurie p\u00ebr shkak t\u00eb mosshlyerjes s\u00eb detyrimeve tatimore.<\/span><\/p>\n<p><strong>Shitja e makinave 4 her\u00eb m\u00eb shtenjt\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb autovetur\u00eb tip Benz me vit prodhimi 1993 t\u00eb deklaruar si pron\u00eb n\u00eb vitin 2003 me vler\u00eb 500 mij\u00eb lek\u00eb, n\u00eb vitin 2013 Li\u00e7aj ka deklaruar shitjen e po k\u00ebtij mjeti n\u00eb vler\u00ebn 15 mij\u00eb euro, m\u00eb nj\u00eb \u00e7mim 4 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se ai i blerjes.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">\u201cTrupi gjykues konstaton se n\u00eb momentin e blerjes s\u00eb automjetit nga personi i lidhur, z. M.L., automjeti ka qen\u00eb rreth 10 vite n\u00eb qarkullim, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shitur nga personi i lidhur n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb rreth 4 her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se \u00e7mimi i blerjes, pasi kishin kaluar afro 10 vite t\u00eb tjera nga momenti i blerjes dhe tashm\u00eb makina ishte 20-vje\u00e7are\u201d, citohet n\u00eb vendimin e KPA-s\u00eb. N\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues i Kolegjit vler\u00ebson se Li\u00e7aj ka c\u00ebnuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">P\u00ebr nj\u00eb mjet tjet\u00ebr tip Benz, t\u00eb shitur po kat\u00ebr her\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga \u00e7mimi i blerjes q\u00eb ka rezultuar t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb edhe i vjedhur, Kolegji konstaton kryerjen e veprimeve fiktive dhe ngre dyshime p\u00ebr vet\u00eb figur\u00ebn e gjyqtares Li\u00e7aj .<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Kolegji konsideron se ekzistenca e dy kontratave t\u00eb shitjes p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin automjet me t\u00eb nj\u00ebjtin \u00e7mim p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb veprim fiktiv me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb mbuluar shlyerjen e nj\u00eb huaje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">KPA konstaton se n\u00eb dosjen e d\u00ebrguar nga DPShTRR p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shitje \u00ebsht\u00eb depozituar kontrata noteriale e dat\u00ebs 20 qershor 2010 me shit\u00ebs M.L. dhe bler\u00ebs K.S., me \u00e7mim 20 mij\u00eb euro. Kjo kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb e ndryshme nga ajo q\u00eb gjendet n\u00eb dosjen e ILDKPKI-s\u00eb, depozituar nga vet\u00eb subjekti. KPA e bazon k\u00ebt\u00eb konstatim n\u00eb vet\u00eb deklarimet e Li\u00e7ajt se mjeti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb lir\u00eb p\u00ebr shkak se ka qen\u00eb i vjedhur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">\u201cDuke qen\u00eb se p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pasuri jan\u00eb n\u00ebnshkruar dy kontrata shitjeje mes t\u00eb nj\u00ebjtave pal\u00eb, si shit\u00ebs dhe bler\u00ebs, me t\u00eb nj\u00ebjtin \u00e7mim, por n\u00eb data t\u00eb ndryshme dhe para noter\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm, trupi gjykues vler\u00ebson se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me veprime juridike fiktive, p\u00ebr pasoj\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit ka c\u00ebnuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. Gjithashtu, nga aktet e gjendura n\u00eb dosje, konkretisht e-mail-i i d\u00ebrguar nga DPShTRr rezulton q\u00eb ky mjet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i vjedhur\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">KPA arsyeton se importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, i mjeteve motorike t\u00eb vjedhura, me q\u00ebllim fitimi material ose \u00e7do p\u00ebrfitim tjet\u00ebr, d\u00ebnohet me burgim nga tre gjer n\u00eb shtat\u00eb vjet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">\u201cLidhur me pretendimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb ankim se \u00e7mimi i blerjes s\u00eb automjetit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm n\u00eb vler\u00ebn 600.000 lek\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb faktit se pasi \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga personi i lidhur, z. M.L. , ka rezultuar i vjedhur dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, justifikohet plot\u00ebsisht \u00e7mimi i ul\u00ebt i blerjes s\u00eb tij. Trupi gjykues vler\u00ebson se shpjegimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit si m\u00eb sip\u00ebr, krijojn\u00eb dyshime p\u00ebr figur\u00ebn e gjyqtares, pasi nuk jan\u00eb bind\u00ebse,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Trupi gjykues ka krijuar bindjen se kjo kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb dukje me q\u00ebllim q\u00eb shuma 20 mij\u00eb euro, e p\u00ebrfituar nga shitja e autovetur\u00ebs t\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr blerjen n\u00eb dat\u00ebn 12 tetor 2010 t\u00eb autovetur\u00ebs Mercedes Benz 270 \u00c7, n\u00eb vler\u00ebn 4500 euro plus vler\u00ebn doganore 481.826 lek\u00eb; p\u00ebr t\u00eb krijuar gjendje 10 mij\u00eb euro. Gjithashtu, ka rezultuar se nuk \u00ebsht\u00eb paguar tatim fitim nga e ardhura e p\u00ebrfituar nga kjo shitje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">P\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr autovetur\u00eb tip Benz q\u00eb bashk\u00ebshorti i Li\u00e7ajt e ka p\u00ebrfituar p\u00ebrmes kontrat\u00ebs s\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb automjeteve me shtetasin M.M., Kolegji ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr vler\u00ebn reale t\u00eb deklaruar n\u00eb aktin e dhurimit t\u00eb k\u00ebtij mjeti v\u00ebllait t\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">N\u00eb vendim sqarohet se bashk\u00ebshorti i Li\u00e7ajt pretendon t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrdorur t\u00eb ardhurat n\u00eb vler\u00ebn 15 mij\u00eb euro nga shitja e nj\u00eb makine tjet\u00ebr p\u00ebr blerjen n\u00eb vitin 2014 t\u00eb autovetur\u00ebs tip BMW n\u00eb vler\u00ebn 14.000 euro, ku k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit e ka shk\u00ebmbyer me mjetin Mercedes Benz t\u00eb shtetasit M.M., t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb pas ia ka dhuruar v\u00ebllait. Kolegji \u00e7mon se; duke qen\u00eb se vlera e referenc\u00ebs s\u00eb mjetit \u00ebsht\u00eb rreth 3.750.000 lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb kontrat\u00ebn e dhurimit jepet si vler\u00eb e mjetit shuma 1 milion lek\u00eb, \u00e7mimi i referuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb dhurimi dhe shpjegimet e Li\u00e7ajt nuk jan\u00eb bind\u00ebse lidhur me vler\u00ebn reale t\u00eb mjetit. Sipas KPA, Li\u00e7aj ka c\u00ebnuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr mosdeklarimin e vler\u00ebs reale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">\u00a0<\/span><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit i rr\u00ebzoi t\u00eb gjitha pretendimet e ish-kryetares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Vlor\u00eb, Alma Li\u00e7aj t\u00eb paraqitura n\u00eb ankimin kund\u00ebr vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr shkarkimin e saj. Sipas Kolegjit, Li\u00e7aj ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb, ka pasur munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme, ka kryer veprime fiktive dhe disponon pasuri n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75596,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,114,473],"tags":[191,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/alma-licaj.jpg","fifu_image_alt":"Ish-kryetarja e Gjykates se Apelit Vlore, Alma Licaj. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75595"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75595"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75595\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75597,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75595\/revisions\/75597"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75596"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75595"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75595"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75595"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}