{"id":75598,"date":"2019-12-05T20:26:45","date_gmt":"2019-12-05T19:26:45","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dosjet-e-mbyllura-onm-kerkon-apelim-per-prokurorin-besim-hajdarmataj\/2019\/12\/05\/"},"modified":"2023-04-07T05:01:28","modified_gmt":"2023-04-07T03:01:28","slug":"dosjet-e-mbyllura-onm-kerkon-apelim-per-prokurorin-besim-hajdarmataj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dosjet-e-mbyllura-onm-kerkon-apelim-per-prokurorin-besim-hajdarmataj\/2019\/12\/05\/","title":{"rendered":"\u2018Dosjet e mbyllura\u2019, ONM k\u00ebrkon apelim p\u00ebr prokurorin Besim Hajdarmataj"},"content":{"rendered":"<p>Ndryshe nga KPK, Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit i faturon ish-kreut t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda hetimet e mang\u00ebta dhe rolin e dob\u00ebt kontrollues n\u00eb mbylljen e disa hetimeve, nd\u00ebrsa ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr vendbanimin e tij n\u00eb nj\u00eb apartament \u201ct\u00eb mbipopulluar nga familjar\u00ebt\u201d.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_49339\" aria-describedby=\"caption-attachment-49339\" style=\"width: 559px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besim-Hajdarmataj.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-49339\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besim-Hajdarmataj-559x400.jpg\" alt=\"\" width=\"559\" height=\"400\" data-id=\"49339\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-49339\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Besim Hajdarmataj. Foto: Gent Shkullaku\/LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit k\u00ebrkoi t\u00eb enjten apelim p\u00ebr ish-drejtuesin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Besim Hajdarmataj dhe nj\u00eb rihetim t\u00eb thelluar t\u00eb tij p\u00ebr kriterin e profesionalizmit dhe at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit.<\/p>\n<p>Sipas v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, vetingu p\u00ebr Hajdarmatajn nxorri n\u00eb pah mang\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb mori hetimesh t\u00eb profilit t\u00eb lart\u00eb si dhe paqart\u00ebsi n\u00eb fush\u00ebn e pasuris\u00eb; t\u00eb cilat nuk u adresuan n\u00eb vendimin e dat\u00ebs 16 tetor 2019 t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/p>\n<p>Rekomandimi i ONM-s\u00eb zbulon se gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut p\u00ebr Hajdarmatajn, KPK dhe v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb u vun\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb disa denoncimeve, t\u00eb cilat referonin \u00e7\u00ebshtje t\u00eb profilit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb hetuara nga Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, ajo e Kurbinit apo e Durr\u00ebsit &#8211; n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb subjekti punonte si prokuror ose si drejtues n\u00eb to.<\/p>\n<p>\u201cAnkesat ngrinin dyshime se \u00e7\u00ebshtjet ishin prishur me vullnet n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb p\u00ebrfimeve financiare. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb akuzat p\u00ebr rryshfet mbeten p\u00ebr t\u2019u provuar, \u00ebsht\u00eb fakt q\u00eb secila prej \u00e7\u00ebshtjeve paraqet mang\u00ebsi,\u201d thuhet n\u00eb rekomandimin e ONM-s\u00eb.<\/p>\n<p>Besim Hajdarmataj u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 16 tetor nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Suela Zhegu dhe an\u00ebtar Roland Ilia dhe u referua p\u00ebr procedim disiplinor p\u00ebr nj\u00eb hetim t\u00eb mbyllur t\u00eb vitit 2010. V\u00ebzhgues nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces ishte Ferdinando Buatier de Mongeot.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb relatim t\u00eb shkurt\u00ebr, KPK nuk b\u00ebri me dije asnj\u00eb problem t\u00eb pasuris\u00eb dhe figur\u00ebs n\u00eb seanc\u00ebn publike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb renditi disa denoncime anonime q\u00eb ngrinin dyshime p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme si dhe kalimin e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr disa prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb hetuara.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb ndalen gjat\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn e karrier\u00ebs s\u00eb Hajdarmatajt si prokuror dhe drejtues prokurorie, duke mos i kursyer kritikat ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr d\u00ebshtimin e hetimeve t\u00eb trafikut t\u00eb kanabisit n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda.<\/p>\n<p><strong>Dosje t\u00eb mbyllura <\/strong><\/p>\n<p>Rekomandimi i ONM-s\u00eb p\u00ebr ta d\u00ebrguar ish-kreun e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda s\u00ebrish p\u00ebrball\u00eb vetingut bazohet n\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb mbyllur t\u00eb vitit 2010, koh\u00eb kur ai kryente funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kurbinit, kat\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb trafikut t\u00eb kanabisit n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda si dhe vendimin e moskompetenc\u00ebs p\u00ebr hetimin e nj\u00eb gjyqtareje t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>ONM shpjegon n\u00eb rekomandim se n\u00eb vitin 2010, Hajdarmataj pushoi hetimet ndaj drejtuesit t\u00eb nj\u00eb grupi prej 13-15 personash, t\u00eb cil\u00ebt kishin k\u00ebrc\u00ebnuar nj\u00eb ekip t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mbik\u00ebqyrjes s\u00eb Loj\u00ebrave t\u00eb Fatit pasi k\u00ebta t\u00eb fundit kishin sekuestruar 5 makineta APEX t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr kumar ilegal n\u00eb La\u059b\u00e7. Pas k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb zyrtar\u00ebve, grupi i m\u00ebsip\u00ebrm i kishte vjedhur makinetat e loj\u00ebrave t\u00eb fatit dhe drejtuesi i grupit i kishte vazhduar shantazhet edhe p\u00ebrmes telefonit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb korrik 2011, pas 14 muajsh t\u00eb inercis\u00eb totale, subjekti vendosi t\u00eb pushonte hetimin,\u201d thuhet n\u00eb rekomandimin e ONM-s\u00eb, ku shtohet gjithashtu se personi ishte i identifikuar dhe \u00e7\u00ebshtja ishte gati p\u00ebr ngritje akuze.<\/p>\n<p>Sipas v\u00ebzhguesve t\u00eb ONM-s\u00eb, gjetjet e KPK ndikojn\u00eb n\u00eb kriterin e profesionalizmit, pasi provat kund\u00ebr t\u00eb dyshuarit ishin t\u00eb forta, defektet n\u00eb hetim ishin krejt t\u00eb dukshme dhe vepra penale ishte serioze dhe alarmuese.<\/p>\n<p>ONM e konsideron shpjegimin e Hajdarmat\u00ebs si \u201cartificial dhe t\u00eb pabesuesh\u00ebm\u201d dhe k\u00ebrkon q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb rishqyrtohet nga KPA.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb k\u00ebrkohet nga v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb edhe p\u00ebr dosjen e sekuestrimit t\u00eb 11 ton kanabis n\u00eb periferi t\u00eb P\u00ebrmetit n\u00eb prill 2017; hetim i cili pas leht\u00ebsimit t\u00eb akuzave nga Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, u mbyll nga Gjykata e P\u00ebrmetit me d\u00ebnime p\u00ebr moskall\u00ebzim krimi dhe vjedhje energjie elektrike.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse \u00e7\u00ebshtja e m\u00ebsip\u00ebrme nuk u hetua nga Hajdarmataj, ONM kritikon mosveprimin e tij n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb konsiderohet e \u2018nj\u00eb serioziteti unik p\u00ebr nga sasia m\u00eb e madhe e kanabisit e konfiskuar n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, hetimi ishte i ndrojtur, i shkurt\u00ebr dhe pa asnj\u00eb strategji,\u201d argumentojn\u00eb v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Ata kund\u00ebrshtojn\u00eb pretendimin e Hajdarmat\u00ebs se si drejtues nuk mund t\u00eb luante asnj\u00eb rol n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen konkrete, duke gjykuar se ishte e drejta dhe detyrimi i tij q\u00eb t\u00eb ushtronte kontroll mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si po kryhej hetimi.<\/p>\n<p>ONM kritikon edhe Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr derivim nga konkluzioni fillestar, me justifikimin se defektet e evidentuara n\u00eb hetim nuk duhej t\u00eb ishin pjes\u00eb e vetingut p\u00ebr drejtuesin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda.<\/p>\n<p>Mosdakord\u00ebsi t\u00eb ngjashme me p\u00ebrfundimin e KPK-s\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten n\u00eb rekomandim edhe p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb dyt\u00eb q\u00eb lidhej s\u00ebrish me akuza t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Hajdarmataj kritikohej p\u00ebr mosushtrim t\u00eb kompetencave si drejtues i zyr\u00ebs p\u00ebr kontroll.<\/p>\n<p>Objekt i apelimit \u00ebsht\u00eb edhe vendimi p\u00ebr shpallje moskompetence n\u00eb vitin 2013 n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit p\u00ebr hetimin e nj\u00eb gjyqtareje q\u00eb akuzohej p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre.<\/p>\n<p><strong>Pik\u00ebpyetjet mbi vendbanimin <\/strong><\/p>\n<p>Prokurori Besim Hajdarmataj nuk deklaron asnj\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme dhe n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb pyet\u00ebsori t\u00eb KPK-s\u00eb, pohoi se jetonte si mik n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e bler\u00eb nga dy v\u00ebllez\u00ebrit me nj\u00ebrin prej tyre, familjen e tij, n\u00ebn\u00ebn dhe motr\u00ebn. Sipas shpjegimeve t\u00eb prokurorit, apartamenti ishte bler\u00eb p\u00ebr 52 580 euro nga v\u00ebllai q\u00eb jeton n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar dhe v\u00ebllai tjet\u00ebr q\u00eb jeton n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai vet\u00eb kishte kontribuar me 100 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr mobilimin e dhom\u00ebs ku q\u00ebndronte.<\/p>\n<p>ONM ngre dyshime mbi vendbanimin e Hajdarmat\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cambient t\u00eb mbipopulluar\u201d, nd\u00ebrsa shton se ai nuk ka provuar p\u00ebrtej \u00e7do dyshimi me dokumentacion ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb v\u00ebllez\u00ebve si dhe m\u00ebnyr\u00ebn e transferimit t\u00eb parave nga Britania e Madhe n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>\u201cMarr\u00ebdh\u00ebnia e subjektit me k\u00ebt\u00eb pron\u00eb duhet sqaruar m\u00eb tej, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt t\u00eb konkluzionit t\u00eb KPK mbi proporcionalitetin,\u201d thuhet n\u00eb rekomandimin e ONM-s\u00eb, ku theksohet se proporcionaliteti nuk duhet t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb kufizimin e hetimit.<\/p>\n<p>ONM evidenton gjithashtu se Hajdarmataj rezultoi me balanc\u00eb negative p\u00ebr vitet 2010-2013 n\u00eb vler\u00ebn e 980 mij\u00eb lek\u00ebve dhe nuk solli prova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mang\u00ebsi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb verifikime t\u00eb m\u00ebtejshme k\u00ebrkohen edhe p\u00ebr nj\u00eb polic\u00eb sigurimi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit p\u00ebr nj\u00eb automjet.<\/p>\n<p>\u201cI pyetur nga KPK, ai fillimisht mohoi t\u00eb kishte lidhje me makin\u00ebn dhe m\u00eb pas d\u00ebshtoi t\u00eb shpjegonte lidhjen me k\u00ebt\u00eb automjet,\u201d thuhet n\u00eb rekomandimin e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr arsyet e cituara m\u00eb sip\u00ebr, v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb rishikim t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Hajdarmat\u00ebs n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndryshe nga KPK, Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit i faturon ish-kreut t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda hetimet e mang\u00ebta dhe rolin e dob\u00ebt kontrollues n\u00eb mbylljen e disa hetimeve, nd\u00ebrsa ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr vendbanimin e tij n\u00eb nj\u00eb apartament \u201ct\u00eb mbipopulluar nga familjar\u00ebt\u201d.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":75599,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,121,2,473],"tags":[101,133,119,178],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Besim-Hajdarmataj.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Besim Hajdarmataj. Foto: Gent Shkullaku\/LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75598"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75598"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75598\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75600,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75598\/revisions\/75600"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75599"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75598"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75598"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75598"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}