{"id":75601,"date":"2019-12-05T19:14:09","date_gmt":"2019-12-05T18:14:09","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-i-apelit-tirane-genti-xholi-perballet-me-procesin-e-rivleresimit\/2019\/12\/05\/"},"modified":"2023-04-07T05:01:35","modified_gmt":"2023-04-07T03:01:35","slug":"prokurori-i-apelit-tirane-genti-xholi-perballet-me-procesin-e-rivleresimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-i-apelit-tirane-genti-xholi-perballet-me-procesin-e-rivleresimit\/2019\/12\/05\/","title":{"rendered":"Prokurori i Apelit Tiran\u00eb, Genti Xholi p\u00ebrballet me procesin e rivler\u00ebsimit"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Apelit ka kund\u00ebrshtuar gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore gjetjet e KPK-s\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb e vjehrrit, person i lidhur me subjektin q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrdorim nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_66445\" aria-describedby=\"caption-attachment-66445\" style=\"width: 572px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Genti-Xholi.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-66445 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Genti-Xholi-572x400.jpg\" alt=\"\" width=\"572\" height=\"400\" data-id=\"66445\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-66445\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Apelit Tiran\u00eb, Genti Xholi | Foto : Edmodn Hoxhaj\/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Genti Xholi u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 5 dhjetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit KPK. Trupa gjykuese q\u00eb po kryen procesin e vetingut p\u00ebr prokurorin Xholi p\u00ebrb\u00ebhet nga Etleda \u00c7iftja kryesuese, Firdes Suli relatore dhe Roland Ilia an\u00ebtar. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Mia Roessingh.<\/p>\n<p>Genti Xholi e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000, si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, institucion t\u00eb cilin e ka drejtuar p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe. N\u00eb vitin 2010, ai \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Apelit Tiran\u00eb, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn vazhdon ta kryej\u00eb edhe pas 9 vitesh.<\/p>\n<p>Sipas relatores Firdes Shuli, prokurori Xholi ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting nj\u00eb akt noterial p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb e p\u00ebrfituar nga gjyshi i ndjer\u00eb, truall me sip\u00ebrfaqe 303 m2 dhe t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie. Sipas Komisionit, kjo pron\u00eb i p\u00ebrkiste gjyshit t\u00eb prokurorit Xholi dhe \u00ebsht\u00eb konkluduar se deklarimet e tij p\u00ebrputhen me dokumentacionet e verifikuara. Shuli tha se nuk rezulton q\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb pron\u00eb t\u00eb ket\u00eb konflikte p\u00ebr shkak t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni identifikon paqart\u00ebsi p\u00ebr likuidimin e vler\u00ebs s\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 146.3 m2 t\u00eb bler\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2010 n\u00eb Pogradec. Sipas relatores Shuli, subjekti ka shpjeguar se 3 milion\u00eb i ka paguar kur ka lidhur kontrat\u00ebn, kurse 1 milion 15 dit\u00eb m\u00eb von\u00eb kur bashk\u00ebshortja ka marr\u00eb nj\u00eb kredi. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, prokurori Xholi sqaroi se kishte nj\u00eb diferenc\u00eb kohore 15 dit\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vler\u00ebs, pasi shuma 3 milion\u00eb ishte depozituar n\u00eb fillim. Ai pohoi se bashk\u00ebshortja punonte n\u00eb Raiffeisen Bank dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye e p\u00ebrfitonte kredin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr dhe pa kolateral.<\/p>\n<p>Shuli tha se nga hetimi administrativ \u00ebsht\u00eb konstatuar se n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2016, vjehrri i ka dh\u00ebn\u00eb prokurorit xholi n\u00eb p\u00ebrdorim nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb. Komisioni e ka konsideruar vjehrrin si person tjet\u00ebr t\u00eb lidhur dhe ka hetuar lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri. Sipas relatores Shuli nuk \u00ebsht\u00eb konstatuar konflikt interesi apo probleme t\u00eb tjera n\u00eb blerjen e k\u00ebtij apartamenti n\u00eb vitin 2013 p\u00ebr vler\u00ebn 7.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK ka hetuar edhe p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb vjehrrit t\u00eb prokurorit Xholi p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti, nga ka konstatuar se nuk ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme. Shuli shpjegoi se \u00ebsht\u00eb konstatuar se vjehrri i Xholit ka pasur 2.3 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura nga aktiviteti i tij privat dhe nga f\u00ebmij\u00ebt e tij mbi 6 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb tjera. Por, Komisioni ka gjetur se babai i bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit ka bler\u00eb edhe pasuri t\u00eb tjera me vler\u00eb 10.6 milion\u00eb lek\u00eb. Relatorja tha se prokurori Xholi ka dh\u00ebn\u00eb sqarime t\u00eb detajuara dhe ka paraqitur dokumente p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb gjetje, Xholi tha se e p\u00ebrdorte p\u00ebrkoh\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb apartament. Ai shpjegoi se n\u00eb vitin 2016 ishte detyruar t\u00eb largohej nga banesa ku ishte rritur e kishte jetuar me familjen e tij q\u00eb kishte qen\u00eb pron\u00eb e gjyshit, pasi ishte s\u00ebmurur r\u00ebnd\u00eb daja dhe kishte mbyllur aktivitetin e tij. \u201cDaja mbylli aktivitetin se e kishte t\u00eb pamundur dhe dy prej tre dhomave u kthyen n\u00eb magazin\u00eb ku u vendos\u00ebn gjith\u00eb mallrat, pasi magazinat e m\u00ebparshme i kishte pasur me qira. N\u00eb k\u00ebto kushte nuk mund t\u00eb q\u00ebndroja m\u00eb aty dhe vjehrri ndihmoi vajz\u00ebn e tij dhe mua n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast q\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb tek apartamenti i tij, pa qira\u201d, shpjegoi prokurori Xholi. Ai theksoi se kunati e kishte vendosur k\u00ebt\u00eb apartament si kolateral p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb kredi. M\u00eb pas Xholi shpjegoi se nuk kishte par\u00eb p\u00ebr apartament tjet\u00ebr pasi ishte duke pritur q\u00eb s\u00eb bashku me bashk\u00ebpronaren, tezen e tij, t\u00eb shisnin banes\u00ebn e trash\u00ebguar nga gjyshi. Sipas Xholit, trualli dhe banesa gjenden n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs dhe kan\u00eb nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p>Lidhur me balanc\u00ebn negative t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb vjehrrit, Xholi tha se i ishin drejtuar nj\u00eb eksperti kontab\u00ebl i cili kishte konkluduar n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb ndryshme nga ajo e raportit t\u00eb Komisionit. \u201cT\u00eb ardhurat e kalojn\u00eb shum\u00eb her\u00eb vler\u00ebn e apartamentit\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Interesimit t\u00eb v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare Mia Roessing lidhur me koh\u00ebn e q\u00ebndrimit n\u00eb apartamentin e vjehrrit dhe n\u00ebse paguante kompensim, Xholi ju p\u00ebrgjigj duke th\u00ebn\u00eb se shlyente vet\u00ebm taksat, por se nuk paguante qira. \u201cNuk kam nd\u00ebrprer\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb marr sht\u00ebpi me qira, por po p\u00ebrpiqemi t\u00eb investojm\u00eb n\u00eb pasurin\u00eb ton\u00eb\u201d, theksoi Xholi duke ju referuar pron\u00ebs s\u00eb l\u00ebn\u00eb nga gjyshi i tij.<\/p>\n<p>Prokurori i Apelit Tiran\u00eb, Genti Xholi u vler\u00ebsua n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi pozitivisht p\u00ebr profesionalizimin. Por, Komisioni indetifikon nj\u00eb dosje t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga ai n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Tiran\u00eb, ku kjo e fundit ka rr\u00ebzuar vendimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb prokurorit q\u00eb e ka hetuar \u00e7\u00ebshtjen duke urdh\u00ebruar kryerjen e veprimeve hetimore. Sipas relatores Shuli b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr pushimin e hetimit p\u00ebr nj\u00eb person t\u00eb proceduar p\u00ebr shkelje t\u00eb rregullave t\u00eb qarkullimit rrugor me pasoj\u00eb vdekjen e nj\u00eb personi. Bashk\u00ebshortja e t\u00eb ndjerit e ka ankimuar, por Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb e ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e pushimit. Pasi e ka ankimuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit, kjo e fundit ka vendosur urdh\u00ebrimin e prokuroris\u00eb t\u00eb verifikoj\u00eb pamjet e disa kamerave t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb vendngjarje. Prokurori Xholi tha se nuk ishte ai p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr kryerjen e k\u00ebtyre veprimeve hetimore, por prokurori i prokuroris\u00eb s\u00eb rrethit. \u201cAksidentet hetohen bazuar n\u00eb aktin e ekspertimit. Ekspert\u00ebt nuk ngrinin dyshime si ato q\u00eb pretendohen nga ankuesi. Isha i bindur se nuk kishte element\u00eb t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr tu verifikuar dhe dol\u00ebm n\u00eb p\u00ebrfundimin se viktima kishte qen\u00eb shkaktari i aksidentit\u201d, pohoi prokurori Xholi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK dhe Komisioni e konsiderojn\u00eb Xholin t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, prokurori Genti Xholi e cil\u00ebsoi procesin e rivler\u00ebsimit si \u201cmjaft sqarues\u201d. \u201cKa pasur paqart\u00ebsi se edhe un\u00eb s\u2019kam qen\u00eb i qart\u00eb. Komisioni ka qen\u00eb mjaft objektiv dhe i qart\u00eb. Pyetjet kan\u00eb qen\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb qarta. K\u00ebrkoj t\u00eb vler\u00ebsohem objektivisht dhe t\u00eb konfirmohem n\u00eb detyr\u00eb\u201d, p\u00ebrfundoi prokurori Xholi. KPK njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 10 dhjetor, ora 09:15.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Apelit ka kund\u00ebrshtuar gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore gjetjet e KPK-s\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb e vjehrrit, person i lidhur me subjektin q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrdorim nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75602,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,473],"tags":[769,118,171,149,228],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Genti-Xholi.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Apelit Tiran\u00eb, Genti Xholi | Foto : Edmodn Hoxhaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75601"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75601"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75601\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75603,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75601\/revisions\/75603"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75602"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75601"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75601"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75601"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}