{"id":75604,"date":"2019-12-05T17:41:53","date_gmt":"2019-12-05T16:41:53","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kredia-e-bute-i-hap-telashe-gjyqtarit-te-krimeve-te-renda\/2019\/12\/05\/"},"modified":"2023-04-07T05:01:39","modified_gmt":"2023-04-07T03:01:39","slug":"kredia-e-bute-i-hap-telashe-gjyqtarit-te-krimeve-te-renda","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kredia-e-bute-i-hap-telashe-gjyqtarit-te-krimeve-te-renda\/2019\/12\/05\/","title":{"rendered":"Kredia e but\u00eb i hap telashe gjyqtarit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda"},"content":{"rendered":"<p>Veprimet juridike p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb p\u00ebr strehim i kan\u00eb hapur telashe gjyqtarit Klodian Kurushi gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_66440\" aria-describedby=\"caption-attachment-66440\" style=\"width: 545px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/klodiankurushi.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-66440 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/klodiankurushi-545x400.jpg\" alt=\"\" width=\"545\" height=\"400\" data-id=\"66440\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-66440\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Gjykat\u00ebs p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Klodian Kurushi | Foto nga: Edmond Hoxhaj\/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Klodian Kurushi u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 5 dhjetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese q\u00eb po kryen procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr subjektin p\u00ebrb\u00ebhet nga Suela Zhegu kryesuese, Alma Faskaj relatore dhe Lulzim Hamitaj an\u00ebtar. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Klodian Kurushi ka p\u00ebrfunduar Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2001 dhe e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi nga Gjykata e Sarand\u00ebs. N\u00eb n\u00ebntor 2005, Kurushi \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn vazhdon ta kryej\u00eb edhe pas 14 vitesh. Ai \u00ebsht\u00eb angazhuar gjithashtu n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie, si pedagog n\u00eb Fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb si dhe ekspert dhe trajnues n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>Relatorja Suela Zhegu pohoi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se Komisioni e ka p\u00ebrfunduar hetimin administrativ p\u00ebr Kurushin n\u00eb t\u00eb tri kriteret, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizimit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb relatimit Kurushi u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizimin; nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni identifikoi dy gjetje lidhur me veprime t\u00eb mundshme fiktive n\u00eb p\u00ebrfitimin e nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat ai dha shpjegime duke mos i konsideruar si t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>K\u00ebto gjetje jan\u00eb identifikuar gjat\u00eb verifikimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Kurushit me sip\u00ebrfaqe 79.8 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2013 me vler\u00eb totale 6.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si burim krijimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, Kurushi ka deklaruar nj\u00eb kredi me kushte leht\u00ebsuese 5 milion\u00eb lek\u00eb dhe t\u00eb ardhura nga puna. Nga kredia ka rezultuar t\u00eb mos jen\u00eb shlyer ende 2.5 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb, \u00ebsht\u00eb konstatuar se sip\u00ebrfaqja ka qen\u00eb 83.8 m2. Sipas relatores Zhegu, gjyqtari Kurushi ka shpjeguar se diferenca ishte sip\u00ebrfaqja e p\u00ebrbashk\u00ebt e zbritur nga kontrata e porosis\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr k\u00ebstin e par\u00eb 5 milion\u00eb lek\u00eb dhe t\u00eb fundit 1300 euro nuk jan\u00eb identifikuar problematika, p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb, Komisioni konstaton munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme n\u00eb vler\u00ebn -215 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Zhegu theksoi se gjat\u00eb hetimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament \u00ebsht\u00eb konstatuar se p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kredin\u00eb e but\u00eb, gjyqtari Kurushi ka dor\u00ebzuar nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje tjet\u00ebr, p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 109 m2.<\/p>\n<p>\u201cSipas k\u00ebsaj kontrate \u00e7mimi ishte 60 mij\u00eb euro dhe sh\u00ebnohet se subjekti e ka shlyer k\u00ebt\u00eb apartament\u201d, pohoi relatorja Zhegu e cila shtoi se kjo kontrat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar as n\u00eb deklaratat periodike dhe as n\u00eb at\u00eb veting. Komisioni ka hetuar p\u00ebr konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi mes gjyqtarit Kurushi dhe administratorit t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie nd\u00ebrtuese, por nuk \u00ebsht\u00eb konstatuar nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se duket q\u00eb Kurushi t\u00eb ket\u00eb vendosur marr\u00ebdh\u00ebnie fiktive p\u00ebr p\u00ebrfitimin m\u00eb von\u00eb t\u00eb nj\u00eb apartamenti dhe ka k\u00ebrkuar shpjegime nga subjekti.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti ka shpjeguar se ka pasur miq\u00ebsi me nj\u00eb prej ortak\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Ai ka th\u00ebn\u00eb se kontrata \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb mir\u00ebbesim dhe se duke qen\u00eb se ndryshoi destinacioni dhe u kthye n\u00eb shkoll\u00eb \u00ebsht\u00eb zgjidhur n\u00eb heshtje\u201d, pohoi Zhegu. Sipas relatores Zhegu, Kurushi ka pretenduar se nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb veprim financiar, por \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar me q\u00ebllim q\u00eb m\u00eb von\u00eb, pas \u00e7eljes s\u00eb kredis\u00eb, t\u00eb niste dhe pagimi. Ajo sqaroi se edhe administratori ka pohuar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Kurushi u ndal gjat\u00eb tek kjo gjetje e KPK-s\u00eb. Ai tha se nuk i kishte shkuar kurr\u00eb nd\u00ebrmend t\u00eb kryente veprime fiktive apo t\u00eb kund\u00ebrligjshme.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam lidhur nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje me q\u00ebllim blerjen e nj\u00eb apartamenti. Ishte moment i art\u00eb, ku p\u00ebr shkak t\u00eb ligjit u p\u00ebrfshiva n\u00eb list\u00ebn p\u00ebr t\u2019u trajtuar me kredi t\u00eb but\u00eb. Nuk isha i pari, kishte pasur t\u00eb tjer\u00eb para meje q\u00eb kishin p\u00ebrfituar k\u00ebt\u00eb lloj kredie. Emri im kishte shkuar tek Raiffeisen Bank\u201d, tha ai duke shpjeguar se p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese n\u00eb fjal\u00eb e kishte njohur para viteve 2000 dhe jo p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs si gjyqtar.<\/p>\n<p>\u201cU hartua kontrata e sip\u00ebrmarrjes n\u00eb zyrat e shoq\u00ebris\u00eb dhe i k\u00ebrkova t\u00eb shkruhej se k\u00ebsti i par\u00eb do paguhej me kredi. Kur m\u00eb erdhi kredia n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2007 dhe shkova t\u00eb paguaja, por ai m\u00eb tha se kishte mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb ndryshonte destinacioni i objektit dhe n\u00ebse do t\u00eb merrte licenc\u00ebn do t\u00eb m\u00eb ktheheshin parat\u00eb. Ishte situat\u00eb e pasigurt\u201d, pohoi para Komisionit Kurushi.<\/p>\n<p>Ai theksoi se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb kishte pasur nevoj\u00eb p\u00ebr strehim dhe po paguante k\u00ebstet e kredis\u00eb k\u00ebshtu q\u00eb kishte mbyllur marr\u00ebveshjen me mir\u00ebkuptim. Kurushi pohoi se i kishte k\u00ebrkuar bank\u00ebs q\u00eb t\u00eb ndryshonte dokumentacionin, po nuk ishte pranuar prej saj.<\/p>\n<p>Relatorja Alma faskaj e pyeti Kurushin se, n\u00ebse do t\u00eb trajtonte nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb till\u00eb si gjyqtar, si do t\u00eb arsyetonte.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb fiktive, duhet t\u00eb jet\u00eb me besim dhe e sinqert\u00eb. Besoj se ka qen\u00eb e till\u00eb dhe s\u2019ka pasur ndonj\u00eb fshehje. Nuk kishte konflikt\u201d, pohoi Kurushi. Ai shtoi se kishte qen\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb paguante sapo ishte disbursuar kredia duke treguar se destinacioni i vet\u00ebm ishte pagesa e apartamentit.<\/p>\n<p>\u201cKur kam shkuar tek dega e bank\u00ebs me kontrat\u00ebn e dyt\u00eb m\u00eb than\u00eb se nuk mi jepnin dokumentet e kontrat\u00ebs s\u00eb par\u00eb\u201d, tha Kurushi.<\/p>\n<p>Dhe kur v\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Elka Ermenkova e pyeti n\u00ebse kjo kontrat\u00eb duhej t\u00eb ishte revokuar, Kurushi u p\u00ebrgjigj pozitivisht. Pyetjes se p\u00ebrse e kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb vitin 2019, Kurushi ju p\u00ebrgjigj se nuk kishin b\u00ebr\u00eb nj\u00eb akt formal revokimi, por se e kishin mbyllur me mir\u00ebkuptim dhe kontrata ishte kryer s\u00eb fundmi p\u00ebr t\u00eb bindur Komisionin p\u00ebr marr\u00ebveshjen q\u00eb kishin pasur me nd\u00ebrtuesin.<\/p>\n<p>Komisioni identifikoi edhe mosdeklarimin e nj\u00eb huaje n\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga babai. Zhegu tha se gjyqtari Kurushi ka shpjeguar se nuk e ka marr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb hua. \u201cSubjekti duket se ka krijuar marr\u00ebdh\u00ebnie huaje fiktive me baban\u00eb e tij\u201d, tha Zhegu e cila shtoi se subjekti ka shpjeguar se vlera 5 milion\u00eb lek\u00eb e kontrat\u00ebs hua ishte e apartamentit t\u00eb babait, q\u00eb u la si garanci p\u00ebr kredin\u00eb dhe se kjo gj\u00eb i ishte k\u00ebrkuar nga banka.<\/p>\n<p>\u201cKur shkova tek banka m\u00eb than\u00eb se dokumenti nuk \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb. duhet t\u00eb ket\u00eb edhe nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale dhe m\u00eb than\u00eb se kjo gj\u00eb ishte kusht. M\u00eb than\u00eb se mund ta b\u00ebj\u00eb \u00e7do kush q\u00eb \u00ebsht\u00eb madhor, q\u00eb un\u00eb t\u00eb rezultoja debitor\u201d, shpjegoi Kurushi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore duke theksuar se kishte zgjedhur baban\u00eb pasi ishte pik\u00ebrisht ai q\u00eb po vendoste si kolateral apartamentin e tij p\u00ebr kredin\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb ishte e barabart\u00eb me at\u00eb t\u00eb huas\u00eb. \u201cNuk mund t\u00eb jet\u00eb fiktive pasi babai kishte lidhje se kishte vendosur apartamentin e tij si garanci\u201d, pohoi Kurushi i cili shtoi se vlera e apartamentit t\u00eb t\u00eb atit ishte m\u00eb e madhe se 5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb garazh me sip\u00ebrfaqe 18 m2 me vler\u00eb 7000 euro me burim krijimi pagat dhe shp\u00ebrblimet, Komisioni identifikoi munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare n\u00eb shlyerjen e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb 6000 euro me balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn -640 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk jan\u00eb gjetur probleme n\u00eb deklarimin e nj\u00eb autoveture tip \u201cBenz\u201d t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2014 n\u00eb vler\u00ebn p\u00ebr 5 mij\u00eb euro, p\u00ebr nj\u00eb llogari rrjedh\u00ebse n\u00eb shum\u00ebn 250 mij\u00eb lek\u00eb, nj\u00eb kontrat\u00eb depozite t\u00eb p\u00ebr p\u00ebrbashk\u00ebt me bashk\u00ebshorten n\u00eb vler\u00ebn 8700 euro, t\u00eb krijuar nga paga e saj si pedagoge n\u00eb Fakultetin e Mjek\u00ebsis\u00eb dhe pagat e tij. Edhe depozitat n\u00eb em\u00ebr t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, nj\u00eb pjes\u00eb e vlerave t\u00eb t\u00eb cilave ishin dhurat\u00eb kan\u00eb rezultuar t\u00eb sakta.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Kurushi ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme financiare edhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb gjendje\u2019 cash\u2019 n\u00eb vler\u00ebn 470 mij\u00eb t\u00eb pasqyruar vet\u00ebm n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Po ashtu, nga hetimi administrativ ka rezultuar i sakt\u00eb deklarimi i nj\u00eb apartamenti banimi me sip\u00ebrfaqe 62 m2 bler\u00eb nga bashk\u00ebshortja n\u00eb vitin 2008, para lidhjes s\u00eb martes\u00ebs dhe nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 13 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Komisioni ka konsideruar si persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur edhe prind\u00ebrit e Kurushit, p\u00ebr shkak se rezultojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn certifikat\u00eb familjare deri n\u00eb vitin 2005 dhe p\u00ebr shkak t\u00eb dhuratave p\u00ebr vajz\u00ebn. Zhegu tha se \u00ebsht\u00eb konstatuar nj\u00eb mungese burimesh n\u00eb vler\u00ebn -336 mij\u00eb lek\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Kurushi e konsideroi munges\u00eb t\u00eb kujdesit t\u00eb tij mos pasqyrimin e gjendjeve cash n\u00eb dekalarat peridoike deri n\u00eb vitin 2011. \u201cKomisioni ka konstatuar teprica \u00e7do vit, q\u00eb n\u00ebse konsiderohen e kalojn\u00eb dyfish munges\u00ebn e vler\u00ebs prej rreth -800 mij\u00eb lek\u00eb\u201d, tha ai. \u201cN\u00eb vitin 2007 kisha kursyer rreth 500 mij\u00eb lek\u00eb dhe kjo del nga tabelat e Komisioni. Pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2008. E kam pasur at\u00eb vler\u00eb. E nj\u00ebjta situat\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe kur kam paguar k\u00ebstin e par\u00eb t\u00eb garazhit\u201d, shpjegoi gjyqtari Kurushi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore lidhur me balancat negative.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtari Florian Kurushi fal\u00ebnderoi trup\u00ebn gjyq\u00ebsore q\u00eb po kryen rivler\u00ebsimin e tij p\u00ebr hetimin dhe rezultatin.<\/p>\n<p>\u201cFaleminderit p\u00ebr gjith\u00eb dyshimet q\u00eb m\u00eb hoq\u00ebt. E v\u00ebrteta n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mir\u00eb. Besoj n\u00eb pun\u00ebn time dhe mendoj se e kam bindur Komisionin\u201d, pohoi gjyqtari Kurushi duke k\u00ebrkuar konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 10 dhjetor, ora 09:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Veprimet juridike p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb p\u00ebr strehim i kan\u00eb hapur telashe gjyqtarit Klodian Kurushi gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75605,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,473],"tags":[439,107,770,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/klodiankurushi.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Gjykat\u00ebs p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Klodian Kurushi | Foto nga: Edmond Hoxhaj\/BIRN ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75604"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75604"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75604\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75606,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75604\/revisions\/75606"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75605"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75604"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75604"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75604"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}