{"id":75610,"date":"2019-12-04T21:45:12","date_gmt":"2019-12-04T20:45:12","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/perplasja-per-kreun-e-kadastres-se-durresit-nxjerr-krye-ne-vetingun-e-anita-jelles\/2019\/12\/04\/"},"modified":"2023-04-07T05:02:00","modified_gmt":"2023-04-07T03:02:00","slug":"perplasja-per-kreun-e-kadastres-se-durresit-nxjerr-krye-ne-vetingun-e-anita-jelles","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/perplasja-per-kreun-e-kadastres-se-durresit-nxjerr-krye-ne-vetingun-e-anita-jelles\/2019\/12\/04\/","title":{"rendered":"P\u00ebrplasja p\u00ebr kreun e Kadastr\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit nxjerr krye n\u00eb vetingun e Anita Jell\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, Anita Jella u kritikua nga Jacobs p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebzim t\u00eb l\u00ebshuar prej saj p\u00ebr mosarrestimin e kreut t\u00eb Kadastr\u00ebs, Liridon Pula, i cili ishte injoruar nga prokurori i \u00e7\u00ebshtjes. Prokurorja u p\u00ebrball me nj\u00eb seri pyetjesh edhe p\u00ebr hetimin e pushuar ndaj nj\u00eb gjyqtareje.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_66409\" aria-describedby=\"caption-attachment-66409\" style=\"width: 546px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Anita-Jella-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-66409\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Anita-Jella-KPK-546x400.jpg\" alt=\"\" width=\"546\" height=\"400\" data-id=\"66409\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-66409\" class=\"wp-caption-text\">Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, Anita Jella n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Malton Dibra\/ LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Pas dy muajsh shtyrje, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit d\u00ebgjoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn drejtuesen e Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, Anita Jella, nj\u00ebkoh\u00ebsisht kandidate p\u00ebr nj\u00eb vend n\u00eb Struktur\u00ebn e Posa\u00e7me Anti Korrupsion, SPAK.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese q\u00eb hetoi \u00e7\u00ebshtjen, e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Valbona Sanxhaktari dhe an\u00ebtare Etleda \u00c7iftja, b\u00ebri me dije se Jella ishte hetuar n\u00eb t\u00eb tre kriteret dhe ishte rihetuar pas nj\u00eb informacioni t\u00eb ardhur nga Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit dhe disa denoncimeve n\u00eb media.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u b\u00eb me dije se ndaj Jell\u00ebs ishin b\u00ebr\u00eb hetime t\u00eb thelluara mbi pasurin\u00eb dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb personash t\u00eb lidhur, figur\u00ebn e saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit si dhe mbi profesionalizmin. Relatorja vuri n\u00eb dukje kalimin e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs mbi nj\u00eb apartament n\u00eb Durr\u00ebs dhe po ashtu edhe p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb Peqin.<\/p>\n<p>Barr\u00eb prove po ashtu i ishte kaluar Jell\u00ebs edhe mbi figur\u00ebn e bashk\u00ebshortit \u2013gjithashtu prokuror, p\u00ebr t\u00eb cilin ishin kryer nj\u00eb s\u00ebr\u00eb verifikimesh n\u00eb Itali. Po ashtu, Jell\u00ebs i ishin hetuar pas denoncimeve n\u00eb media nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh. KPK b\u00ebri me dije se 20 dosje ishin marr\u00eb n\u00eb shqyrtim pas denoncimeve n\u00eb dy portale.<\/p>\n<p>Nga relatimi rezultoi se Jella ishte rihetuar kryesisht mbi q\u00ebndrimin e saj si drejtuese e Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit sa i p\u00ebrket hetimeve ndaj drejtuesve t\u00eb Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs p\u00ebr pronat n\u00eb bregdetin e Durr\u00ebsit dhe vonimin me disa dit\u00eb t\u00eb ekzekutimit t\u00eb urdh\u00ebr-ndalimit t\u00eb k\u00ebrkuar nga nj\u00eb prej prokuror\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb drejtues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb ASHK-s\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs, si\u00e7 doli n\u00eb seanc\u00eb, kishte vizituar prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb informacioneve mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Jacobs ishte aktiv n\u00eb seanc\u00eb, nd\u00ebrsa akuzoi Jell\u00ebn p\u00ebr \u201cpun\u00eb t\u00eb dob\u00ebt\u201d n\u00eb nj\u00eb rast hetimi q\u00eb ajo kishte ndjekur si prokurore dhe po ashtu vuri n\u00eb dukje se kishte\u00a0 \u201cmjegull mbi apartamentin\u201d dhe qasje kontradiktore t\u00eb saj nga pozicioni i drejtueses n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje, q\u00eb sipas tij linin dyshime se ishte favorizuar i pandehuri.<\/p>\n<p>Jella sqaroi n\u00eb seanc\u00eb q\u00ebndrimet e saj sa i p\u00ebrket pasuris\u00eb, duke shpjeguar se ajo ishte vendosur me burime t\u00eb ligjshme. Ajo solli nj\u00eb seri fotosh q\u00eb i ishin k\u00ebrkuar nga KPK. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ajo mohoi akuzat e Jacobs dhe dha shpjegim p\u00ebr q\u00ebndrimet e saj n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e p\u00ebrmendura. Jella tha se vonesa e pretenduar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e pronave justifikohej me faktin se n\u00eb prokurori kishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht dy hetime p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen dhe se ajo kishte synuar t\u00eb rakordonte prokuror\u00ebt, duke i dh\u00ebn\u00eb prioritet hetimit proaktiv q\u00eb sipas saj rezultoi i suksesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Anita Jella \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr 15 prokuror\u00ebt e zgjedhur nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, SPAK dhe procesi i vetingut \u00ebsht\u00eb hallka e fundit q\u00eb i duhet p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb post.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrballja me Jacobs <\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 4 tetor, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi t\u00eb shtyj\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb d\u00ebgjimore p\u00ebr drejtuesen e prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, Anita Jella, pas gjetjeve t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs, gjykata e faktit vendosi mas\u00eb sigurie me burg p\u00ebr drejtuesin e Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs, Liridon Pulaj. Po ashtu, mas\u00eb sigurie u vendos edhe ndaj nj\u00eb punonj\u00ebseje t\u00eb ASHK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori i \u00e7\u00ebshtjes, Arjan Ndoja u sulmua n\u00eb at\u00eb moment publikisht nga zv.kryeministri Erjon Bra\u00e7e p\u00ebr lidhje me krimin e organizuar. Ndoja m\u00eb von\u00eb u sulmua n\u00eb nj\u00eb atentat, n\u00eb t\u00eb cilin mbeti i vrar\u00eb shoferi i tij, nd\u00ebrsa ishte n\u00eb makin\u00eb me nj\u00eb person t\u00eb skeduar prej policis\u00eb dhe t\u00eb proceduar penalisht. K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb madje k\u00ebrkoi hetimin disiplinor ndaj Ndoj\u00ebs bazuar mbi k\u00ebt\u00eb kontakt.<\/p>\n<p>Disa jav\u00eb pas arrestimit t\u00eb Pul\u00ebs, m\u00eb 22 tetor, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb prokurorit tjet\u00ebr t\u00eb Durr\u00ebsit Afrim Shehu, gjykata urdh\u00ebron masa sigurie me burg p\u00ebr 9 ish-zyrtar\u00eb t\u00eb ASHK-s\u00eb dhe disa persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb akuzuar p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsim pronash publike. Dosjet i referohen nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pronash n\u00eb zon\u00ebn e lakmuar t\u00eb Kepit t\u00eb Rodonit.\u00a0 68 mij\u00eb metra katror\u00eb tok\u00eb dyshohej se ishin p\u00ebrvet\u00ebsuar p\u00ebrmes falsifikimeve.<\/p>\n<p>P\u00ebrplasja n\u00eb prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit mbi k\u00ebto dy dosje u rikthye n\u00eb sken\u00eb\u00a0 t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, kur drejtuesja Jella u p\u00ebrball me pyetjet e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar Theo Jacobs. Nga marrja n\u00eb pyetje e Jacobs dhe gjetjet e KPK-s\u00eb u b\u00eb e qart\u00eb se dy hetimet ishin p\u00ebrplasur n\u00eb zyr\u00ebn e Jell\u00ebs dhe kjo e fundit, si\u00e7 shpjegoi n\u00eb seanc\u00eb, i kishte dh\u00ebn\u00eb prioritet hetimit t\u00eb nisur nga Shehu.<\/p>\n<p>Jacobs tha se kjo kishte vonuar arrestimin, edhe pse si\u00e7 doli nga procedura, prokurori q\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb Ndoja, kishte refuzuar t\u00eb ndiqte k\u00ebshill\u00ebn e Jell\u00ebs dhe kishte d\u00ebrguar p\u00ebr mas\u00eb sigurimi dosjen ndaj Liridon Pul\u00ebs. Jacobs tha se q\u00ebndrimi i prokurores kishte favorizuar t\u00eb pandehurin dhe se masa e siguris\u00eb ishte pranuar n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Jella e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb pretendim t\u00eb v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ajo tha se dit\u00ebn q\u00eb kishte nisur kjo \u00e7\u00ebshtje, ajo ishte duke u marr\u00eb me vetingun dhe se k\u00ebrkesa nga prokurori i kishte mb\u00ebrritur n\u00eb limit t\u00eb orarit zyrtar dhe se ia kishte p\u00ebrcjell\u00eb at\u00eb z\u00ebvend\u00ebsdrejtuesit. Jella vuri n\u00eb dukje se kishte qen\u00eb ky i fundit q\u00eb e kishte informuar se personat p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkohej ndalimi, ishin pjes\u00eb e nj\u00eb hetimi proaktiv t\u00eb nisur tashm\u00eb nga Prokuroria e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kishte k\u00ebrkuar nj\u00eb mbledhje t\u00eb prokuror\u00ebve p\u00ebr t\u2019u rakorduar. Mbledhja ishte caktuar t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, por n\u00eb t\u00eb ishte paraqitur vet\u00ebm nj\u00eb nga prokuror\u00ebt. Jella tha se nuk ishin mbajtur sh\u00ebnime n\u00eb mbledhje, gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u kritikua nga Jacobs, por q\u00eb sipas saj ishte praktik\u00eb pune n\u00eb prokurori.<\/p>\n<p>Ajo tha se prov\u00eb ishte raporti i prokurorit tjet\u00ebr me e-mail mbi dosjen q\u00eb ai kishte n\u00eb hetim dhe mesazhet d\u00ebrguar prokurorit, q\u00eb nuk u paraqit nga sekretaria e prokuroris\u00eb. Pas k\u00ebtij raporti, Jella kishte nxjerr\u00eb nj\u00eb udh\u00ebzim p\u00ebr prokurorin, q\u00eb si\u00e7 kuptoi BIRN \u00ebsht\u00eb Arjan Ndoja, p\u00ebr t\u00eb mos proceduar me arrestimin. Ky i fundit, si\u00e7 tha Jacobs, kishte vendosur ta \u201cd\u00ebrgonte n\u00eb ferr\u201d udh\u00ebzimin dhe kishte vijuar me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb gjykat\u00eb mas\u00ebn e siguris\u00eb, e cila ishte sigluar nga Jella.<\/p>\n<p>Jella vuri n\u00eb dukje se udh\u00ebzimi nuk ishte detyrues, se arrestimi nuk ishte vonuar pa arsye dhe se ajo kishte k\u00ebrkuar takimin e prokuror\u00ebve n\u00eb baz\u00eb t\u00eb funksionit p\u00ebr t\u00eb rakorduar hetimet, pasi nd\u00ebrkoh\u00eb vijonte nj\u00eb hetim proaktiv ndaj t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebve zyrtar\u00eb.<\/p>\n<p>Jella tha se ky procedim i dyt\u00eb penal, q\u00eb i referohet arrestimit t\u00eb 17 zyrtar\u00ebve dhe punonj\u00ebsve t\u00eb Kadastr\u00ebs rezultoi i suksesh\u00ebm, nd\u00ebrsa vuri n\u00eb dukje se masa e siguris\u00eb ndaj zyrtarit t\u00eb k\u00ebrkuar nga Ndoja ishte ndryshuar nga Apeli, duke i dh\u00ebn\u00eb asaj t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr munges\u00ebn e provave n\u00eb at\u00eb moment.<\/p>\n<p>Por me gjuh\u00eb plot ngjyra, Jacobs e p\u00ebrdori q\u00ebndrimin aktiv t\u00eb Jell\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast si kontradikt\u00eb me nj\u00eb hetim tjet\u00ebr, n\u00eb t\u00eb cilin ajo nuk kishte nd\u00ebrhyr\u00eb, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje kompetencat.<\/p>\n<p>Sipas Jacobs, hetimi kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb Durr\u00ebs pas shpalljes s\u00eb moskomptenc\u00ebs nga Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda kishte t\u00eb b\u00ebnte me gjyqtaren e Tiran\u00ebs me inicialet Z.S. Prokurori i \u00e7\u00ebshtjes- tha Jacobs kishte d\u00ebrguar \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr pushim n\u00eb gjykat\u00eb, por kjo e kishte kthyer pas p\u00ebr rihetim, duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb goditje prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, por edhe vet\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb prokuroris\u00eb q\u00eb drejtohej nga Jella.<\/p>\n<p>Ai po ashtu vuri n\u00eb dukje se hetimet n\u00eb Durr\u00ebs ishin b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb person civil, nd\u00ebrsa nuk ishte ngritur \u00e7\u00ebshtje ndaj gjyqtares.\u00a0 Ai tha se Jella n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kishte qen\u00eb pasive, duke th\u00ebn\u00eb se nuk mund t\u00eb nd\u00ebrhynte n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e prokurorit konkret.\u00a0 \u201cJu duhet t\u00eb sqaroni se pse ishit aktive n\u00eb nj\u00eb rast dhe pse fshiheni pas kompetencave n\u00eb rastin tjet\u00ebr,\u201d tha Jacobs, nd\u00ebrsa shtoi se i krijohej p\u00ebrshtypja q\u00eb n\u00eb t\u00eb dy rastet p\u00ebrfitonin t\u00eb dyshuarit.<\/p>\n<p>Jella pranoi se nuk kishte nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Ajo b\u00ebri me dije se \u00e7\u00ebshtja ishte nisur nga Krimet e R\u00ebnda dhe se trasferimi p\u00ebr kompetenc\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs n\u00ebnkuptonte se nuk kishte prova ndaj gjyqtares dhe mund t\u00eb konsiderohej si vendim mosfillimi. \u201cHetimi i gjyqtar\u00ebve b\u00ebhet nga Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda,\u201d tha Jella, nd\u00ebrsa shpjegoi se sidoqoft\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs ishin kryer hetime t\u00eb p\u00ebrgjithshme q\u00eb mund t\u00eb shkonin edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, por se nuk mund t\u00eb ngrihej \u00e7\u00ebshtje ndaj gjyqtares. Megjithat\u00eb ajo tha se nuk kishte pasur asnj\u00eb mund\u00ebsi nd\u00ebrhyrjeje n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Jella tha se nuk justifikohej me kompetencat, por shpjegoi se n\u00eb t\u00eb dy rastet udh\u00ebzimet e saj nuk ishin urdh\u00ebruese dhe prokuror\u00ebt s\u2019kishin pse i merrnin parasysh. Ajo tha se nuk mund t\u00eb ndalonte asnj\u00eb prokuror t\u00eb pushonte nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, qoft\u00eb kjo edhe p\u00ebr vrasje dhe pretendoi se kjo ishte nj\u00eb mang\u00ebsi e ligjit.<\/p>\n<p>Jella dhe Jacobs u p\u00ebrball\u00ebn po ashtu mbi nj\u00eb dosje q\u00eb vet\u00eb prokurorja kishte hetuar. Dosja kishte t\u00eb b\u00ebnte me hetimin e nj\u00eb personi t\u00eb akuzuar p\u00ebr dhun\u00eb n\u00eb familje. Rezultonte se ai ishte ndaluar nga policia me nj\u00eb sasi pluhuri q\u00eb ishte dyshuar drog\u00eb, por q\u00eb kishte rezultuar paracetamol dhe qet\u00ebsues. Jacobs tha se analizat e urin\u00ebs kishin zbuluar q\u00eb personi n\u00eb fjal\u00eb ishte p\u00ebrdorues i drog\u00ebs dhe se kishte g\u00ebnjyer prokuroren, kur kishte deklaruar se nuk e p\u00ebrdorte drog\u00eb prej 8 muajsh.<\/p>\n<p>Jacobs tha se si prokuror q\u00eb kishte hetuar \u00e7\u00ebshtje t\u00eb drog\u00ebs p\u00ebr disa vite vendimi i Jell\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos ballafaquar analiz\u00ebn me d\u00ebshmin\u00eb ishte nj\u00eb pun\u00eb e dob\u00ebt. Ai tha se nd\u00ebrsa ishte e v\u00ebrtet q\u00eb paracetamoli nuk ishte i ndaluar, nj\u00eb prokuror duhej t\u00eb dinte q\u00eb ai p\u00ebrdorej p\u00ebr t\u00eb shtuar sasin\u00eb e heroin\u00ebs dhe se duhej t\u00eb kishte ngritur dyshimet se mund t\u00eb ishte edhe shp\u00ebrndar\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai tha se Jella minimalisht duhej t\u00eb kishte pyetur personin n\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr g\u00ebnjeshtr\u00ebn mbi p\u00ebrdorimin dhe m\u00eb pas t\u00eb kishte hetuar pasurin\u00eb e tij, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse ai kishte apo jo t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb drog\u00eb dhe ku e siguronte at\u00eb.<\/p>\n<p>Jella tha se e vler\u00ebsonte q\u00ebndrimin e Jacobs, por pretendoi se Kodi Penal nuk e lejonte at\u00eb t\u00eb mbante n\u00eb mas\u00eb sigurie me burg personin, pasi ai nuk u kap me drog\u00eb dhe fakti q\u00eb ishte p\u00ebrdorues nuk ishte vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Jacobs nd\u00ebrhyri i revoltuar, duke th\u00ebn\u00eb se nuk i interesonte q\u00eb personi n\u00eb fjal\u00eb t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb burg dhe se kishte par\u00eb raste skandaloze kur personat mbaheshin n\u00eb burg p\u00ebr pak gram\u00eb hashash p\u00ebr 2 vjet, por se k\u00ebrkonte t\u00eb kuptonte pse Jella nuk kishte vijuar hetimet dhe minimalisht marrjen n\u00eb pyetje p\u00ebr g\u00ebnjeshtr\u00ebn.<\/p>\n<p>Jella u p\u00ebrgjigj duke ripohuar q\u00ebndrimin e saj dhe shtoi n\u00eb arsyetim se nuk kishte vend p\u00ebr hetime t\u00eb tjera, pasi hetimi kishte qen\u00eb i hapur dhe jo pro aktiv dhe nuk e kishte gjykuar se ndjekja e m\u00ebtejshme e \u00e7\u00ebshtjes do ishte produktive.<\/p>\n<p><strong>Hetimi i pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm Jacobs u duk dyshues mbi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh q\u00eb a i quajti t\u00eb mjegullta mbi apartamentin e Jell\u00ebs n\u00eb Durr\u00ebs. Jacobs i k\u00ebrkoi ashtu si KPK Jell\u00ebs shpjegime mbi k\u00ebt\u00eb apartament.<\/p>\n<p>KPK tha se nga hetimi rezultoi q\u00eb banesa ishte porositur n\u00eb vitin 2011, por n\u00eb vitin 2016 ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shk\u00ebmbim banese me v\u00ebllan\u00eb e bashk\u00ebshortit dhe se ishte hequr dor\u00eb nga banesa e par\u00eb. Sipas KPK-s\u00eb, kishte munges\u00eb dokumentacioni p\u00ebr t\u00eb provuar nj\u00eb pages\u00eb prej 15 mij\u00eb eurosh si k\u00ebst i par\u00eb dhe kishte dyshime se pse ende nuk ishte paguar k\u00ebsti i fundit prej 12,900 eurosh. Po ashtu dyshime dol\u00ebn edhe nga fakti se Jella kishte jetuar n\u00eb banes\u00eb q\u00eb prej vitit 2011, por pagesa e dritave kishte filluar n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, KPK tha se nga hetimet kishte rezultuar se Jella kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Jella shpjegoi se shk\u00ebmbimi i pasuris\u00eb me v\u00ebllan\u00eb e bashk\u00ebshorit ishte b\u00ebr\u00eb pasi ky i fundit kishte vendosur t\u00eb t\u00ebrhiqej nga blerja e apartamentit. Nga shpjegimet rezultoi se kunati i prokurores kishte n\u00ebnshkruar kontrat\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb her\u00ebt me kompanin\u00eb, por m\u00eb pas ishte t\u00ebrhequr. Jella tha se fillimisht ishin vendosur n\u00eb k\u00ebt\u00eb banes\u00eb n\u00eb vitin 2011, pasi ajo kishte qen\u00eb gati dhe se pasi ishte kuptuar q\u00eb kunati nuk e donte m\u00eb apartamentin, ishte k\u00ebrkuar menj\u00ebher\u00eb shk\u00ebmbimi.<\/p>\n<p>Jella vuri n\u00eb dukje se shk\u00ebmbimi ishte vonuar deri n\u00eb vitin 2016, p\u00ebr shkak se kompania e nd\u00ebrtimit nuk kishte shlyer ende kunatin. Ajo megjithat\u00eb tha se e gjith\u00eb kjo ishte nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie besimi n\u00eb gjini dhe se ajo nuk kishte prishur kontrat\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb v\u00ebllai i bashk\u00ebshortit do merrte pas parat\u00eb nga kompania. Ajo sqaroi se pagesat p\u00ebr OSHEE p\u00ebr tre vjet ishin b\u00ebr\u00eb nga kompania, pasi pallati ishte furnizuar prej sahatit t\u00eb kantierit.<\/p>\n<p>Jella shpjegoi sipas saj edhe munges\u00ebn e dokumentacionit, por tha se \u00e7do gj\u00eb ishte cituar n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb dhe se pagesa ishte kryer pak para se t\u00eb n\u00ebnshkruhej ajo. Ajo tha se parat\u00eb ishin marr\u00eb cash nga kursimet e saj t\u00eb deklaruara deri n\u00eb at\u00eb moment dhe se ishin burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Nga procesi i marrjes n\u00eb pyetje t\u00eb Jell\u00ebs dhe dialogu me Jacobs rezultoi se banesa ishte d\u00ebmtuar nga t\u00ebrmeti i fundit. Jella nd\u00ebrkoh\u00eb i tha KPK-s\u00eb se kishte sjell\u00eb foto q\u00eb provonin se ajo nuk ishte pronare e apartamentit tjet\u00ebr, i cili i ishte kthyer kompanis\u00eb. Ajo po ashtu shpjegoi dyshimet e ngritura nga KPK mbi vler\u00ebn e nj\u00eb prone t\u00eb familjes s\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb Peqin. Sht\u00ebpia sipas KPK-s\u00eb ishte vler\u00ebsuar nga nj\u00eb bank\u00eb q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb kredi p\u00ebr t\u00eb shoqin dhe v\u00ebllain e tij, nj\u00ebher\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 50 mij\u00eb euro dhe n\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr 110 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>KPK b\u00ebri me dije po ashtu disa denoncime ndaj Jell\u00ebs dhe t\u00eb shoqit, t\u00eb cilat ishin hetuar. Sipas KPK-s\u00eb ishte hetuar edhe mund\u00ebsia q\u00eb bashk\u00ebshorti i Jell\u00ebs t\u00eb kishte pasur nj\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr n\u00eb Itali. KPK tha se \u00e7ifti, q\u00eb t\u00eb dy prokuror\u00eb, kishin bashk\u00ebpunuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb dhe se nuk ishin provuar dyshimet e pretenduara n\u00eb denoncim.<\/p>\n<p>Jella i cil\u00ebsoi denoncimet dashakeqe dhe pretendoi se po hetonin privatisht p\u00ebr t\u00eb kuptuar kush fshihej pas tyre. Vendimi p\u00ebr Jell\u00ebn do t\u00eb njoftohet m\u00eb 10 dhjetor n\u00eb or\u00ebn 11.50.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, Anita Jella u kritikua nga Jacobs p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebzim t\u00eb l\u00ebshuar prej saj p\u00ebr mosarrestimin e kreut t\u00eb Kadastr\u00ebs, Liridon Pula, i cili ishte injoruar nga prokurori i \u00e7\u00ebshtjes. Prokurorja u p\u00ebrball me nj\u00eb seri pyetjesh edhe p\u00ebr hetimin e pushuar ndaj nj\u00eb gjyqtareje.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75611,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[118,119,129],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Anita-Jella-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, Anita Jella n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Malton Dibra\/ LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75610"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75610"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75610\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75612,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75610\/revisions\/75612"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75611"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75610"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75610"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75610"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}