{"id":75613,"date":"2019-12-04T20:05:07","date_gmt":"2019-12-04T19:05:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/arben-dollapaj-rikthehet-ne-veting-pro-celjes-se-hetimit-ne-kolegj\/2019\/12\/04\/"},"modified":"2023-04-07T05:02:07","modified_gmt":"2023-04-07T03:02:07","slug":"arben-dollapaj-rikthehet-ne-veting-pro-celjes-se-hetimit-ne-kolegj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/arben-dollapaj-rikthehet-ne-veting-pro-celjes-se-hetimit-ne-kolegj\/2019\/12\/04\/","title":{"rendered":"Arben Dollapaj rikthehet n\u00eb veting: Pro \u00e7eljes s\u00eb hetimit n\u00eb Kolegj"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Florian Ballhysa k\u00ebrkoi ri\u059b\u00e7eljen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor p\u00ebr pasurin\u00eb e an\u00ebtarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Arben Dollapaj. K\u00ebrkesa u miratua nga Dollapaj, i cili k\u00ebrkoi verifikimin e plot\u00eb t\u00eb pasurive t\u00eb tij. \u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_66405\" aria-describedby=\"caption-attachment-66405\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Arben-Dollapaj-ne-Kolegj.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-66405\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Arben-Dollapaj-ne-Kolegj-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"66405\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-66405\" class=\"wp-caption-text\">An\u00ebtari i KLP-s\u00eb, Arben Dollapaj dhe avokati i tij, Viktor Gumi n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori Arben Dollapaj, an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb u rikthye t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn s\u00ebrish p\u00ebrball\u00eb vetingut, pas nj\u00eb ankimi t\u00eb Komisionerit Publik q\u00eb e konsideron t\u00eb paplot\u00eb hetimin e kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbi kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, komisioneri Florian Ballhysa k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor p\u00ebr Dollapajn. I shoq\u00ebruar nga avokati Viktor Gumi, edhe prokurori Dollapaj k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit, duke u shprehur i hapur p\u00ebr \u00e7do lloj verifikimi.<\/p>\n<p>Vetingu n\u00eb shkall\u00ebn e dyt\u00eb p\u00ebr prokurorin Arben Dollapaj po kryhet nga trupa gjyq\u00ebsore e kryesuar nga Ardian Hajdari, me relator Luan Daci dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtylla, Rezarta Schuetz e Sokol \u00c7omo an\u00ebtar\u00eb. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Branko Hrvatin.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa tha se nuk do t\u00eb relatonte lidhur me kund\u00ebr-ankimin, pasi vet\u00eb prokurori Dollapaj ishte shprehur se do t\u00eb dor\u00ebzonte prova t\u00eb reja dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye u p\u00ebrqendrua tek shkaqet e ankimit. Komisioneri sqaroi se n\u00eb k\u00ebto parashtrime do t\u00eb identifikonte nevojat p\u00ebr hetim t\u00eb ri gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Sipas Ballhys\u00ebs, \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb hetohet lidhur me dy pasuri t\u00eb prokurorit Dollapaj, t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Valbon\u00eb ku ai \u00ebsht\u00eb bashk\u00eb-investitor me v\u00ebllan\u00eb, motr\u00ebn dhe n\u00ebn\u00ebn si dhe nj\u00eb sht\u00ebpi private n\u00eb Selit\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs. Ballhysa u ndal edhe te dy denoncime t\u00eb kryera pas dh\u00ebnies s\u00eb vendimit nga KPK lidhur me k\u00ebto dy pasuri, duke pohuar se \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb kryhet nj\u00eb hetim i m\u00ebtejsh\u00ebm gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>\u201cDenoncuesit pretendojn\u00eb se sht\u00ebpia n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb me kat\u00ebr kate dhe jo me tre sa \u00ebsht\u00eb deklaruar, nd\u00ebrsa sht\u00ebpia n\u00eb Valbon\u00eb t\u00eb Tropoj\u00ebs, ku prokurori Dollapaj ka n\u00eb pron\u00ebsi \u00bc p\u00ebrdoret p\u00ebr sh\u00ebrbime hotelerie,\u201d tha komisioneri n\u00eb seanc\u00eb. Ai i k\u00ebrkoi KPA-s\u00eb q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb verifikimin e k\u00ebtyre pretendimeve t\u00eb denoncuesve.<\/p>\n<p>Komisioneri deklaroi gjithashtu se nj\u00eb hua prej 25 mij\u00eb USD e marr\u00eb nga kunati n\u00eb Shtetet e Bashkuara \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb provohet me dokumentacion. Huaja \u00ebsht\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr blerjen e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb nga v\u00ebllai i tij. Ballhysa k\u00ebrkoi edhe verifikimin e nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb, duke theksuar se nga KPK duhej t\u00eb ishte verifikuar n\u00ebse prokurori i plot\u00ebsonte kushtet p\u00ebr kredin\u00eb e but\u00eb dhe n\u00ebse kishte apo jo n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast fiktivitet p\u00ebr q\u00ebllim p\u00ebrfitimi kredie.<\/p>\n<p>Hetim gjyq\u00ebsor u k\u00ebrkua edhe p\u00ebr blerjen e sht\u00ebpis\u00eb nga v\u00ebllai i prokurorit Dollapaj si dhe p\u00ebr faktin n\u00ebse \u00e7mimi ka qen\u00eb favorizues. \u201cV\u00ebllai i subjektit e ka bler\u00eb sht\u00ebpin\u00eb dhe truallin nga nj\u00eb shtetas kosovar n\u00eb shum\u00ebn 3.9 milion\u00eb lek\u00eb dhe vlera e punimeve ka qen\u00eb 5.6 milion\u00eb lek\u00eb. \u00cbsht\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb verifikohet n\u00ebse shtetasi kosovar ka qen\u00eb i proceduar gjat\u00eb koh\u00ebs kur prokurori Dollapaj sh\u00ebrbente n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs,\u201d shtoi Ballhysa.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e ankimit \u00ebsht\u00eb edhe verifikimi i ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve t\u00eb dhurimit t\u00eb vler\u00ebs 10 mij\u00eb USD nga motrat dhe 200 euro nga vjehrri. Ai shtoi se \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb motrat, kunati, v\u00ebllai dhe n\u00ebna t\u00eb konsiderohen si persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur me prokurorin Dollapaj dhe t\u00eb verifikohet ligjshm\u00ebria e burimit t\u00eb shumave t\u00eb dhuruara, t\u00eb huas\u00eb\u00a0 dhe atyre t\u00eb investuara.<\/p>\n<p>Duke e konsideruar hetimin administrativ t\u00eb KPK-s\u00eb joshterues, Ballhysa i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vendos\u00eb bazuar n\u00eb rezultatet q\u00eb do t\u00eb konkludohen nga kryerja e veprimeve t\u00eb reja hetimore.<\/p>\n<p><strong>Dollapaj, i hapur p\u00ebr verifikime <\/strong><\/p>\n<p>An\u00ebtari i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Arben Dollapaj nuk e kund\u00ebrshtoi ankimin e komisionerit n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelit dhe as k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u2019i konsideruar familjar\u00ebt e tij si persona t\u00eb lidhur. P\u00ebrmes avokatit t\u00eb tij, Viktor Gumi, Dollapaj b\u00ebri me dije se kishte dor\u00ebzuar 340 faqe me dokumente provuese n\u00eb dat\u00ebn 2 dhjetor dhe i k\u00ebrkoi KPA-s\u00eb q\u00eb t\u00eb marr\u00eb vendim vet\u00ebm pasi t\u00eb jet\u00eb kryer verifikim i plot\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrderisa kam pasur marr\u00ebdh\u00ebnie huaje me kunatin dhe motrat e mia, e vler\u00ebsoj t\u00eb drejt\u00eb konsiderimin e tyre si persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur. Nd\u00ebrsa me n\u00ebn\u00ebn dhe v\u00ebllan\u00eb nuk kam pasur asnj\u00eb marrdh\u00ebnie huaje, dhurimi apo ndonj\u00eb konflikt interesi p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs sime dhe nuk duhet t\u00eb konsiderohen persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur. Gjithsesi, jam dakord t\u00eb cil\u00ebsohen k\u00ebshtu,\u201d u lexua n\u00eb seanc\u00eb q\u00ebndrimi i prokurorit Dollapaj.<\/p>\n<p>Avokati Gumi sqaroi se tre motrat q\u00eb kan\u00eb kryer dhurimet dhe kunati q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb huan\u00eb kan\u00eb emigruar n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb vitet 1995-1998. Gumi theksoi se kunati i Dollapajt, H.S. \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs i suksesh\u00ebm dhe argumentoi se kjo faktohej jo vet\u00ebm me dokumentet me vul\u00eb apostile t\u00eb servirura dhe nga verifikimi i institucioneve amerikane online, por edhe nga artikujt e medieve t\u00eb ndryshme amerikane q\u00eb e portretizojn\u00eb si t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cH.S. ka t\u00eb ardhura financiare q\u00eb e mbulojn\u00eb dhjet\u00ebra her\u00eb huan\u00eb e dh\u00ebn\u00eb,\u201d tha Gumi. \u00a0Ai sqaroi se dhe motrat dhe mbesa e prokurorit Dollapaj kishin t\u00eb ardhura t\u00eb mira, pasi punonin si mjeke, m\u00ebsuese dhe juriste dhe i renditi KPA-s\u00eb shifrat e pagesave t\u00eb tyre. Edhe p\u00ebr dhurat\u00ebn 200 euro t\u00eb kryer nga vjehrri, avokati tha se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ai kishte pasur nj\u00eb depozit\u00eb bankare n\u00eb vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb. Avokati sqaroi se vjehrri i prokurorit Dollapaj kishte punuar si stomatolog dhe kishte pasur t\u00eb ardhura financiare t\u00eb k\u00ebnaqshme.<\/p>\n<p>Avokati i Dollapajt tha se t\u00eb gjitha vlerat e m\u00ebsip\u00ebrme provohen me dokumentacion ligjor dhe ishin kryer n\u00ebp\u00ebrmjet transaksioneve bankare plot\u00ebsisht t\u00eb verifikueshme.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, ai u ndal n\u00eb shkakun e ngritur nga Komisioneri lidhur me p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb me 4% interes, t\u00eb p\u00ebrdorur si burim p\u00ebr blerjen e sht\u00ebpis\u00eb nga v\u00ebllai n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas avokatit Gumi, marrja e kredis\u00eb ishte bazuar n\u00eb ligj, i cili garantonte mund\u00ebsin\u00eb e strehimit t\u00eb prokuror\u00ebve t\u00eb pastreh\u00eb dhe trajtimin me kredi t\u00eb but\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb at\u00eb koh\u00eb, familja ime s\u2019kishte pasuri, aktivitet privat dhe nuk kishim marr\u00eb kredi t\u00eb ngjashme m\u00eb par\u00eb. Kam aplikuar dhe kam p\u00ebrfituar kredi sipas statusit t\u00eb prokurorit se isha i pastreh\u00eb e jetoja p\u00ebrkoh\u00ebsisht tek v\u00ebllai. Tek sht\u00ebpia rrinim pa qira, por paguanim shpenzimet,\u201d ishte q\u00ebndrimi i Dollapajt.<\/p>\n<p>Gumi vijoi m\u00eb tej se v\u00ebllai i prokurorit kishte pasur aktivitet privat pas viteve \u201990 dhe kishte qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb ekonomike, prandaj edhe kishte mundur t\u00eb blinte sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Dollapaj e quajti t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb denoncimin lidhur me katet e banes\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb. \u201cDenoncimi se banesa \u00ebsht\u00eb me kat\u00ebr kate \u00ebsht\u00eb i pav\u00ebrtet\u00eb. \u00cbsht\u00eb me tre kate dhe \u00ebsht\u00eb verifikuar fizikisht. Godina \u00ebsht\u00eb aty, 2+1 kate,\u201d tha Dollapaj.<\/p>\n<p>Lidhur me dyshimet p\u00ebr konflikt interesi, Dollapaj shtoi se nuk ka pasur asnj\u00eb njohje me shtetasin Kosovar q\u00eb i ka shitur sht\u00ebpin\u00eb v\u00ebllait. Ai shtoi se mesa dinte, shtetasi kosovar nuk ishte hetuar apo gjykuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por se nuk mund ta kryente personalisht k\u00ebt\u00eb verifikim pasi i ndalohej ligj\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Ata u ndal\u00ebn n\u00eb vler\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, duke pohuar se sipas ekspertit t\u00eb pajtuar prej tyre, nuk mund t\u00eb shkonte m\u00eb shum\u00eb se 2.6 milion\u00eb lek\u00eb, kjo referuar \u00e7mimeve t\u00eb periudh\u00ebs 1992-1995. Gumi tha se n\u00eb kontrat\u00eb nuk ka nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb preventivit.<\/p>\n<p>P\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Valbon\u00eb, Gumi shpjegoi se mbulesa e \u00e7atis\u00eb, parketet dhe veshja e godin\u00ebs jan\u00eb d\u00ebrguar prej SHBA-s\u00eb me kontenier nga motra dhe kunati. Ai theksoi se ka nj\u00eb praktik\u00eb zhdoganimi q\u00eb e v\u00ebrteton k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Dollapaj shprehu dakord\u00ebsi edhe me p\u00ebrshkrimin e Komisionerit p\u00ebr bujtin\u00ebn e hapur nga v\u00ebllai dhe motra n\u00eb Valbon\u00eb. Megjithat\u00eb, ai shtoi se pjesa e prokurorit ishte e ndar\u00eb dhe e pabanueshme dhe se nuk jan\u00eb p\u00ebrfunduar punimet.<\/p>\n<p>Avokati Gumi pohoi se m\u00eb dat\u00eb 2 dhjetor, kan\u00eb paraqitur pran\u00eb KPA-s\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb re financiare, sipas s\u00eb cil\u00ebs rezulton me diferenc\u00eb pozitive. Ai tha se vet\u00ebm p\u00ebr vitin 2007 ka nj\u00eb diferenc\u00eb negative -10 mij\u00eb lek\u00ebsh, q\u00eb sipas tij n\u00ebse do t\u00eb verifikohet gjith\u00e7ka, mund t\u00eb rezultoj\u00eb edhe kjo pozitive.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi t\u00eb hapur p\u00ebr \u00e7do lloj verifikimi n\u00eb Valbon\u00eb dhe n\u00eb Tiran\u00eb. Pavar\u00ebsisht q\u00ebndrimit t\u00eb Komisionerit, s\u2019kam asnj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie interesi me v\u00ebllan\u00eb e motr\u00ebn. Jemi p\u00ebr ri\u00e7eljen e hetimit dhe qart\u00ebsimin e plot\u00eb t\u00eb procesit,\u201d tha p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Dollapajt n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi u t\u00ebrhoq p\u00ebr administrimin e provave, KPA i k\u00ebrkoi Komisionerit t\u00eb shprehej lidhur me vazhdim\u00ebsin\u00eb e seanc\u00ebs. Ballhysa k\u00ebrkoi rreth nj\u00eb jav\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u njohur me provat e reja dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur q\u00ebndrimin e tij. Kolegji vendosi q\u00eb seanca e radh\u00ebs t\u00eb zhvillohet m\u00eb dat\u00eb 16 dhjetor, ora 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Florian Ballhysa k\u00ebrkoi ri\u059b\u00e7eljen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor p\u00ebr pasurin\u00eb e an\u00ebtarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Arben Dollapaj. K\u00ebrkesa u miratua nga Dollapaj, i cili k\u00ebrkoi verifikimin e plot\u00eb t\u00eb pasurive t\u00eb tij. \u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75614,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,114,2,473],"tags":[234,112,119],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Arben-Dollapaj-ne-Kolegj.jpg","fifu_image_alt":"An\u00ebtari i KLP-s\u00eb, Arben Dollapaj dhe avokati i tij, Viktor Gumi n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75613"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75613"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75613\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75615,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75613\/revisions\/75615"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75614"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75613"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75613"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75613"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}