{"id":75622,"date":"2019-12-04T13:17:56","date_gmt":"2019-12-04T12:17:56","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dyshimet-per-konflikt-interesi-vene-ne-pikepyetje-karrieren-e-gjyqtarit-fatri-islamaj\/2019\/12\/04\/"},"modified":"2023-04-07T05:02:29","modified_gmt":"2023-04-07T03:02:29","slug":"dyshimet-per-konflikt-interesi-vene-ne-pikepyetje-karrieren-e-gjyqtarit-fatri-islamaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dyshimet-per-konflikt-interesi-vene-ne-pikepyetje-karrieren-e-gjyqtarit-fatri-islamaj\/2019\/12\/04\/","title":{"rendered":"Dyshimet p\u00ebr konflikt interesi v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje karrier\u00ebn e gjyqtarit Fatri Islamaj"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Fatri Islamaj u ballafaqua me dyshimet p\u00ebr trajtim preferencial n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti, mosdeklarime si dhe dy raste t\u00eb mundshme t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit. Ai i kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_66351\" aria-describedby=\"caption-attachment-66351\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Fatri-Islamaj-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-66351\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Fatri-Islamaj-KPK-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"66351\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-66351\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Fatri Islamaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore maraton\u00eb t\u00eb mart\u00ebn, gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Fatri Islamaj, nj\u00ebherazi an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, KED u ballafaqua me probleme t\u00eb pasuris\u00eb dhe profesionalizimit p\u00ebrball\u00eb KPK-s\u00eb; gjetje t\u00eb cilat ai u kund\u00ebrshtoi.<\/p>\n<p>Treshja gjykuese q\u00eb po kryen procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb gjyqtarit Islamaj p\u00ebrb\u00ebhet nga Lulzim Hamitaj kryesues, Valbona Sanxhakatari relatore dhe Pamela Qirko an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Hans Klijstra.<\/p>\n<p>Pas relatimit q\u00eb zgjati rreth nj\u00eb or\u00eb, gjyqtari Fatri Islamaj paraqiti pretendimet e tij p\u00ebr gjetjet e Komisonit p\u00ebr rreth tre or\u00eb e gjysm\u00eb, pavar\u00ebsisht k\u00ebrkesave t\u00eb vazhdueshme t\u00eb kryesuesit Hamitaj dhe t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb ONM-s\u00eb, Hans Klijstra p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sa m\u00eb kon\u00e7iz.<\/p>\n<p>Fatri Islamaj ka p\u00ebrfunduar Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitet 2003-2006 dhe e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor nga Gjykata e Fierit. N\u00eb vitin 2010, ai \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs dhe tre vjet m\u00eb von\u00eb u em\u00ebrua kryetar i k\u00ebsaj Gjykate.<\/p>\n<p>Pas tre vitesh drejtimi t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Fatri Islamaj u dekretua nga presidenti Nishani si gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb vitin 2016. Gjat\u00eb k\u00ebtij viti, Islamaj ka ushtruar gjithashtu funksionin si an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, i zgjedhur p\u00ebrmes shortit.<\/p>\n<p><strong>Problemet me pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, relatorja Valbona Sanxhakatari b\u00ebri me dije se raporti i ILDKPKI-s\u00eb p\u00ebr gjyqtarin Fatri Islamaj evidentonte deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb dhe munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme. Gjithashtu sipas Inspektoriatit, Islamaj kishte kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb, por nuk ndodhej n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Hetimi i KPK-s\u00eb p\u00ebr Fatri Islamajn \u00ebsht\u00eb fokusuar tek blerja e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 144.5 m2 n\u00eb Tiran\u00eb si dhe transaksionet me disa makina, t\u00eb cilat u konsideruan me probleme.<\/p>\n<p>Lidhur me apartamentin, relatorja Sanxhaktari tha se ishte bler\u00eb n\u00eb vitin 2016 n\u00eb vler\u00ebn e 10.5 milion\u00eb lek\u00ebve, i financuar 100% nga banka Credins.<\/p>\n<p>\u201cNga hetimi duket se subjekti e ka bler\u00eb pasurin\u00eb apartament me \u00e7mim preferencial dhe se \u00ebsht\u00eb favorizuar nga banka n\u00eb marrjen e kredis\u00eb,\u201d konstatoi Sanxhaktari n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim se do t\u00eb ndalej gjat\u00eb n\u00eb shpjegimet e tij, Islamaj tha se zot\u00ebron pasuri neto gjithsej n\u00eb vler\u00ebn 3.4 milion\u00eb lek\u00eb dhe se t\u00eb ardhurat e tij jan\u00eb 21 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Islamaj i kund\u00ebrshtoi gjetjet e Komisionit lidhur me apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb. Ai tha se nuk ka trajtim preferencial, pasi vlera p\u00ebr met\u00ebr katror \u00ebsht\u00eb rreth 10 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb e lart\u00eb nga \u00e7mimi i tregut. Ai shtoi se apartamenti nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar ende, pasi nuk ka vendosur t\u00eb jetoj\u00eb aty si pasoj\u00eb e rritjes s\u00eb ndotjes akustike dhe mjedisore. Ai kund\u00ebshtoi edhe pretendimet p\u00ebr trajtim preferencial nga banka, me argumentin se nuk kishte shqyrtuar asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb k\u00ebtij subjekti.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja e trup\u00ebs gjykuese, Pamela Qirko, e pyeti Islamajn se si kishte mund\u00ebsi q\u00eb nj\u00eb qytetar t\u00eb p\u00ebrfitonte 100% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb kredis\u00eb pa pasur kolateral. \u201cKjo pyetje mund t\u2019i b\u00ebhet sistemit bankar,\u201d u p\u00ebrgjigj shkurt Islamaj.<\/p>\n<p>Sanxhaktari v\u00ebrejti mosp\u00ebrputhje t\u00eb dokumentacionit edhe n\u00eb lidhje me nj\u00eb autovetur\u00eb tip \u201cToyota\u201d t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2017 n\u00eb vler\u00ebn 250 mij\u00eb lek\u00eb si dhe munges\u00ebn e dokumentacionit p\u00ebr blerjen dhe shitjen e nj\u00eb autoveture t\u00eb mark\u00ebs \u201cCadillac\u201d n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>\u201cNga verifikimet nuk rezulton e provuar me dokumentacion q\u00eb subjekti t\u00eb ket\u00eb pasur n\u00eb pron\u00ebsi k\u00ebt\u00eb mjet,\u201d tha Sanxhaktari p\u00ebr \u201cCadillac-un\u201d.<\/p>\n<p>Lidhur me vlerat e ndryshme n\u00eb kontrat\u00ebn p\u00ebr makin\u00ebn \u201cToyota\u201d, Islamaj tha se ka qen\u00eb nj\u00eb lapsus i noterit. Nd\u00ebrsa p\u00ebr automjetin tjet\u00ebr ai shpjegoi se ia kishte bler\u00eb nj\u00eb \u00a0zvicerani, shok i v\u00ebllait t\u00eb tij. Ai tha se makina ishte prodhim amerikan dhe kishte pasur probleme tek nj\u00eb fener dhe se nuk mund t\u00eb regjistrohej p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye. Ai shtoi se ia kishte kthyer s\u00ebrish mjetin shtetasit zvicerian, i cili i ka dh\u00ebn\u00eb vler\u00ebn e blerjes prej 600 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u201cKam paraqitur librez\u00ebn e mjetit dhe n\u00eb deklalrat\u00ebn e vitit 2007 kam pasyqruar edhe shitjen e kryer n\u00eb vitin 2006. Vler\u00ebn e k\u00ebsaj makine e kam p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e autovetur\u00ebs tip \u2018Benz\u2019 n\u00eb vitin 2007,\u201d shtoi Islamaj.<\/p>\n<p>Komisioni evidentoi mosdeklarimin e vler\u00ebs 700 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e automjetit \u201cBenz\u201d, mospasqyrimin e nj\u00eb depozite prej 500 mij\u00eb lek\u00ebsh si dhe mosdeklarim n\u00eb vitin 2012 t\u00eb nj\u00eb depozite prej 3 mij\u00eb eurosh. Ajo shtoi se n\u00eb vitin 2013 nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar edhe nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Lidhur me pasurit\u00eb e bashk\u00ebshortes, Sanxhaktari ve\u00e7oi blerjen e nj\u00eb automjeti \u201cVolvo\u201d nga e motra n\u00eb vler\u00ebn e 800 mij\u00eb lek\u00ebve; automjet i cili ishte bler\u00eb p\u00ebr 13 mij\u00eb euro dhe i ishte shitur kunat\u00ebs s\u00eb gjyqtarit p\u00ebr 1 milion\u00eb lek\u00eb brenda 10 dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>Relatorja Sanxhaktari theksoi se motra e bashk\u00ebshortes s\u00eb Islamajt kishte punuar si sekretare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, kur Islamaj e drejtonte k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Islamaj tha se nuk ekzistonte konflikt interesi n\u00eb blerjen e makin\u00ebs tip \u201cVolvo\u201d nga bashk\u00ebshortja e tij. Ai tha se kunata e tij ka qen\u00eb e pun\u00ebsuar si sekretare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs q\u00eb n\u00eb vitin 2011, kur ai ende nuk ishte em\u00ebruar si kryetar.<\/p>\n<p>\u201cMua KLD m\u00eb caktoi p\u00ebrkoh\u00ebsisht pa k\u00ebrkes\u00ebn time, pasi vendi mbeti vakant. I kam k\u00ebrkuar kunat\u00ebs t\u00eb largohej, por duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb mos c\u00ebnoj t\u00eb drejtat e saj dhe t\u00eb mos d\u00ebmtoja financiarisht institucionin. Ajo duke m\u00eb mir\u00ebkuptuar u largua n\u00eb vitin 2013. Bashk\u00ebshortja e ka bler\u00eb mjetin tip \u2018Volvo\u2019 nga motra e saj n\u00eb vitin 2014 dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb konflikt interesi,\u201d shpjegoi Islamaj.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komisioni konstatoi disa transaksione bankare n\u00eb llogari t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb Islamajt n\u00eb vlera me mij\u00ebra euro gjat\u00eb viteve 2005 deri n\u00eb vitin 2009, por gjyqtari i shpjegoi ato me veprimin p\u00ebr llogari t\u00eb familjar\u00ebve q\u00eb ndodheshin jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>\u201cNga analiza financiare konstatohet se subjekti nuk justifikon asnj\u00eb pasuri, depozit\u00eb apo transaksion dhe se rezulton t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 1 milion e 599 lek\u00eb,\u201d tha Sanxhaktari.<\/p>\n<p>Islamaj e kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare duke pohuar se ishin kryer gabim p\u00ebrllogaritjet pasi ai kishte burime t\u00eb ligjshme dhe balanc\u00eb pozitive p\u00ebr krijimin e pasurive q\u00eb zot\u00ebron.<\/p>\n<p><strong>Dyshime p\u00ebr konlikt interesi<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin e kriterit profesional, Komisioni evidentoi dy raste t\u00eb mundshme t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit. Sipas relatores, Gjykata e Lart\u00eb ka shfuqizuar nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Tiran\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga nj\u00eb trup\u00eb gjykuese, ku ishte pjes\u00eb edhe gjyqtari Islamaj. Gjykata e Lart\u00eb ka identifikuar se Islamaj kishte qen\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, pasi rekursuesi, ILDKPKI, kishte pretenduar se v\u00ebllai i gjyqtarit ishte gjobitur nga ky institucion p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari Islamaj tha se nuk ekzistonte konlikti i interesit, pasi ILDKPKI nuk e kishte ngritur k\u00ebt\u00eb pretendim dhe nuk e kishte b\u00ebr\u00eb prezent gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Tiran\u00eb. Ai shtoi se trupa gjykuese ku kishte qen\u00eb edhe ai pjes\u00eb nuk kishte trajtuar p\u00ebrmbajtjen, por aspektin procedurial. Ai shtoi se nj\u00eb praktik\u00eb t\u00eb till\u00eb nuk e kishte par\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr nga Gjykata e Lart\u00eb duke pohuar se kat\u00ebr prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb atij Kolegji ishin shkarkuar nga KPK dhe nj\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb gjetje t\u00eb Komisionit, Islamaj u pyet edhe nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Hans Klijstra i cili k\u00ebrkoi t\u00eb dinte n\u00ebse kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni se i v\u00ebllai kishte marr\u00eb gjob\u00eb n\u00eb vitin 2016 nga ILDKPKI. \u201cE kam ditur se v\u00ebllai \u00ebsht\u00eb thirrur p\u00ebr pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime, por ILDKPKI nuk ka sjell\u00eb prova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, s\u2019m\u00eb ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni,\u201d pohoi Islamaj gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Pasi Klijstra k\u00ebmb\u00ebnguli s\u00ebrish n\u00eb pyetjen e tij, Islamaj tha se nuk kishte pasur informacion, por dinte q\u00eb v\u00ebllai ishte i pak\u00ebnaqur me nj\u00eb gjob\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rast i dyt\u00eb i mundsh\u00ebm p\u00ebr konflikt interesi lidhej me shqyrtimin e dy \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie nd\u00ebrtuese, ku i v\u00ebllai kishte bler\u00eb nj\u00eb apartament dhe m\u00eb pas ia kishte dhuruar babait. Islamaj tha se apartamenti ishte bler\u00eb nga v\u00ebllai dhe shlyer totalisht disa vite para se t\u00eb shyrtonte \u00e7\u00ebshtjet e subjektit n\u00eb fjal\u00eb. Ai shtoi se shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese nuk kishte ngritur pretendime p\u00ebr konflikt interesi.<\/p>\n<p>Lidhur me Past\u00ebrin\u00eb e figur\u00ebs, Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka konstatuar p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e gjyqtarit Islamaj p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs. Komsioni evidentoi se gjyqtarit Islamaj i \u00ebsht\u00eb refuzuar nj\u00eb viz\u00eb nga Ambasada Amerikane, por Sanxhaktari shtoi se nuk jan\u00eb gjetur probleme. Islamaj shpjegoi se arsyeja e refuzimit t\u00eb viz\u00ebs turisitike kishte qen\u00eb se ata ishin n\u00eb proces bashkimi familjar, pasi vjehrri dhe vjehrra e tij jetojn\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs q\u00eb prej vitit 2005.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtari Fatri Islamaj k\u00ebrkoi konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 5 dhjetor, ora 14:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Fatri Islamaj u ballafaqua me dyshimet p\u00ebr trajtim preferencial n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti, mosdeklarime si dhe dy raste t\u00eb mundshme t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit. Ai i kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75623,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[125,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Fatri-Islamaj-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Fatri Islamaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75622"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75622"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75622\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75624,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75622\/revisions\/75624"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75623"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75622"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75622"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75622"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}