{"id":75637,"date":"2019-12-02T20:26:50","date_gmt":"2019-12-02T19:26:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kandidatja-per-spak-doloreza-musabelliu-perballet-me-vetingun\/2019\/12\/02\/"},"modified":"2023-04-07T05:03:06","modified_gmt":"2023-04-07T03:03:06","slug":"kandidatja-per-spak-doloreza-musabelliu-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kandidatja-per-spak-doloreza-musabelliu-perballet-me-vetingun\/2019\/12\/02\/","title":{"rendered":"Kandidatja p\u00ebr SPAK, Doloreza Musabelliu p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda Doloreza Musabelliu u p\u00ebrball me pyetje mbi pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb. Nd\u00ebrsa nj\u00eb raport i DSIK u quajt i paprovuar nga KPK. Musabelliu pranoi hetimin si objektiv dhe k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_66298\" aria-describedby=\"caption-attachment-66298\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-66298\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_21111-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"66298\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-66298\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Doloreza Musabelliu, nj\u00ebherazi kandidate p\u00ebr n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me, SPAK pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto:Edmond Hoxha.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb s\u00eb h\u00ebn\u00ebs ndaj Prokurores s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda Doloreza Musabelliu, u evidentuan nga KPK disa mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimet vjetore t\u00eb pasurive dhe munges\u00eb burimesh financiare lidhur me krijimin e pasurive t\u00eb bashk\u00ebjetuesit t\u00eb prokurores.<\/p>\n<p>Gjithashtu u relatua p\u00ebr nj\u00eb raport t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK n\u00eb t\u00eb cilin aludohej p\u00ebr korrupsion pasiv dhe dekonspirim, por KPK konstatoi se \u00e7\u00ebshtja ishte ende n\u00ebn hetim dhe se nuk mund t\u00eb konkludohet n\u00ebse ka pasur dekonspirim<\/p>\n<p>Gjetjet e Komisionit dhe t\u00eb DSIK-s\u00eb u kund\u00ebrshtuan nga prokurorja Doloereza Musabelliu. Ajo e cil\u00ebsoi raportin e DSIK si dashakeq\u00ebs dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/p>\n<p>Prokurorja e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Doloreza Musabelliu, nj\u00ebherazi kandidate p\u00ebr n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me, SPAK u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn me procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb tri kriteret, at\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmin. Trupa gjykuese e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebrb\u00ebhej nga Alma Faskaj kryesuese, Firdes Shuli relatore dhe Pamela Qirko an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte e pranishme Mia Roessingh.<\/p>\n<p>Musabelliu ka kryer Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitet 2002-2005 dhe \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar m\u00eb pas prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. Ajo e ushtron funksionin n\u00eb k\u00ebt\u00eb prokurori prej 14 vitesh.<\/p>\n<p><strong>Mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb relatimit t\u00eb gjetjeve t\u00eb hetimit administrativ, Shuli evidentoi pasurit\u00eb e deklaruara nga prokurorja Doloreza Musabelliu, nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb dhe kursime n\u00eb gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb, me burime krijimi pagat dhe shp\u00ebrblimet. Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb deklarimin e pasurive dhe ka konkluduar se burimet e krijimit t\u00eb tyre jan\u00eb t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, relatorja Shuli u ndal tek mosdeklarimi nga ana e prokurores Musabelliu t\u00eb pasurive t\u00eb bashk\u00ebjetuesit t\u00eb saj G.D. nga viti 2006 deri n\u00eb vitin 2012. Shuli sqaroi se subjekti i rivler\u00ebsimit ka shpjeguar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb se, formulari i vet\u00ebdeklarimit parashikonte pasyqrimin e t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr personin e lidhur, bashk\u00ebshortin, por jo p\u00ebr bashk\u00ebjetuesin.<\/p>\n<p>Komisioni ka kryer hetim lidhur me dy pasurit\u00eb e bashk\u00ebjetuesit t\u00eb prokurores Musabelliu, nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfaqe 124 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2006 n\u00eb vler\u00ebn 73 400 euro dhe t\u00eb nj\u00eb autoveture t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2009 n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Si burim krijimi t\u00eb apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb pasyqruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting nj\u00eb hua n\u00eb vler\u00ebn 75 mij\u00eb euro e marr\u00eb nga babai n\u00eb vitin 2006 me nj\u00eb afat kohor 6-vje\u00e7ar, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb cash n\u00eb disa k\u00ebste.<\/p>\n<p>Komisioni ka konkluduar se babai i bashk\u00ebjetuesit t\u00eb prokurores Musabelliu, i cili ka ushtruar profesionin e noterit p\u00ebr periudh\u00ebn 1999-2008, ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb 75 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>Relatorja Shuli tha se prokurorja Musabelliu nuk e ka deklaruar huan\u00eb n\u00eb vitet 2012 dhe 2013, pasi nuk ka deklaruar asgj\u00eb nga bashk\u00ebjetesa. N\u00eb vitin 2014 \u00ebsht\u00eb deklaruar huaja dhe \u00ebsht\u00eb pasqyruar kontrata e hua-marrjes e vitit 2006 e n\u00ebnshkruar mes bashk\u00ebjetuesit t\u00eb saj dhe bashk\u00ebshortit. Edhe n\u00eb vitin 2015 nuk ka rezultuar t\u00eb ket\u00eb deklaruar huan\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2016 \u00ebsht\u00eb pasyqruar shlyerja e 2.5 milion\u00eb lek\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj huaje dhe n\u00eb deklarat\u00ebn veting \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se kan\u00eb mbetur 55 mij\u00eb euro t\u00eb pashlyera. Sipas Komisionit, jan\u00eb evidentuar pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimet e viteve 2012, 2013, 2014 dhe 2015.<\/p>\n<p>Musabelliu shpjegoi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se n\u00eb vitin 2014, kur ndryshoi ligji p\u00ebr deklarimin I ka pasqyruar edhe edhe pasurit\u00eb e bashk\u00ebjetuesit t\u00eb saj. \u201cMendoj se dy pasurit\u00eb jan\u00eb mbuluar me burime t\u00eb ligjshme t\u00eb babait t\u00eb tij\u201d, tha Musabelliu.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr nj\u00eb autovetur\u00eb tip Volkswagen t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2009 nga bashk\u00ebjetuesi n\u00eb vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro, n\u00eb deklarat\u00ebn veting \u00ebsht\u00eb pasqyruar si burim krijimi t\u00eb ardhurat e babait si noter. Komisioni konstaton mosp\u00ebrputhje mes deklarat\u00ebs periodike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri ku si burim jan\u00eb pasqyruar t\u00eb ardhurat nga puna si avokat, nd\u00ebrsa n\u00eb at\u00eb veting jan\u00eb sh\u00ebnuar t\u00eb ardhurat e babait.<\/p>\n<p>Shuli shpjegoi se gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit subjekti ka deklaruar se bashk\u00ebjetuesi ka marr\u00eb hua nga babai 12 mij\u00eb euro ku nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj shume \u00ebsht\u00eb falur. &#8220;Duket se n\u00eb deklarat\u00ebn veting ka deklarim t\u00eb pasakt\u00eb lidhur me burimin e krijimit t\u00eb mjetit\u201d, tha relatorja Shuli. Komisioni evidenton mosp\u00ebrputhje mes t\u00eb treja k\u00ebtyre deklarimeve. Shuli tha se Musabelliu ka shpjeguar para Komisionit se t\u00eb ardhurat nga puna si avokat e bashk\u00ebjetuesit kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb shlyer huan\u00eb, prandaj e kan\u00eb pasqyruar n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Shuli shtoi se nisur nga k\u00ebto fakte, Komisioni ka kryer analiza financiare n\u00eb dy variante, nj\u00eb sipas deklarat\u00ebs veting dhe nj\u00eb bazuar n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2014.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, bazuar n\u00eb t\u00eb ardhurat e siguruara si avokat ka rezultuar se bashk\u00ebjetuesi i prokurores ka pasur qarkullim n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2009. Por, n\u00eb fund t\u00eb analiz\u00ebs financiare Komisioni konkludon se duke i p\u00ebrllogaritur t\u00eb ardhurat t\u00eb barabarta p\u00ebr \u00e7do muaj, duket se bashk\u00ebjetuesi s\u2019ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht mjetin. Sipas relatores Shuli, prokurorja Musabelliu ka shpjeguar se, nuk ishte e th\u00ebn\u00eb q\u00eb nj\u00eb avokat t\u00eb kishte fituar \u00e7do muaj t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb, por mund t\u00eb fitonte gjat\u00eb tre muajve 10 mij\u00eb euro dhe muajt e tjer\u00eb t\u00eb mos fitonte dot gj\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe nga analiza financiare e kryer bazuar n\u00eb deklaraten veting \u00ebsht\u00eb konstatuar se babai i bashk\u00ebjetuesit nuk ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb krijoj\u00eb t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet e kryera n\u00eb vitin 2009. Sipas analiz\u00ebs financiare, t\u00eb ardhurat e babait t\u00eb bashk\u00ebjetuesit t\u00eb prokurores kan\u00eb rezultuar 4.4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2006-2009. Nd\u00ebrkoh\u00eb ka rezultuar se ai ka bler\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 68 mij\u00eb euro tre muaj pas makin\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro, duke shpenzuar n\u00eb total 78 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK ka konkluduar se babai i bashk\u00ebjetuesit t\u00eb prokurores e ka pasur mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr shlyerjen e huas\u00eb q\u00eb i ka marr\u00eb motr\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Prokurorja Musabelliu pohoi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se nuk kishte asnj\u00eb lidhje me pasurin\u00eb e bler\u00eb nga babai i bashk\u00ebjetuesit n\u00eb Vlor\u00eb. \u201cSot e m\u00ebsova q\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb p\u00ebr vajz\u00ebn e babait t\u00eb bashk\u00ebjetuesit tim. Kjo p\u00ebrllogaritje m\u00eb ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb v\u00ebshtitr\u00ebsi edhe pse apartamenti n\u00eb Vlor\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb pas mjetit\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton gjithashtu se prokurorja Musabelliu dhe bashk\u00ebjetuesi i saj nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb huas\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb e kan\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2016, n\u00eb vler\u00ebn -280 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e saj lidhur me gjetjet p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, Musabelliu tha se pasuria e saj p\u00ebrb\u00ebhej vet\u00ebm nga 1.5 milion\u00eb lek\u00eb depozoit\u00eb bankare dhe 500 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb gjendje cash. \u201cPasurit\u00eb e hetuara jan\u00eb krijuar me t\u00eb ardhurat e babait t\u00eb bashk\u00ebjetuesit tim dhe un\u00eb nuk kam pasur asnj\u00eb kontribut. Gjat\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij si noter babai i bashk\u00ebjetuesit ka pasur rreth 25 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura dhe ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr huan\u00eb 85 mij\u00eb euro q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb birit\u201d, pohoi ajo.<\/p>\n<p>Musabelliu theksoi se n\u00eb mosp\u00ebrputhjet n\u00eb deklarimin e makin\u00ebs ka pasur lapsuse t\u00eb cilat kan\u00eb ndodhur p\u00ebr shkaqe t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve familjare. \u201cPavar\u00ebsisht mosp\u00ebrputhjeve me t\u00eb dyja t\u00eb ardhurat mbulohet kjo shum\u00eb\u201d, pohoi Musabelliu duke ju referuar deklarimeve si burim t\u00eb adhurave t\u00eb babait t\u00eb bashk\u00ebjetuesit dhe k\u00ebtij t\u00eb t\u00eb fundit. \u201cP\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kon\u00e7iz n\u00eb deklarat\u00ebn veting kemi b\u00ebr\u00eb ndryshimin. N\u00eb nj\u00eb aktivitetet privat t\u00eb ardhurat nuk llogariten muaji pas muaji\u201d, shtoi ajo.<\/p>\n<p><strong>Musabelliu kund\u00ebrshton raportin e DSIK<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka dor\u00ebzuar pran\u00eb KPK-s\u00eb nj\u00eb raport m\u00eb dat\u00eb 30 tetor 2017 sipas t\u00eb cilit prokurorja Doloreza Musabelliu ishte e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs. Por, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb raporti t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb vitin 2019, DSIK ndryshon q\u00ebndrim duke konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas DSIK, ka dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb prokurores Musabelliu n\u00eb korrupsion pasiv n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje civile dhe dekonspirim t\u00eb informacioneve sekrete n\u00eb Prokurorin\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda gjat\u00eb vendimit t\u00eb moskompetenc\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar informacionet e reja t\u00eb p\u00ebrcjella nga DSIK nga ku ka konstatuar se vendimi i moskopetenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb kryer nga nj\u00eb tjet\u00ebr prokuror dhe jo nga Musabelliu. Sipas KPK-s\u00eb, duke qen\u00eb se shtetasi M.M. \u00ebsht\u00eb ende n\u00ebn hetim nuk mund t\u00eb vler\u00ebsohet n\u00ebse ka pasur ose jo dekonspirim. \u201cLidhur me rastin tjet\u00ebr, DSIK-s\u00eb i jan\u00eb k\u00ebrkuar informacione, por nuk ka pasur t\u00eb dh\u00ebna\u201d, tha relatorja Shuli.<\/p>\n<p>Prokurorja Doloreza Musabelliu e kund\u00ebrshtoi raportin e dyt\u00eb t\u00eb DSIK duke e quajtur at\u00eb t\u00eb paligjsh\u00ebm e abuziv. \u201cLidhur me raportin e dyt\u00eb t\u00eb DSIK p\u00ebr past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs kam p\u00ebsuar shok\u2026 .\u00a0 Kjo si pasoj\u00eb e nj\u00eb raporti t\u00eb paligjsh\u00ebm. Ka dashkeq\u00ebsi dhe abuzivitet. Punonj\u00ebsit e DSIK duhet t\u00eb kishin kryer t\u00eb pakt\u00ebn dy verifikime, n\u00ebse un\u00eb isha njohur me informacionin e klasifikuar t\u00eb M.M. dhe n\u00ebse kam hetuar at\u00eb. DSIK n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk ka qen\u00eb institucion ndihm\u00ebs, por \u00e7\u2019ndihm\u00ebs. Kontrolli i figur\u00ebs nga ana e tyre nuk ka qen\u00eb objektiv, por subjektiv\u201d, theksoi Musabelliu.<\/p>\n<p>\u201cRaporti \u00ebsht\u00eb i paplot\u00eb dhe abuziv pasi jan\u00eb futur t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me mua, por me nj\u00eb prokuror tjet\u00ebr. Raporti DSIK \u00ebsht\u00eb i pabazuar pasi nuk kam disponuar asnj\u00eb informacion t\u00eb klasifikuar sekret shtet\u00ebror. Sipas DSIK paskam dekonspiruar kur kam kryer shpalljen e moskompetenc\u00ebs p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb, por k\u00ebt\u00eb e ka kryer nj\u00eb prokuror tjet\u00ebr. Punonj\u00ebsit e DSIK duhet t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm. Nuk mund t\u00eb c\u00ebnojn\u00eb pun\u00ebn ime 15 vje\u00e7are me dy radh\u00eb t\u00eb paverifikuara\u201d, deklaroi prokuorja Musabelliu gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p>Lidhur me profesionalizimin, prokurorja Musabelliu u vler\u00ebsuar p\u00ebrgjith\u00ebsisht pozitivisht. Por nga 6 denoncime t\u00eb kryera nga publiku, n\u00eb nj\u00eb prej tyre Komisioni ka evidentuar se Gjykata e Apelit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda ka urdh\u00ebruar kryerjen e veprimeve hetimore q\u00eb nuk ishin kryer prej saj. Relatorja Shuli shpjegoi se denoncuesi A.B. pretendon se Musabelliu ka shkelur ligjin p\u00ebr shpalljen e moskompetenc\u00ebs p\u00ebr tre vepra penale nga 9 q\u00eb ai kishte kall\u00ebzuar ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Lidhur me denoncimin e kryer Musabelliu tha se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr 8 vepra penale, pasi dy ishin t\u00eb nj\u00ebjta, nd\u00ebrsa e cil\u00ebsoi denoncimin abuzib. \u201cAi kall\u00ebzonte kryeministrin, ish-kryeministrin, ministrin dhe ish-ministrin e Financave, gjyqtar\u00eb, noter\u00eb e ish-ortakun, edhe pse ky i fundit kishte fituar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb Strasburg\u201d, pohoi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn prokurorja Musabelliu.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, relatorja Shuli e pyeti nd\u00ebr t\u00eb tjera lidhur me raportin e DSIK, ku sipas saj thuhej se \u00ebsht\u00eb dekonspiruar informacion sekret dhe jo informacion i klasifikuar skeret shtet\u00ebror. Prokurorja Musabelliu shpjegoi se n\u00eb materialin e d\u00ebrguar nga prokuroria e Durr\u00ebsit b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr sekret shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>\u201cEdhe n\u00eb rastet kur e marrim nj\u00eb dokument t\u00eb klasifikuar si sekret shtet\u00ebror e lexojm\u00eb dhe pastaj e vendosim n\u00eb kasafort\u00eb, nuk e fusim tek fashikujt e dosjes hetimore. Nd\u00ebrsa sekreti hetimor ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me informacione q\u00eb dalin para se t\u00eb kryejm\u00eb veprime t\u00eb hapura\u201d, tha Musabelliu.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja e trup\u00ebs gjykuese t\u00eb KPK, Pamela Qirko e Pyetoi prokuroren Musabelliu n\u00ebse ajo kishte pasur kontakte me shtetasin M.M. p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e t\u00eb cilit DSIK ka raportuar se \u00ebsht\u00eb kryer dekonspirimi i informacioneve sekrete. Prokurorja Musabelliu tha se nuk kishte pasur ndonj\u00ebher\u00eb kontakt me t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, pasi e konsideroi hetimin administrative objektiv dhe t\u00eb gjith\u00ebnash\u00ebm, prokurorja Doloreza Musabelliu k\u00ebrkoi konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 5 dhjetor, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda Doloreza Musabelliu u p\u00ebrball me pyetje mbi pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb. Nd\u00ebrsa nj\u00eb raport i DSIK u quajt i paprovuar nga KPK. Musabelliu pranoi hetimin si objektiv dhe k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75638,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,362],"tags":[765,118,767,119,178],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_21111.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Doloreza Musabelliu, nj\u00ebherazi kandidate p\u00ebr n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me, SPAK pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto:Edmond Hoxha","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75637"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75637"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75637\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75639,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75637\/revisions\/75639"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75638"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75637"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75637"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75637"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}