{"id":75648,"date":"2019-11-25T09:29:56","date_gmt":"2019-11-25T08:29:56","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-bujar-hoti-ka-cenuar-besimin-e-publikut-te-drejtesia\/2019\/11\/25\/"},"modified":"2023-04-07T05:04:44","modified_gmt":"2023-04-07T03:04:44","slug":"kpa-bujar-hoti-ka-cenuar-besimin-e-publikut-te-drejtesia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-bujar-hoti-ka-cenuar-besimin-e-publikut-te-drejtesia\/2019\/11\/25\/","title":{"rendered":"KPA: Bujar Hoti ka c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit Bujar Hoti.<\/p>\n<p><!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_52571\" aria-describedby=\"caption-attachment-52571\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180910_125649_100918008-3_5ip2h61.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-52571\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180910_125649_100918008-3_5ip2h61-600x355.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"355\" data-id=\"52571\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-52571\" class=\"wp-caption-text\">Kryetarja e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm te Apelimit, KPA, Natasha Mulaj dhe gjyqtar\u00ebt, Rezarta Schuetz, Sokol Como, Ardian Hajdari, Albana Shtylla, gjat\u00eb nj\u00eb seance te\u00ebKPA, | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb zbardhur t\u00eb Kolegjit, ish-prokurori Hoti ka p\u00ebrfituar 4 mij\u00eb metra katror\u00eb tok\u00eb bujq\u00ebsore n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe ka kryer veprime fiktive s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten, veprime q\u00eb kan\u00eb c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Ardian Hajdari kyesues, Albana Shtylla relatore dhe Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz e Luan Daci an\u00ebtar\u00eb, edhe pse nuk ndan t\u00eb nj\u00ebjtin mendim p\u00ebr t\u00eb 19 gjetjet e KPK-s\u00eb lidhur me pasurin\u00eb e ish-prokurorit t\u00eb Apelit Durr\u00ebs, shprehet se pretendimet e k\u00ebtij t\u00eb fundit t\u00eb paraqitura n\u00eb ankim, nuk mund ta c\u00ebnojn\u00eb vendimin p\u00ebr shkarkimin e tij. Kolegji i quan t\u00eb drejta shumic\u00ebn e gjetjeve t\u00eb Komisionit duke theksuar se prokurori Bujar Hoti ka c\u00ebnuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>KPA konkludon se prokurori Bujar Hoti nuk mund t\u00eb p\u00ebrfitonte pron\u00ebsin\u00eb mbi pasurin\u00eb tok\u00eb ar\u00eb me sip\u00ebrfaqe 4 mij\u00eb m\u00b2 n\u00eb fshatin Fllak\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs, p\u00ebr shkak se nuk plot\u00ebsonte asnj\u00eb nga kriteret e legjislacionit n\u00eb fuqi t\u00eb koh\u00ebs, p\u00ebr pajisjen me tok\u00eb bujq\u00ebsore. Edhe pse kishte n\u00ebnshkruar p\u00ebrfitimin e tok\u00ebs si ish-punonj\u00ebs i nd\u00ebrmarrjes bujq\u00ebsore\u00a0 Busht-Kam\u00ebz, Hoti kishte deklaruar n\u00eb vet\u00ebdeklarimin fillestar n\u00eb vitin 2003 se kishte marr\u00eb dhurat\u00eb nga babai. Nd\u00ebrsa nga hetimi administrativ \u00ebsht\u00eb evidentuar se toka ishte regjistruar direkt n\u00eb emrin e prokurorit Bujar Hoti dhe se ai kishte n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 1996 si p\u00ebrfitues i saj.<\/p>\n<p>Pretendimet e Hotit se arsyetimi i Komisionit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri \u00ebsht\u00eb i gabuar pasi sipas tij, deklarimi n\u00eb vitin 2003 se kjo sip\u00ebrfaqe i \u00ebsht\u00eb dhuruar nga prind\u00ebrit nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim i konkretizuar juridik, por vullneti i tyre i shprehur n\u00ebp\u00ebrmjet kalimit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij t\u00eb k\u00ebsaj sip\u00ebrfaqeje, nuk kan\u00eb qen\u00eb bind\u00ebse p\u00ebr Kolegjin. Po ashtu, edhe pretendimi tjet\u00ebr se toka i takon si banor i fshatit dhe si pjes\u00eb e nd\u00ebrmarrjes bujq\u00ebsore, \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga provat e siguruara gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>KPA evidenton se nga hetimi i KPK \u00ebsht\u00eb zbuluar se, kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndarja e tok\u00ebs Hoti ishte prokuror dhe jo bujk, pasi kishte filluar pun\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 1986 si hetues n\u00eb Lushnj\u00eb dhe se ai nuk kishte t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebrfitimi sipas Ligjit 7501 \u201cP\u00ebr Tok\u00ebn\u201d. Kolegji e vler\u00ebson t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e KPK se Hoti nuk mund t\u00eb p\u00ebrfitonte tok\u00eb si pjes\u00eb e trungut familjar me babain, pasi ky i fundit kishte p\u00ebrfituar n\u00eb dy fshatra t\u00eb tjer\u00eb. Familja e tyre po ashtu rezultonte t\u00eb kishte p\u00ebrfituar strehim nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave, gj\u00eb q\u00eb automatikisht i p\u00ebrjashtonte ata nga p\u00ebrfitimi i tok\u00ebs sipas ligjit 7501.<\/p>\n<p>Sipas KPA, Hoti dhe bashk\u00ebshortja e tij kan\u00eb kryer veprime juridike fiktive, me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e nj\u00eb kredie bankare n\u00eb vler\u00ebn 68.578 euro p\u00ebr blerjen e apartamentit me sip\u00ebrfaqe 85,4 m\u00b2 n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMosdeklarimi nga subjekti n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb s\u00eb vitit 2008 t\u00eb q\u00ebllimit t\u00eb marrjes s\u00eb kredis\u00eb dhe mosdeklarimi i pages\u00ebs s\u00eb vler\u00ebs s\u00eb saj te z. S.H., si dhe parapagimi i shum\u00ebs 23.940 euro me mandatark\u00ebtime \u2026te \u2018{***}\u2019 ShPK dhe i shum\u00ebs prej 70.000 eurosh me transfert\u00eb bankare te z. S.H., jan\u00eb fakte q\u00eb i krijojn\u00eb bindjen trupit gjykues, se k\u00ebto veprime jan\u00eb kryer me q\u00ebllim marrjen e kredis\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e nevojshme,\u201d shprehet Kolegji.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues vler\u00ebson se \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb konkluzioni i Komisionit se subjekti ka kryer veprime juridike fiktive, me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb bankare p\u00ebr pasurin\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 85,4 m\u00b2 n\u00eb Durr\u00ebs, duke i vler\u00ebsuar ato si sjellje dhe veprime q\u00eb cenojn\u00eb besimin e publikut,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e KPA.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPA e ka rr\u00ebzuar konstatimin e KPK-s\u00eb se Hoti kishte kryer veprime fiktive n\u00eb deklarimin e \u00e7mimit dhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb pages\u00ebs, apo fiktivitet p\u00ebr dy kontrata sip\u00ebrmarrjeje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Kolegji konkludon se ish-prokurori Hoti ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb apartament, me sip\u00ebrfaqe 157 m2 n\u00eb Durr\u00ebs, n\u00eb lidhje me shumat e paguara, si edhe ka munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr t\u00eb justifikuar krijimin e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb vitin 2004. Gjithashtu, deklarim i pamjaftuesh\u00ebm identifikohet n\u00eb lidhje me burimin e krijimit t\u00eb dy apartamenteve t\u00eb tjer\u00eb, po n\u00eb Durr\u00ebs, nj\u00eb me sip\u00ebrfaqe 30 m2 dhe 85.4 m2.<\/p>\n<p>Por, KPA arsyeton ndryshe nga Komisioni lidhur me konstatimin e k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebr fiktivitetin e \u00e7mimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes s\u00eb apartamentit 157 m2 dhe shtes\u00ebs s\u00eb tij me sip\u00ebrfaqe 30 m2, me vler\u00eb totale 6.8 milion\u00eb lek\u00eb. Pasi \u00ebsht\u00eb njohur me pretendimet e Hotit, se deklarimi i k\u00ebtyre pasurive p\u00ebrb\u00ebn detyrim ligjor p\u00ebr deklarim, por jo detyrim tatimor, Kolegji vler\u00ebson se nuk \u00ebsht\u00eb provuar fiktiviteti i kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes t\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2005. Trupi gjykues vler\u00ebson se pretendimi i Hotit \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebrisht i bazuar.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr deklarim i pamjaftuesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb gjetur mospasqyrimi i vler\u00ebs s\u00eb sakt\u00eb t\u00eb punimeve t\u00eb kryera p\u00ebr ndryshimin e destinacionit t\u00eb apartamentit me sip\u00ebrfaqe 41,3 m2 dhe shtes\u00ebs 19,63 m2. Sipas Kolegjit, Hoti nuk ka deklaruar burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj vlere, si edhe ka munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr t\u00eb justifikuar krijimin e saj n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>I drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb gjetur edhe konstatimi i KPK-s\u00eb se bashk\u00ebshortja e Hotit ka p\u00ebrfituar nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb shtes\u00eb jo n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb saj, duke kryer nj\u00eb investim p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrtim pa leje, n\u00eb kund\u00ebrshtim me legjislacionin n\u00eb fuqi t\u00eb koh\u00ebs. N\u00eb vendim theksohet se \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se Hoti ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtyre veprimeve t\u00eb kryera nga bashk\u00ebshortja e tij.<\/p>\n<p>Ashtu si KPK, edhe KPA konkludon n\u00eb munges\u00ebn e burimeve t\u00eb ligjshme\u00a0 p\u00ebr blerjen e dy autoveturave nga bashk\u00ebshortja, nj\u00eb tip \u201cPeugeot\u201d n\u00eb vitin 2007 dhe nj\u00eb tip \u201cDaimler Chrysler\u201d n\u00eb vitin 2010. Nd\u00ebrsa p\u00ebr nj\u00eb makin\u00eb tjet\u00ebr tip \u201cNissan Juke\u201d, po n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebshortes, Kolegji thot\u00eb se ka deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar se ish-prokurori Hoti ka munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr t\u00eb justifikuar krijimin e pasurive t\u00eb luajtshme e t\u00eb paluajtshme p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb vitet 2004, 2007 dhe 2010.<\/p>\n<p>\u201cBazuar n\u00eb konkluzionet e m\u00ebsip\u00ebrme, trupi gjykues e gjen t\u00eb bazuar konkluzionin e Komisionit se subjekti i rivler\u00ebsimit ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e kontrollit t\u00eb pasuris\u00eb, si dhe ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb,\u201d shprehet KPA.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit t\u00eb t\u00eb gjitha shkaqeve t\u00eb ankimit dhe bazuar n\u00eb konkluzionet si m\u00eb sip\u00ebr, trupi gjykues \u00e7mon se vendimi nr. 64, dat\u00eb 10.09.2018, i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb dhe duhet l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi,\u201d shton Kolegji.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit Bujar Hoti.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75649,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[481,114,473],"tags":[775,112,221,149,199],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180910_125649_100918008-3_5ip2h61.jpg","fifu_image_alt":"Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit | Foto : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75648"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75648"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75648\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75650,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75648\/revisions\/75650"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75649"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75648"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75648"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75648"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}