{"id":75654,"date":"2019-11-22T18:11:38","date_gmt":"2019-11-22T17:11:38","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/rasti-medja-kpa-percakton-detajet-e-vleresimit-te-profesionalizmit\/2019\/11\/22\/"},"modified":"2023-04-07T05:04:59","modified_gmt":"2023-04-07T03:04:59","slug":"rasti-medja-kpa-percakton-detajet-e-vleresimit-te-profesionalizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/rasti-medja-kpa-percakton-detajet-e-vleresimit-te-profesionalizmit\/2019\/11\/22\/","title":{"rendered":"Rasti Medja, KPA p\u00ebrcakton detajet e vler\u00ebsimit t\u00eb profesionalizmit"},"content":{"rendered":"<p>Shumica n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit vler\u00ebsoi pozitivisht aft\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb gjyqtarit Gentian Medja, nd\u00ebrsa bashk\u00eblidhur vendimit u miratuan edhe rekomandime p\u00ebr KPK-n\u00eb mbi vler\u00ebsimin e profesionalizmit. N\u00eb pakic\u00eb, Natasha Mulaj k\u00ebrkoi shkarkimin e gjyqtarit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_51117\" aria-describedby=\"caption-attachment-51117\" style=\"width: 552px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-51117\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gentian-Medja-1-552x400.jpg\" alt=\"\" width=\"552\" height=\"400\" data-id=\"51117\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-51117\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Gentian Medja n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit m\u00eb 30 korrik 2018. Foto: Gent Shkullaku\/LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Shumica n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit vler\u00ebsoi pozitivisht aft\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative Gentian Medja, nd\u00ebrsa bashk\u00eblidhur vendimit u miratuan edhe rekomandime p\u00ebr Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si duhej t\u00eb b\u00ebhej vler\u00ebsimi i aft\u00ebsive profesionale t\u00eb magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Medja i cili u konfirmua me shumic\u00eb n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, u apelua nga Komisioneri Publik edhe k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit. Ashtu si Xhesila Pine, an\u00ebtarja n\u00eb pakic\u00eb e trup\u00ebs s\u00eb KPK q\u00eb shqyrtoi \u00e7\u00ebshtjen e Medjas, Komisioneri arsyetonte se gjyqtari nuk kishte arritur nivel t\u00eb mjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e profesionalizmit dhe se KPA duhej ta rivler\u00ebsonte s\u00ebrish p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>KPA, pasi mori n\u00eb shqyrtim \u00e7\u00ebshtjen dhe k\u00ebrkes\u00ebn e Komisionerit Publik q\u00eb bashk\u00eb me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb miratonte edhe nj\u00eb format t\u00eb detajuar t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si duhej t\u00eb b\u00ebhej vler\u00ebsimi i aft\u00ebsive profesionale nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi me shumic\u00eb se Medja ishte \u201ci aft\u00eb\u201d. Kat\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb trup\u00ebs, relatori Luan Daci dhe an\u00ebtar\u00ebt, Ina Rama, Sokol \u00c7omo, Ardian Hajdari, vler\u00ebsuan se Medja ishte i \u201caft\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjykuar\u201d, nd\u00ebrsa rr\u00ebzuan pretendimet se ai kishte probleme t\u00eb organizimit t\u00eb pun\u00ebs dhe vonesa n\u00eb shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb pakic\u00eb, kryesuesja Natasha Mulaj arsyetoi se Medja duhej t\u00eb shkarkohej dhe se ai nuk kalonte n\u00eb kriterin e profesionalizmit. Mulaj arsyeton se \u201cka mang\u00ebsi t\u00eb dukshme dhe t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura n\u00eb afatet p\u00ebr gjykimin e \u00e7\u00ebshtjeve, referenc\u00eb ligjore t\u00eb gabuar dhe shum\u00eb parregullsi n\u00eb veprimet p\u00ebrgatitore\u201d.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi p\u00ebr Medjan<\/strong><\/p>\n<p>Vler\u00ebsimi p\u00ebr Medjan u b\u00eb kryesisht sipas nj\u00eb tabele t\u00eb p\u00ebrgatitur nga Komisioneri Publik, i cili pasi mori n\u00eb shqyrtim edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb burimesh t\u00eb tjera, p\u00ebrfshi informacion nga kryetari i Gjykat\u00ebs Adminisgtrative ku punonte Medja dhe nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs e vler\u00ebsoi at\u00eb pozitivisht.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar KPA shprehet se problemet q\u00eb pretendohej se i ishin gjetur gjyqtarit, q\u00eb kryesisht lidheshin me vonesat n\u00eb gjykimin e \u00e7\u00ebshtjeve, justifikoheshin me ngarkes\u00ebn n\u00eb pun\u00eb. \u201cNuk rezulton t\u00eb ket\u00eb gjykuar asnj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve jasht\u00eb afatit 1-vje\u00e7ar, rrethan\u00eb e cila vler\u00ebsohet proporcionalisht n\u00eb raport edhe me treguesit e tjer\u00eb brenda kriterit t\u00eb aft\u00ebsive organizative\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e shumic\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu pretendimi i citimit gabim t\u00eb referencave ligjore u rr\u00ebzua, pasi sipas shumic\u00ebs gjyqtari kishte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ndryshonte referenc\u00ebn ligjore t\u00eb padis\u00eb, n\u00eb rast se gjykonte q\u00eb padit\u00ebsi kishte b\u00ebr\u00eb gabim apo ishte referuar gabim. \u201cSqaron kuptimin e normave q\u00eb zbaton, duke demonstruar aft\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr t\u00eb interpretuar ligjin\u201d, arsyeton shumica.<\/p>\n<p>Kolegji n\u00eb fund arsyeton n\u00eb favor t\u00eb Medjas duke arritur n\u00eb p\u00ebrfundime pozitive t\u00eb profesionalizmit t\u00eb tij. \u201cKa aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjykuar; ka aft\u00ebsi t\u00eb pranueshme organizative, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb rezultuar n\u00eb mosrespektim t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb pal\u00ebve apo munges\u00eb jo t\u00eb pranueshme eficence ose efektiviteti; e ka zhvilluar veprimtarin\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb p\u00ebrputhje me etik\u00ebn dhe angazhimin ndaj vlerave gjyq\u00ebsore dhe ka demonstruar cil\u00ebsi personale dhe angazhim profesional, n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e parashikuara n\u00eb ligj\u201d, shprehet shumica.<\/p>\n<p>Nga ana e saj n\u00eb pakic\u00eb Mulaj pretendon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. \u201cN\u00eb qoft\u00eb se u referohemi fakteve q\u00eb jan\u00eb konstatuar n\u00eb Komision dhe n\u00eb Kolegj, t\u00eb pretenduara edhe nga Komisioneri n\u00eb ankimin e tij, kan\u00eb rezultuar mang\u00ebsi t\u00eb theksuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur nga ana e subjektit, n\u00eb respektimin e afateve t\u00eb thirrjes s\u00eb pal\u00ebve p\u00ebr seancat p\u00ebrgatitore\u201d, shprehet ajo.<\/p>\n<p>Mulaj shpjegon se p\u00ebrkund\u00ebr arsyetimit t\u00eb shumic\u00ebs faktet e marra n\u00eb shqyrtim provojn\u00eb se Medja nuk ishte i aft\u00eb profesionalisht. \u201cGentian Medja ka mang\u00ebsi t\u00eb dukshme dhe t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura n\u00eb afatet p\u00ebr gjykimin e \u00e7\u00ebshtjeve, referenc\u00eb ligjore t\u00eb gabuar dhe shum\u00eb parregullsi n\u00eb veprimet p\u00ebrgatitore, t\u00eb cilat cenojn\u00eb haptazi zhvillimin e nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt ligjor dhe cenojn\u00eb shum\u00eb figur\u00ebn e magjistratit\u201d, shprehet Mulaj.<\/p>\n<p><strong>Rekomandimi p\u00ebr Komisionin<\/strong><\/p>\n<p>Ve\u00e7 arsyetimit p\u00ebr rastin konkret me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Komisionerit Publik dhe p\u00ebr faktin q\u00eb KPA kishte p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ngjashme, Kolegji arsyeton se ishte e nevojshme t\u00eb shprehej edhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si duhej t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb vijim vler\u00ebsimi i profesionalizmit.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues i Kolegjit \u00e7mon t\u00eb nevojshme q\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet arsyetimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb vendimit q\u00eb lidhet me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, t\u00eb jap\u00eb edhe orientimet e tij n\u00eb lidhje me kryerjen e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, p\u00ebr sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e Kolegjit.<\/p>\n<p>Aty rekomandohet q\u00eb KPK t\u00eb b\u00ebj\u00eb vler\u00ebsimin n\u00eb \u201canalogji me vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale t\u00eb realizuar p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit Gentian Medja, sipas arsyetimit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb tej arsyetimi shkon n\u00eb detaje p\u00ebr m\u00ebnyrat t\u00eb vler\u00ebsimit. P\u00ebrndryshe nga vlersimi i pasurive dhe problemeve me figur\u00ebn ku vendimet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb qarta, KPA l\u00eb t\u00eb kuptohet se n\u00eb vler\u00ebsimin e profesionalizmit duheshin mbajtur parasysh nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kriteresh. Kolegji orienton q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb t\u00eb konsiderohen t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ankimet dhe denoncimet nga publiku, nd\u00ebrsa orienton Komisionin q\u00eb t\u00eb mos kapet n\u00eb opinione ligjore q\u00eb mund t\u00eb konsiderohen thjesht\u00eb \u201ct\u00eb pasakta\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb vler\u00ebsimi negativ t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm n\u00eb rastet e gabimeve thelb\u00ebsore dhe serioze dhe\/ose kur ekziston nj\u00eb seri e qart\u00eb dhe e vazhdueshme e gjykimeve t\u00eb gabuara, q\u00eb tregojn\u00eb munges\u00eb t\u00eb aft\u00ebsive profesionale\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>Duke renditur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kriteresh rivler\u00ebsimi dhe burimesh prej nga mund t\u00eb merrej informacioni, KPA b\u00ebn nj\u00eb balancim t\u00eb q\u00ebndrimeve p\u00ebr t\u00eb sakt\u00ebsuar se kur ato jan\u00eb shkarkuese. \u201cAspekti i njohurive ligjore vler\u00ebsohet duke u bazuar n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e gjyqtarit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime gjyq\u00ebsore, duke u bazuar n\u00eb tregues t\u00eb till\u00eb, si: aft\u00ebsia e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr t\u00eb interpretuar ligjin, p\u00ebr t\u00eb identifikuar konfliktin e normave, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur parimet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb teoris\u00eb s\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs dhe aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb analizuar jurisprudenc\u00ebn\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb KPA arsyeton edhe se mbi \u00e7baz\u00eb duhej vler\u00ebsuar ngarkesa n\u00eb pun\u00eb, nd\u00ebrsa k\u00ebshillon q\u00eb t\u00eb merren parasysh edhe \u201crrethanat, t\u00eb cilat nuk varen nga magjistrati\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb tutje KPA k\u00ebrkon q\u00eb Komisioni t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb edhe aft\u00ebsin\u00eb e gjyqtar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb shmangur seancat joproduktive dhe kryerjen e procedurave t\u00eb tjera gjyq\u00ebsore q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb gjykim t\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb administruar dosjet gjyq\u00ebsore ose t\u00eb prokuroris\u00eb matet duke u bazuar n\u00eb treguesit e rregullshm\u00ebris\u00eb, plot\u00ebsis\u00eb dhe sakt\u00ebsis\u00eb s\u00eb dokumentacionit t\u00eb dosjes\u201d, thuhet n\u00eb vendim e KPA.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb sa i p\u00ebrket etik\u00ebs dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb e paanshm\u00ebris\u00eb KPA orienton q\u00eb t\u00eb shihen mendimet e kryetar\u00ebve apo drejtuesve, masat disiplinore dhe po ashtu edhe denoncimet.<\/p>\n<p>\u201cIntegriteti i magjistratit, n\u00eb lidhje me imunitetin e tij ndaj \u00e7do ndikimi ose presioni t\u00eb jasht\u00ebm, matet duke u bazuar n\u00eb tregues t\u00eb till\u00eb si rezultati i ankesave dhe verifikimi i tyre\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>KPA arsyeton n\u00eb vendim nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00eb detaje sjelljen e gjyqtarit sidomos sa i p\u00ebrket konfliktit t\u00eb interesit dhe \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb grupeve n\u00eb nevoj\u00eb. \u201cP\u00ebrdorimi i gjuh\u00ebs diskriminuese, numri tejet i lart\u00eb i k\u00ebrkesave t\u00eb pranuara t\u00eb pal\u00ebve p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e magjistratit, si dhe tregues t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb dalin nga burime t\u00eb tjera vler\u00ebsimi\u201d, p\u00ebrmenden nga Kolegji si rrethana q\u00eb mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb vler\u00ebsim negative n\u00eb aft\u00ebsit\u00eb profesionale.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shumica n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit vler\u00ebsoi pozitivisht aft\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb gjyqtarit Gentian Medja, nd\u00ebrsa bashk\u00eblidhur vendimit u miratuan edhe rekomandime p\u00ebr KPK-n\u00eb mbi vler\u00ebsimin e profesionalizmit. N\u00eb pakic\u00eb, Natasha Mulaj k\u00ebrkoi shkarkimin e gjyqtarit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75655,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,473],"tags":[777,102,107,103,112,221],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gentian-Medja-1.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Gentian Medja n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit m\u00eb 30 korrik 2018. Foto: Gent Shkullaku\/LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75654"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75654"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75654\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75656,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75654\/revisions\/75656"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75655"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75654"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75654"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75654"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}