{"id":75666,"date":"2019-11-21T20:28:17","date_gmt":"2019-11-21T19:28:17","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/bilanci-negativ-9-3-milion-leke-dhe-transaksionet-vene-ne-veshtiresi-gjyqtarin-arben-vrioni\/2019\/11\/21\/"},"modified":"2023-04-07T05:05:23","modified_gmt":"2023-04-07T03:05:23","slug":"bilanci-negativ-9-3-milion-leke-dhe-transaksionet-vene-ne-veshtiresi-gjyqtarin-arben-vrioni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/bilanci-negativ-9-3-milion-leke-dhe-transaksionet-vene-ne-veshtiresi-gjyqtarin-arben-vrioni\/2019\/11\/21\/","title":{"rendered":"Bilanci negativ 9.3 milion lek\u00eb dhe transaksionet v\u00ebn\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi gjyqtarin Arben Vrioni"},"content":{"rendered":"<p>KPK rr\u00ebzoi si t\u00eb pabazuara pretendimet e Vrionit p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb procesin, nd\u00ebrsa tha se atij i mungonin burimet e ligjshme financiare dhe se disa transaksione ishin t\u00eb dyshimta; nd\u00ebrkoh\u00eb, subjekti kund\u00ebrshtoi gjetjet dhe k\u00ebrkoi hapje t\u00eb hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjera.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_66031\" aria-describedby=\"caption-attachment-66031\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-3086.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-66031\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-3086-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"66031\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-66031\" class=\"wp-caption-text\">Gjat\u00ebs seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK, ndaj gjyqtarit Arben Vrioni. Foto:Vladimir Karaj\/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb mbajtur t\u00eb enjten ndaj gjyqtarit Arben Vrioni, se pretendimet e k\u00ebtij t\u00eb fundit rreth gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr shtyrjen e seanc\u00ebs u gjet\u00ebn t\u00eb pabazuara n\u00eb prova dhe ligj.<\/p>\n<p>Vrioni i cili ia doli me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb k\u00ebrkesash <a href=\"\/?p=66030\">t\u00eb shtynte seanc\u00ebn e par\u00eb dit\u00ebn e m\u00ebrkur\u00eb<\/a>, nuk b\u00ebri k\u00ebrkesa shtes\u00eb t\u00eb enjten. Nd\u00ebrsa KPK, q\u00eb njoftoi edhe ngritjen e nj\u00eb trupe t\u00eb gatshme p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar k\u00ebrkesat p\u00ebr p\u00ebrjashtim, mori nj\u00ebri pas tjetrit vendime q\u00eb rr\u00ebzonin pretendimet e tij, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohej se nuk do t\u00eb toleronte zvarritjen e procesit.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb shqyrtoi rastin e Vrionit, kryesohej nga Firdes Shuli, relatore Pamela Qirko, an\u00ebtare\u00a0 Alma Faskaj dhe v\u00ebzhgues i ONM-s\u00eb Hans Kijlstra. Relatorja Shuli vuri n\u00eb dukje nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh n\u00eb pasurin\u00eb e gjyqtarit, p\u00ebrfshir\u00eb transaksione q\u00eb u cil\u00ebsuan t\u00eb dyshimta dhe munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr disa vite n\u00eb shum\u00eb totale prej 9.3 milion lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Nga relatimi u kuptua se Vrioni kishte probleme me nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000, munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb dyt\u00eb, nj\u00eb transaksion \u201ct\u00eb dyshimt\u00eb\u201d me baxhanakun p\u00ebr t\u00eb paguar shkoll\u00ebn e vajz\u00ebs dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh t\u00eb tjera t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Vrioni b\u00ebri nj\u00eb mbrojtje emocionale. Ai p\u00ebrmendi prejardhjen nga nj\u00eb familje e njohur shqiptare dhe tha se kishte trash\u00ebguar prona q\u00eb i kishin mund\u00ebsuar pasurin\u00eb, nd\u00ebrsa theksoi se parardh\u00ebsit e tij kishin firmosur deklarat\u00ebn e pavar\u00ebsis\u00eb. Ai vuri n\u00eb dukje se n\u00ebna e tij kishte trash\u00ebguar pasuri dhe kishte marr\u00eb t\u00eb ardhura nga kjo pasuri q\u00eb i ishin dhuruar atij. Ai u b\u00eb emocional nd\u00ebrsa foli p\u00ebr financimin e arsimit t\u00eb vajz\u00ebs n\u00eb SHBA, nd\u00ebrsa p\u00ebrmendi disa her\u00eb rezultatet e saj t\u00eb shk\u00eblqyera n\u00eb shkoll\u00eb.<\/p>\n<p>Qirko gjat\u00eb relatimit dhe m\u00eb pas n\u00eb pyetje e p\u00ebrgjigje vuri n\u00eb dukje se p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2004 n\u00eb Elbasan ishin nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kontratash q\u00eb nuk p\u00ebrputheshin me nj\u00ebra tjetr\u00ebn. Sipas Qirkos blerja ishte nisur nga n\u00ebna e Vrionit n\u00eb vitin 2002 e cila kishte paguar nj\u00eb kapar 1.5 milion lek\u00eb, nd\u00ebrsa banesa ishte vler\u00ebsuar n\u00eb kontrat\u00eb 4.5 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Kontrata ishte mbyllur dy vjet m\u00eb von\u00eb nga vet\u00eb Vrionin i cili kishte bler\u00eb sht\u00ebpin\u00eb p\u00ebr 1.9 milion lek\u00eb. Qirko tha se nuk kishte asnj\u00eb shenj\u00eb n\u00eb kontrata se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur me kaparin dhe e quajti at\u00eb t\u00eb djegur, pasi nuk ishin p\u00ebrmbushur kushtet e kontrat\u00ebs. Po ashtu ajo pyeti Vrionin se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur dhe pse ishte ulur \u00e7mimi i sht\u00ebpis\u00eb nga 4.5 milion n\u00eb 1.9 milion.<\/p>\n<p>Vrioni i cili kishte shpjeguar se kjo pasuri ishte bler\u00eb me t\u00eb ardhurat q\u00eb n\u00ebna e tij kishte marr\u00eb nga shitja e nj\u00eb prone n\u00eb Gjirokast\u00ebr, pretendoi se kapari nuk ishte humbur, por ai nuk dha shpjegim mbi diferenc\u00ebn n\u00eb \u00e7mim dhe as p\u00ebr munges\u00ebn e dokumentimit t\u00eb asaj q\u00eb kishte ndodhur me kaparin.<\/p>\n<p>Pasi KPK pretendoi se n\u00ebna e tij nuk kishte pasur t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb blerjen e apartamentit, Vrioni k\u00ebmb\u00ebnguli se nd\u00ebrsa 26 mij\u00eb USD nga shitja e nj\u00eb pasurie n\u00eb Gjirokast\u00ebr ishin ruajtur n\u00eb bank\u00eb deri von\u00eb, shuma tjet\u00ebr prej 30 mij\u00eb USD ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb qarkullim nga babai i tij dhe ishte trefishuar. Vrioni tha se nuk mund ta provonte k\u00ebt\u00eb me dokumente, por tha se i ati ishte nj\u00eb prej ekonomist\u00ebve t\u00eb respektuar.<\/p>\n<p>KPK nga ana e saj vuri n\u00eb dukje se nj\u00eb shum\u00eb e deklaruar fillimisht si dhurat\u00eb nga n\u00ebna e bashk\u00ebshortes, ishte deklaruar m\u00eb von\u00eb si kursim familjar. Vrioni tha n\u00eb seanc\u00eb se kishte nj\u00eb lapsus, por se shuma ishte dhurim nga vjehrra.<\/p>\n<p>Komisioni nga ana tjet\u00ebr vuri n\u00eb dukje se duke u nisur nga mungesa e dokumentimit dhe nga mosp\u00ebrputhjet rezultonte q\u00eb deri n\u00eb dhjetor 2003, Vrioni kishte munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb prej 6.3 milion lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Probleme po ashtu u vun\u00eb n\u00eb dukje edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine n\u00eb vitin 2016. KPK tha se nga hetimi kishte rezultuar se bler\u00ebsi i par\u00eb kishte paguar rreth 16 mij\u00eb euro n\u00eb total p\u00ebr automjetin dhe vet\u00ebm pak dit\u00eb pasi kishte paguar dogan\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ia kishte shitur p\u00ebr 900 mij\u00eb lek\u00eb nj\u00eb kompanie me justifikimin se kishte defekt n\u00eb motor. Vrioni e kishte bler\u00eb k\u00ebt\u00eb makin\u00eb p\u00ebr 12 mij\u00eb dollar\u00eb edhe pse sipas KPK kishte t\u00ebrhequr para blerjes 20 mij\u00eb dollar\u00eb nga nj\u00eb llogari bankare. KPK vuri n\u00eb dukje se kishte \u201cdyshime t\u00eb arsyeshme se t\u00ebr\u00ebsia e k\u00ebtyre veprimeve ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur vler\u00ebn reale t\u00eb mjetit\u201d.<\/p>\n<p>Vrioni tha se ai nuk kishte dijeni p\u00ebr transaksionet para se ai ta blinte makin\u00ebn. Ai tha se mjeti nuk kishte defekt t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe se p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb ai e njihte mir\u00eb motorrin dhe kishte gjykuar se p\u00ebr \u00e7mimin q\u00eb i shitej makina ishte n\u00eb rregull. Ai tha se defekti i makin\u00ebs ishte ndezja e nj\u00eb sinjali q\u00eb tregonte difekt n\u00eb motorr.<\/p>\n<p>Nj\u00eb transaksion i ngjash\u00ebm n\u00eb vitin 2009 po ashtu u gjet i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr tu shpjeguar nga Vrioni. Relatorja tha se ai kishte marr\u00eb borxh nga baxhanaku nj\u00eb shum\u00eb prej 25 mij\u00eb paund p\u00ebr t\u00eb paguar shkollimin e t\u00eb bij\u00ebs n\u00eb Britani, nd\u00ebrsa vet\u00ebm pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb n\u00ebna e tij i kishte d\u00ebrguar baxhanakut 35 mij\u00eb dollar\u00eb. Sipas Komisionit u krijuan dyshime se Vrioni i kishte kthyer pas baxhanakut borxhin e marr\u00eb n\u00eb paund vet\u00ebm pas dy jav\u00ebsh. KPK tha se kishte disa deklarime kontradiktore n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb.<\/p>\n<p>Vrioni pretendoi se shuma prej 35 mij\u00eb dollar\u00ebsh ishte pasuri e baxhanakut dhe se ai i kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb blinte nj\u00eb sht\u00ebpi. Ai tha se t\u00eb af\u00ebrmit ishin p\u00ebrpjekur p\u00ebr t\u00eb gjetur sht\u00ebpi, por pasi kjo nuk kishte qen\u00eb \u00eb mundur parat\u00eb ishin kthyer.<\/p>\n<p>Relatorja k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb t\u00eb kuptonte se pse kur parat\u00eb kishin qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ai i kishte marr\u00eb baxhanakut 25 mij\u00eb paund n\u00eb bank\u00eb dhe pse parat\u00eb baxhanakut ia kishte kthyer n\u00ebna e tij e cila n\u00eb fakt nuk kishte lidhje me t\u00eb. Vrioni u p\u00ebrpoq t\u00eb shpjegonte k\u00ebt\u00eb me nj\u00eb seri veprimesh.<\/p>\n<p>Ai tha duke u b\u00ebr\u00eb emocional se e bija ishte nx\u00ebn\u00ebse e shk\u00eblqyer, por se p\u00ebr shkak t\u00eb dokumentave ai nuk kishte mundur ta \u00e7onte q\u00eb n\u00eb fillim n\u00eb SHBA p\u00ebr n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme. Ai tregoi detaje familjare duke th\u00ebn\u00eb se vajza kishte qar\u00eb \u201cnga Rinasi n\u00eb Rrogozhin\u00eb\u201d kur ishte kthyer nga SHBA. M\u00eb pas ia tha se ajo kishte fituar mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb studiuar n\u00eb Britani, por sipas tij prind\u00ebrit e tij nuk ishin dakord dhe ai nuk mund t\u00eb p\u00ebrdorte p\u00ebr k\u00ebt\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me t\u00eb \u00ebm\u00ebn edhe pse n\u00eb t\u00eb ishin shuma t\u00eb mjaftueshme parash. Ai tha se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb i kishte k\u00ebrkuar ndihm\u00eb baxhanakut.<\/p>\n<p>Pyetjes s\u00eb relatores se pse nuk kishte p\u00ebrdorur parat\u00eb q\u00eb ndodheshin aktualisht n\u00eb Shqip\u00ebri, Vrioni q\u00eb pranoi se kishte dijeni p\u00ebr p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb sht\u00ebpi nga baxhanaku dhe q\u00eb edhe vet\u00eb ishte angazhuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb, tha se ai nuk kishte pasur dijeni sa ishin k\u00ebto para.<\/p>\n<p>Vrioni iu p\u00ebrgjigj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mjegullt arsyes se pse transferta ishte b\u00ebr\u00eb nga n\u00ebna e tij. Ai tha se parat\u00eb e baxhanakut i kishte mbajtur vjehrra, por se n\u00ebna e tij ishte m\u00eb e re n\u00eb mosh\u00eb dhe kishte kryer transfert\u00ebn.<\/p>\n<p>Vrionit po ashtu ju vun\u00eb n\u00eb dukje edhe probleme t\u00eb tjera me pasurin\u00eb, nd\u00ebrsa u tha se nj\u00eb pjes\u00eb e saj p\u00ebrfshi nj\u00eb sasi t\u00eb ardhurash t\u00eb vendosura n\u00eb bank\u00eb si obligacioni ishin gjetur n\u00eb rregull dhe me burime t\u00eb ligjshme. Po ashtu nd\u00ebrsa u tha se i ishin k\u00ebrkuar informacione p\u00ebr t\u00eb ardhurat e t\u00eb bij\u00ebs n\u00eb SHBA, u la t\u00eb kuptohej se nuk ishin gjetur probleme pasi ishin depozituar t\u00eb dh\u00ebnat e pages\u00ebs s\u00eb taksave prej saj.<\/p>\n<p>Vrioni kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare, q\u00eb e nxirrte me bilanc negativ. Ai tha se ekspert\u00ebt kishin b\u00ebr\u00eb gabime n\u00eb p\u00ebrllogaritje dhe i tha trup\u00ebs se nd\u00ebrsa nuk ishte p\u00ebr fajin e tyre ata duhej t\u00eb kontrollonin t\u00eb dh\u00ebnat nga ekspert\u00ebt. Ai kund\u00ebrshtoi po ashtu disa gjetje edhe pse pranoi se p\u00ebr disa t\u00eb ardhura nuk kishte dokumentacion. Disa her\u00eb ai tha se nuk mund t\u00eb fliste p\u00ebr rrethanat pasi n\u00eb sall\u00eb kishte media, nd\u00ebrsa p\u00ebrmedni se vjehrra kishte b\u00ebr\u00eb para duke ofruar kurse matematike.<\/p>\n<p>Disa her\u00eb Vrioni iu referua t\u00eb shkuar\u00ebs s\u00eb familjes s\u00eb tij. \u00a0Ai tha se gjyshi i tij ishte pushkatuar pa gjyq, nd\u00ebrsa po ashtu pretendoi se ende familja e tij nuk kishte marr\u00eb pas gjith\u00eb pasurin\u00eb e sekuestruar.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>KPK rr\u00ebzoi si t\u00eb pabazuara pretendimet e Vrionit p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb procesin, nd\u00ebrsa tha se atij i mungonin burimet e ligjshme financiare dhe se disa transaksione ishin t\u00eb dyshimta; nd\u00ebrkoh\u00eb, subjekti kund\u00ebrshtoi gjetjet dhe k\u00ebrkoi hapje t\u00eb hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjera.\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75667,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,2,362],"tags":[437,116,103,118,171],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-3086.jpg","fifu_image_alt":"Gjat\u00ebs seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK, ndaj gjyqtarit Arben Vrioni. Foto:Vladimir Karaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75666"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75666"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75666\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75668,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75666\/revisions\/75668"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75667"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75666"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75666"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75666"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}