{"id":75669,"date":"2019-11-21T18:28:19","date_gmt":"2019-11-21T17:28:19","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dhuratat-e-padokumentuara-i-krijojne-probleme-ne-veting-prokurorit-simon-pashuku\/2019\/11\/21\/"},"modified":"2023-04-07T05:05:27","modified_gmt":"2023-04-07T03:05:27","slug":"dhuratat-e-padokumentuara-i-krijojne-probleme-ne-veting-prokurorit-simon-pashuku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dhuratat-e-padokumentuara-i-krijojne-probleme-ne-veting-prokurorit-simon-pashuku\/2019\/11\/21\/","title":{"rendered":"Dhuratat e padokumentuara i krijojn\u00eb probleme n\u00eb veting prokurorit Simon Pashuku"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vuri n\u00eb dukje disa probleme t\u00eb pasuris\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs ndaj prokurorit e Lezh\u00ebs Simon Pashuku. Pashuku k\u00ebrkoi rihapjen e hetimit n\u00eb dy kriteret e tjera.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_65950\" aria-describedby=\"caption-attachment-65950\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-65950\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_14331-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"65950\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-65950\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Simon Pashuku pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Shtyjra disa ditore e seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, prej k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e trup\u00ebs gjykuese, nuk solli ndonj\u00eb ndryshim p\u00ebr prokurorin e Lezh\u00ebs Simon Pashuku. Gjat\u00eb p\u00ebrballjes s\u00eb t\u00eb enjtes atij iu b\u00eb me dije se k\u00ebrkesa ishte rr\u00ebzuar, nd\u00ebrsa iu vun\u00eb n\u00eb dukje nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh me pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me an\u00ebtare Zuela Zhegu dhe relatore Xhensila Pine vuri n\u00eb dukje se problemet e pasuris\u00eb s\u00eb Pashukut ishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje edhe nga Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasuris\u00eb e Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI.<\/p>\n<p>ILDKPKI kishte gjetur nd\u00ebr t\u00eb tjera se Pashuku kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe po ashtu fshehje pasurie. Relatorja Pine vuri n\u00eb dukje se gjetjet e ILDKPKI u konfirmuan edhe nga hetimi i Komisionit. Nga relatimi u la t\u00eb kuptohej se problemet kryesore t\u00eb Pashukut vinin prej 40 mij\u00eb eurove t\u00eb pretenduar si dhurata nga t\u00eb af\u00ebrmit, munges\u00ebs s\u00eb dokumentacionit p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb ardhurat nga qiraja dhe deklarimi i pasakt\u00eb i pron\u00ebs s\u00eb l\u00ebshuar me qira.<\/p>\n<p>Po ashtu atij iu vun\u00eb n\u00eb dukje t\u00eb dh\u00ebnat kontradiktore n\u00eb lidhje me biznesin e bashk\u00ebshortes dhe shpenzimet e k\u00ebtij t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Pashuku n\u00eb fjal\u00ebn e tij kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb. Ai tha se \u201cdhurimi nga t\u00eb af\u00ebrmit nuk ishte kriminal\u201d dhe pretendoi se disa transaksione n\u00eb bank\u00eb shpjegonin pasurin\u00eb e tij. Ai pranoi disa nga pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarime, por tha se ato nuk mund t\u00eb quheshin fshehje pasurie.<\/p>\n<p>Pashuku \u00ebsht\u00eb dekretuar prokuror n\u00eb vitin 2012, nd\u00ebrsa m\u00eb par\u00eb ai kishte punuar si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore. Ai \u00ebsht\u00eb hetuar nga KPK vet\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Apartamenti 60 mij\u00eb euro dhe dhuratat<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja vuri n\u00eb dukje se nj\u00eb apartament i bler\u00eb p\u00ebr 60 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2006 ishte fillimi i problemeve t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb prokurorit Pashuku. Pine tha se ishte deklaruar n\u00eb fillim se apartamenti ishte bler\u00eb me nj\u00eb kredi dhe dhurim nga t\u00eb af\u00ebrmit n\u00eb shum\u00ebn 40 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Pine tha se nga hetimi kishte rezultuar se kredia ishte disbursuar 2 vjet pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebr blerjen e apartamentit, nd\u00ebrsa nuk kishte asnj\u00eb dokumentacion p\u00ebr t\u00eb provuar marrjen e dhuratave nga t\u00eb af\u00ebrmit.<\/p>\n<p>Ajo po ashtu tha se gjat\u00eb hetimit rezultoi se prokurori kishte marr\u00eb nj\u00eb hua nga nj\u00eb person p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi, por kjo nuk ishte deklaruar asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb.\u00a0 Po ashtu ajo vuri n\u00eb dukje se nuk ishte deklaruar as shlyerja e borxhit.<\/p>\n<p>Pashuku pretendoi se deklarimi i tij p\u00ebr apartamentin ishte i sakt\u00eb. Ai tha se burimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri ishte i ligjsh\u00ebm dhe pretendoi se ishte ndihmuar nga v\u00ebllai dhe motrat n\u00eb Itali. Ai tha se ata i kishin dh\u00ebn\u00eb 40 mij\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb sht\u00ebpin\u00eb. \u201cN\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb e paligjshme, nuk di \u00e7far\u00eb t\u00eb them\u201d, tha Pashuku.<\/p>\n<p>Ai pranoi mosdeklarimin e borxhit dhe t\u00eb kthimit, por tha se e gjith\u00eb procedura provohej nga l\u00ebvizjet n\u00eb bank dhe shpjegoi veprimet e tij me vones\u00ebn e l\u00ebvrimit t\u00eb kredis\u00eb. Ai po ashtu tha se nuk kishte pasur dijeni se duhej t\u00eb deklaronte borxhin, pasi ai ishte b\u00ebr\u00eb subjekt deklarimi gati 6 vjet pasi ishte bler\u00eb sht\u00ebpia.<\/p>\n<p>KPK tha se i kishte kaluar Pashukut barr\u00ebn e prov\u00ebs mbi shpenzimet e bashk\u00ebshortes p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb SHBA. Nga sa u tha n\u00eb seanc\u00eb bashk\u00ebshortja e Pashukut kishte lindur f\u00ebmij\u00ebn n\u00eb Amerik\u00eb. Po ashtu llogari iu k\u00ebrkua edhe p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb tij, po p\u00ebrtej Atlantikut.<\/p>\n<p>Pashuku pretendoi se kishte sejll\u00eb deklarime noteriale dhe prova t\u00eb tjera se shpenzimet p\u00ebr udh\u00ebtimin e bashk\u00ebshortes p\u00ebrfshi shpenzimet spitalore ishin mbuluar nga nj\u00eb shoqe e bashk\u00ebshortes. Ai tha se ajo kishte paguar t\u00eb gjitha shpenzimet dhe se kishte konfirmim\u00a0 nga spitali se ishin kryer pagesat. Gjat\u00eb mbrojtjes s\u00eb tij u la t\u00eb kuptohej se KPK dyshonte q\u00eb spitali n\u00eb t\u00eb cilin ishin raportuar pagesat nuk kishte sh\u00ebrbim p\u00ebr lindje t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. Pashuku pretendoi se kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion faqen online t\u00eb spitalit ku tregohej se aty kryeheshin edhe lindje.<\/p>\n<p>Ngjashm\u00ebrisht ai tha se nj\u00eb udh\u00ebtimi i tij ishte paguar nj\u00eb mik f\u00ebmij\u00ebrie i cili kishte emigruar n\u00eb SHBA n\u00eb fund t\u00eb viteve 90.<\/p>\n<p>KPK tha se analiza financiare kishte nxjerr\u00eb Pashukun me probleme. Sipas relatores bilanci p\u00ebr dy vitet 2006 dhe 2008 ishte negativ p\u00ebr shum\u00ebn 4.8 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Probeleme t\u00eb qiras\u00eb dhe biznesit<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb relatimit u vu n\u00eb dukje se Pashukut i ishin gjetur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh edhe n\u00eb disa prej pasurive t\u00eb tjera. KPK tha se ai kishte deklaruar dh\u00ebnien me qira t\u00eb nj\u00eb mjedisi n\u00eb B\u00ebrdic\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs, por p\u00ebr disa vite nuk kishte kontrat\u00eb qiraje dhe nuk provohej pagimi i tatimeve.<\/p>\n<p>KPK tha se 20 mij\u00eb euro q\u00eb pretendoheshin si t\u00eb ardhura nga qiraja kishte dyshime n\u00ebse mund t\u00eb cil\u00ebsoheshin t\u00eb ligjshme. Pine vuri n\u00eb dukje nd\u00ebr t\u00eb tjera se mjedisi i dh\u00ebn\u00eb me qira ishte deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb. Ajo tha se nj\u00eb pjes\u00eb e sip\u00ebrfaqes nuk ishte deklaruar dhe se nd\u00ebrsa pretendohej q\u00eb isht\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me t\u00eb af\u00ebrmit, dokumentet p\u00ebr legalizim i kishte firmosur vet\u00ebm Pashuku.<\/p>\n<p>Prokurori pretendoi se pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarim n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ishin lapsuse. Ai vuri n\u00eb dukje se kishte sjell\u00eb si prova dokumentacion q\u00eb qiramarr\u00ebsi kishte kryer aktivitet edhe pse kishte qen\u00eb i pa rregjistruar n\u00eb tatime. Ai tha se nuk mbante p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr mos rregjistrimin e aktivitetit t\u00eb qiramarr\u00ebsit n\u00eb tatime.<\/p>\n<p>Ai po ashtu pretendoi se detyrimet tatimore p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb qiras\u00eb ishin paguar n\u00eb vitin 2016. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se pasuria edhe pse ishte k\u00ebrkuar t\u00eb legalizohej n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij ishte n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me t\u00eb af\u00ebrm dhe se do t\u00eb ndahej sapo t\u00eb merrej legalizmi i saj. Ai pretendoi se rregjistrimi ishte b\u00ebr\u00eb prej tij pas i v\u00ebllai dhe motrat nuk ishin n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Pine po ashtu vuri n\u00eb dukje se kishte gjetur probleme n\u00eb biznesin pulari t\u00eb hapur n\u00eb vitin 2018 nga bashk\u00ebshortja. Pine vuri n\u00eb dukje se biznesi ishte financuar nga dy kredi, por tha se hetimi gjeti q\u00eb kredit\u00eb ishin l\u00ebvruar pasi m\u00eb her\u00ebt ishin b\u00ebr\u00eb pagesat p\u00ebr blerjen e disa paisjeve me vler\u00eb. \u201cNuk u provua q\u00eb ishin t\u00eb disponueshme fondet nga kredia\u201d, theksoi Pine.<\/p>\n<p>Pagesat p\u00ebr paisje n\u00eb vler\u00eb disa mij\u00ebra euro ishin paguar sipas Pines para se t\u00eb merrej kredia dhe nj\u00eb fond nga qeveria p\u00ebr ndihmes\u00ebn e blektoris\u00eb.<\/p>\n<p>Pashuku shpjegoi se kishte provuar me dokumente se si ishin kryer investimi dhe se kur ishin kryer pagesat. Ai tha se deklaratat doganore p\u00ebr paisjet e blera, t\u00eb cilave u referohej KPK p\u00ebr koh\u00ebn e blerjes, nuk tregonin kur ishte kryer pagesa nd\u00ebrsa shpjegoi se kjo pasuri ishte financuar nga kredit\u00eb dhe ishte e ligjshme. Ai tha se kishte dokumentacion edhe nga agjencia shtet\u00ebrore q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb financimit.<\/p>\n<p>I pyetur se si i gjykonte si magjistrat ato t\u00eb cilat u ishte referuar si pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime dhe jo fshehje, Pashuku tha se ato nuk ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar at\u00eb nga sistemi. Ai k\u00ebrkoi hapjen e hetimit n\u00eb dy kriterete e tjera.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vuri n\u00eb dukje disa probleme t\u00eb pasuris\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs ndaj prokurorit e Lezh\u00ebs Simon Pashuku. Pashuku k\u00ebrkoi rihapjen e hetimit n\u00eb dy kriteret e tjera.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75670,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,362],"tags":[118,149,358,299,300],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_14331.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Simon Pashuku pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75669"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75669"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75669\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75671,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75669\/revisions\/75671"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75670"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75669"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75669"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75669"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}