{"id":75675,"date":"2019-11-20T16:52:36","date_gmt":"2019-11-20T15:52:36","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/jam-familjar-dhe-jo-i-qejfit-prokurori-kleanth-zeka-perballet-me-vetingun\/2019\/11\/20\/"},"modified":"2023-04-07T05:05:48","modified_gmt":"2023-04-07T03:05:48","slug":"jam-familjar-dhe-jo-i-qejfit-prokurori-kleanth-zeka-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/jam-familjar-dhe-jo-i-qejfit-prokurori-kleanth-zeka-perballet-me-vetingun\/2019\/11\/20\/","title":{"rendered":"\u201cJam familjar dhe jo i qejfit\u201d: Prokurori Kleanth Zeka p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Kleanth Zeka u p\u00ebrball me probleme t\u00eb vogla t\u00eb pasuris\u00eb dhe u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin. Ai pretendoi se problemet lidheshin me harres\u00ebn dhe mosnjohjen e formular\u00ebve t\u00eb deklarimit dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_66037\" aria-describedby=\"caption-attachment-66037\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Zeka-2.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-66037 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Zeka-2-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"66037\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-66037\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Kleanth Zeka para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Kleanth Zeka u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 20 n\u00ebntor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK. Trupa gjyq\u00ebsore q\u00eb po kryen procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr prokurorin Zeka p\u00ebrb\u00ebhet nga Etleda \u00c7iftja, kryesuese, Firdes Shuli relatore dhe Roland Ilia an\u00ebtar. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Kleanth Zeka e ka nisur karrier\u00ebn si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore dhe m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar si prokuror n\u00eb Vlor\u00eb. N\u00eb qershor 2014 ai \u00ebsht\u00eb promovuar n\u00eb detyr\u00eb si prokuror i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ushtron edhe aktualisht.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Firdes Shuli theksoi se procesi i vetingut p\u00ebr Zek\u00ebn ishte kryer n\u00eb t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>N\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, Zeka mori nj\u00eb raport pozitiv nga Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive. P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe rreth 100 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb vitin 2015 n\u00eb shum\u00ebn 37 mij\u00eb euro, Komisioni konstatoi mosdeklarim t\u00eb burimit t\u00eb krijimit.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti ka th\u00ebn\u00eb se ka harruar, pasi burimet ishin pagat dhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga qiraja,\u201d tha relatorja Shuli.<\/p>\n<p>Prokurori i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs u mbrojt para Komisionit se nuk kishte ditur t\u2019i plot\u00ebsonte mir\u00eb formular\u00ebt e deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb. \u00a0\u201cNdonj\u00ebher\u00eb b\u00ebheshim disa koleg\u00eb bashk\u00eb dhe konsultoheshim se si t\u2019i plot\u00ebsonim deklaratat. Askush nuk mund t\u00eb dij\u00eb gjith\u00eb legjislacionin,\u201d tha ai, duke shtuar se punonte n\u00eb fush\u00ebn penale.<\/p>\n<p>Komisioni ngriti dyshime edhe p\u00ebr trajtim preferencial, duke konkluduar se apartamenti ishte bler\u00eb rreth 7000 euro m\u00eb lir\u00eb nga vlera e tregut. Shuli sqaroi se lidhur me k\u00ebt\u00eb gjetje, Zeka ka shpjeguar se njihej me shit\u00ebsit e apartamentit pasi kishin origjin\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Sipas saj, nuk \u00ebsht\u00eb konstatuar q\u00eb ai t\u00eb kishte pasur \u00e7\u00ebshtje ku pal\u00eb kan\u00eb qen\u00eb shit\u00ebsit e apartamentit.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konstatuar munges\u00eb e burimeve t\u00eb ligjshme n\u00eb vler\u00ebn 162 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kryerjen e shpenzimeve deri n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Lidhur me dyshimet p\u00ebr trajtim preferencial, Zeka shpjegoi se prind\u00ebrit e tij dhe t\u00eb shit\u00ebsit kishin miq\u00ebsi me nj\u00ebri-tjetrin. \u201cIshte n\u00eb mes marr\u00ebdh\u00ebnia e prind\u00ebrve tan\u00eb. Shit\u00ebsi m\u00eb pyeti se sa kisha mund\u00ebsi. I thash\u00eb se p\u00ebr momentin kisha 26 mij\u00eb euro dhe mund t\u00eb shtoja di\u00e7ka tjet\u00ebr dhe se syrin e kisha p\u00ebr t\u00eb shpenzuar jo m\u00eb shum\u00eb se 40 mij\u00eb euro. M\u00eb pas takova baban\u00eb e shit\u00ebsit, i cili m\u00eb tha se do t\u2019i thoshte djalit q\u00eb t\u00eb ulte \u00e7mimin. Pasi i dhash\u00eb n\u00eb fillim 26 mij\u00eb euro, ai e uli \u00e7mimin n\u00eb 37 mij\u00eb euro,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>\u201cBurimet p\u00ebr kryerjen e pagesave kan\u00eb qen\u00eb pagat dhe t\u00eb ardhurat nga qiraja\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Komisioni identifikoi munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme edhe n\u00eb blerjen e nj\u00eb nj\u00ebsie sh\u00ebrbimi me sip\u00ebrfaqe 14 m2 n\u00eb vitin 2011 n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb. Si burime t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Zeka ka deklaruar kursimet e krijuara nga pagat.<\/p>\n<p>Shuli tha se nga analiza financiare duket se Zeka nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn e 485 mij\u00eb lek\u00ebve p\u00ebr blerjen e nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit. Relatorja pohoi se Zeka e ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb konstatim t\u00eb KPK-s\u00eb, duke pretenduar se pagesat ishin shtrir\u00eb me tre k\u00ebste nga 2008-ta n\u00eb 2011.<\/p>\n<p>Shuli theksoi se subjekti ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb me dokumentacion se n\u00eb vitin 2008 \u00ebsht\u00eb kyer lidhja e energjis\u00eb elektrike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi n\u00eb emrin e prokurorit Kleanth Zeka, nd\u00ebrsa pagesat p\u00ebr shpenzimet kan\u00eb nisur n\u00eb vitin 2009.<\/p>\n<p>Lidhur me dyshimet e KPK p\u00ebr trajtim preferencial, prokurori Zeka ka depozituar si prova tre kontrata t\u00eb tjera shit-blerje t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb sh\u00ebrbimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb pallat, duke pretenduar se \u00e7mimi ka qen\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Zeka pranoi se kishte qen\u00eb gabim i tij q\u00eb nuk kishte deklaruar pagesat e k\u00ebsteve n\u00eb vitet 2008 e 2009.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb autovetur\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2012 nga bashk\u00ebshortja e prokurorit Zeka n\u00eb vler\u00ebn 1500 euro, \u00ebsht\u00eb konstatuar se nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar burimi i krijimit. Sipas Komisionit, Zeka ka shpjeguar se shkak i mosdeklarimit t\u00eb burimit ka qen\u00eb harresa dhe fakti se s\u2019ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb tjera ve\u00e7 pag\u00ebs dhe atyre t\u00eb p\u00ebrfituara nga qiraja p\u00ebr disa vite.<\/p>\n<p>Lidhur me likujditetet, KPK identifikoi mospasqyrimin n\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u00eb nj\u00eb llogarie bankare rrjedh\u00ebse n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb vler\u00ebn 45 mij\u00eb lek\u00eb. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjetje, Zeka ka shpjeguar se ka ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb harres\u00ebs. \u201cNuk e kam deklaruar pag\u00ebn e bashk\u00ebshortes n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2016 se kam harruar. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb edhe babai,\u201d shpjegoi Zeka para trup\u00ebs gjykuese t\u00eb KPK-s\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb dy gjendjeve cash, Komisioni konkludon nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn -532 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitet 2009 -2010. Zeka shpjegoi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se gjendjet cash n\u00eb banes\u00eb i ishin krijuar pasi nuk preferonte t\u00eb shkonte \u00e7do 15 dit\u00eb n\u00eb bank\u00eb p\u00ebr t\u2019i depozituar.<\/p>\n<p>\u201cKam b\u00ebr\u00eb jet\u00eb t\u00eb shtr\u00ebnguar dhe kam pasur fatin q\u00eb jam ndihmuar nga prind\u00ebrit dhe dy motrat q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb. N\u00eb vitin 2008, kur u rrit edhe paga kemi nisur t\u00eb kemi kursime. Kemi qen\u00eb t\u00eb privilegjuar se pagat tona kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se t\u00eb tjerat,\u201d tha Zeka para KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>KPK ka verifikuar p\u00ebr udh\u00ebtimet e prokurorit Zeka jasht\u00eb shtetit, prej nga \u00ebsht\u00eb identifikuar vet\u00ebm nj\u00eb rast n\u00eb vitin 2011 kur ai ka shkuar n\u00eb Greqi me autobus s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten dhe nj\u00eb prej f\u00ebmij\u00ebve. Nd\u00ebrsa nuk ka rezultuar t\u00eb ket\u00eb udh\u00ebtuar ndonj\u00ebher\u00eb me mjet privat jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Shuli tha se Zeka ka depozituar pretendimet e tij lidhur me analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPK-s\u00eb, ku ka pretenduar se nj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb shlyer me tre k\u00ebste dhe se balanca negative -485 mij\u00eb lek\u00eb nuk q\u00ebndron. Ajo tha, se sipas pretendimeve t\u00eb prokurorit, balanca negative mund t\u00eb ishte jo m\u00eb shum\u00eb se -85 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka pretenduar para Komisionit se, edhe shpenzimet e jetes\u00ebs jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta nga sa ka konkluduar KPK, pasi \u00ebsht\u00eb ndihmuar nga prind\u00ebrit me prodhime bujq\u00ebsore dhe se jetesa n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lir\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Kleanth Zeka u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizimin. Nj\u00eb denoncim nga publiku ka rezultuar pa probleme, nd\u00ebrsa nga informacioni p\u00ebr konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi \u00ebsht\u00eb konstatuar se n\u00eb kat\u00ebr raste kur pal\u00eb n\u00eb procese kan\u00eb qen\u00eb shit\u00ebsit e pronave, ai kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, prokuori i Apelit Vlor\u00eb, Kleanth Zeka k\u00ebrkoi konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. \u201cKam plot\u00ebsuar kuadrin pozitiv p\u00ebr t\u00eb tri kriteret. Jam familjar, i mbyllur dhe jo i qejfit, duke shmangur k\u00ebshtu kontaktet e pap\u00ebrshtatshme si edhe kam burime t\u00eb ligjshme,\u201d tha Zeka n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs.<\/p>\n<p>KPK vendosi t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 22 n\u00ebntor, ora 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Kleanth Zeka u p\u00ebrball me probleme t\u00eb vogla t\u00eb pasuris\u00eb dhe u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin. Ai pretendoi se problemet lidheshin me harres\u00ebn dhe mosnjohjen e formular\u00ebve t\u00eb deklarimit dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75676,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[118,778,463],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Zeka-2.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Kleanth Zeka para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75675"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75675"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75675\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75677,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75675\/revisions\/75677"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75676"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75675"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75675"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75675"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}