{"id":75693,"date":"2019-11-18T17:56:06","date_gmt":"2019-11-18T16:56:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/tre-versionet-per-blerjen-e-nje-apartamenti-penalizuan-luan-hasnezirin\/2019\/11\/18\/"},"modified":"2023-04-07T05:06:39","modified_gmt":"2023-04-07T03:06:39","slug":"tre-versionet-per-blerjen-e-nje-apartamenti-penalizuan-luan-hasnezirin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/tre-versionet-per-blerjen-e-nje-apartamenti-penalizuan-luan-hasnezirin\/2019\/11\/18\/","title":{"rendered":"Tre versionet p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti penalizuan Luan Hasnezirin"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Luan Hasneziri, i shkarkuar nga KPK, dha versione t\u00eb ndryshme mbi blerjen e nj\u00eb sht\u00ebpie, nd\u00ebrsa iu gjet\u00ebn probleme n\u00eb deklarimin e gjendjes cash. KPK rr\u00ebzoi pretendimet e DSIK-s\u00eb lidhur me mosdeklarimin e refuzimit t\u00eb viz\u00ebs amerikane.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_65991\" aria-describedby=\"caption-attachment-65991\" style=\"width: 502px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Luan-Hasneziri.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-65991\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Luan-Hasneziri-502x400.jpg\" alt=\"\" width=\"502\" height=\"400\" data-id=\"65991\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-65991\" class=\"wp-caption-text\">Ish-gjyqtari i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Luan Hasneziri pas vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Dh\u00ebnia e tre versioneve t\u00eb ndryshme mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si e kishte paguar nj\u00eb apartament duket se \u00ebsht\u00eb fakti m\u00eb penalizues i gjyqtarit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Luan Hasneziri gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb zbardhur t\u00eb KPK-s\u00eb, pretendimet e Hasnezirit p\u00ebrfshi deklaratat noteriale t\u00eb marra prej tij u rr\u00ebzuan edhe nga deklarimet e m\u00ebparshme p\u00ebr llogari t\u00eb vetingut t\u00eb ish-gjyqtarit Astrit Faqolli.<\/p>\n<p>KPK n\u00eb vendim shprehet se nd\u00ebrsa Hasneziri kishte pretenduar se i kishte shlyer detyrimin p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb disa jav\u00eb pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb nj\u00eb kontrate noteriale me Faqollin, q\u00eb ishte p\u00ebrfaq\u00ebsues me prokur\u00eb i shit\u00ebsve, ky i fundit kishte deklaruar se parat\u00eb ishin paguar t\u00eb nes\u00ebrmen e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Hasneziri ka kund\u00ebrshtuar gjetjet e KPK-s\u00eb dhe ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shpjegimesh, por pretendimi i tij se kishte p\u00ebrdorur nj\u00eb hua nga v\u00ebllai u rr\u00ebzua, nd\u00ebrsa Komisioni shprehet se ky i fundit nuk arriti t\u00eb dokumentonte burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Hasneziri u shkarkua m\u00eb 26 qershor t\u00eb k\u00ebtij viti. Ai kishte filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin shqiptar t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1999 si gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs dhe m\u00eb pas n\u00eb Vlor\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar gjyqtar i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb vitin 2005 dhe e mbajti k\u00ebt\u00eb pozicion p\u00ebr gati 15 vite.\u00a0 Hasneziri ishte gjithashtu nj\u00eb nga kandidat\u00ebt n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>Vendimi i zbardhur i KPK-s\u00eb v\u00eb n\u00eb dukje se nj\u00eb apartament q\u00eb rezultoi si pasuria e vetme e paluajtshme e gjyqtarit, i bler\u00eb p\u00ebr 5.9 milion\u00eb lek\u00eb dhe transaksionet p\u00ebr blerjen e tij ishin telashi kryesor i Hasnezirit.<\/p>\n<p>Sipas trup\u00ebs gjykuese t\u00eb kryesuar nga Suela Zhegu, relatore Alma Faskaj dhe Lulzim Hamitaj an\u00ebtar, Hasneziri \u201cnuk ka paraqitur prova, t\u00eb cilat t\u00eb provojn\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm dhe realizimin e t\u00eb ardhurave p\u00ebr krijimin e pasuris\u00eb apartament\u201d dhe \u201cka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kontrollin e pasuris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Treshja q\u00eb gjykoi rastin arsyetoi se ish-gjyqtari kishte dh\u00ebn\u00eb \u201ctre alternativa t\u00eb ndryshme t\u00eb shlyerjes s\u00eb vler\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj pasurie\u201d. KPK thot\u00eb se nj\u00eb p\u00ebrshkrim gjendej n\u00eb kontrat\u00ebn noteriale n\u00eb t\u00eb cilin thuhej\u00a0 se pagesa ishte b\u00ebr\u00eb menj\u00ebher\u00eb, nj\u00eb shpjegimi i dyt\u00eb ishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb deklaratat periodike n\u00eb t\u00eb cilin vihej n\u00eb dukje nj\u00eb hua dhe nj\u00eb kredi e but\u00eb nga banka, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarimet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit gjyqtari ka deklaruar shlyerjen\u00a0 e 1.5 milion\u00eb lek\u00ebve me t\u00eb ardhurat e tij dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr me huan\u00eb e marr\u00eb nga personi tjet\u00ebr i lidhur, v\u00ebllai tij A. H. Ky i fundit ishte paguar pjes\u00ebrisht me shum\u00ebn e marr\u00eb si kredi.<\/p>\n<p>Shpjegimet e Hasnezirit se kontrata noteriale ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb mir\u00ebbesim dhe se ai dhe kolegu i tij Faqolli, q\u00eb sh\u00ebrbente n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast si p\u00ebrfaq\u00ebsues me prokur\u00eb i pal\u00ebs shit\u00ebse kishin marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb posa\u00e7me dhe se ky i fundit kishte pritur edhe disa jav\u00eb pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb saj, nuk e bind\u00ebn trupin gjykues.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur vihet n\u00eb dukje se Hasneziri kishte sjell\u00eb si prov\u00eb deklaratat noteriale nga v\u00ebllai dhe nga ish-gjyqtari q\u00eb mb\u00ebshtesnin versionin e tij, por KPK p\u00ebrdori si kund\u00ebrargument deklarimet e Faqollit, po p\u00ebr llogari t\u00eb procesit t\u00eb tij n\u00eb veting.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb nes\u00ebrmen e largimit t\u00eb tyre, shtetasi Luan Hasani (Hasneziri) m\u00eb ka kontaktuar mua duke m\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se kishte siguruar parat\u00eb p\u00ebr blerjen e banes\u00ebs dhe menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj, nd\u00ebrsa isha i pajisur me prokur\u00eb nga pronar\u00ebt e apartamentit A. P. dhe S. H., un\u00eb kam lidhur n\u00eb em\u00ebr dhe p\u00ebr llogari t\u00eb tyre kontrat\u00ebn e shitjes nr. ***, dat\u00eb 12.12.2006. \u00c7mimi i shitjes s\u00eb banes\u00ebs prej 5.900.000 lek\u00ebsh \u00ebsht\u00eb paguar cash nga ana e bler\u00ebsit Luan Hasani,\u201d citohet nga KPK deklarimi i Faqollit. Faqolli u shkarkua nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit pasi kishte kaluar shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Ky q\u00ebndrim sipas Komisionit v\u00ebrteton kontrat\u00ebn noteriale dhe sipas k\u00ebsaj rrjedhe t\u00eb ngjarjeve Hasneziri rezultoi me bilanc negativ prej 4.7 milion\u00eb lek\u00ebsh. KPK tha se nj\u00eb bilanc negativ m\u00eb i vog\u00ebl rreth 300 mij\u00eb lek\u00eb rezultonte edhe n\u00ebse merrej n\u00eb konsiderat\u00eb pagesa n\u00eb cash vet\u00ebm e shum\u00ebs prej 1.5 milion\u00eb lek\u00ebsh, nj\u00eb version i pretenduar nga Hasneziri.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, KPK ngriti edhe dyshime t\u00eb tjera mbi k\u00ebt\u00eb pasuri. Sipas saj rezulton se banka e kishte vler\u00ebsuar apartamentin n\u00eb shum\u00ebn 11 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 28 dhjetor 2006. \u00a0\u201cPra, gati dyfishin e vler\u00ebs s\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes s\u00eb dat\u00ebs 12 dhjetor 2006\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni n\u00eb analiz\u00eb gjithashtu dhe t\u00eb dy deklarimeve t\u00eb dh\u00ebna, \u00e7mon se ato jan\u00eb kontradiktore dhe nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb prov\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e deklarimeve t\u00eb subjektit lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e shlyerjes s\u00eb vler\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj pasurie\u201d, shprehet KPK.<\/p>\n<p>Edhe pse rr\u00ebzoi versionin e Hasnezitit duke shpjeguar se nuk kishte prova p\u00ebr huat\u00eb dhe as p\u00ebr qarkullimin e parave t\u00eb t\u00ebrhequra nga banka, KPK b\u00ebri hetime mbi mund\u00ebsit\u00eb e v\u00ebllait t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb parat\u00eb borxh. KPK shprehet se Hasneziri nuk provoi dot q\u00eb v\u00ebllai kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>KPK gjeti probleme edhe n\u00eb deklarimin e shtesave cash n\u00eb viti nga Hasneziri. Sipas KPK-s\u00eb, gjyqtari kishte deklaruar p\u00ebr llogari t\u00eb vetingut 600 mij\u00eb lek\u00eb cash, por bazuar n\u00eb deklarimet n\u00eb vite shuma ishte 3.3 milion\u00eb. Hasneziri pranoi lapsuset n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, por k\u00ebrkoi nga KPK t\u00eb merrte parasysh shpjegimet e tij.<\/p>\n<p>Probleme KPK konstatoi edhe me p\u00ebrdorimin e nj\u00eb makine. Sipas Komisionit, makina nuk ishte deklaruar n\u00eb p\u00ebrdorim p\u00ebr disa vite, nd\u00ebrsa rezultoi se personi q\u00eb e kishte at\u00eb nuk kishte burime t\u00eb ligjshme pasurie.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni rr\u00ebzoi raportin e DSIK-s\u00eb p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebri t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb gjyqtarit p\u00ebr shkak t\u00eb fshehjes s\u00eb nj\u00eb refuzimi p\u00ebr dh\u00ebnie vize nga amabasada e SHBA. KPK arsyetoi se refuzimi i viz\u00ebs dhe arsyet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb refuzim ishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb qarta n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb n\u00eb vitin 2004 dhe po ashtu n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb vetingut. Komisioni cil\u00ebsoi gabim mosdeklarimin e k\u00ebtij fakti n\u00eb deklarat\u00ebn e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, por \u00e7moi se gjyqtari nuk e kishte fshehur k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Luan Hasneziri, i shkarkuar nga KPK, dha versione t\u00eb ndryshme mbi blerjen e nj\u00eb sht\u00ebpie, nd\u00ebrsa iu gjet\u00ebn probleme n\u00eb deklarimin e gjendjes cash. KPK rr\u00ebzoi pretendimet e DSIK-s\u00eb lidhur me mosdeklarimin e refuzimit t\u00eb viz\u00ebs amerikane.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75694,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,473],"tags":[697,103,779,118,171],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Luan-Hasneziri.jpg","fifu_image_alt":"Ish-gjyqtari i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Luan Hasneziri pas vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75693"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75693"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75693\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75695,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75693\/revisions\/75695"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75694"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75693"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75693"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75693"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}