{"id":75705,"date":"2019-11-12T20:16:04","date_gmt":"2019-11-12T19:16:04","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-isuf-shehu-vuan-te-justifikoje-koston-e-ndertimit-te-shtepise\/2019\/11\/12\/"},"modified":"2023-04-07T05:08:03","modified_gmt":"2023-04-07T03:08:03","slug":"gjyqtari-isuf-shehu-vuan-te-justifikoje-koston-e-ndertimit-te-shtepise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-isuf-shehu-vuan-te-justifikoje-koston-e-ndertimit-te-shtepise\/2019\/11\/12\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Isuf Shehu vuan t\u00eb justifikoj\u00eb koston e nd\u00ebrtimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Pretendimet e kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Kuk\u00ebsit, Isuf Shehu p\u00ebr pasurin\u00eb e tij nuk e bindin KPK-n\u00eb &#8211; as n\u00eb seanc\u00ebn e dyt\u00eb d\u00ebgjimore.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_65604\" aria-describedby=\"caption-attachment-65604\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shehu-Isuf.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-65604\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shehu-Isuf-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"65604\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-65604\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kuk\u00ebsit, Isuf Shehu pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb KPK-s\u00eb. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimi mbajti t\u00eb mart\u00ebn seanc\u00ebn e dyt\u00eb d\u00ebgjimore ndaj kreut t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Kuk\u00ebs, Isuf Shehu. Komisioni i Pavarur i Kualifikimi rr\u00ebzoi t\u00eb mart\u00ebn k\u00ebrkes\u00ebn e subjektit p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e trupit gjykues dhe vazhdoi procesin e rivler\u00ebsimit vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e kontrollit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Kuk\u00ebsit, Isuf Shehu, p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e trup\u00ebs gjykuese t\u00eb KPK t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Suela Zhegu kryesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Xhensila Pine an\u00ebtare, nuk solli ndonj\u00eb ndryshim thelb\u00ebsor n\u00eb q\u00ebndrimin e Komisionit p\u00ebr rivler\u00ebsimin e tij.<\/p>\n<p>Suela Zhegu, kryesuesja e trup\u00ebs gjykuese t\u00eb KPK q\u00eb po kryen rivler\u00ebsimin e subjektit, njoftoi \u00a0gjat\u00eb vazhdimit t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt, se k\u00ebrkesa e tij p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e trup\u00ebs ishte rr\u00ebzuar. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ajo i dha fjal\u00ebn gjyqtarit Shehu dhe avokates s\u00eb tij mbrojt\u00ebse, Lirime \u00c7ukaj q\u00eb t\u00eb jepnin shpjegimet e tyre lidhur me gjetjet e Komisionit.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e m\u00ebparshme t\u00eb mbajtur dit\u00ebn e premte, u b\u00eb e ditur se ILDKPKI kishte dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kuk\u00ebsit kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, nuk kishte burime t\u00eb ligjshme si dhe kishte kryer fshehje pasurie dhe deklarim t\u00eb rrem\u00eb lidhur me pron\u00ebn e vetme t\u00eb deklaruar-nj\u00eb sht\u00ebpi banimi n\u00eb Kuk\u00ebs me sip\u00ebrfaqe 299.5 m2.<\/p>\n<p>KPK konstatoi mosp\u00ebrputhje mes vler\u00ebs s\u00eb deklaruar prej 2.2 milion\u00eb lek\u00ebsh dhe vler\u00ebs prej 3.7 milion\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb pasqyruar nga nj\u00eb akt ekspertimi i dor\u00ebzuar nga vet\u00eb subjekti. Sipas Komisionit, k\u00ebto vlera ishin disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla se p\u00ebrllogaritjet e ALUIZNI-t n\u00eb shum\u00ebn 10 milion\u00eb lek\u00eb dhe Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave n\u00eb vler\u00ebn 9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Analiza financiare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e vil\u00ebs e nxori gjyqtarin Shehu n\u00eb pamund\u00ebsi financiare prej 5.2 milion\u00eb lek\u00ebsh. P\u00ebrve\u00e7 problemeve me nd\u00ebrtimin e vil\u00ebs, Komisioni gjeti pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2003 si dhe nj\u00eb automjeti t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs t\u00eb s\u00eb mart\u00ebs, Avokatja \u00c7ukaj k\u00ebrkoi s\u00ebrish ri\u00e7elje t\u00eb hetimit p\u00ebr kriterin e profesionalizimit dhe past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, si edhe marrjen e disa provave.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore e Shehut i k\u00ebrkoi Komisionit t\u00eb administronte kartel\u00ebn e pasuris\u00eb s\u00eb banes\u00ebs n\u00eb Kuk\u00ebs dhe lejen e legalizimit. Ajo shpjegoi se aty pasqyroheshin sip\u00ebrfaqja e gjith\u00eb e nd\u00ebrtimit, ajo e banimit dhe ajo funksionale.<\/p>\n<p>\u00c7ukaj deklaroi se sip\u00ebrfaqja totale e banes\u00ebs \u00ebsht\u00eb 348 m2 nga t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb banueshme 246 m2 dhe 102 m2 jan\u00eb ballkonet.<\/p>\n<p>\u201cMendojm\u00eb se kostoja e nd\u00ebrtimit p\u00ebr sip\u00ebrfaqen e banimit \u00ebsht\u00eb me e madhe nga ajo funksionale\u201d, theksoi avokatja \u00c7ukaj duke k\u00ebrkuar t\u00eb administroheshin si prova k\u00ebto dokumente. Gjithashtu, ajo k\u00ebrkoi edhe caktimin e ekspert\u00ebve.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese u t\u00ebrhoq dhe vendosi t\u00eb administrojn\u00eb si prova dokumentacionin e paraqitur nga Shehu lidhur me sip\u00ebrfaqen e nd\u00ebrtes\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr ekspertin sqaruan se trupa ishte shprehur m\u00eb par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja \u00c7ukaj kund\u00ebrshtoi m\u00eb pas gjith\u00eb konstatimet e Komisionit dhe ILDKPKI p\u00ebr deklarime t\u00eb pasakta, deklarime t\u00eb rreme, fshehje t\u00eb pasuris\u00eb dhe munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb banese n\u00eb qytetin e Kuk\u00ebsit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr 15 vite ILDKPKI nuk ka kryer konstatim t\u00eb deklarimeve t\u00eb pasakta, t\u00eb rreme apo t\u00eb pamjaftueshme. Me k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim ILDKPKI ka kryer shp\u00ebrdorim detyre pasi nuk ka kryer kall\u00ebzim penal. Nuk mund t\u00eb sjell\u00eb pasoja sot\u201d, theksoi avokatja \u00c7ukaj.\u00a0 \u201cNuk ka fshehje pasurie. Ato jan\u00eb deklaruar. Ai ka vet\u00ebm nj\u00eb sht\u00ebpi dhe nj\u00eb makin\u00eb. Nuk ka rezultuar t\u00eb ket\u00eb tjet\u00ebr pron\u00eb\u201d, vazhdoi ajo.<\/p>\n<p>Avokatja \u00c7ukaj shpjegoi se \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi q\u00eb prej lejes s\u00eb vitit 1996, asaj t\u00eb vitit 2000 dhe sip\u00ebrfaqes s\u00eb legalizuar. Sipas avokates, gjyqtari Shehu nuk ka kryer fshehje t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb pasi e ka pasqyruar at\u00eb periodikisht dhe n\u00eb deklarat\u00ebn veting. Nd\u00ebrsa lidhur me deklarimin e shum\u00ebs rreth 2.1 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb preventivit si vler\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, ajo sqaroi se kjo gj\u00eb ka ndodhur pasi banesa \u00ebsht\u00eb ende e pavler\u00ebsuar.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka deklarim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr aq koh\u00eb sa edhe n\u00eb certifikat\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb nuk ka nj\u00eb vler\u00eb. KPK merr p\u00ebr baz\u00eb vler\u00ebn e ALUIZNI-t bazuar n\u00eb kostot e vitit 2012\u201d, pohoi \u00c7ukaj.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se vlera \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e vitit 2012, pasi q\u00ebllimi i ligjit ka qen\u00eb q\u00eb t\u00eb mbledh\u00eb taksat duke mos u bazuar n\u00eb vler\u00ebn reale. \u00c7ukaj k\u00ebmb\u00ebnguli se vlera t\u00eb vetme t\u00eb provuara jan\u00eb ajo e preventivit dhe ajo e ekspertit 3.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJu jeni vet\u00eb kontradiktor pasi edhe pranoni se subjekti i ka p\u00ebrfunduar punimet n\u00eb vitin 2005 dhe vet\u00eb pranoni vler\u00ebn duke e p\u00ebrllogaritur me kostot e vitit 2012. Edhe ALUIZNI duhej ti kishte kryer p\u00ebrllogaritjet me vler\u00ebn e vitit 2005\u201d, iu drejtua \u00c7ukaj trup\u00ebs gjykuese duke shtuar se duhej q\u00eb Komisioni ta kishte llogaritur vet\u00eb vler\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa lidhur me mosdeklarimin e likuiditeteve, \u00c7ukaj tha se kursimet jan\u00eb investuar vazhdimisht n\u00eb banes\u00eb prandaj nuk jan\u00eb pasqyruar. M\u00eb pas, ajo u ndal tek nisja e punimeve duke pohuar se sipas deklaratave t\u00eb disa personave q\u00eb kishin dijeni, t\u00eb dor\u00ebzuara pran\u00eb Komisionit, nd\u00ebrtimi i banes\u00ebs s\u00eb gjyqtarit Shehu kishte nisur n\u00eb vitin 1998.<\/p>\n<p>\u201cKPK e quan t\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 2005 sht\u00ebpin\u00eb duke u bazuar n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr legalizim, por ka pasur edhe punime t\u00eb tjera n\u00eb vitet n\u00eb vazhdim\u201d, pohoi avokatja \u00c7ukaj.<\/p>\n<p>Ajo tha se sipas ekspertit kontab\u00ebl t\u00eb pajtuar nga Shehu, nuk rezulton q\u00eb subjekti t\u00eb ket\u00eb bilanc negativ n\u00eb asnj\u00eb vit dhe se ka patur t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb mbuluar \u00e7do shpenzim. Ajo pretendoi se t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb gjyqtarit Shehu ishin 21 milion\u00eb lek\u00eb, shpenzimet 10 milion\u00eb lek\u00eb dhe se pasuria vlente 4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja e Shehut kund\u00ebrshtoi edhe konstatimin e KPK p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb lidhur me blerjen e nj\u00eb autoveture tip Benz. Sipas saj, ai ka pasur rreth 3.1 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura gjat\u00eb atij viti, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb makin\u00ebn e ka bler\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb dhe ka paguar shum\u00ebn 260 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr dogan\u00ebn. \u201c\u00c7mimi ka qen\u00eb i dakort\u00ebsuar me shit\u00ebsin p\u00ebr shkak t\u00eb defekteve. Ai ka deklaruar \u00e7far\u00eb ka qen\u00eb e pasqyruar n\u00eb kontrat\u00eb\u201d, pohoi \u00c7ukaj. Ajo shtoi se pasqyrimi i vler\u00ebs 1200 euro p\u00ebr nj\u00eb autovetur\u00eb tip Audi kishte qen\u00eb thjesht gabim material.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb Komisioni t\u00eb ri\u00e7el\u00eb hetimin\u201d, p\u00ebrfundoi avokatja \u00c7ukaj.<\/p>\n<p>M\u00eb pas edhe gjyqtari Isuf Shehu p\u00ebrs\u00ebriti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur t\u00eb nj\u00ebjtat pretendime me avokaten e tij. Mes t\u00eb tjerave ai shtoi se vlera 3.7 milion\u00eb lek\u00eb e konkluduar nga eksperti i zgjedhur nga vet\u00eb ai nuk ishte e sakt\u00eb dhe se prandaj i k\u00ebrkonte KPK-s\u00eb caktimin e nj\u00eb grupi t\u00eb pavarur ekspert\u00ebsh p\u00ebr vler\u00ebsimin e banes\u00ebs s\u00eb tij. Por pas pyetjeve t\u00eb trup\u00ebs n\u00ebse v\u00ebrtet\u00eb e vler\u00ebsonte jo t\u00eb sakt\u00eb vler\u00ebn e p\u00ebrcaktuar nga eksperti i pajtuar prej tij, Shehu u t\u00ebrhoq nga q\u00ebndrimi i m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, relatorja Bekteshi e pyeti gjyqtarin Shehu se si e kishte p\u00ebrfituar truallin ku kishte nd\u00ebrtuar sht\u00ebpin\u00eb dhe n\u00ebse kishte dokumentacion provues p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Shehu pohoi se kishte qen\u00eb i pastreh\u00eb dhe gjith\u00e7ka e kishte p\u00ebrfituar sipas ligjeve t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke ju referuar shpjegimeve se nd\u00ebrtimi i banes\u00ebs kishte vazhduar deri n\u00eb vitin 2010, koh\u00eb pas aplikimit p\u00ebr legalizim, an\u00ebtarja e trup\u00ebs gjykuese, Xhensila Pine e pyeti n\u00ebse nd\u00ebrtimi pas vitit 2006 p\u00ebrb\u00ebnte vep\u00ebr penale. Avokatja \u00c7ukaj tha se ligji kishte p\u00ebsuar ndryshime dhe se kishte pasur amnisti p\u00ebr situata t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, trupa gjykuese evidentoi mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimet e Shehut. Bekteshi tha se deri n\u00eb deklarimin\u00a0 e vitit 2004, banesa ishte pasqyruar si e pap\u00ebrfunduar, nd\u00ebrsa nga viti 2005 deri n\u00eb vitin 2010 &#8211; kur Shehu pretendon se ka kryer punime t\u00eb tjera, nuk ka sh\u00ebnuar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJu thoni se s\u2019keni pasur mund\u00ebsi financiare dhe keni marr\u00eb kredi. Sot thoni se keni pasur gjendje cash dhe nuk e keni deklaruar\u201d, pohoi Bekteshi. Shehu tha se k\u00ebto gjendje cash ishin shpenzimet e kryera her\u00eb pas here p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, avokatja Lirime \u00c7ukaj rik\u00ebrkoi vazhdimin e hetimeve p\u00ebr dy kriteret e tjera. KPK do t\u00eb shpall\u00eb vendimint m\u00eb dat\u00eb 14 n\u00ebntor, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pretendimet e kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Kuk\u00ebsit, Isuf Shehu p\u00ebr pasurin\u00eb e tij nuk e bindin KPK-n\u00eb &#8211; as n\u00eb seanc\u00ebn e dyt\u00eb d\u00ebgjimore.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75706,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,473],"tags":[416,107,780,118,171],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shehu-Isuf.jpg","fifu_image_alt":"Ish-kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kuk\u00ebsit, Isuf Shehu pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb KPK-s\u00eb. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75705"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75705"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75705\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75707,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75705\/revisions\/75707"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75706"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75705"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75705"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75705"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}