{"id":75711,"date":"2019-11-12T17:26:13","date_gmt":"2019-11-12T16:26:13","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-degjoi-konkluzionet-ne-ceshtjen-ndaj-gjyqtarit-besnik-muci\/2019\/11\/12\/"},"modified":"2023-04-07T05:08:18","modified_gmt":"2023-04-07T03:08:18","slug":"kpa-degjoi-konkluzionet-ne-ceshtjen-ndaj-gjyqtarit-besnik-muci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-degjoi-konkluzionet-ne-ceshtjen-ndaj-gjyqtarit-besnik-muci\/2019\/11\/12\/","title":{"rendered":"KPA d\u00ebgjoi konkluzionet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj gjyqtarit Besnik Mu\u00e7i"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik k\u00ebrkoi shkarkimin e an\u00ebtarit t\u00eb ri t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Besnik Mu\u00e7i p\u00ebr pamjaftueshm\u00ebri n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb. Mu\u00e7i k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe e akuzoi komisionerin se ishte me dy standarde.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_65303\" aria-describedby=\"caption-attachment-65303\" style=\"width: 520px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Capture-Muci.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-65303\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Capture-Muci-520x400.jpg\" alt=\"\" width=\"520\" height=\"400\" data-id=\"65303\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-65303\" class=\"wp-caption-text\">Besnik Mu\u00e7i, i sapodekretuar nga Presidenti si an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb KPA.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioneri Publik, Darjel Sina dhe an\u00ebtari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Besnik Mu\u00e7i u p\u00ebrball\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb mart\u00ebn me argumentet e tyre para Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit.<\/p>\n<p>Komisioneri k\u00ebmb\u00ebnguli se Mu\u00e7i nuk justifikonte burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur, kryesisht mbi tre hua p\u00ebr blerje sht\u00ebpie dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit dhe personat e lidhur me t\u00eb nuk arrijn\u00eb t\u00eb justifikojn\u00eb bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe t\u00eb pasurive t\u00eb deklaruara, t\u00eb krijuara n\u00eb vitet 2006 dhe 2016,\u201d tha komisioneri Sina.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, i zgjedhuri s\u00eb fundmi nga Presidenti i Republik\u00ebs si an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Besnik Mu\u00e7i i kund\u00ebrshtoi q\u00ebndrimet e Komisionerit si t\u00eb pabazuara, me dy standarde dhe pretendoi se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm. Mu\u00e7i tha se kishte \u201csh\u00ebrbyer me dinjitet\u201d dhe se deklarimi i tij i pasuris\u00eb arrinte nivelin e besueshm\u00ebris\u00eb, duke k\u00ebrkuar konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Debati gjyq\u00ebsor u fokusua kryesisht te huat\u00eb e marra nga Mu\u00e7i p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti 70.4 metra n\u00eb Tiran\u00eb dhe m\u00eb pas te nj\u00eb apartament tjet\u00ebr 78.4 metra po n\u00eb kryeqytet. Mu\u00e7i kishte deklaruar si burim p\u00ebr apartamentin e par\u00eb nj\u00eb hua nga babai prej 500 mij\u00eb lek\u00ebsh, nj\u00eb hua 3 mij\u00eb euro nga xhaxhai dhe 6 mij\u00eb euro nga motra n\u00eb Britani. P\u00ebr apartamentin e dyt\u00eb u diskutua nj\u00eb hua nga kunati n\u00eb Turqi n\u00eb vler\u00ebn e 15 mij\u00eb eurove.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik pretendon se p\u00ebr huat\u00eb nga babai dhe xhaxhai nuk \u00ebsht\u00eb provuar burimi i ligjsh\u00ebm. Komisioneri Sina tha se megjith\u00eb pretendimet e Mu\u00e7it dhe dokumentet e sjella prej tij, nuk v\u00ebrtetohej se qoft\u00eb babai, qoft\u00eb xhaxhai i ndjer\u00eb kishin pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kursyer shumat q\u00eb i kishin dh\u00ebn\u00eb atij hua, p\u00ebrkat\u00ebsisht 500 mij\u00eb lek\u00eb dhe 3 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit, pretendimi i t\u00eb ardhurave t\u00eb krijuara nga bujq\u00ebsia duke u nisur nga pagesa e kontributeve p\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore nuk \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb ligj. Po ashtu, komisioneri cil\u00ebsoi si t\u00eb paprovuara t\u00eb ardhurat e realizuara nga emigracioni dhe k\u00ebrkoi t\u00eb mos merreshin n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb ardhurat e motr\u00ebs dhe v\u00ebllait, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se ato nuk ishin deklaruar m\u00eb her\u00ebt si burim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hua.<\/p>\n<p>\u201cShpjegimi q\u00eb subjekti b\u00ebn p\u00ebr t\u00eb llogaritur t\u00eb ardhurat e realizuara nga prind\u00ebrit, bazuar n\u00eb pag\u00ebn minimale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb paguar detyrimet ndaj sigurimeve shoq\u00ebrore, t\u00eb cilat m\u00eb pas subjekti k\u00ebrkon t\u00eb llogariten n\u00eb t\u00eb ardhurat e ligjshme t\u00eb prind\u00ebrve, nuk gjen asnj\u00eb mb\u00ebshtetje ligjore,\u201d u shpreh Sina.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, Mu\u00e7i pretendoi se edhe pse nuk ishin t\u00eb taksueshme t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tij dhe ato t\u00eb xhaxhait nga bujq\u00ebsia, duhej t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ligjshme. Ai tha se babai i tij e kishte pasur t\u00eb mundur q\u00eb minimalisht t\u00eb krijonte nga bujq\u00ebsia mbi 800 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura n\u00eb vit, q\u00eb sipas tij ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb huan\u00eb.<\/p>\n<p>Mu\u00e7i tha se kishte sjell\u00eb prova p\u00ebr t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait dhe t\u00eb motr\u00ebs, sepse ata ishin pjes\u00eb e familjes dhe se kishin kontribuar n\u00eb krijimin e t\u00eb ardhurave prej nga ishte marr\u00eb huaja. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se p\u00ebr k\u00ebto hua nuk i ishte kaluar barra e prov\u00ebs dhe kjo ishte arsyeja pse provat dhe dokumentet p\u00ebr to po i sillte n\u00eb KPA.<\/p>\n<p>Komisioneri po ashtu konsideroi se nuk ishte justifikuar burimi i ligjsh\u00ebm as p\u00ebr huan\u00eb e marr\u00eb nga kunati n\u00eb Turqi. Sina tha se q\u00eb t\u00eb jepej ajo hua, kunati dhe familja e tij duhej t\u00eb kursenin rreth 45 p\u00ebr qind t\u00eb t\u00eb ardhurave mujore. Ai tha se pretendimet e Mu\u00e7it nuk q\u00ebndronin as n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Mu\u00e7i kund\u00ebrshtoi Komisionerin dhe tha se kishte paraqitur prova p\u00ebr t\u00eb ardhurat e kunatit. Ai vuri n\u00eb dukje se Komisioneri kishte b\u00ebr\u00eb konvertim t\u00eb huas\u00eb fillimisht nga Lira turke n\u00eb lek\u00eb dhe m\u00eb pas n\u00eb Euro dhe tha se kjo nuk kishte ndodhur. Ai theksoi se personat e lidhur kishin pasur mund\u00ebsit\u00eb financiare p\u00ebr huan\u00eb.<\/p>\n<p>Pal\u00ebt po ashtu u p\u00ebrplas\u00ebn mbi konsiderimin e nj\u00eb raporti t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar. Komisioneri pretendoi q\u00eb ajo t\u00eb merrej n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb gjykimin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, nd\u00ebrsa Mu\u00e7i tha se ishte v\u00ebrtetuar q\u00eb ai nuk kishte probleme t\u00eb figur\u00ebs dhe as konflikt interesi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioneri Publik k\u00ebmb\u00ebnguli se mosdeklarimi i tok\u00ebs q\u00eb bashk\u00ebshortja kishte marr\u00eb nga ligji 7501 n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Pogradecit dhe mosdeklarimi i pjes\u00ebs s\u00eb saj takuese n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve n\u00eb at\u00eb fshat ishin shkarkuese.\u00a0 Mu\u00e7i e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim, duke pretenduar se e shoqja e kishte humbur t\u00eb drejt\u00ebn mbi k\u00ebt\u00eb pron\u00eb n\u00eb momentin e martes\u00ebs. Mu\u00e7i tha se sidoqoft\u00eb ky rast ishte nj\u00eb pasakt\u00ebsi dhe nj\u00eb gabim q\u00eb nuk kishte krijuar pasoja, pasi ai nuk kishte p\u00ebrfituar asnj\u00eb frut nga kjo pasuri. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb ky shkak ankimi t\u00eb rr\u00ebzohej.<\/p>\n<p>Pal\u00ebt po ashtu u ndan\u00eb n\u00eb lidhje me analiz\u00ebn financiare. Nga ana e tij, Komisioneri pretendoi se Mu\u00e7i nuk kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr tre vite dhe se shpjegimet e tij n\u00eb KPA ishin n\u00eb kontradikt\u00eb me ato t\u00eb dh\u00ebna \u201cgjat\u00eb hetimit administrativ, t\u00eb kryer nga Komisioni\u201d.<\/p>\n<p>Mu\u00e7i e kund\u00ebrshtoi edhe k\u00ebt\u00eb pik\u00eb q\u00ebndrimin e Komisionerit. Ai tha se nuk e kishte pranuar si t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPK-s\u00eb dhe pretendoi se po trajtohej nga Komisioneri me standard t\u00eb ndrysh\u00ebm nga subjektet e tjera. Mu\u00e7i tha se bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e INSTAT ai kishte pasur burime t\u00eb mjaftueshme t\u00eb ardhurash dhe rezultonte me bilanc pozitiv p\u00ebr dy vite dhe me nj\u00eb minimum negativ vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb nga vitet.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb parashtrimeve t\u00eb tij, Mu\u00e7i vuri disa her\u00eb n\u00eb dukje se q\u00ebndrimi i Komisionerit Publik ishte jo i drejt\u00eb. Ai solli disa raste q\u00eb sipas tij nuk ishin ankimuar edhe pse faktet juridike dhe situata ishin t\u00eb ngjashme me t\u00eb tijat. Ai pretendoi se ankimi ishte b\u00ebr\u00eb jasht\u00eb afateve ligjore dhe se pjes\u00eb t\u00eb ankimit c\u00ebnonin parimin e \u201csiguris\u00eb juridike\u201d.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr gjyqtarin e Kushtetueses, Besnik Mu\u00e7i do t\u00eb shpallet n\u00eb dat\u00ebn 21 n\u00ebntor, n\u00eb or\u00ebn 11.00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik k\u00ebrkoi shkarkimin e an\u00ebtarit t\u00eb ri t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Besnik Mu\u00e7i p\u00ebr pamjaftueshm\u00ebri n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb. Mu\u00e7i k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe e akuzoi komisionerin se ishte me dy standarde.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75712,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,114,2,473],"tags":[187,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Capture-Muci.jpg","fifu_image_alt":"Besnik Mu\u00e7i, i sapodekretuar nga Presidenti si an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb KPA. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75711"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75711"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75711\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75713,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75711\/revisions\/75713"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75712"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75711"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75711"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75711"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}