{"id":75714,"date":"2019-11-11T21:15:40","date_gmt":"2019-11-11T20:15:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-arjan-balliu-perballet-ne-kpk-me-akuza-per-deklarim-te-rreme-e-konflikt-interesi\/2019\/11\/11\/"},"modified":"2023-04-07T05:08:36","modified_gmt":"2023-04-07T03:08:36","slug":"gjyqtari-arjan-balliu-perballet-ne-kpk-me-akuza-per-deklarim-te-rreme-e-konflikt-interesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-arjan-balliu-perballet-ne-kpk-me-akuza-per-deklarim-te-rreme-e-konflikt-interesi\/2019\/11\/11\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Arjan Balliu p\u00ebrballet n\u00eb KPK me akuza p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb e konflikt interesi"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Durr\u00ebs, Arjan Balliu u p\u00ebrball n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore me nj\u00eb raport negativ financiar, dyshimet p\u00ebr konflikti interesi, fshehje pasurie e deklarim t\u00eb rrem\u00eb. Balliu kund\u00ebrshtoi gjetjet dhe k\u00ebrkoi rivler\u00ebsim n\u00eb t\u00eb 3 kriteret.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_65736\" aria-describedby=\"caption-attachment-65736\" style=\"width: 495px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-65736\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-2577-495x400.jpg\" alt=\"\" width=\"495\" height=\"400\" data-id=\"65736\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-65736\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Durr\u00ebs Arjan Balliu duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore. Foto:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nj\u00eb raport negativ i Inspektoratit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive e Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI, p\u00ebr pasurin\u00eb e gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Durr\u00ebs,\u00a0 u gjet i bazuar n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe edhe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.<\/p>\n<p>Gjyqtarit iu vu n\u00eb dukje se ILDKPKI e kishte gjetur at\u00eb n\u00eb dy raste konflikti interesi, po ashtu p\u00ebr disa pasuri t\u00eb tij ishin konstatuar fshehje dhe mosdeklarime, nd\u00ebrsa n\u00eb disa raste edhe deklarimi i rrem\u00eb n\u00eb deklaratat vjetore ose at\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb vetingut. Relatori tha se gjetjet e Inspektoratit kishin q\u00ebndruar edhe gjat\u00eb hetimit t\u00eb Komisionit. Ilia vuri n\u00eb dukje se nga analiza financiare Balliu kishte rezultuar me bilanc negativ prej 11.7 milion lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Balliu kund\u00ebrshtoi gjetjet dhe faj\u00ebsoi ILDKPKI se kishte hetuar m\u00eb her\u00ebt dhe nuk i kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje asnj\u00eb problem. Ai iu referua disa her\u00eb paqart\u00ebsive n\u00eb ligjin p\u00ebr deklarimin e pasuris\u00eb dhe kund\u00ebrshtoi akuz\u00ebn se ishte n\u00eb konflikt interesi.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb relatimit po ashtu u p\u00ebrmend\u00ebn gjetje q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me bashk\u00ebshorten e subjektit Rezarta Balliu (Vigani), po ashtu gjyqtare. KPK vuri n\u00eb dukje mosdeklarimin nga ajo e nj\u00eb apartamenti t\u00eb bler\u00eb nga Balliu n\u00eb koh\u00ebn kur ishte avokat n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>Balliu kund\u00ebrshtoi n\u00eb seanc\u00eb edhe gjetjet q\u00eb dukej se ngarkonin bashk\u00ebshorten e tij me probleme.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, e cila ishte shtyr\u00eb pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Balliut p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar relatorin Roland Ilia, u vu n\u00eb dukje se kjo k\u00ebrkes\u00eb ishte rr\u00ebzuar nga nj\u00eb trup\u00eb tjet\u00ebr gjykuese. Balliu po ashtu po gjykohet edhe nga Xhensila Pine, kryesuese, dhe Valbona Sanxhaktari, relatore.<\/p>\n<p>Arjan Balliu e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor n\u00eb vitin 1993 dhe ka punuar si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs deri n\u00eb vitin 2000. M\u00eb pas, zoti Balliu ka punuar si drejtor i Loj\u00ebrave t\u00eb Fatit n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave. Nga viti 2004 Balliu ka ushtruar profesionin e avokatit, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2009 \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar inspektor i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor n\u00eb vitin 2013 si gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kryen edhe aktualisht.<\/p>\n<p><strong>Probleme me apartamentet<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb relatimit u vu n\u00eb dukje se transaksionet e lidhura me tre apartamente ishin nd\u00ebr problemet kryesore t\u00eb Balliut. KPK vuri n\u00eb dyshim burimin e ligjsh\u00ebm p\u00ebr blerjen e tyre, tha se kishte gjetur deklarim t\u00eb rrem\u00eb, mosdeklarime, dyshime p\u00ebr fshehje pasurie\u00a0 dhe vuri n\u00eb dukje mund\u00ebsin\u00eb e veprimeve fiktive. Po ashtu probleme u gjet\u00ebn edhe p\u00ebr nj\u00eb garazh.<\/p>\n<p>Sipas relatorit b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apartament 70.8 metra bler\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000 n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr 28 mij\u00eb dollar\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr i bler\u00eb p\u00ebr 2 milion lek\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zon\u00eb me gati t\u00eb nj\u00ebjtat p\u00ebrmasa dhe nj\u00eb apartament n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Kavaj\u00ebs, marr\u00eb me kontrat\u00eb shitje, por q\u00eb pretendohej i p\u00ebrfituar nga nj\u00eb kontrat\u00eb shk\u00ebmbimi trualli me nd\u00ebrtim.<\/p>\n<p>Relatori Ilia tha se n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti 70.8 metra n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000 kishte deklarime t\u00eb ndryshme n\u00eb vitin 2003 dhe deklarime t\u00eb ndryshme n\u00eb deklarat\u00ebn veting. Paqart\u00ebsit\u00eb rezultonin kryesisht t\u00eb lidhura me 15 mij\u00eb dollar\u00eb q\u00eb Balliu pretendonte se i kishte marr\u00eb nga vjehrri. N\u00eb vitin 2003 ato ishin deklaruar si burim i apartamentit, por n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe gjat\u00eb seanc\u00ebs Balliu pretendoi se k\u00ebto para ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr shpenzime t\u00eb tjera familjare.<\/p>\n<p>Po ashtu KPK vuri n\u00eb dukje dyshimet n\u00ebse babai i Balliut kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb ndihmuar at\u00eb n\u00eb blerjen e apartamentit. Nga seanca rezultoi se ai kishte dh\u00ebn\u00eb rreth 1 milion lek\u00eb p\u00ebr apartamentin n\u00eb fjal\u00eb t\u00eb bler\u00eb p\u00ebr 28 mij\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Balliu vet\u00eb pretendoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb se kishte pasur t\u00eb ardhura nga kursimet dhe po ashtu dhurimin nga babai. Ai tha se i ati kishte punuar n\u00eb emigracion, por nuk kishte dokumente t\u00eb tjera ve\u00e7 pasaport\u00ebs q\u00eb provonte q\u00ebndrimin n\u00eb Greqi. Ai tha se duhej t\u00eb konsiderohej n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb paraqitur dokumentacion. Ai po ashtu pretendoi t\u00eb ardhura nga kompania VEFA dhe tha se k\u00ebto para ishin vendosur n\u00eb firm\u00ebn piramidale dhe prej tyre ishin marr\u00eb interesa nd\u00ebrsa m\u00eb pas babai ia kishte dhuruar atij shum\u00ebn. Ai pranoi se nuk kishte dokument p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhurim.<\/p>\n<p>Ai pretendoi po ashtu se KPK duhej ta konsideronte n\u00eb pamund\u00ebsi sa i p\u00ebrket t\u00eb ardhurave nga puna e tij si hetues n\u00eb Pogradec n\u00eb fillim t\u00eb viteve 90\u2019, pasi arkivat ishin djegur. Duke iu referuar shum\u00eb se b\u00ebr\u00eb dhurat\u00eb nga vjehrri ai b\u00ebri nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb pretenduara t\u00eb vjehrrit dhe vjehrr\u00ebs. Ai tha se kishte gjetur disa kontrata nga qirat\u00eb q\u00eb provonin t\u00eb ardhurat e tyre n\u00eb shum\u00ebn prej rreth 44 milion lek\u00ebsh dhe rreth 13 mij\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>KPK nga ana tjet\u00ebr vuri n\u00eb dukje se marr\u00ebdh\u00ebnia e tij financiare me vjehrrin dhe vjehrr\u00ebn ishte \u201ce dyshimt\u00eb\u201d. Nga nj\u00eb an\u00eb sipas KPK-s\u00eb Balliu kishte bler\u00eb apartamentin dhe deklaruar fillimisht si burim shum\u00ebn prej 15 mij\u00eb dollar\u00eb si dhurat\u00eb nga vjehrri p\u00ebrfshi edhe dhurime t\u00eb tjera, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr n\u00eb vitin 2012 ai ia kishte shitur k\u00ebt\u00eb apartament vjehrr\u00ebs p\u00ebr 8.8 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Balliu kund\u00ebrshtoi pretendimin se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shitje fiktive. Ai pretendoi se parat\u00eb e dhuruara nuk ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr apartamentin pasi ai ishte bler\u00eb m\u00eb her\u00ebt. Ai po ashtu vuri n\u00eb dukje se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes kishin mbetur pa sht\u00ebpi n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, pasi banesa e tyre u ishte kthyer pronar\u00ebve dhe se kjo shpjegonte shitjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Apartamenti i dyt\u00eb i bler\u00eb p\u00ebr 2 milion lek\u00eb po ashtu ishte i dyshuar p\u00ebr nj\u00eb kontrat\u00eb fiktive. KPK b\u00ebri me dije se \u00e7mimi ishte mjaft i ul\u00ebt p\u00ebr zon\u00ebn dhe se Balliut i kishin munguar t\u00eb ardhurat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri. Po ashtu u vu n\u00eb dukje se ishte deklaruar me \u00e7mim t\u00eb ndrysh\u00ebm, pasi n\u00eb deklarat\u00ebn vjetore ishte deklaruar 2.9 milion dhe n\u00eb at\u00eb veting p\u00ebr 2 milion.<\/p>\n<p>Gjyqtari pretendoi se e kishte bler\u00eb apartamentin nga nj\u00eb kompani t\u00eb cil\u00ebs i kishte ofruar sh\u00ebrbime avokatie n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ishte avokat. Ai tha se kompania nuk kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb paguante. Ai kund\u00ebrshtoi po ashtu dyshimet mbi pages\u00ebn e tatimeve p\u00ebr pun\u00ebn e tij si avokat, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn KPK tha se nuk ishin gjetur n\u00eb tatime.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se apartamenti ishte marr\u00eb karabina dhe se ai kishte shpenzuar 900 mij\u00eb lek\u00eb shtes\u00eb, por se ket\u00eb nuk e kishte deklaruar n\u00eb veting pasi n\u00eb formular nuk kishte hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr k\u00ebto shpenzime.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament KPK po ashtu vuri n\u00eb dukje se bashk\u00ebshortja e Balliu po ashtu gjyqtare nuk e kishte deklaruar n\u00eb vitin 2007 kur ishte b\u00ebr\u00eb kontrata. Balliu pretendoi se nuk kishim fshehje pasurie pasi ai e kishte deklaruar apartamentin n\u00eb vitin 2009 me fillimin e detyr\u00ebs si Inspektor dhe cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb rast dhe disa probleme t\u00eb tjera si pasakt\u00ebsi q\u00eb nuk mund t\u00eb konsideroheshin fshehje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr apartamentin n\u00eb Kryevidh Kavaj\u00eb, KPK tha se teorikisht ai ishte p\u00ebrfituar nga nj\u00eb kontrat\u00eb shk\u00ebmbimi trualli e n\u00ebn\u00ebn s\u00eb bashk\u00ebshortes. Por Komisioni gjeti se apartamenti ishte marr\u00eb me nj\u00eb kontrat\u00eb shitblerje drejt p\u00ebr drejt nga bashk\u00ebshortja dhe jo n\u00eb pallatin n\u00eb t\u00eb cilin n\u00ebna e bashk\u00ebshortes kishte dh\u00ebn\u00eb tok\u00eb. KPK tha se kishte dyshime p\u00ebr nj\u00eb kontrat\u00eb q\u00eb shmangte pages\u00ebn e tatimeve.<\/p>\n<p>Balliu pretendoi se nuk kishte shmangur tatimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament dhe se veprimi ishte zgjidhur si nj\u00eb prej mund\u00ebsive ligjore q\u00eb ata kishin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb apartamentin.<\/p>\n<p><strong>Konflikti i interesit<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb relatimit u vun\u00eb n\u00eb dukje dy momente t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit. Nj\u00eb prej rasteve kishte t\u00eb b\u00ebnte me qenien e Balliut relator n\u00eb nj\u00eb gjykim ndaj A. Gjat\u00ebs. Emri u p\u00ebrmend nga vet\u00eb gjyqtari gjat\u00eb leximit t\u00eb mbrojtjes, nd\u00ebrsa u b\u00eb me dije se ai kishte qen\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues me prokur\u00eb i kompanis\u00eb t\u00eb cilit gjyqtari i kishte bler\u00eb n\u00eb vitin 2007 apartamentin p\u00ebr 2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas relatimit A.Gjata ishte personi me t\u00eb cilin Balliu kishte lidhur kontrat\u00ebn e shitblerjes s\u00eb\u00a0 nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2015, t\u00eb marr\u00eb nga nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi p\u00ebr 2 milion\u00eb lek\u00eb.\u00a0 M\u00eb her\u00ebt n\u00eb relatim KPK ngriti dyshime si p\u00ebr \u00e7mimin e apartamentit q\u00eb sipas relacionit ndodhej n\u00eb nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb shtrenjta n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>BIRN gjeti se Balliu ishte relator n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e prokuroris\u00eb kund\u00ebr Gjat\u00ebs n\u00eb vitin 2016 p\u00ebr akuz\u00ebn e \u201cnd\u00ebrtimit t\u00eb paligjsh\u00ebm\u201d. Gjata ishte shpallur i pafajsh\u00ebm nga Gjykata e Faktit dhe Apeli, bazuar n\u00eb relatimin e Balliut si gjyqtar relator\u00eb, kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi k\u00ebt\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Gjyqtari gjat\u00eb kund\u00ebrshtimeve t\u00eb tij tha se nuk kishte pasur konflikt interesi pasi A.Gjata kishte qen\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrfaq\u00ebsues me prokur\u00eb i kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit dhe jo personi q\u00eb i shiste apartamentin. Ai tha se nuk kishte pasur marr\u00ebdh\u00ebnie biznesi me Gjat\u00ebn dhe p\u00ebr pasoj\u00eb as konflikt interesi n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e gjykuar prej tij.<\/p>\n<p>Rasti i dyt\u00eb i konfliktit kishte t\u00eb b\u00ebnte me faktin q\u00eb Balliu kishte vijuar t\u00eb figuronte i regjistruar si avokat n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit edhe pasi ky i fundit kishte filluar pun\u00eb si Inspektor n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Balliu pretendoi se kishte depozituar dokumente p\u00ebr \u00e7regjistrim menj\u00ebher\u00eb pas em\u00ebrimit. Ai tha se pas em\u00ebrimit nuk kishte punuar m\u00eb si avokat dhe se nuk figuronte as t\u00eb kishte paguar taksa apo t\u00eb kishte kryer veprime t\u00eb tjera. Ai tha se \u00e7regjistrimi i vonuar ishte p\u00ebr faj t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore dhe se ai nuk duhej t\u00eb mbante p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Analiza financiare dhe likuiditete<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtarit Balliu ju vu n\u00eb dukje gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se nj\u00eb s\u00ebr\u00eb likuiditetesh t\u00eb pretenduara prej tij nuk ishin njohur si t\u00eb ligjshme nga KPK. Komisioni tha se dukej se p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga qirat\u00eb dhe t\u00eb ardhura t\u00eb tjera nuk ishin paguar tatimet.<\/p>\n<p>KPK po ashtu vuri n\u00eb dukje mosdeklarimin e gjendjes<em> cash<\/em> n\u00eb vite dhe pretendimin n\u00eb deklarat\u00ebn veting p\u00ebr pasjen e k\u00ebsaj gjendje. Balliu ashtu si edhe gjyqtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb pretendoi se nuk kishte pasur detyrim p\u00ebr t\u00eb deklaruar gjendjen <em>cash<\/em>. Ai po ashtu pretendoi se kishte paqart\u00ebsi dhe munges\u00eb informacioni nga ILDKPKI p\u00ebr plot\u00ebsimin e formular\u00ebve dhe gjetjen n\u00eb to t\u00eb gabimeve, nd\u00ebrsa pretendoi se deklarimi i shitjes s\u00eb apartamentit n\u00ebnkuptonte edhe pasjen e gjendjes <em>cash<\/em>.<\/p>\n<p>Relatori vuri n\u00eb dukje nd\u00ebr t\u00eb tjera problemet q\u00eb dilnin nga nj\u00eb shum\u00eb parash e kursyer si bono thesari nga bashk\u00ebshortja. Balliu pretendoi se nj\u00eb pjes\u00eb e shum\u00ebs kishte qen\u00eb e babait t\u00eb gjyqtares dhe se i ishte kthyer atij pas.<\/p>\n<p>V\u00ebnies n\u00eb dukje t\u00eb bilancit negativ prej 11.7 milion\u00eb lek\u00ebsh Balliu iu p\u00ebrgjigj duke pretenduar se nuk i ishin llogaritur t\u00eb ardhurat nga puna si avokat dhe ishte konsideruar padrejt\u00ebsisht se nuk kishte paguar tatime dhe se po ashtu i ishin v\u00ebn\u00eb shpenzime m\u00eb t\u00eb larta. Ai pretendoi se shpenzimet p\u00ebr mobilimin duhej t\u00eb ndaheshin n\u00eb disa vite. Ai po ashtu pretendoi kurs t\u00eb ndrysh\u00ebm dollarit dhe tha se kishte bler\u00eb dollar\u00eb me rrog\u00ebn p\u00ebr disa vite dhe jo vet\u00ebm para blerjes s\u00eb apartamentit prej 28 mij\u00eb dollar\u00ebsh.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs Balliut iu k\u00ebrkua nga v\u00ebzhguesja e ONM, Mia Roessingh t\u00eb shpjegonte edhe nj\u00ebher\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien mes tij, prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe po ashtu situat\u00ebn e nj\u00eb apartamenti n\u00eb t\u00eb cilin ai banonte, por q\u00eb nuk e kishte deklaruar n\u00eb p\u00ebrdorim. Balliu k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin version. Ai tha se parat\u00eb e marra nga vjehrri dhe t\u00eb deklaruara n\u00eb vitin 2003 nuk kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr apartamentin q\u00eb i ishte shitur vjehrr\u00ebs p\u00ebr 8.8 milion n\u00eb vitin 2012. Ai tha se prind\u00ebrit jetonin n\u00eb apartamentin ku ai ishte pronar me 1\/3, nd\u00ebrsa ai jetonte n\u00eb apartamentin e babait t\u00eb tij. Ai tha se kishte konsideruar si t\u00eb deklaruar apartamentin pasi e kishte p\u00ebrdorur at\u00eb si adres\u00eb n\u00eb formularin e vet\u00ebdeklarimit.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi n\u00eb fund q\u00eb t\u00eb hetohej edhe n\u00eb dy kriteret e tjera dhe q\u00eb KPK t\u00eb dilte n\u00eb p\u00ebrfundimin q\u00eb pasuria e tij ishte e ligjshme.\u00a0 Vendimi p\u00ebr Balliun do t\u00eb jepet m\u00eb 18 n\u00ebntor, ora 9.30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Durr\u00ebs, Arjan Balliu u p\u00ebrball n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore me nj\u00eb raport negativ financiar, dyshimet p\u00ebr konflikti interesi, fshehje pasurie e deklarim t\u00eb rrem\u00eb. Balliu kund\u00ebrshtoi gjetjet dhe k\u00ebrkoi rivler\u00ebsim n\u00eb t\u00eb 3 kriteret.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75715,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,362],"tags":[306,116,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-2577.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Durr\u00ebs Arjan Balliu duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore. Foto:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75714"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75714"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75714\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75716,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75714\/revisions\/75716"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75715"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75714"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75714"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75714"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}