{"id":75732,"date":"2019-11-07T22:02:56","date_gmt":"2019-11-07T21:02:56","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/deklaratat-kontradiktore-veshtiresojne-vetingun-e-gjyqtares-hajrie-mucmata\/2019\/11\/07\/"},"modified":"2023-04-07T05:09:41","modified_gmt":"2023-04-07T03:09:41","slug":"deklaratat-kontradiktore-veshtiresojne-vetingun-e-gjyqtares-hajrie-mucmata","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/deklaratat-kontradiktore-veshtiresojne-vetingun-e-gjyqtares-hajrie-mucmata\/2019\/11\/07\/","title":{"rendered":"Deklaratat kontradiktore v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb vetingun e gjyqtares Hajrie Mu\u00e7mata"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: left;\">Gjyqtarja e Apelit Shkod\u00ebr Hajrie Mu\u00e7mata\u00a0 u p\u00ebrball me disa pik\u00ebpyetje rreth pasurive t\u00eb saj, burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb disa huave dhe me deklarata kontradiktore t\u00eb b\u00ebra p\u00ebr procesin e vetingut, nd\u00ebrkoh\u00eb gjyqtarja k\u00ebrkoi t\u00eb rihapej hetimi n\u00eb dy kriteret e tjera.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_65522\" aria-describedby=\"caption-attachment-65522\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Hajrie-Mucmata-ne-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-65522\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Hajrie-Mucmata-ne-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"65522\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-65522\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Hajrie Mu\u00e7mata p\u00ebrball\u00eb KPK-s\u00eb. Foto: E.Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Senaca e shtyr\u00eb e rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtaren e Apelit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs, Hajrie Mu\u00e7mata nisi t\u00eb enjten n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me njoftimin se k\u00ebrkesa e saj p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb trup\u00ebs gjykuese p\u00ebr nj\u00ebanshm\u00ebri ishte rr\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Firdes Shuli kryesuese, Alma Faskaj relatore dhe Pamela Qirko an\u00ebtare, gjithashtu ashtu hodhi posht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Mu\u00e7matajt dhe avokates s\u00eb saj Irena Reso p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar emrin e ekspertit financiar. Mu\u00e7mata pretendoi m\u00eb pas se eksperti kishte qen\u00eb i nj\u00ebansh\u00ebm.<\/p>\n<p>Procesi, i cili u fokusua kryesisht n\u00eb huat\u00eb dhe burimin e ligjsh\u00ebm i pasuris\u00eb dhe te deklarata t\u00eb Mu\u00e7mat\u00ebs dhe deklarimet vjetore q\u00eb sipas KPK ishin kontradiktore, u mbyll vet\u00ebm mbi kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>KPK tha se nga analiza financiare rezultonte se gjyqtarja kishte munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme n\u00eb disa vite dhe n\u00eb total 4.7 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Mu\u00e7mata pati po ashtu nj\u00eb diskutim me v\u00ebzhguesin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs i cili i cil\u00ebsoi t\u00eb pakuptueshme disa deklarime t\u00eb gjyqtares q\u00eb kishte kund\u00ebrshtuar veten me q\u00ebndrimet mbi nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie huaje dhe q\u00ebllimin e nj\u00eb kredie.<\/p>\n<p>Mu\u00e7mata u mbrojt duke pretenduar se ajo nuk kishte pasur detyrim deklarimin e k\u00ebsaj kontrate huaje, nd\u00ebrsa tha se mohimi i saj kishte t\u00eb b\u00ebnte me faktin se kontrata ishte n\u00ebnshkruar nga bashk\u00ebshorti dhe jo ajo vet\u00eb.<\/p>\n<p>Karriera e Hajrie Mu\u00e7matajt n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb ka filluar n\u00eb vitin 1999, si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Kuk\u00ebsit. N\u00eb vitin 2009, ajo u em\u00ebrua inspektore pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2016, Znj. Mu\u00e7mata u dekretua an\u00ebtare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs nga Presidenti i Republik\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Problemet me apartamentin<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Faskaj vuri n\u00eb dukje q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj se Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI, e kishte gjetur Mu\u00e7mat\u00ebn me probleme n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb dhe e akuzonte at\u00eb p\u00ebr fshehje pasurie.<\/p>\n<p>Mu\u00e7mata e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim duke pretenduar se ILDKPKI e kishte kontrolluar m\u00eb her\u00ebt dhe kurr\u00eb nuk i kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje probleme. Ajo kund\u00ebrshtoi akuz\u00ebn p\u00ebr fshehje pasurie duke th\u00ebn\u00eb se nuk kishte asnj\u00eb pasuri t\u00eb fshehur.<\/p>\n<p>Faskaj nd\u00ebrkoh\u00eb renditi vet\u00eb nj\u00eb seri problemesh t\u00eb gjetura n\u00eb pasurin\u00eb e gjyqtares. Relatorja tha se Komisioni kishte gjetur nj\u00eb kontrat\u00eb mes bashk\u00ebshortit t\u00eb saj dhe nj\u00eb kompanie nd\u00ebrtimi me sh\u00ebnime t\u00eb b\u00ebra me dor\u00eb, q\u00eb ngrinin dyshime mbi sip\u00ebrfaqen dhe \u00e7mimin e nj\u00eb apartamenti 117 metra katror\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu relatorja vuri n\u00eb dukje q\u00eb mungonin dokumentet justifikues p\u00ebr huat\u00eb, mungonin dokumentet p\u00ebr t\u00eb provuar pagesat dhe koh\u00ebn kur ato ishin b\u00ebr\u00eb dhe se dukej q\u00eb Mu\u00e7mata kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb veting, kur kishte deklaruar burimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri vet\u00ebm me kursimet nga paga.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm ajo vuri n\u00eb dukje se nj\u00eb nga huadh\u00ebn\u00ebsit E.V nuk kishte pasur burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb huan\u00eb. Po ashtu huadh\u00ebn\u00ebsi tjet\u00ebr rezultoi se ishte provuar marr\u00ebdh\u00ebnia e pun\u00ebs, por jo t\u00eb ardhurat dhe mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb 3 mij\u00eb euro. Vet\u00eb Mu\u00e7mata dhe i shoqi kishin qen\u00eb me mbi 700 mij\u00eb lek\u00eb bilanc negativ p\u00ebr t\u00eb krijuar kursimet me t\u00eb cilat ishte paguar k\u00ebsti p\u00ebr apartamentin.<\/p>\n<p>KPK po ashtu vuri n\u00eb dukje se duke u nisur prej kontratave me shkrim t\u00eb marra parasysh k\u00ebstet p\u00ebr apartamentin ishin paguar para se t\u00eb merreshin huat\u00eb duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb Mu\u00e7mata t\u00eb ishte n\u00eb pamund\u00ebsi financiare. Mu\u00e7mata kund\u00ebrshtoi koh\u00ebn e pages\u00ebs duke pretenduar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb deklaratash noteriale dhe faktin se kontrata e pororsis\u00eb nuk duhej t\u00eb merrej p\u00ebr referenc\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn e pages\u00ebs.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsja e Mu\u00e7mat\u00ebs nd\u00ebrhyri n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb p\u00ebr t\u00eb sqaruar se sipas saj kontrata me sh\u00ebnime dore e cila ngrite dyshime mbi sip\u00ebrfaqen dhe \u00e7mimin, nuk kishte vler\u00eb formale dhe nuk kishte vler\u00eb ligjore. Ajo ishte n\u00ebnshkruar nga pal\u00ebt mbi nj\u00eb kontrat\u00eb tip jo para noterit, q\u00eb sipas saj shpjegonte pse n\u00eb t\u00eb ishin gjurm\u00eb t\u00eb nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr, dhe po ashtu vuri n\u00eb dukje se sh\u00ebnimet me dor\u00eb nuk ishin b\u00ebr\u00eb prej subjektit dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Qasja e avokates mbi vler\u00ebn ligjore t\u00eb kontrat\u00ebs u kund\u00ebrshtua nga Theo Jacobs. N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs ai k\u00ebrkoi t\u00eb dinte n\u00ebse kishte kontrata vler\u00eb detyruese p\u00ebr pal\u00ebt apo n\u00ebse ishte e falsifikuar nisur nga pretendimi p\u00ebr sh\u00ebnimet, nd\u00ebrsa e cil\u00ebsoi q\u00ebndrimin e avokates se kontrata nuk kishte vler\u00eb ligjore si di\u00e7ka \u201corigjinale\u201d. Avokatja tha se ajo nuk kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb kontrata ishte e paligjshme, por se ajo nuk kishte vler\u00eb formale. Vet\u00eb Mu\u00e7mata sqaroi se baz\u00eb duhej t\u00eb ishte kontrata e shit-blerjes. Ajo pretendoi se kishte sjell\u00eb pes\u00eb kontrata nga i nj\u00ebjti subjekt q\u00eb tregonin se ajo e kishte bler\u00eb apartamentin m\u00eb shtrenjt\u00eb se mesatarja e \u00e7mimeve.<\/p>\n<p>Mu\u00e7mata kund\u00ebrshtoi edhe pretendimet se E.V nuk kishte mund\u00ebsi financiare. Ajo tha se kishte sjell\u00eb dokumente q\u00eb provonin se ai kishte pasur t\u00eb ardhura nga VEFA n\u00eb vitin 1998 dhe m\u00eb pas kishte shitur apartamente n\u00eb vitin 2000 dhe se kishte pasur mund\u00ebsi financiare, nd\u00ebrsa kishte pasur edhe nj\u00eb biznes n\u00eb Kuk\u00ebs.<\/p>\n<p>Mu\u00e7mata kund\u00ebrshtoi edhe n\u00eb parim k\u00ebrkes\u00ebn e KPK p\u00ebr t\u00eb provuar burimet e ligjshme t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsve duke th\u00ebn\u00eb se kjo shkelte parimin e siguris\u00eb juridike.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimi mbi analiz\u00ebn financiare<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja nuk u ndal gjat\u00eb dhe b\u00ebri vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb disa likujditeteve dhe llogarive bankare t\u00eb Mu\u00e7mat\u00ebs\u00a0 duke dal\u00eb n\u00eb konkluzionin se n\u00eb total ajo kishte munges\u00eb t\u00eb ardhurash p\u00ebr 4.7 milion lek\u00eb. Faskaj p\u00ebrmendi 15 mij\u00eb euro t\u00eb ardhura nga qirat\u00eb, 2.4 milion lek\u00eb kursime, nj\u00eb llogari me 10 mij\u00eb dollar\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr me 1.2 milion lek\u00eb \u00a0dhe disa shuma t\u00eb tjera n\u00eb banka.<\/p>\n<p>Mu\u00e7mata vet\u00eb u mor q\u00eb n\u00eb fillim me analiz\u00ebn financiare. Ajo pretendoi se eksperti q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb analiz\u00ebn kishte l\u00ebn\u00eb sh\u00ebnime n\u00eb dokument ku pyeste trup\u00ebn gjykuese n\u00ebse \u201c20 euro p\u00ebr nat\u00eb q\u00ebndrimi n\u00eb Greqi ishin pak\u201d.<\/p>\n<p>Mu\u00e7mata tha se kjo shum\u00eb ishte ajo e p\u00ebrcaktuar n\u00eb metodologjin\u00eb e KPK, por se p\u00ebrndryshe asaj i ishin llogaritur shpenzime gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb q\u00ebndrimit te e motra n\u00eb shuma mjaft m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Ajo tha se kishte udh\u00ebtuar me autobus n\u00eb Greqi. \u201cNuk ka n\u00eb Shqip\u00ebri gjyqtar\u00eb q\u00eb ka udh\u00ebtuar me autobus 14 or\u00eb me familjen p\u00ebr n\u00eb shtetin fqinj\u201d, tha ajo. Nd\u00ebrsa vuri n\u00eb dukje se q\u00ebndrimi te motra sipas analiz\u00ebs financiare i kishte kushtuar\u00a0 m\u00eb shum\u00eb se q\u00ebndrimi n\u00eb hotel sipas saj.<\/p>\n<p>Mu\u00e7mata po ashtu vuri n\u00eb dukje se sipas KPK ajo kishte shpenzuar n\u00eb Greqi tre muaj pag\u00eb edhe pse kishte q\u00ebndruar te e motra dhe se djali i saj kishte qen\u00eb vet\u00ebm kat\u00ebr vje\u00e7. Ajo pretendoi se shpenzime t\u00eb tilla i ishin llogaritur edhe n\u00eb vijim dhe nuk ishin t\u00eb v\u00ebrteta. Gjyqtarja k\u00ebmb\u00ebnguli edhe te ligjshm\u00ebria e qirave p\u00ebr nj\u00eb lokal, q\u00eb ishte p\u00ebrdorur si magazin\u00eb nga ortaku i bashk\u00ebshortit. Ajo tha se detyrimin p\u00ebr tatimin e kishte pasur qiramarr\u00ebsi dhe sipas saj nj\u00eb v\u00ebrtetim i Drejtoris\u00eb s\u00eb Tatimeve Kuk\u00ebs provonte pages\u00ebn e k\u00ebtyre detyrimeve.<\/p>\n<p>Gjyqtarja pranoi se e \u00ebma kishte b\u00ebr\u00eb kontrat\u00eb fiktive p\u00ebr shitjen e nj\u00eb apartamenti, por k\u00ebmb\u00ebnguli se ajo i kishte dhuruar asaj 20 mij\u00eb euro, pasi vlera e v\u00ebrtet e apartamentit kishte qen\u00eb 2.4 milion lek\u00eb dhe jo aq sa ishte n\u00eb deklarat\u00ebn e shit-blerjes. Ajo po ashtu k\u00ebrkoi q\u00eb edhe n\u00ebse nuk konsideroheshin t\u00eb ardhura dietat e saj n\u00eb pun\u00eb t\u00eb merreshin parasysh t\u00eb pakt\u00ebn pjes\u00ebrisht, pasi tha se nuk mund t\u00eb thuhej q\u00eb kishte shpenzuar p\u00ebr ushqim edhe nga sh\u00ebrbimi edhe nga shpenzimet e tjera. Ajo po ashtu tha se analiza nuk kishte llogaritur sakt\u00eb t\u00eb ardhurat e t\u00eb birit.<\/p>\n<p><strong>Deklarimet kontradiktore\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p>KPK u ndal gjat\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb nj\u00eb lokali nga bashk\u00ebshort\u00ebt. Komisioni tha se nuk kishte t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ishin b\u00ebr\u00eb pagesat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lokal dhe se deklarimet e Mu\u00e7mat\u00ebs kishin ndryshuar n\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Filimisht ajo kishte pretenduar pages\u00ebn e lokalit me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb kredie bankare, por m\u00eb pas kishte ndryshuar q\u00ebndrim kur kishte dal\u00eb se kjo kredi ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb shlyer nj\u00eb borxh 3 milion lek\u00eb ndaj nj\u00eb personi me inicialet Sh.B. Borxh\u00eb q\u00eb ishte deklaruar m\u00eb pas si i p\u00ebrdorur pjes\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb shlyer borxhin ndaj E.V t\u00eb marr\u00eb m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr apartamentin dhe pjes\u00ebrisht p\u00ebr nj\u00eb pasuri n\u00eb Kuk\u00ebs.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e huas\u00eb me Sh.B e n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 2009 dhe e padeklaruar m\u00eb par\u00eb dhe madje sipas KPK-s\u00eb e mohuar gjat\u00eb pyet\u00ebsor\u00ebve p\u00ebr llogari t\u00eb vetingut, duket se r\u00ebndonte m\u00eb shum\u00eb n\u00eb rivler\u00ebsimin e Mu\u00e7mat\u00ebs.<\/p>\n<p>Pasi diferencat n\u00eb q\u00ebndrimet e Mu\u00e7mat\u00ebs q\u00eb fillimisht kishte mohuar marr\u00ebdh\u00ebnien financiare me Sh.B u vun\u00eb n\u00eb dukje nga relatorja, v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar i k\u00ebrkoi asaj s\u00ebrish shpjegime. Jacobs tha se nuk i kuptonte gjith\u00eb k\u00ebto veprime t\u00eb komplikuara dhe pse ato nuk ishin deklaruar dhe madje mohuar nga gjyqtarja fillimisht edhe kur i ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se ato p\u00ebrmendeshin n\u00eb nj\u00eb transfert bankare t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Gjyqtarja nuk iu p\u00ebrgjigj fillimisht akuzave se kishte mohuar marr\u00ebdh\u00ebnien financiare me Sh.B dhe m\u00eb pas b\u00ebri nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shpjegimesh p\u00ebr t\u00eb treguar se si parat\u00eb ishin marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb shlyer borxhin ndaj E.V dhe se nuk kishte pasur detyrim t\u00eb deklaronte k\u00ebto pasi kishn ndodhur brenda dy muajsh dhe se SH.B ishte shlyer me kredin bankare, megjith\u00ebse kjo e fundit ishte deklaruar si e p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb shlyer lokalin.<\/p>\n<p>Jacobs dhe Faskaj k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn s\u00ebrish mbi deklarimin kontradiktore. Faskaj lexoi nj\u00eb nga p\u00ebrgjigjet e Mu\u00e7matajt, q\u00eb si\u00e7 citoi Komisionerja kishte mohuar \u00e7do marr\u00ebdh\u00ebnie financiare me Sh.B. \u201c\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie financiare p\u00ebr ju n\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb kthimi i nj\u00eb borxhi?\u201d, pyeti Jacobs duke komentuar se gjith\u00eb k\u00ebto veprime ishin \u201cp\u00ebrtej t\u00eb kuptueshmes\u201d.<\/p>\n<p>Gjyqtarja u p\u00ebrgjigj emocionalisht se Jacobs ndoshta nuk i kuptonte situatat n\u00eb Shqip\u00ebri dhe se k\u00ebtu edhe p\u00ebr tu martuar duhej t\u00eb merrje borxh. Ajo tha nd\u00ebr t\u00eb tjera se kishte mohuar pasjen e marr\u00ebdh\u00ebnies financiare sepse kontrata ishte n\u00ebnshkruar nga bashk\u00ebshorti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb relatim u vu n\u00eb dukje se ngjash\u00ebm me apartamentin kishte nj\u00eb s\u00ebr\u00eb paqart\u00ebsish mbi koh\u00ebn e pages\u00ebs, sip\u00ebrfaqen e lokalit dhe n\u00ebse shuma e marr\u00eb si kredi nuk ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb paguar Mu\u00e7mata nuk kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb paguar gjysm\u00ebn e vler\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ambient. KPK vuri n\u00eb dukje se nuk kishte modalitete t\u00eb p\u00ebrcaktuara se si ortak\u00ebt kishin b\u00ebr\u00eb pagesat dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ishte aplikuar ndarja me 50 p\u00ebr qind e pagesave.<\/p>\n<p>Mu\u00e7mata pretendoi n\u00eb shpjegimet e saj se k\u00ebsti i par\u00eb ishte paguar nga ortaku dhe se bashk\u00ebshorti kishte paguar pjes\u00ebn e tij n\u00eb koh\u00ebn e marrjes n\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb lokalit. Ajo tha se KPK nuk kishte prova p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se ajo kishte paguar gjysm\u00ebn e k\u00ebtij k\u00ebsti n\u00eb momentin e kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb dhe solli deklarata noteriale q\u00eb sipas saj provonin k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Apelit Shkod\u00ebr Hajrie Mu\u00e7mata\u00a0 u p\u00ebrball me disa pik\u00ebpyetje rreth pasurive t\u00eb saj, burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb disa huave dhe me deklarata kontradiktore t\u00eb b\u00ebra p\u00ebr procesin e vetingut, nd\u00ebrkoh\u00eb gjyqtarja k\u00ebrkoi t\u00eb rihapej hetimi n\u00eb dy kriteret e tjera.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75733,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,2,362],"tags":[144,107,250,118,171],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Hajrie-Mucmata-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Hajrie Mu\u00e7mata p\u00ebrball\u00eb KPK-s\u00eb. Foto: E.Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75732"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75732"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75732\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75734,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75732\/revisions\/75734"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75733"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75732"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75732"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75732"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}