{"id":75735,"date":"2019-11-07T15:24:21","date_gmt":"2019-11-07T14:24:21","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-e-krimeve-te-renda-daniela-shirka-perballet-me-vetingun\/2019\/11\/07\/"},"modified":"2023-04-07T05:09:55","modified_gmt":"2023-04-07T03:09:55","slug":"gjyqtarja-e-krimeve-te-renda-daniela-shirka-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-e-krimeve-te-renda-daniela-shirka-perballet-me-vetingun\/2019\/11\/07\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda Daniela Shirka p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>KPK identifikoi munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe probleme me nj\u00eb vendim t\u00eb saj n\u00eb Gjykat\u00ebn e Elbasanit t\u00eb rr\u00ebzuar n\u00eb Apel. Shirka k\u00ebrkoi konfirmim n\u00eb detyr\u00eb.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_65763\" aria-describedby=\"caption-attachment-65763\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-65763\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_12631-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"65763\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-65763\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda Daniela Shirka gjat\u00eb seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto:Edmond Hoxha<\/figcaption><\/figure>\n<p>Mungesa e burimeve t\u00eb ligjshme e nj\u00eb prej huadh\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr nj\u00eb apartament dhe nj\u00eb vendim i dh\u00ebn\u00eb prej saj dhe dy gjyqtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Elbasanit, u theksuan si dy probleme t\u00eb \u00a0gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Daniela Shirka \u00a0gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK.<\/p>\n<p>Trupa gjyq\u00ebsore q\u00eb po kryen rivler\u00ebsimin e Shirkas p\u00ebrb\u00ebhet nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Roland Ilia relator dhe Genta Tafa (Bungo) an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm John Leonardo. Komisioni b\u00ebri me dije se e kishte p\u00ebrfunduar procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtaren Shirka n\u00eb t\u00eb tri kriteret, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizimin.<\/p>\n<p>Daniela Shirka e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor n\u00eb vitin 2003 gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ishte n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs. Ajo \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Elbasanit n\u00eb vitin 2004 ku ka sh\u00ebrbyer deri n\u00eb vitin 2015 kur u dekretua pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pasuria<\/strong><\/p>\n<p>Relatori i \u00e7\u00ebshtjes Roland Ilia renditi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs pasurit\u00eb e pasqyruara nga gjyqtarja Shirka n\u00eb deklarat\u00ebn veting, nga t\u00eb cilat u evidentua munges\u00eb e burimeve t\u00eb ligjshme financiare n\u00eb vler\u00ebn -1.7 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2012. Ilia tha se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 92 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, subjekti ka deklaruar si burim krijimi 3 milion\u00eb lek\u00eb nga pagat dhe kursimet nd\u00ebr vite si edhe vler\u00ebn 3.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb hua nga persona t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, Shirka ka deklaruar se bashk\u00ebshorti i saj ka marr\u00eb nj\u00eb hua 2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2012 nga shtetasi B.L dhe se e ka shlyer dy vite m\u00eb pas. Si burim financiar q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb, Shirka ka deklaruar pagat e saj e t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe t\u00eb ardhura t\u00eb p\u00ebrfituara nga shpron\u00ebsimi i nj\u00eb sip\u00ebrfaqeje toke. Ilia pohoi se nuk arrihej t\u00eb provohej mund\u00ebsia financiare e huadh\u00ebn\u00ebsit B.L p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb gjyqtares vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni konstaton pamund\u00ebsin\u00eb financiare n\u00eb vler\u00ebn -1.7 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit\u201d, pohoi relatori Ilia. Ai shtoi se pas kalimit t\u00eb pov\u00ebs, gjyqtarja Shirka kishte depozituar shpjegime e prova q\u00eb do t\u00eb vler\u00ebsohen gjat\u00eb marrjes s\u00eb vendimit p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e saj, gjyqtarja Shirka tha se huadh\u00ebn\u00ebsi ka qen\u00eb i regjistruar si biznes i vog\u00ebl dhe se ka patur fitim t\u00eb thjeshtuar. Ajo pretendoi se kjo gj\u00eb ishte e provueshme dhe p\u00ebr pasoj\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsi nuk ka patur detyrim t\u00eb deklaroj\u00eb situacionet. \u201cAi e ka t\u00eb pamundur t\u00eb provoj\u00eb me shkresa t\u00eb ardhurat\u201d, theksoi gjyqtarja Shirka e cila shtoi se hudhan\u00ebsi ka pasur xhiro t\u00eb mjaftueshme q\u00eb tregon se ka pasur burime financiare. Nd\u00ebrsa p\u00ebr tre huat\u00eb e tjera nga 500 mij\u00eb lek\u00eb, nuk u identifikuan pamund\u00ebsi financiare t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, u identifikua fakti se bashk\u00ebshorti i gjyqtares Shirka, si punonj\u00ebs i Albtelekom ka bler\u00eb bono t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie n\u00eb vler\u00ebn 50 mij\u00eb lek\u00eb dhe se zot\u00ebron 0.0003% t\u00eb aksioneve t\u00eb saj. Blerjen e k\u00ebtyre bonove e ka kryer para lidhjes s\u00eb martes\u00ebs me gjyqtaren Shirka. Ilia tha se gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, Albtelekom ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb 245 procedura prokurimi. Ai theksoi se personat e lidhur t\u00eb gjyqtar\u00ebve apo prokuror\u00ebve e kan\u00eb t\u00eb ndaluar t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb tendera publik\u00eb. Sipas selatorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, gjyqtarja Shirka ka depozituar shpjegime e prova t\u00eb cilat do t\u00eb vler\u00ebsohen.<\/p>\n<p>Komisioni nuk identifikoi probleme p\u00ebr nj\u00eb apartament 49.6 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, ku Shirka rezulton bashk\u00ebpronare me prind\u00ebrit. T\u00eb sakt\u00eb jan\u00eb gjetur edhe deklarimi i blerjes s\u00eb nj\u00eb autoveture n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr shum\u00ebn 430 mij\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebrdorimi i nj\u00eb apartamnti n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2009-2012.<\/p>\n<p>Relatori Ilia tha se gjyqtarja Shirka ka kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb edhe p\u00ebr likujditetet, si p\u00ebr depozitat apo llogarit\u00eb bankare, ashtu edhe p\u00ebr gjendjen cash.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizimi<\/strong><\/p>\n<p>Raporti i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor lidhur me profesionalizimin e gjyqtares Shirka ishte pozitiv. Relatori Ilia tha se edhe dy denoncimet e kryera nga publiku kan\u00eb rezultuar pa indicie p\u00ebr t\u00eb \u00e7elur ndonj\u00eb hetim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, u identifikua nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore e vitit 2007 lidhur me subjektin e at\u00ebhersh\u00ebm n\u00ebn hetim Xh.I. t\u00eb akuzuar nga prokuroria p\u00ebr vrasje n\u00eb rrethana t\u00eb tjera cil\u00ebsuese t\u00eb tre personave, e mbetur n\u00eb tentativ\u00eb. Relatori Roland Ilia tha se trupa gjykuese ku b\u00ebnte pjes\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb\u00a0 an\u00ebtares edhe gjyqtarja Daniela Shirka, e ka ndryshuar akuz\u00ebn e prokuroris\u00eb duke e klasifikuar si plagosje e m\u00eb pas e ka pushuar hetimin n\u00eb ngarkim t\u00eb Xh.I p\u00ebr shkak t\u00eb amnistis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj vepre penale. Trupa gjykuese ka vendosur t\u2019i heq\u00eb t\u00eb pandehurit Xh.I edhe mas\u00ebn e siguris\u00eb arrest n\u00eb burg dhe e ka liruar.<\/p>\n<p>Por ky vendim i Gjykat\u00ebs s\u00eb Elbasanit \u00ebsht\u00eb ndryshuar nga Apeli Durr\u00ebs q\u00eb e ka shpallur fajtor Xh.I p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb vrasjes n\u00eb rrethana t\u00eb tjera cil\u00ebsuese t\u00eb tre perosnave, e mbetur n\u00eb tentativ\u00eb dhe e ka d\u00ebnuar me 8 vjet heqje lirie. Gjykata e Lart\u00eb nuk e ka pranuar rekursin e kryer nga Xh.I duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e Apelit Durr\u00ebs. Ilia tha se, lidhur me keto konstatime subjekti ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime q\u00eb do t\u00eb merren parasysh gjat\u00eb vler\u00ebsimit p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e saj, gjyqtarja Daniela Shirka pohoi se Apeli Durr\u00ebs nuk kishte konstatuar shkelje, por se ndryshimi i vendimit kishte t\u00eb b\u00ebnte me vler\u00ebsimin e provave. \u201cNuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shkelje disiplinore\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>\u201cKonkluzioni ka ardhur si rezultat i vler\u00ebsimit t\u00eb provave dhe aktit t\u00eb ekspertimit mjeko-ligjor. Edhe vet\u00eb prokuroria nuk ka k\u00ebrkuar mas\u00eb maksimale t\u00eb d\u00ebnimit\u201d, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera gjyqtarja Shirka.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb n\u00eb folen\u00eb arm\u00ebs ishte edhe vet\u00ebm nj\u00eb fishek dhe se autori kishte qen\u00eb af\u00ebr me personin tjet\u00ebr, tregon se ai nuk ka pasur q\u00ebllim t\u00eb vras\u00eb njeri. Besoj se n\u00eb vendimarrje kam zbatuar vet\u00ebm ligjin\u201d, shpjegoi Shirka para trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka dor\u00ebzuar pran\u00eb Komisionit nj\u00eb raport pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs s\u00eb gjyqtares Daniela Shirka. Edhe Komisioni ka konkluduar p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e subjektit p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn lidhur me k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ajo e cil\u00ebsoi procesin e rivler\u00ebsimit si mjaft transparent dhe tha se kishte punuar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs me ndershm\u00ebri e integritet. Shirka i k\u00ebrkoi Komisionit konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb. KPK do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 8 n\u00ebntor, ora 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>KPK identifikoi munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe probleme me nj\u00eb vendim t\u00eb saj n\u00eb Gjykat\u00ebn e Elbasanit t\u00eb rr\u00ebzuar n\u00eb Apel. Shirka k\u00ebrkoi konfirmim n\u00eb detyr\u00eb.\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75736,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,473],"tags":[782,697,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_12631.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda Daniela Shirka gjat\u00eb seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto:Edmond Hoxha","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75735"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75735"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75735\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75737,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75735\/revisions\/75737"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75736"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75735"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75735"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75735"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}