{"id":75744,"date":"2019-11-06T20:48:10","date_gmt":"2019-11-06T19:48:10","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-i-apelit-artur-kalaja-perballet-me-dyshime-per-trajtim-preferencial\/2019\/11\/06\/"},"modified":"2023-04-07T05:10:14","modified_gmt":"2023-04-07T03:10:14","slug":"gjyqtari-i-apelit-artur-kalaja-perballet-me-dyshime-per-trajtim-preferencial","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-i-apelit-artur-kalaja-perballet-me-dyshime-per-trajtim-preferencial\/2019\/11\/06\/","title":{"rendered":"Gjyqtari i Apelit, Artur Kalaja p\u00ebrballet me dyshime p\u00ebr \u201ctrajtim preferencial\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti pik\u00ebpyetje mbi nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrjeje t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb gjyqtarit Kalaja si dhe p\u00ebrfitimin e 24 milion\u00eb lek\u00ebve t\u00eb babait n\u00eb AKPP. Gjyqtari lotoi n\u00eb seanc\u00eb dhe k\u00ebrkoi vazhdimin e detyr\u00ebs.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_65746\" aria-describedby=\"caption-attachment-65746\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artur-Kalaja-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-65746 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artur-Kalaja-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"65746\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-65746\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Artur Kalaja pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: E.Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Artur Kalaja u p\u00ebrball me dyshime p\u00ebr \u2018trajtim preferencial\u201d t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe babait t\u00eb tij gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi edhe pasakt\u00ebsi apo munges\u00eb dokumentimi n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin Kalaja po kryhet nga trupa gjyq\u00ebsore e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskaj dhe an\u00ebtare Firdes Shuli. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Branko Hrvatin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Komisioni identifikoi probleme vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin Kalaja u vler\u00ebsua pozitivisht.<\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Alma Faskaj shpjegoi se gjat\u00eb hetimit administrativ, gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs kishte k\u00ebrkuar hapjen e hetimit p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin, k\u00ebrkes\u00eb e cila i \u00ebsht\u00eb pranuar nga trupa gjykuese. Nd\u00ebrsa nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e Kalas\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e relatores p\u00ebr anshm\u00ebri ishte rr\u00ebzuar nga nj\u00eb tjet\u00ebr trup\u00eb gjykuese.<\/p>\n<p>Artur Kalaja e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000. Ai ka punuar si gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Elbasanit, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2006 \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn vazhdon ta kryej\u00eb edhe pas 13 vitesh.<\/p>\n<p><strong>Dyshime p\u00ebr trajtim preferencial<\/strong><\/p>\n<p>Pasurit\u00eb kryesore t\u00eb paluajtshme t\u00eb familjes Kalaja \u2013nj\u00eb apartament 152 m2, nj\u00eb nj\u00ebsi 20 m2 dhe nj\u00eb garazh prej 31 m2 kan\u00eb si burim nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke t\u00eb fituar nga bashk\u00ebshortja e gjyqtarit nga trash\u00ebgimia.<\/p>\n<p>Por relatorja Faskaj ngriti dyshime se bashk\u00ebshortja e gjyqtarit ka p\u00ebrfituar m\u00eb shum\u00eb sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi se sa ishte parashikuar n\u00eb kontrat\u00eb. Sipas Faskajt, 1\/3 e truallit rezulton q\u00eb t\u2019i jet\u00eb dhuruar bashk\u00ebshotes s\u00eb gjyqtarit Kalaja nga n\u00ebna e saj. N\u00eb truallin ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar pallati, n\u00eb momentin e kontrat\u00ebs s\u00eb shk\u00ebmbimit p\u00ebrcaktohej se bashk\u00ebpronar\u00ebt e truallit do t\u00eb p\u00ebrfitonin 30% t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>\u201cNga ky dhurim, bashk\u00ebshortja e subjektit duhet t\u00eb p\u00ebrfitonte 1\/12 e sip\u00ebrfaqes nd\u00ebrtuese\u201d, pohoi relatorja Faskaj.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi m\u00eb tej se n\u00eb vitin 2003 ishte p\u00ebrcaktuar se bashk\u00ebshortes s\u00eb gjyqtarit Kalaja do t\u2019i kalonte n\u00eb pron\u00ebsi nj\u00eb apartament 87 m2, nj\u00eb dyqan dhe nj\u00eb garazh 37 m2. Por n\u00eb vitin 2005, rezulton t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb apartament 152 m2, nj\u00eb zyr\u00eb 20 m2 dhe nj\u00eb garazh 31 m2. Komisioni konstaton se \u00ebsht\u00eb rritur sip\u00ebrfaqja nd\u00ebrtuese e p\u00ebrfituar nga bashk\u00ebshortja e gjyqtarit Kalaja, krahasuar me at\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn e vitit 2003.<\/p>\n<p>\u201cDuket se nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar trajtimi preferencial nga firma nd\u00ebrtuese,\u201d shtoi relatorja.<\/p>\n<p>KPK ngriti dyshime edhe p\u00ebr \u201ctrajtim preferencial\u201d t\u00eb babait t\u00eb gjyqtarit Kalaja gjat\u00eb nj\u00eb procesi gjyq\u00ebsor p\u00ebr p\u00ebrfitimin e vler\u00ebs 24 milion\u00eb lek\u00eb nga Agjencia e Kthimit dhe Kompesimit t\u00eb Pronave n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, gjyqtari ka deklaruar n\u00eb ILDKPKI se kishte p\u00ebrfaq\u00ebsuar baban\u00eb e tij me prokur\u00eb, por nuk zot\u00ebronte asnj\u00eb pjes\u00eb nga parat\u00eb e p\u00ebrfituara.<\/p>\n<p>Po ashtu, u ngrit\u00ebn dyshime se babai i gjyqtarit Kalaja kishte pasur trajtim preferencial edhe n\u00eb p\u00ebrfitimin e nj\u00eb apartamenti.<\/p>\n<p>\u201cDuket se babai i subjektit nuk ka pasur burime financiare t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb pagese cash n\u00eb vler\u00ebn 20 mij\u00eb euro p\u00ebr blerjen e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Golem,\u201d shtoi relatorja.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni nuk ka gjetur problematika n\u00eb deklarimin e nj\u00eb apartamenti 1+1 n\u00eb Tiran\u00eb, ku bashk\u00ebshortja e gjyqtarit Kalaja rezulton t\u00eb jet\u00eb bashk\u00ebpronare me pjes\u00eb takuese 1\/5.<\/p>\n<p><strong>Pasakt\u00ebsi dhe mosdeklarime<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstatoi gjithashtu mosp\u00ebrputhje deklaratash dhe pasakt\u00ebsi me pasurit\u00eb e gjyqtarit Kalaja gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. P\u00ebr nj\u00eb autovetur\u00eb \u201cBenz\u201d t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2010 n\u00eb shum\u00ebn 14 mij\u00eb euro, KPK konstaton mosp\u00ebrputhje mes deklarimit periodik dhe atij veting lidhur me burimet e krijimit. Tjet\u00ebr gjetje lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri u relatua edhe mosdeklarimi i vler\u00ebs s\u00eb dogan\u00ebs 600 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuket se subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr burimin dhe vler\u00ebn\u201d, pohoi relatorja Faskaj.<\/p>\n<p>Mang\u00ebsi n\u00eb deklarim, KPK ka identifikuar edhe p\u00ebr shitjen e nj\u00eb apartamnti 80 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2010, n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi. Sipas Faskajt, Kalaja ka deklaruar shitjen n\u00eb vler\u00ebn 6.2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb k\u00ebtij apartamenti t\u00eb p\u00ebrfituar nga privatizimi, por ajo shtoi se nuk kishte dokumentacion provues p\u00ebr pages\u00ebn e detyrimeve tatimore lidhur me vler\u00ebn e p\u00ebrfituar nga shitja. Edhe deklarimi i dh\u00ebn\u00eb para Komisionit se n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament \u00ebsht\u00eb kryer nj\u00eb shtes\u00eb n\u00eb vitin 2003, nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet nga gjyqtari Kalaja.<\/p>\n<p>P\u00ebr deklariminin e nj\u00eb qiraje mujore n\u00eb shum\u00ebn 200 euro p\u00ebr ambjentet e nj\u00eb zyre, t\u00eb deklaruar nga Kalaja n\u00eb vitin 2010, Komisioni konstaton se n\u00eb deklarat\u00ebn veting, vlera e k\u00ebsaj qiraje \u00ebsht\u00eb e ndryshme n\u00eb shum\u00ebn 116 mij\u00eb lek\u00eb. KPK ka gjetur se detyrimi i tatimit p\u00ebr qiran\u00eb e p\u00ebrfituar nga viti 2010 e n\u00eb vazhdim \u00ebsht\u00eb hedhur n\u00eb sistemin e Tatimeve n\u00eb maj t\u00eb vitit 2019.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr pasakt\u00ebsi e konstatuar nga Komisioni ishte edhe mosdeklarimi i gjendjes cash n\u00eb vitin 2016. Por pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, Komisioni konkludon se Kalaja ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr kryerjen e shpenzimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kalaja p\u00ebrlotet n\u00eb seanc\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, gjyqtari Artur Kalaja u ndal n\u00eb dhurimin e 1\/3 s\u00eb truallit dhe banes\u00ebs bashk\u00ebshortes s\u00eb tij nga n\u00ebna e saj, prej nga u p\u00ebrfituan apartamenti 152 m2, nj\u00eb zyr\u00eb 20 m2 dhe nj\u00eb garazh 31 m2. Ai tha se n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes me firm\u00ebn nd\u00ebrtuese, as kjo e fundit nuk ishte e qart\u00eb se sa kate do t\u00eb nd\u00ebrtohej pallati, pasi nuk kishte ende nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>Kalaja tha se edhe pse KPK i referohet zyr\u00ebs si dyqan, ky objekt gjendet n\u00eb katin e dyt\u00eb e p\u00ebr pasoj\u00eb vlera \u00ebsht\u00eb sa gjysma e atyre n\u00eb katin e par\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr konstatimin e mospagimit t\u00eb detyrimeve tatimore t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga qiraja, Kalaja tha se edhe m\u00eb par\u00eb kishte deklaruar se n\u00eb vitin 2010 nd\u00ebrtuesi e kishte dh\u00ebn\u00eb me qira gjith\u00eb katin e dyt\u00eb, p\u00ebrfshi edhe 20 m2 q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij. Ai shtoi se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri kishte paguar rregullisht taksat vendore p\u00ebr pron\u00ebn.<\/p>\n<p>Lidhur me sip\u00ebrfaqen e apartamentit 152 m2 q\u00eb rezulton me e madhe se ajo e pasqyruar n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes s\u00eb vitit 2003, Kalaja tha se nd\u00ebrtuesi ka shtuar edhe katin e 11-t\u00eb e p\u00ebr pasoj\u00eb sip\u00ebrfaqja e nd\u00ebrtimit q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitonte bashk\u00ebshortja u rrit.<\/p>\n<p>Ai kund\u00ebrshtoi dyshimet p\u00ebr trajtim preferencial, duke shtuar se nuk duhej t\u00eb lidhej me bashk\u00ebshorten e tij dhe nd\u00ebrtuesin, por n\u00ebse ky trajtim ka pasur t\u00eb b\u00ebj\u00eb me profesionin e tij si gjyqtar. Kalaja pretendoi se nuk kishte asnj\u00eb lloj lidhjeje dhe se nuk ekzistonte trajtimi preferencial n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Kalaja theksoi se n\u00ebse do t\u00eb ishte respektuar kontrata, bashk\u00ebshortes i takonte m\u00eb tep\u00ebr nga sa kishte marr\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, ai k\u00ebmb\u00ebnguli se edhe i ati nuk kishte pasur trajtim preferencial n\u00eb blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Kalaja u ndal edhe tek p\u00ebrllgaritja e shpenzimeve n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se i mbuloj t\u00eb gjitha shpenzimet dhe rezulton q\u00eb \u00e7do vit kam pasur tepric\u00eb,\u201d tha ai duke kund\u00ebrshtuar p\u00ebrllogaritjen e shpenzimeve gjat\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtimi t\u00eb kryer me familjen n\u00eb Turqi n\u00eb vitin 2006. \u201cS\u2019kam paguar 500 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr 10 dit\u00eb n\u00eb Turqi at\u00ebher\u00eb, pasi ishte edhe m\u00eb lir\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasakt\u00ebsin\u00eb e gjendjes cash, Kalaja tha se n\u00eb dat\u00ebn 31 dhjetor ato para kishin qen\u00eb cash, nd\u00ebrsa n\u00eb fillim t\u00eb janarit ishin vendosur n\u00eb depozit\u00eb bankare.<\/p>\n<p>Ai shtoi se nuk dinte gj\u00eb lidhur me dogan\u00ebn e makin\u00ebs s\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2010 pasi personi q\u00eb ia kishte sjell\u00eb nga Gjermania i kishte servirur edhe dokumentacionin p\u00ebrkat\u00ebs me t\u00eb cilin kishte p\u00ebrfituar pron\u00ebsin\u00eb dhe lejen e qarkullimit. Ai shtoi se n\u00eb 10 vite nuk kishte patur probleme me k\u00ebt\u00eb mjet.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij Kalaja tha se i plot\u00ebsonte t\u00eb gjith\u00eb kriteret p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn. \u201cS\u2019kam pasuri t\u00eb paluajtshme, kam vet\u00ebm dy mjete. Kam dy f\u00ebmij\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb publike,\u201d shpjegoi mes lot\u00ebsh gjyqtari Kalaja, duke i k\u00ebrkuar ndjes\u00eb Komisionit p\u00ebr emocionet.<\/p>\n<p>\u201cJu faleminderit p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizimin\u201d, p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<p>Vendimi i Komisionit p\u00ebr karrier\u00ebn e gjyqtarit Kalaja do t\u00eb shpallet m\u00eb 8 n\u00ebntor, n\u00eb or\u00ebn 9.00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti pik\u00ebpyetje mbi nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrjeje t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb gjyqtarit Kalaja si dhe p\u00ebrfitimin e 24 milion\u00eb lek\u00ebve t\u00eb babait n\u00eb AKPP. Gjyqtari lotoi n\u00eb seanc\u00eb dhe k\u00ebrkoi vazhdimin e detyr\u00ebs.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75745,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[125,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artur-Kalaja-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Artur Kalaja pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: E.Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75744"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75744"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75744\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75746,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75744\/revisions\/75746"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75745"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75744"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75744"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75744"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}