{"id":75765,"date":"2019-11-04T22:31:44","date_gmt":"2019-11-04T21:31:44","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/problemet-me-figuren-dhe-pasurine-ngrene-pikepyetje-mbi-prokurorin-perparim-kulluri\/2019\/11\/04\/"},"modified":"2023-04-07T05:11:18","modified_gmt":"2023-04-07T03:11:18","slug":"problemet-me-figuren-dhe-pasurine-ngrene-pikepyetje-mbi-prokurorin-perparim-kulluri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/problemet-me-figuren-dhe-pasurine-ngrene-pikepyetje-mbi-prokurorin-perparim-kulluri\/2019\/11\/04\/","title":{"rendered":"Problemet me figur\u00ebn dhe pasurin\u00eb, ngren\u00eb pik\u00ebpyetje mbi prokurorin P\u00ebrparim Kulluri"},"content":{"rendered":"<p>KPK zhvilloi seanc\u00ebn d\u00ebgjimore p\u00ebr prokurorin e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, P\u00ebrparim Kulluri t\u00eb cilit iu vun\u00eb n\u00eb dukje kontakte me nj\u00eb person t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb Greqi p\u00ebr trafik droge dhe dyshimet p\u00ebr fiktivitet n\u00eb deklarime p\u00ebr p\u00ebrfitimin e nj\u00eb shpron\u00ebsimi. Kulluri mohoi akuzat dhe k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_65677\" aria-describedby=\"caption-attachment-65677\" style=\"width: 527px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20191104_182258_041119081-1_GcL87rW.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-65677\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20191104_182258_041119081-1_GcL87rW-527x400.jpg\" alt=\"\" width=\"527\" height=\"400\" data-id=\"65677\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-65677\" class=\"wp-caption-text\">ProkurorI pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Pare p\u00ebr Krimet e Renda ne Tirane, Perparim Kulluri, | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, P\u00ebrparim Kulluri u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me dyshimet rreth nj\u00eb kontakti t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm me nj\u00eb person t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb Greqi p\u00ebr kultivim narkotik\u00ebsh dhe po ashtu t\u00eb gjykuar n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr tentativ\u00eb vrasje. Kullurit po ashtu iu vu n\u00eb dukje se dyshohej q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb deklarim fiktiv t\u00eb nj\u00eb dyqani n\u00eb Orikum, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimi prej shpron\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Brunilda Bekteshi dhe an\u00ebtar Lulzim Hamitaj, i vuri n\u00eb dukje prokurorit edhe mbylljen pa veprime t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ndaj nj\u00eb prokuroreje t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Kulluri, i cili ka filluar karrier\u00ebn e prokurorit n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb vitin 1999, kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb. Ai mohoi kontaktin me personin e identifikuar si A.B dhe tha se kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb sakt\u00eb n\u00eb formularin e vet\u00ebdeklarimit.<\/p>\n<p>Kulluri u em\u00ebrua fillimisht n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb vitin 2004. N\u00eb vitin 2008, Kulluri u em\u00ebrua drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ka mbajtur deri n\u00eb vitin 2013. Me dekret t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, ai \u00ebsht\u00eb rikthyer s\u00ebrish si prokuror i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ushtron edhe aktualisht.<\/p>\n<p><strong>Problemi me pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes Brunilda Bekteshi vuri n\u00eb dukje se Kulluri ishte hetuar n\u00eb t\u00eb tri kriteret. KPK kishte gjetur pa probleme blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb me nj\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb n\u00eb vitin 2006 p\u00ebr 6.5 milion lek\u00eb, nga t\u00eb cilat 1 milion lek\u00eb nuk ishin paguar ende dhe pasuria nuk rezultonte e regjistruar.<\/p>\n<p>Pa probleme n\u00eb dukje ishte edhe blerja e nj\u00eb makine p\u00ebr 2.4 milion lek\u00eb. Por relatorja tha se 1.8 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri dhe rreth 6 milion t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb obligacione nga banka, ishin n\u00eb dukje me probleme n\u00eb burim.<\/p>\n<p>Bekteshi tha se burimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri ishin t\u00eb ardhurat e marra nga shpron\u00ebsimi i nj\u00eb dyqani n\u00eb Orikum, n\u00eb total 7.8 milion lek\u00eb. Sipas relatores nj\u00eb ekspertiz\u00eb financiare e k\u00ebrkuar nga Kulluri, kishte referuar nj\u00eb sip\u00ebrfaqe m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb dyqanit nga ajo e deklaruar prej prokurorit n\u00eb deklarimet periodike, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb \u201cdukej sikur ai kishte b\u00ebr\u00eb deklarim fiktiv p\u00ebr t\u00eb rritur vler\u00ebn e d\u00ebmshp\u00ebrblimit\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Bekteshit godina ishte deklaruar 32 metra katror\u00eb, nd\u00ebrsa rezultonte n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr shpron\u00ebsim si 65 metra katror\u00eb. \u00a0Ajo po ashtu vuri n\u00eb dukje se vlera e objektit deklaruar nga prokurori ishte 600 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa d\u00ebmshp\u00ebrblimi disa her\u00eb m\u00eb i madh.<\/p>\n<p>Kulluri e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb pretendim. Ai pranoi se deklarimi n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb sip\u00ebrfaqes 32 metra katror\u00eb, nga 65 q\u00eb ishte realisht, ishte nj\u00eb pasakt\u00ebsi, nd\u00ebrsa tha se ekspertiza ishte b\u00ebr\u00eb prej prind\u00ebrve t\u00eb tij, por nuk kishte pasur efekt, pasi vendimi p\u00ebr shpron\u00ebsimin ishte marr\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb dhe se kjo e fundit kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ekspertiz\u00eb t\u00eb vet\u00ebn.<\/p>\n<p>Kulluri po ashtu vuri n\u00eb dyshim hetimin e KPK, duke shtruar disa pyetje. N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs relatorja Bekteshi iu p\u00ebrgjigj duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje detaje t\u00eb tjera t\u00eb hetimit. Bekteshi kund\u00ebrshtoi pretendimin e Kullurit se bashkia e Orikumit kishte refuzuar d\u00ebmshp\u00ebrblimin.<\/p>\n<p>\u201cBashkia nuk e ka refuzuar d\u00ebmshp\u00ebrblimin, por ka th\u00ebn\u00eb se k\u00ebrkesa ishte p\u00ebr nj\u00eb objekt tjet\u00ebr dhe nuk i p\u00ebrgjigjej realitetit\u201d, tha relatorja duke shtuar se po vinte n\u00eb dukje parimin e \u201cbarazis\u00eb s\u00eb arm\u00ebve\u201d n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Kulluri tha n\u00eb seanc\u00eb se k\u00ebto dyshime mb\u00ebshteshin mbi ekspertiz\u00ebn e porositur nga prind\u00ebrit. Ai tha se kishte pranuar q\u00eb kjo ekspertiz\u00eb kishte pasakt\u00ebsi si p\u00ebr koh\u00ebn e nd\u00ebtimit ashtu edhe p\u00ebr sip\u00ebrfaqen. Ai tha se n\u00eb gjykat\u00eb, kur kjo ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb padis\u00eb s\u00eb tij ndaj bashkis\u00eb, i kishte k\u00ebrkuar mbrojt\u00ebsit t\u00eb tij q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonte nga gjykata ekspert t\u00eb pavarur, t\u00eb cil\u00ebt kishin p\u00ebrcaktuar m\u00eb pas vler\u00ebn. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se nga akti i pasakt\u00eb i ekspertimit nuk kishte pasur pasoja.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb pyetjes nga kryesuesi Komici se sa kate kishte qen\u00eb nd\u00ebrtesa dhe cila ishte sip\u00ebrfaqja, ai iu p\u00ebrgjigj se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb dy kat\u00ebshe dhe secili kat ishte 65 metra katror\u00eb. Kulluri cil\u00ebsoi lapsus t\u00eb Vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, se ai ishte shpron\u00ebsuar p\u00ebr truall.<\/p>\n<p>Kullurit po ashtu i kaloi barra e prov\u00ebs mbi burimin e t\u00eb ardhurave p\u00ebr nj\u00eb makin\u00eb. Rezultonte se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai kishte p\u00ebrdorur 12 mij\u00eb euro nga shitja e nj\u00eb makine t\u00eb vjet\u00ebr, por sipas KPK kjo shitje kishte ndodhur pas pages\u00ebs s\u00eb dy k\u00ebsteve t\u00eb para. \u201cDuket se ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb paguar dy k\u00ebstet e para\u201d, tha Bekteshi.<\/p>\n<p>Kulluri kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb duke pretenduar se makina ishte shitur m\u00eb her\u00ebt dhe se ai kishte marr\u00eb parat\u00eb nga nj\u00eb agjent p\u00ebr shitjen, i cili prej k\u00ebtyre parave kishte mbajtur 5 mij\u00eb euro kapar p\u00ebr makin\u00ebn e re. Ai tha se trasferimi i pron\u00ebsis\u00eb kishte ndodhur m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Problemet e figur\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Bekteshi nd\u00ebrkoh\u00eb vuri n\u00eb dukje se Drejtoria p\u00ebr Sigurimin e Informacionit t\u00eb Klasifikuar kishte sjell\u00eb raport negativ p\u00ebr Kullurin duke e cil\u00ebsuar at\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. Raporti i cili ishte deklasifikuar vet\u00ebm pjes\u00ebrisht ishte lexuar nga KPK dhe v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Nga raporti rezultonte se Kulluri, kishte disa kontakte me nj\u00eb person me inicialet A.B dhe M.B. Personi n\u00eb fjal\u00eb sipas Bekteshit ishte d\u00ebnuar n\u00eb Greqi p\u00ebr prodhim e tregtim narkotik\u00ebsh. Ai po ashtu kishte qen\u00eb n\u00eb gjykim n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr vrasje dhe vrasje t\u00eb mbetur n\u00eb tentativ\u00eb. Ai ishte proceduar edhe nga Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar narkotik\u00ebsh.<\/p>\n<p>Sipas Bekteshit numri i telefonit i Kullurit dhe numri i telefonit i A.B kishin pasur disa komunikime nga viti 2012 deri n\u00eb vitin 2014.\u00a0 Bekteshi tha po ashtu se ai kishte pasur disa kontakte me k\u00ebt\u00eb person dhe kishte p\u00ebrdorur p\u00ebr 7 kalime jasht\u00eb vendit makin\u00ebn e k\u00ebtij personi. Ajo tha se dukej se nuk ishte \u201cdeklaruar kontakti i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm\u201d n\u00eb formularin e vet\u00ebdeklarimit.<\/p>\n<p>Kulluri nga ana e tij kund\u00ebrshtoi gjetjet. Ai pranoi se njihte A.B, por tha se kjo njohje kishte ndodhur n\u00eb vitet 90\u2019 kur ishin student\u00eb dhe se prej asaj kohe ai nuk e kishte takuar asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb at\u00eb person. Ai pretendoi se KPK nuk kishte v\u00ebrtetuar pretendimin se ai kishte komunikuar n\u00eb telefon me k\u00ebt\u00eb person. \u201cKPK nuk thot\u00eb sa her\u00eb kam komunikuar, apo cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbajtja e bisedave\u201d, tha Kulluri duke kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb gjetje.<\/p>\n<p>Sipas prokuorit ai nuk kishte pasur dijeni se makina q\u00eb kishte p\u00ebrdorur ishte e A.B, pasi e kishte marr\u00eb at\u00eb nga pronari i nj\u00eb servisi, i cili i kishte th\u00ebn\u00eb vet\u00ebm q\u00eb ishte makina e nj\u00eb miku t\u00eb tij q\u00eb nuk kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb paguante p\u00ebr servisin. Ai pretendoi se n\u00eb letra t\u00eb makin\u00ebs ishte emri M.B dhe se ai nuk kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni q\u00eb A.B, kishte nd\u00ebrruar emrin. Po ashtu ai tha se pronari i servisit e kishte bler\u00eb m\u00eb pas makin\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Kulluri mohoi t\u00eb kishte dijeni p\u00ebr aktivitetin kriminal t\u00eb A.B qoft\u00eb n\u00eb Greqi, qoft\u00eb p\u00ebr procedimet ndaj tij n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai po ashtu mohoi t\u00eb kishte dijeni p\u00ebr lidhjet e t\u00eb v\u00ebllait me k\u00ebt\u00eb person.<\/p>\n<p>Por relatorja Bekteshi ka kund\u00ebrshtuar pretendimet e Kullurit. Bekteshi tha se ajo q\u00eb krijonte dyshim n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ishte vet\u00eb pretendimi i prokurorit se kishte p\u00ebrdorur p\u00ebr 2 vjet makin\u00ebn e A.B, kishte dal\u00eb 7 her\u00eb jasht\u00eb vendit me k\u00ebt\u00eb makin\u00eb dhe ky i fundit nuk kishte qen\u00eb fare n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebsaj dhe se ata nuk kishin pasur kontakt.<\/p>\n<p>Kulluri p\u00ebrs\u00ebriti se makin\u00ebn e kishte marr\u00eb nga pronari i servisit, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli se edhe n\u00ebse do shikonte lejen e qarkullimit ai nuk do ta dinte se kujt ishte makina pasi n\u00eb t\u00eb ishte emri i M.B dhe jo A.B. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk ishte n\u00eb dijeni t\u00eb veprimeve t\u00eb A.B dhe se kishte plot\u00ebsuar drejt formularin.<\/p>\n<p>I pyetur nga Bekteshi p\u00ebr mos kryerjen e hetimeve mbi nj\u00eb dosje n\u00eb ngarkim t\u00eb nj\u00eb prokuroreje t\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb cil\u00ebn e kishte mbajtur p\u00ebr nj\u00eb vit dhe m\u00eb pas e kishte pushuar, Kulluri pranoi se nuk kishte kryer hetime. Ai shtoi se \u00e7\u00ebshtja n\u00eb fjal\u00eb ishte trasferuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda koh\u00eb pasi hetimi kishte filluar dhe se deri n\u00eb at\u00eb moment ishin kryer nj\u00eb mori veprimesh dhe nuk ishte provuar korrupsioni i pretenduar. Kulluri tha se kishte marr\u00eb koh\u00eb edhe zbardhja e p\u00ebrgjimeve.<\/p>\n<p>Ai shtoi se e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar korrupsionin e prokuror\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast do ishte kapja n\u00eb flagranc\u00eb, nd\u00ebrsa shtoi se vendimi i gjykat\u00ebs mbi t\u00eb pandehur q\u00eb supozohej se po favorizohej kishte shuar dyshimet. \u00a0N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs Kulluri k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb. Vendimi do t\u00eb njoftohet m\u00eb 6 n\u00ebntor ora 9.00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>KPK zhvilloi seanc\u00ebn d\u00ebgjimore p\u00ebr prokurorin e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, P\u00ebrparim Kulluri t\u00eb cilit iu vun\u00eb n\u00eb dukje kontakte me nj\u00eb person t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb Greqi p\u00ebr trafik droge dhe dyshimet p\u00ebr fiktivitet n\u00eb deklarime p\u00ebr p\u00ebrfitimin e nj\u00eb shpron\u00ebsimi. Kulluri mohoi akuzat dhe k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75766,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,415,117,2,362],"tags":[107,612,178],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20191104_182258_041119081-1_GcL87rW.jpg","fifu_image_alt":"ProkurorI pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Pare p\u00ebr Krimet e Renda ne Tirane, Perparim Kulluri, | Foto : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75765"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75765"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75765\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75767,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75765\/revisions\/75767"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75766"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75765"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75765"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75765"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}