{"id":75768,"date":"2019-11-04T19:42:59","date_gmt":"2019-11-04T18:42:59","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-e-apelit-te-korces-brunilda-malo-perballet-me-probleme-te-pasurise\/2019\/11\/04\/"},"modified":"2023-04-07T05:11:25","modified_gmt":"2023-04-07T03:11:25","slug":"gjyqtarja-e-apelit-te-korces-brunilda-malo-perballet-me-probleme-te-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-e-apelit-te-korces-brunilda-malo-perballet-me-probleme-te-pasurise\/2019\/11\/04\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Brunilda Malo p\u00ebrballet me probleme t\u00eb pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mosp\u00ebrputhje dhe munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr pasurin\u00eb dhe shpenzimet e gjyqtares s\u00eb Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Brunilda Malo, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo e konsideroi procesin t\u00eb paragjykuar dhe p\u00ebrs\u00ebriti k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr hetimin n\u00eb t\u00eb tre kriteret.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_65033\" aria-describedby=\"caption-attachment-65033\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_85531.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-65033 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_85531-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"65033\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-65033\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Apelit Kor\u00e7\u00eb, Brunilda Malo. Foto:E.Hoxha\/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Brunilda Malo (Orhani) u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn me nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb problemesh n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebrkesat e saj t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura p\u00ebr ri\u00e7elje t\u00eb hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjera apo p\u00ebrjashtimin e trup\u00ebs gjykuese u rr\u00ebzuan si t\u00eb pabazuara.<\/p>\n<p>Malo e vazhdoi betej\u00ebn p\u00ebr ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin edhe n\u00eb seanc\u00ebn e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs, por pas nj\u00eb t\u00ebrheqjeje t\u00eb shkurt\u00ebr, trupa gjykuese e drejtuar nga Xhensila Pine, me relatore Valbona Sanxhaktari dhe an\u00ebtar Roland Ilia vendosi s\u00ebrish ta rr\u00ebzoj\u00eb at\u00eb- nd\u00ebrsa pranuan t\u00eb gjitha provat e dor\u00ebzuara nga gjyqtarja Malo.<\/p>\n<p>Brunilda Malo e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin shqiptar t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995 si gjyqtare n\u00eb Kolonj\u00eb. N\u00eb vitin 2003, ajo \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs dhe vazhdon ta kryej\u00eb k\u00ebt\u00eb funksion prej 16 vitesh.<\/p>\n<p>Hetimi administrativ p\u00ebr Malon nisi me nj\u00eb raport negativ nga ILDKPKI, i cili konstatonte deklarime t\u00eb pasakta, munges\u00eb dokumentacioni p\u00ebr aktivitetin privat t\u00eb bashk\u00ebshortit si dhe munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr disa prej pasurive.<\/p>\n<p>Aktiviteti privat i bashk\u00ebshortit Arben Malo \u2013ish-kryebashkiaku i Kolonj\u00ebs, i cili nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb vitin 2016 zuri nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb hetimit t\u00eb KPK-s\u00eb. Sipas relatores Valbona Sanxhaktari, fitimet e realizuara si administrator dhe aksioner i kompanis\u00eb \u201cD&amp;G Construction\u201d nuk jan\u00eb t\u00eb dokumentuara si dhe nuk rezulton t\u00eb jen\u00eb paguar tatimet mbi dividentin.<\/p>\n<p>Hetimi i Komisionit ka p\u00ebrfshir\u00eb gjithashtu nj\u00eb apartament prej 78 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2007 n\u00eb Kor\u00e7\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn e deklaruar t\u00eb 4 milion\u00eb lek\u00ebve, nj\u00eb apartament t\u00eb shitur n\u00eb vitin 2015 n\u00eb Ersek\u00eb, nj\u00eb lokal n\u00eb Ersek\u00eb i bler\u00eb n\u00eb ankand me burim t\u00eb ardhurat nga pagat dhe nga biznesi i bashk\u00ebshortit, nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke bujq\u00ebsore e marr\u00eb me qira p\u00ebr 25 vjet, blerjen e dy makinave si dhe disa llogari bankare kursimesh dhe depozitash n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Lidhur me pasurin\u00eb e patundshme, relatorja tha se Komisioni gjeti mosp\u00ebrputhje mes vlerave t\u00eb deklaruara p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, i cili n\u00eb kontrat\u00eb rezulton n\u00eb vler\u00ebn 1.7 milion\u00eb lek\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb vler\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Dyshime u ngrit\u00ebn edhe p\u00ebr shitjen e apartamentit n\u00eb Ersek\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e 1.8 milion\u00eb lek\u00ebve dhe t\u00eb mobiljeve n\u00eb vler\u00ebn e 1.6 milion\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti nuk ka arritur t\u00eb bind\u00eb Komisionin, i cili dyshon se vlera e shitjes s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb \u00ebsht\u00eb rreth 3 milion\u00eb lek\u00eb, por \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb dy pagesa p\u00ebr t\u00eb shmangur pages\u00ebn e tatimeve,\u201d tha relatorja Sanxhaktari.<\/p>\n<p>Kursimet e krijuara nga puna e bashk\u00ebshortit t\u00eb gjyqtares Malo n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs u b\u00ebn\u00eb gjithashtu objekt i hetimeve t\u00eb Komisionit. K\u00ebto kursime kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr nj\u00eb depozit\u00eb bankare prej rreth 39 mij\u00eb dollar\u00ebsh, por sipas Sanxhaktarit, subjekti ka arritur t\u00eb provoj\u00eb vet\u00ebm t\u00eb ardhurat e kontrat\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs prej 14 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb relatimit, Sanxhaktari p\u00ebrs\u00ebriti shpesh se subjekti nuk arriti t\u00eb provonte t\u00eb ardhurat e ligjshme nga aktiviteti privat i bashk\u00ebshortit n\u00eb kompanin\u00eb D&amp;G Construction. T\u00eb ardhurat e deklaruara nga ky aktivitet si dhe nga shitja e aksioneve jan\u00eb nj\u00eb burim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i pasurive dhe shpenzimeve t\u00eb familjes, me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb deklaruar prej 24.1 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Por Komisioni konstatoi se nuk provohet me dokumente t\u00ebrheqja e dividentit dhe as pagesa e tatimit p\u00ebr fitimin e p\u00ebrfituar. Konkluzioni i Komisionit u mb\u00ebshtet gjithashtu tek nj\u00eb padi e t\u00eb ndjerit Malo ndaj ortak\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr shitjen e kuotave si dhe fitimin e pashp\u00ebrndar\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Si rezultat i p\u00ebrjashtimit t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave, subjekti rezultoi me pamund\u00ebsi financiare prej 20.8 milion\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb analiz\u00ebn financiare dhe pas disa korrigjimeve, kjo shum\u00eb zbriti n\u00eb 19.8 milion\u00eb lek\u00eb diferenc\u00eb negative.<\/p>\n<p>Relatimi ndaj gjyqtares Malo p\u00ebrfshiu edhe personat e lidhur; veprime bankare t\u00eb kryera prej saj n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait n\u00eb vler\u00ebn e 37 mij\u00eb dollar\u00ebve, shpenzimet e shkollimit t\u00eb vajzave n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe si dhe rolin e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit n\u00eb nj\u00eb kompani t\u00eb quajtur \u201cM&amp; 6A\u201d si dhe n\u00eb barr\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb hipotekore q\u00eb kjo kompani kishte.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e saj p\u00ebrpara KPK-s\u00eb, gjyqtarja Brunilda Malo kund\u00ebrshtoi fillimisht trajtimin e prind\u00ebrve t\u00eb saj si persona t\u00eb lidhur, duke shpjeguar se ajo nuk kishte asnj\u00eb lidhje me pasurin\u00eb e vetme t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb saj, nj\u00eb apartament i bler\u00eb me parat\u00eb e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb apartamenti t\u00eb p\u00ebrfituar nga privatizimi.<\/p>\n<p>Ajo p\u00ebrjashtoi gjithashtu lidhjen e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj me kompanin\u00eb e babait t\u00eb tij \u201cM&amp;6A\u201d, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tha se kishte marr\u00eb \u201cqindra mij\u00ebra\u201d lek\u00eb kredi bankare, pa mundur t\u2019i shlyej\u00eb ato.<\/p>\n<p>\u201cVjehrri im ka privatizuar nga institucioni ku punonte tuf\u00ebn e bag\u00ebtive, aktivitet ky i parregulluar me ligj. Prej vitit 2002, bashk\u00ebshorti im nuk ka pasur asnj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie financiare me baban\u00eb e vet,\u201d tha Malo, e cila shtoi se kredit\u00eb ishin marr\u00eb nga vjehrri i saj.<\/p>\n<p>Lidhur me faktin se emri i tij rezultonte n\u00eb kompanin\u00eb e vjehrrit, Malo shtoi se firma n\u00eb dokumente nuk \u00ebsht\u00eb e bashk\u00ebshortit dhe nuk p\u00ebrjashtoi ndonj\u00eb mund\u00ebsi abuzimi. Ajo i paraqiti m\u00eb pas Komisionit si prov\u00eb 7 vendime gjyq\u00ebsore, shumica t\u00eb humbura nga vjehrri i saj n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit, nd\u00ebrsa shtoi se nuk kishte ushtruar asnj\u00ebher\u00eb ndikim n\u00eb favor t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit n\u00eb SHBA, Malo sqaroi se e gjith\u00eb familja kishte fituar llotarin\u00eb amerikane dhe se ishin zhvendosur atje n\u00ebn garancin\u00eb dhe mb\u00ebshtetjen e nj\u00eb \u00e7ifti amerikan, i cili jetonte n\u00eb Vermont.<\/p>\n<p>Subjekti i konsideroi llogarit\u00eb e Komisionit p\u00ebr shpenzimet n\u00eb SHBA si tep\u00ebr t\u00eb larta, duke pohuar se bashk\u00ebshorti i saj nuk kishte paguar qira dhe n\u00eb momentin q\u00eb kishte vendosur t\u00eb kthehej, t\u00eb gjitha kursimet i solli n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Malo kund\u00ebrshtoi konkluzionin e Komisionit p\u00ebr shitjen e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Ersek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb shitur mbi vler\u00ebn e tregut, rreth 18 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra. Edhe po t\u00eb dua un\u00eb, nuk e blen njeri m\u00eb shum\u00eb,\u201d tha ajo, duke shtuar se deklarimi p\u00ebr mobiliet ishte real dhe nuk kishte asnj\u00eb q\u00ebllim p\u00ebr shmangien e tatimeve. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli gjithashtu se apartamenti n\u00eb Kor\u00e7\u00eb u kushtoi 4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb punimeve shtes\u00eb dhe se ajo kishte deklaruar vler\u00ebn reale \u2013p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tashm\u00eb po p\u00ebrballej edhe me munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Sa u p\u00ebrket fitimeve t\u00eb bashk\u00ebshortit nga kompania D&amp;G Construction, Malo tha se i kishte k\u00ebrkuar kompanis\u00eb n\u00ebse kishte shp\u00ebrndar\u00eb fitime dhe n\u00ebse kishte vendime t\u00eb asambles\u00eb p\u00ebr ndarjen e dividentit.<\/p>\n<p>\u201cFitimi neto i kompanis\u00eb rezulton ekzakt\u00ebsisht aq sa \u00ebsht\u00eb deklaruar. Kompania thot\u00eb se kemi ndar\u00eb fitime, por nuk ka vendime asambleje,\u201d tha Malo duke i konsideruar t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit si faktike.<\/p>\n<p>Lidhur me munges\u00ebn e dokumentacionit n\u00eb Tatime, Malo faj\u00ebsoi keqadministrimin e institucionit dhe p\u00ebrmendi nj\u00eb proces-verbal t\u00eb vitit 2015 ku kunfirmohej pagesa e taksave. Gjyqtarja sqaroi gjithashtu se konflikti mes bashk\u00ebshortit dhe ortak\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb kishte lindur pas largimit t\u00eb tij n\u00eb SHBA dhe se pas p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr zgjidhje miq\u00ebsore, ai kishte ngritur padi ndaj tyre.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb zgjidhur n\u00eb zyr\u00ebn e nd\u00ebrmjet\u00ebsimit dhe u ka interesuar t\u00eb dyja pal\u00ebve q\u00eb t\u00eb bien dakord p\u00ebr 4 milion\u00eb lek\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim dhe 6 milion\u00eb lek\u00eb nga shitja e kuotave,\u201d sqaroi subjekti, duke shtuar se vendimi ishte aktualisht n\u00ebn ekzekutimin e p\u00ebrmbarimit.<\/p>\n<p>Malo kontestoi gjithashtu si tep\u00ebr t\u00eb larta shpenzimet e llogaritura nga Komisioni p\u00ebr jetes\u00ebn si dhe p\u00ebr udh\u00ebtimet jasht\u00eb shtetit, p\u00ebr t\u00eb cilat tha se kishin q\u00ebndruar n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e familjar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cShpenzimet e jetes\u00ebs deri n\u00eb vitin 2002 m\u00eb jan\u00eb llogaritur n\u00eb nivele shum\u00eb t\u00eb larta, deri n\u00eb 70% t\u00eb t\u00eb ardhurave. Nuk m\u00eb duket me vend, sepse ne kemi jetuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vjehrrit n\u00eb Ersek\u00eb dhe nuk kemi pasur shpenzime m\u00eb t\u00eb larta se 25% e t\u00eb ardhurave,\u201d tha gjyqtarja Malo.<\/p>\n<p>Ajo mbroi m\u00eb tej q\u00ebndrimin se n\u00ebse Komisioni do t\u00eb pranonte dokumentet e dor\u00ebzuara prej saj, do t\u00eb rezultonte se ata kishin pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mbuluar pasurit\u00eb dhe shpenzimet e jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs u pyet nga relatorja Sanxhaktari n\u00ebse kishte ndonj\u00eb dokument q\u00eb v\u00ebrtetonte ndarjen e dividentit nga kompania \u201cD&amp;G Construction\u201d si dhe t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb tatimit mbi dividentin.<\/p>\n<p>Malo p\u00ebrs\u00ebriti se i kishte k\u00ebrkuar kompanis\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna dhe ata kishin konfirmuar ndarjen e fitimit pas pages\u00ebs s\u00eb tatimeve, por jo vendimet e asambes\u00eb p\u00ebr to-munges\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e quajti keqadministrim.<\/p>\n<p>E pyetur p\u00ebr konkluzionet p\u00ebrfundimtare, gjyqtarja Malo tha n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs se n\u00ebse Komisioni do t\u00eb administronte provat shkresore t\u00eb dor\u00ebzuara prej saj, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb duhej t\u2019i paraqiste nj\u00eb raport tjet\u00ebr p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb asaj mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb mbrojtjeje efektive.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fakt do t\u00eb k\u00ebrkoja ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjera, at\u00eb t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe t\u00eb aft\u00ebsive profesionale,\u201d p\u00ebrfundoi ajo.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr gjyqtaren Brunilda Malo do t\u00eb shpallet m\u00eb 7 n\u00ebntor, n\u00eb or\u00ebn 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mosp\u00ebrputhje dhe munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr pasurin\u00eb dhe shpenzimet e gjyqtares s\u00eb Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Brunilda Malo, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo e konsideroi procesin t\u00eb paragjykuar dhe p\u00ebrs\u00ebriti k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr hetimin n\u00eb t\u00eb tre kriteret.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":75769,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,473],"tags":[305,107,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_85531.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Apelit Kor\u00e7\u00eb, Brunilda Malo. Foto:E.Hoxha\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75768"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75768"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75768\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75770,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75768\/revisions\/75770"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75769"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75768"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75768"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75768"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}