{"id":75771,"date":"2019-11-04T19:41:24","date_gmt":"2019-11-04T18:41:24","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/probleme-ne-te-trija-kriteret-per-kryegjyqtarin-e-elbasanit-sulejman-kurti\/2019\/11\/04\/"},"modified":"2023-04-07T05:11:29","modified_gmt":"2023-04-07T03:11:29","slug":"probleme-ne-te-trija-kriteret-per-kryegjyqtarin-e-elbasanit-sulejman-kurti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/probleme-ne-te-trija-kriteret-per-kryegjyqtarin-e-elbasanit-sulejman-kurti\/2019\/11\/04\/","title":{"rendered":"Probleme n\u00eb t\u00eb trija kriteret p\u00ebr kryegjyqtarin e Elbasanit Sulejman Kurti"},"content":{"rendered":"<p>Prona t\u00eb krijuara me burime t\u00eb pajustifikuara, nj\u00eb raport sekret q\u00eb sugjeron lidhje me krimin e organizuar dhe nj\u00eb mas\u00eb sigurie arrest me burg i paargumentuar r\u00ebnduan mbi kryetarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Elbasanit Sulejman Kurti, i cili u p\u00ebrball me procesin e vetingut t\u00eb h\u00ebn\u00ebn.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_65664\" aria-describedby=\"caption-attachment-65664\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sulejman-kurti-veting.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-65664\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sulejman-kurti-veting-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"65664\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-65664\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Elbasanit Sulejman Kurti n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore p\u00ebrball\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit m\u00eb 4 n\u00ebntor 2019. Foto: Edmond Hoxhaj\/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Elbasanit, Sulejman Kurti u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore me gjetjet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr t\u00eb tri kriteret. Trupa gjykuese q\u00eb po kryen rivler\u00ebsimin e gjyqtarit Sulejman Kurti p\u00ebrb\u00ebhet nga Firdes Shuli kryesuese, Lulzim Hamitaj relator dhe Valbona Sanxhaktari an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Branko Hrvatin.<\/p>\n<p>Sulejman Kurti e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor n\u00eb vitin 1996 dhe ka punuar p\u00ebr gati nj\u00eb dekad\u00eb si gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Librazhdit. Me shkrirjen e k\u00ebsaj gjykate n\u00eb vitin 2007, Kurti \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Elbasanit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2016 u promovua si drejtues i k\u00ebsaj gjykate.<\/p>\n<p>Relatori i \u00e7\u00ebshtjes, Lulzim Hamitaj sqaroi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb h\u00ebn\u00ebn se hetimi administrativ p\u00ebr gjyqtarin Sulejman Kurti ishte p\u00ebrfunduar n\u00eb t\u00eb tri kriteret, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, figur\u00ebs dhe profesionalizimit. Ndryshe nga raporti i ILDKPKI ku nuk ishin konstatuar problematika lidhur me deklarimin e pasuris\u00eb, Komisioni ka identifikuar munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme e mosp\u00ebrputhje t\u00eb deklarimeve.<\/p>\n<p><strong>Problemet me pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Sipas relatorit Hamitaj, p\u00ebr pasurin\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 163 m2 dhe 119.5 m2 nd\u00ebrtes\u00eb, me vler\u00eb totale rreth 3.7 milion\u00eb lek\u00eb, gjyqtari Kurti ka deklaruar si burim krijimi t\u00eb ardhurat nga puna, ndihma nga familjar\u00ebt dhe hua. Hamitaj sqaroi se p\u00ebr katin e par\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, Kurti ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitet 1997-1998 dhe se n\u00eb vitin 2005 ka shtuar katin e dyt\u00eb. Hamitaj shtoi se, n\u00eb vitin 2003, subjekti i rivler\u00ebsimit e ka deklaruar vler\u00ebn e truallit 1.3 milion\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb katit t\u00eb par\u00eb rreth 400 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni evidentoi se leja e marr\u00eb n\u00eb vitin 1998, nuk ka qen\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e katit t\u00eb par\u00eb t\u00eb banes\u00ebs, por p\u00ebr kryerje t\u00eb punimeve t\u00eb pjesshme e meremetime. Sipas Hamitajt, p\u00ebr truallin dhe banes\u00ebn dykat\u00ebshe Kurti ka deklaruar si kosto totale vler\u00ebn 3.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Hamitaj pohoi se sipas dokumentacionit t\u00eb dor\u00ebzuar nga institucionet sip\u00ebrfaqja e nd\u00ebrtimit nuk \u00ebsht\u00eb 119.5 m2 sa \u00ebsht\u00eb deklaruar prej gjyqtarit Kurti, por rreth 352 m2. Komisioni identifikoi se leja e nd\u00ebrtimit p\u00ebr katitn e dyt\u00eb n\u00eb vitin 2005, ishte p\u00ebrfituar nga subjekti \u201cHoxha shp.k.\u201d nd\u00ebrsa si investitor ka rezultuar vet\u00eb gjyqtari Kurti. \u201cSubjekti ka shpjeguar se emri i shoq\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur gabimisht n\u00eb aktin kolaudimit\u201d, sqaroi Hamitaj.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer nga Komisioni, \u00ebsht\u00eb evidentuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 1.1 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 1992-1998. Sipas KPK, Kurti e ka pasur t\u00eb pamundur kryerjen e investimit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e katit t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 1998. Nd\u00ebrsa p\u00ebr investimin e kryer n\u00eb vitin 2005, ka deklaruar vler\u00ebn e shpenzimeve 2 milion\u00eb lek\u00eb, por pa pasyqruar burimin, tha Hamitaj. Ai theksoi se bazuar n\u00eb referancat e \u00e7mimeve kostoja e p\u00ebrgjithshme e katit t\u00eb dyt\u00eb ka qen\u00eb 6.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe se Kurti ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar n\u00eb shum\u00ebn -4.5 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas Komisionit, ka mosp\u00ebrputhje mes vlerave t\u00eb deklaruara p\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe atyre t\u00eb pasqyruara n\u00eb dokumente.<\/p>\n<p>P\u00ebr apartamentin 33 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2010 n\u00eb vler\u00ebn 4.1 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, gjyqtari Kurti ka deklaruar si burim krijimi nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 980 mij\u00eb lek\u00eb; dy hua, nj\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb dhe tjetra 15 mij\u00eb euro, t\u00eb marra nga persona t\u00eb ndrysh\u00ebm, si edhe kursime nga t\u00eb ardhurat e tij e t\u00eb bashk\u00ebshortes. Komisioni ka konkluduar se Kurti nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti n\u00eb vler\u00ebn -800 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr nj\u00eb autovetur\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2016 n\u00eb vler\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb, nuk jan\u00eb identifikuar problematika dhe Komisioni ka konkluduar se Kurti ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie. Gjithashtu, nuk u evidentuan problematika edhe n\u00eb gjendjen <em>cash<\/em>.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj tha se n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, prej analiz\u00ebs financiare ka rezultuar se gjyqtari Kurti nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr kryerjen e investimeve, n\u00eb total n\u00eb vler\u00ebn -6 milion\u00eb lek\u00eb. Hamitaj shtoi se Kurti ka paraqitur prova dhe shpjegime t\u00eb cilat do t\u00eb shqyrtohen gjat\u00eb marrjes s\u00eb vendimit p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, gjyqtari Sulejman Kurti i kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb. Ai tha se gjith\u00e7ka ishte krijuar nga t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb tij. \u201cTek formulari i vetingut nuk parashikohej t\u00eb pasqyroheshin edhe huat\u00eb e shlyera, por vet\u00ebm ato q\u00eb nuk ishin likuiduar ende. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk jan\u00eb pasqyruar\u201d, pohoi Kurti lidhur me mos p\u00ebrputhshm\u00ebrit\u00eb e evidentuara prej Hamitajt.<\/p>\n<p>Ai tha se kishte nisur t\u00eb punonte p\u00ebr t\u00eb siguruar materialin e nd\u00ebrtimit p\u00ebr katin e par\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb q\u00eb prej vitit 1991. \u201cI kam b\u00ebr\u00eb tullat vet\u00eb, me duart e mija\u201d, pohoi Kurti para Komisionit.<\/p>\n<p>Duke shpjeguar se kostot kishin qen\u00eb shpenzimet vet\u00ebm p\u00ebr \u00e7imenton, hekurin, dyert, dritaret dhe pajisjet hidrosanitare, Kurti deklaroi se edhe pse nuk kishte fatura, kishte dh\u00ebn\u00eb vlera shum\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta me ato reale. \u201cAnaliza financiare nuk \u00ebsht\u00eb reale se mb\u00ebshtetet n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna fiktive\u201d, shtoi ai duke pretenduar m\u00eb tej se kostoja e Entit t\u00eb Banesave del m\u00eb e lart\u00eb se \u00e7mimi i tregut.<\/p>\n<p>Kurti sqaroi edhe arsyen p\u00ebrse shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese \u201cHoxha sh.p.k.\u201d rezultonte t\u00eb kishte nxjerr\u00eb lejen e nd\u00ebrtimit p\u00ebr katin e dyt\u00eb. Ai tha se sipas ligjit nd\u00ebrtimi duhej t\u00eb b\u00ebhej nga nj\u00eb firm\u00eb private nd\u00ebrtimi dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kishte kontraktuar subjektin \u201cHoxha sh.p.k.\u201d. Kurti shtoi se kur kishte ardhur momenti i nd\u00ebrtimit nuk ishin r\u00ebn\u00eb dakord dhe se i kishte kryer vet\u00eb punimet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr mosp\u00ebrputhjen e sip\u00ebrfaqes s\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb deklarat\u00ebn veting me t\u00eb dh\u00ebnat e dokumenteve t\u00eb institucioneve kompetente, Kurti tha se gjat\u00eb deklarimeve ishte bazuar gjithmon\u00eb tek certifikata e pron\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr apartamentin me sip\u00ebrfaqe 33 m2, gjyqtari Kurti pohoi se e kishte bler\u00eb n\u00eb vitin 2010 k\u00ebt\u00eb pasuri pasi f\u00ebmij\u00ebt do t\u00eb kryenin studimet universitare n\u00eb Tiran\u00eb. Ai tha se duke qen\u00eb se do t\u00eb shpenzonte nj\u00eb sasi t\u00eb konsiderueshme parash p\u00ebr qirat\u00eb, kishte vendosur t\u00eb blinte k\u00ebt\u00eb pasuri q\u00eb sipas tij ishte vet\u00ebm nj\u00eb dhom\u00eb. \u201cKredin\u00eb dhe huat\u00eb i kam deklaruar kur i kam marr\u00eb. M\u00eb pas i kam likujduar me t\u00eb ardhurat e mija\u201d, pohoi Kurti.<\/p>\n<p><strong>DSIK me dy raporte p\u00ebr figur\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Lidhur me past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, relatori Hamitaj tha se Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK kishte dor\u00ebzuar fillimisht nj\u00eb raport sipas t\u00eb cili gjyqtari Kurti ishte i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn. \u201cPas analizimit t\u00eb disa informacioneve t\u00eb reja, DSIK e ka ndryshuar vler\u00ebsimin fillestar duke konstatuar pa p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e gjyqtarit Kurti\u201d, pohoi nd\u00ebr t\u00eb tjera relatori Lulzim Hamitaj. Ai shtoi se informacionet e reja do t\u00eb vler\u00ebsohen gjat\u00eb marrjes s\u00eb vendimit.<\/p>\n<p>Gjyqtari Kurti e kund\u00ebrshtoi raportin e dyt\u00eb t\u00eb DSIK duke e cil\u00ebsuar t\u00eb pabazuar n\u00eb prova. \u201cJam befasuar se paskam qen\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm deri n\u00eb vitin 2017 dhe pastaj q\u00eb nisi procesi vetingut, jo. Kjo \u00ebsht\u00eb thik\u00eb pas shpine. K\u00ebrkoj q\u00eb informacioni i DSIK t\u00eb deklasifikohet plot\u00ebsisht\u201d, tha gjyqtari Kurti i cili shtoi se n\u00ebse gjendej edhe nj\u00eb gjysm\u00eb prove p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e tij n\u00eb afera korruptive ishte gati t\u00eb p\u00ebrballej me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Sipas relatorit Hamitaj, inspektoriati i KLD nuk ka konstatuar shkelje gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs nga ana e gjyqtarit Kurti dhe se ndaj tij nuk ka pasur ndonj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr procedim disiplinor.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga 7 denoncime t\u00eb depozituara pran\u00eb KPK-s\u00eb, Hamitaj renditi disa gjetje. Ai tha se Kurti ka vendosur t\u00eb cil\u00ebsoj\u00eb t\u00eb ligjsh\u00ebm arrestimin e nj\u00eb shtetaseje, pa argumentuar rrezikshm\u00ebrin\u00eb e saj dhe se ky vendim ishte rr\u00ebzuar nga Apeli Durr\u00ebs. P\u00ebr nj\u00eb procedim t\u00eb n\u00ebntorit 2018, KPK nuk ka konstatuar shkelje procedurale, por \u00ebsht\u00eb evidentuar se d\u00ebnimet ndaj t\u00eb pandehurve kan\u00eb qen\u00eb minimale. Sipas Hamitajt, ky vendim \u00ebsht\u00eb konfirmuar edhe nga Apeli q\u00eb i ka ulur m\u00eb shum\u00eb d\u00ebnimet.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb procedim t\u00eb vitit 2010, Komisioni ka konstatuar se subjekti ka pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e t\u00eb pandehurit dhe e ka shmangur nga hetimi. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ka urdh\u00ebruar edhe asgj\u00ebsimin e provave pasi nuk ishin marr\u00eb n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebrkuar nga ligji. Ky vendim \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi edhe nga Apeli pasi nuk jan\u00eb konstatuar shkelje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr rast p\u00ebr t\u00eb cilin KPK ka ngritur dyshime \u00ebsht\u00eb nj\u00eb procedim i vitit 2017 ku sipas relatorit Hamitaj, subjekti ka aplikuar akuza t\u00eb tjera, ndryshe nga sa parashikonte ligji duke favorizuar t\u00eb pandehurit dhe se ky rast ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe me figur\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjyqtari Kurti i kund\u00ebrshtoi edhe gjetjet p\u00ebr profesionalizimin. Ai tha se p\u00ebr shtetasen n\u00eb fjal\u00eb kishte vendosur mas\u00eb sigurie \u201carrest n\u00eb burg\u201d, pasi ajo kishte thyer urdhrin e mbrojtjes. P\u00ebr munges\u00ebn e arsyetimit t\u00eb nj\u00eb vendimi, ai tha se kishte qen\u00eb an\u00ebtar dhe se ishte kryesuesi ai q\u00eb kryente zbardhjen.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, relatori Hamitaj e pyeti nd\u00ebr t\u00eb tjera se p\u00ebrse nuk kishte pasur p\u00ebr disa vite me radh\u00eb kontrat\u00eb qiraje p\u00ebr objekte q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb me qira. Kurti u p\u00ebrgjigj se ishte e v\u00ebrtet\u00eb se s\u2019ka pasur kantat\u00eb qiraje, por se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk kishte qen\u00eb e detyrueshme p\u00ebr t\u2019u shkruar.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtari Sulejman Kurti u shpreh se ishte i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn. KPK do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 6 n\u00ebntor, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prona t\u00eb krijuara me burime t\u00eb pajustifikuara, nj\u00eb raport sekret q\u00eb sugjeron lidhje me krimin e organizuar dhe nj\u00eb mas\u00eb sigurie arrest me burg i paargumentuar r\u00ebnduan mbi kryetarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Elbasanit Sulejman Kurti, i cili u p\u00ebrball me procesin e vetingut t\u00eb h\u00ebn\u00ebn.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75772,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,2,473],"tags":[783,784,370,118,171,172,302,173],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sulejman-kurti-veting.jpg","fifu_image_alt":"Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjat\u00eb nj\u00eb seance d\u00ebgjimore. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75771"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75771"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75771\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75773,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75771\/revisions\/75773"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75772"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75771"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75771"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75771"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}