{"id":75789,"date":"2019-11-01T17:25:58","date_gmt":"2019-11-01T16:25:58","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kryegjyqtari-i-kukesit-perdor-karten-e-anshmerise-per-shtyrjen-e-vetingut\/2019\/11\/01\/"},"modified":"2023-04-07T05:12:15","modified_gmt":"2023-04-07T03:12:15","slug":"kryegjyqtari-i-kukesit-perdor-karten-e-anshmerise-per-shtyrjen-e-vetingut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kryegjyqtari-i-kukesit-perdor-karten-e-anshmerise-per-shtyrjen-e-vetingut\/2019\/11\/01\/","title":{"rendered":"Kryegjyqtari i Kuk\u00ebsit p\u00ebrdor kart\u00ebn e \u2018anshm\u00ebris\u00eb\u2019 p\u00ebr shtyrjen e vetingut"},"content":{"rendered":"<p>Pasi u p\u00ebrball me akuzat p\u00ebr munges\u00ebn e 5.2 milion\u00eb lek\u00ebve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb vile si dhe dyshimet p\u00ebr fshehje pasurie, kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kuk\u00ebsit, Isuf Shehu k\u00ebrkoi p\u00ebrjashtimin e trup\u00ebs gjykuese, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_65604\" aria-describedby=\"caption-attachment-65604\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shehu-Isuf.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-65604 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shehu-Isuf-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"65604\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-65604\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kuk\u00ebsit, Isuf Shehu pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb KPK-s\u00eb. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kuk\u00ebsit, Isuf Shehu u p\u00ebrball me probleme t\u00eb pasuris\u00eb t\u00eb premten n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, por n\u00eb ndjekje t\u00eb shembullit t\u00eb disa koleg\u00ebve t\u00eb tij, ai pretendoi nj\u00ebanshm\u00ebri t\u00eb trup\u00ebs gjykuese dhe arriti t\u00eb shtyj\u00eb procesin n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb pacaktuar.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e trup\u00ebs gjykuese ishte e treta n\u00eb radh\u00eb p\u00ebr kreun e Gjykat\u00ebs s\u00eb Kuk\u00ebsit, q\u00eb u shoq\u00ebrua n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore nga avokatja Lirime \u00c7ukaj. M\u00eb par\u00eb, ai k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr kriteret e figur\u00ebs dhe profesionalizmit si dhe k\u00ebrkoi marrjen e disa d\u00ebshmive si dhe thirrjen e nj\u00eb eksperti t\u00eb pavarur lidhur me nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie 3-kat\u00ebshe n\u00eb Kuk\u00ebs, e cila ishte edhe problemi kryesor i evidentuar n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimi administrativ p\u00ebr gjyqtarin Isuf Shehu \u00ebsht\u00eb kryer nga trupa e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Suela Zhegu, me relatore Brunilda Bekteshin dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen. Sipas relatores, hetimi u mbyll vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs, relatorja Bekteshi tha se Komisioni kishte pranuar disa prej provave t\u00eb dor\u00ebzuara nga subjekti Isuf Shehu, por kishte rr\u00ebzuar si t\u00eb panevojshme thirrjen e d\u00ebshmitar\u00ebve dhe t\u00eb nj\u00eb eksperti t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Bekteshi sqaroi se ILDKPKI kishte dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kuk\u00ebsit kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, nuk kishte burime t\u00eb ligjshme si dhe kishte kryer fshehje pasurie dhe deklarim t\u00eb rrem\u00eb lidhur me pron\u00ebn e vetme t\u00eb deklaruar-nj\u00eb sht\u00ebpi banimi n\u00eb Kuk\u00ebs me sip\u00ebrfaqe 299.5 m2.<\/p>\n<p>Sipas Bekteshit, gjyqtari kishte siguruar dy leje nd\u00ebrtimi n\u00eb vitin 1996 dhe 2000 p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb, por si pasoj\u00eb e moszbatimit t\u00eb lejeve, prona \u00ebsht\u00eb legjitimuar p\u00ebrmes procesit t\u00eb legalizimit.<\/p>\n<p>\u201cNga ana e ILDKPKI \u00ebsht\u00eb konkluduar se subjekti ka fshehur vil\u00ebn 3-kat\u00ebshe, \u201ctha Bekteshi, e cila shtoi m\u00eb pas subjekti nuk ka dor\u00ebzuar situacion punimesh dhe fatura lidhur me investimin e kryer.<\/p>\n<p>Gjyqtari ka deklaruar si burim p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb pag\u00ebn e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes prej vitit 1996. KPK ka konstatuar mosp\u00ebrputhje mes vler\u00ebs s\u00eb deklaruar prej 2.2 milion\u00eb lek\u00ebsh dhe vler\u00ebs prej 3.7 milion\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb pasqyruar nga nj\u00eb akt ekspertimi i dor\u00ebzuar nga subjekti.<\/p>\n<p>Sipas relatores, k\u00ebto vlera investimi ishin disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla se p\u00ebrllogaritjet e ALUIZNI-t n\u00eb shum\u00ebn 10 milion\u00eb lek\u00eb dhe Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave n\u00eb vler\u00ebn 9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Analiza financiare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e vil\u00ebs e nxorri gjyqtarin Shehu n\u00eb pamund\u00ebsi financiare prej 5.2 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Bekteshi tha se Shehu i ka kund\u00ebrshtuar gjetjet e Komisionit duke parashtruar se Komisioni nuk duhet t\u00eb bazohet n\u00eb vler\u00ebn e p\u00ebrllogaritur nga ALUIZNI, pasi kjo kishte t\u00eb b\u00ebnte edhe me taks\u00ebn e infrastruktur\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti deklaron se vlera \u00ebsht\u00eb ajo e preventivit dhe ajo e konkluduar nga eksperti,\u201d shtoi relatorja.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 problemeve me nd\u00ebrtimin e vil\u00ebs, Komisioni gjeti pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2003 si dhe nj\u00eb automjeti t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti ka shpjeguar se ka pasur gjendje cash dhe ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj makine,\u201dtha relatorja Bekteshi, e cila shtoi se provat dhe shpjegimet e gjyqtarit Shehu do t\u00eb vler\u00ebsoheshin gjat\u00eb marrjes s\u00eb vendimit p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Koh\u00ebn e tij para KPK-s\u00eb gjyqtari Shehu dhe avokatja e tij, Lirime \u00c7ukaj e p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr paraqitjen e tre k\u00ebrkesave nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs.<\/p>\n<p>E para ishte p\u00ebr ri\u00e7eljen e hetimeve p\u00ebr kriterin e profesionalizimit dhe at\u00eb t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figures, e dyta p\u00ebr pranimin si prova t\u00eb deklaratave noteriale t\u00eb disa shtetasve, q\u00eb sipas gjyqtarit Shehu kishin dijeni p\u00ebr periudh\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb si edhe t\u00eb marrjes s\u00eb nj\u00eb eksperti t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Pasi u t\u00ebrhoq dy her\u00eb radhazi, trupa gjykuese vendosi t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e par\u00eb, kurse nga k\u00ebrkesa e dyt\u00eb pranoi t\u00eb administroj\u00eb vet\u00ebm deklaratat noteriale.<\/p>\n<p>Gjyqtari Shehu i kund\u00ebrshtoi vendimet e KPK, duke e quajtur trup\u00ebn gjykuese t\u00eb nj\u00ebanshme dhe se vendimi ishte i paracaktuar. Ai k\u00ebrkoi p\u00ebrjashtimin e trup\u00ebs gjykuese.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj k\u00ebrkese t\u00eb fundit, trupa gjykuese u t\u00ebrhoq dhe vendosi q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr trup\u00eb \u00a0ajo q\u00eb do t\u00eb shqyrtoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn, nd\u00ebrsa shtyu pa afat t\u00eb caktuar seanc\u00ebn d\u00ebgjimore.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasi u p\u00ebrball me akuzat p\u00ebr munges\u00ebn e 5.2 milion\u00eb lek\u00ebve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb vile si dhe dyshimet p\u00ebr fshehje pasurie, kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kuk\u00ebsit, Isuf Shehu k\u00ebrkoi p\u00ebrjashtimin e trup\u00ebs gjykuese, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75790,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[416,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shehu-Isuf.jpg","fifu_image_alt":"Ish-kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kuk\u00ebsit, Isuf Shehu pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb KPK-s\u00eb. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75789"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75789"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75789\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75791,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75789\/revisions\/75791"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75790"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75789"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75789"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75789"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}