{"id":75792,"date":"2019-10-31T19:53:38","date_gmt":"2019-10-31T18:53:38","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/mungesa-e-burimeve-te-ligjshme-ndeshkoi-prokurorin-gentjan-osmani\/2019\/10\/31\/"},"modified":"2023-04-07T05:12:28","modified_gmt":"2023-04-07T03:12:28","slug":"mungesa-e-burimeve-te-ligjshme-ndeshkoi-prokurorin-gentjan-osmani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/mungesa-e-burimeve-te-ligjshme-ndeshkoi-prokurorin-gentjan-osmani\/2019\/10\/31\/","title":{"rendered":"Mungesa e burimeve t\u00eb ligjshme nd\u00ebshkoi prokurorin Gentjan Osmani"},"content":{"rendered":"<p>Koherenca e munguar p\u00ebr t\u00eb shpjeguar shtesat dhe pak\u00ebsimet e pasuris\u00eb gjat\u00eb dy viteve t\u00eb karrier\u00ebs q\u00eb rezultonin me nj\u00eb bilanc negativ t\u00eb ardhurash dhe shpenzimesh, e shtyu Kolegjin ta p\u00ebrmbyste vendimin e KPK-s\u00eb duke shkarkuar nga detyra prokurorin e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Gentjan Osmani.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_51181\" aria-describedby=\"caption-attachment-51181\" style=\"width: 502px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180731_180015_310818064-4_sZZScsW.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-51181\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180731_180015_310818064-4_sZZScsW-502x400.jpg\" alt=\"\" width=\"502\" height=\"400\" data-id=\"51181\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-51181\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda, Gentjan Osmani, | Foto nga :LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit shpalli me 31 korrik mas\u00ebn disiplinore shkarkim nga detyra p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit, Gentjan Osmani \u2013 me detyre an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, duke p\u00ebrmbysur konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues vler\u00ebson se mungesa e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar shpenzimet dhe kursimet p\u00ebr vitet 2011 dhe 2013 e klasifikon subjektin e rivler\u00ebsimit n\u00eb situat\u00ebn e parashikuar nga neni D, pikat 1 e 3 t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe neni 61, pika 3 e ligjit nr. 84\/2016, sipas s\u00eb cil\u00ebs subjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, si nj\u00eb kriter q\u00eb justifikon zbatimin ndaj tij t\u00eb mas\u00ebs disiplinore, shkarkim nga detyra,\u201d shprehet Kolegji n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>Ankimi i Komisionerit Publik, Dariel Sina kund\u00ebr konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit Gentjan Osmani, u shqyrtua nga trupi gjykues i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Rezarta Schuetz an\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Osmani e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb vitin 2003 n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs dhe nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb. N\u00eb vitin 2014 ai \u00ebsht\u00eb komanduar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Elbasan dhe nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb ai \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb vitin 2018, Osmani u zgjodh an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb\u00a0 dhe kandidatura e tij e ka shtuar n\u00eb list\u00ebn prioritare t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Prokurori \u00ebsht\u00eb hetuar nga KPK p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb pasurin\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin dhe me 2 gusht 2018, KPK ka shpallur vendimin p\u00ebr konfirmim e tij n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPK-s\u00eb ka konstatuar se subjekti i rivler\u00ebsimit ka arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb, nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb kontrollit t\u00eb figur\u00ebs, si dhe nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Komisioneri Publik nuk ka qen\u00eb dakord me p\u00ebrfundimet e KPK-s\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb subjektit dhe ka paraqitur ankim n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. N\u00eb ankimin e paraqitur kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit, bashk\u00eblidhur tij Komisioneri Publik ka paraqitur dhe nj\u00eb denoncim anonim nga publiku drejtuar ONM-s\u00eb.<\/p>\n<p>Shkaqet e ankimit t\u00eb paraqitura n\u00eb Kolegj nga Komisioneri Publik, Dariel Sina lidhen ngusht\u00eb me burimet e ligjshme t\u00eb subjektit dhe personave t\u00eb lidhur p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2009 n\u00eb Tiran\u00eb me vler\u00eb 67,800 dhe sip\u00ebrfaqe 72 m2, munges\u00ebn e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb huaje q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitit 2011, 2012, 2013. Munges\u00ebn e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr shtes\u00ebn e likuiditeteve n\u00eb vitin 2009, vit kur \u00ebsht\u00eb bler\u00eb dhe apartamenti. Mosdeklarimin e nj\u00eb makin\u00eb Volswagen Golf n\u00eb vitin 2005, si dhe aft\u00ebsin\u00eb e personave t\u00eb lidhur p\u00ebr nj\u00eb dhurat\u00eb prej 1.5 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb ka sh\u00ebrbyer gjithashtu p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin e 2009.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb denoncimin q\u00eb i bashk\u00eblidhur ankimit t\u00eb Komisionerit hidhen akuza p\u00ebr tre rrethana q\u00eb lidhen me past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, n\u00eb lidhje me faktin n\u00ebse \u00ebsht\u00eb ushtruar hetim penal ndaj nj\u00eb shtetasi q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim nj\u00eb automjet Mercedes Benz subjektit, vendimmarrja e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit mbi nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale, si dhe rrethanat e nj\u00eb udh\u00ebtimi n\u00eb Turqi nga subjekti i rivler\u00ebsimit me avokatin e nj\u00eb t\u00eb pandehuri.<\/p>\n<p>Kolegji me vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm ka verifikuar t\u00eb tre rrethanat e referuara nga denoncimi anonim dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb verifikimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb disa institucione ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se akuzat e b\u00ebra ndaj prokurori Osmani jan\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit t\u00eb kryer p\u00ebr t\u00eb verifikuar faktet e pretenduara n\u00eb denoncim, pasi d\u00ebgjoi edhe Komisionerin Publik, Kolegji konstatoi se ato nuk u provuan si t\u00eb tilla prej hetimeve t\u00eb kryera dhe se p\u00ebr pasoj\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohen relevante n\u00eb lidhje me kontrollin e verifikimin e kritereve t\u00eb tjera t\u00eb rivler\u00ebsimit, si\u00e7 kishte pretenduar Komisioneri Publik n\u00eb ankim,\u201d shprehet Kolegji n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Trupi gjykues ka shqyrtuar gjithashtu aktet dhe prap\u00ebsimet e paraqitura mbi pretendimet p\u00ebr ankimin e paraqitur n\u00eb themel p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. \u00a0Hetimi i Kolegjit ka hedhur posht\u00eb shumic\u00ebn e pikave t\u00eb ankimit t\u00eb Komisionerit Publik, p\u00ebrfshir\u00eb burimet e ligjshme t\u00eb personave t\u00eb lidhur p\u00ebr huan\u00eb 20,000 euro dhe dhurat\u00ebn cash prej 1.5 milion\u00eb lek\u00eb, burimet e ligjshme p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2009 si dhe t\u00eb automjetit \u00a0Volswagen Golf n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nga analiza financiare e kryer nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, subjekti ka rezultuar me diferenca negative n\u00eb vitin 2011 dhe 2013 \u2013 periudh\u00eb kur ka deklaruar edhe shlyerjen e huas\u00eb me vler\u00eb 20 mij\u00eb euro dhe shtim t\u00eb likuiditeteve n\u00eb cash.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebsaj analize, rezultoi se subjekti i rivler\u00ebsimit p\u00ebr vitin 2011 nuk kishte burime t\u00eb mjaftueshme financiare p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar shpenzimet e krijimin e kursimeve t\u00eb tij, n\u00eb shum\u00ebn 586.542 lek\u00eb dhe p\u00ebr vitin 2013 n\u00eb shum\u00ebn 1.173.955 lek\u00eb,\u201d n\u00ebnvij\u00ebzon shprehet Kolegji.<\/p>\n<p>Kolegji shprehet se subjekti nuk ka qen\u00eb koherent n\u00eb deklaratat e tij p\u00ebrpara trup\u00ebs gjykuese n\u00eb lidhjet me shtimet e gjendjes cash gjat\u00eb viteve 2005 dhe 2009 dhe kjo munges\u00eb koherence ka pasur si q\u00ebllim shpjegimin e balanc\u00ebs negative n\u00eb vitet 2011 dhe 2013.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb analiz\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak ankimi, Kolegji arrin n\u00eb konkluzionin se subjekti i rivler\u00ebsimit ka munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurin\u00eb, gjendjen cash e p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar shpenzimet e kryera p\u00ebr vitet 2011 e 2013 n\u00eb shum\u00ebn 1.760.497 lek\u00eb, duke u gjendur p\u00ebr pasoj\u00eb p\u00ebrpara parashikimeve t\u00eb nenit 33, pika 5, germa \u201cb\u201d e ligjit nr. 84\/2016,\u201d shprehet Kolegji.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr pasoj\u00eb, p\u00ebrfundimisht ky shkak ankimi konsiderohet i drejt\u00eb dhe vendimi i Komisionit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb \u00ebsht\u00eb i cenuesh\u00ebm,\u201d shtoi KPK.<\/p>\n<p>Trupi \u00a0gjykues arriti n\u00eb konkluzionin se ankimi i Komisionerit Publik q\u00ebndronte dhe rezultoi i bazuar p\u00ebr sa i p\u00ebrket shkakut q\u00eb lidhet me munges\u00ebn e burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar krijimin e pasuris\u00eb likuiditet, n\u00eb form\u00ebn e gjendjes cash, dhe t\u00eb shpenzimeve p\u00ebr jetes\u00eb e shlyerjen e detyrimit ndaj personit tjet\u00ebr t\u00eb lidhur, n\u00eb vitet 2011 e 2013. Kjo munges\u00eb e \u00e7oi Kolegjin n\u00eb konkluzionin se subjekti i rivler\u00ebsimit Gentjan Osmani nuk ka justifikuar bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se edhe bashk\u00ebshortja e prokurorit me profesion gjyqtare \u00ebsht\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi, Kolegji ka n\u00ebnvij\u00ebzuar se vendimi p\u00ebr ta shkarkuar prokurorin \u201cnuk paragjykon t\u00eb drejt\u00ebn e saj p\u00ebr nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur, t\u00eb paansh\u00ebm dhe nj\u00eb rivler\u00ebsim n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin nga organet e rivler\u00ebsimit.\u201d<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Koherenca e munguar p\u00ebr t\u00eb shpjeguar shtesat dhe pak\u00ebsimet e pasuris\u00eb gjat\u00eb dy viteve t\u00eb karrier\u00ebs q\u00eb rezultonin me nj\u00eb bilanc negativ t\u00eb ardhurash dhe shpenzimesh, e shtyu Kolegjin ta p\u00ebrmbyste vendimin e KPK-s\u00eb duke shkarkuar nga detyra prokurorin e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Gentjan Osmani.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":75793,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,114,473],"tags":[641,112,149,178],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190617_181933_170619043-3_9P9r46H.jpg","fifu_image_alt":"Anetari i KLP, Gentjan Osmani, duke folur gjate nje mbledhje te Keshillit te Larte te Prokurorise, KLP, i cili ka miratuar shtyrjen e afatit per verifikimin e plotesimit te kushteve ligjore nga kandidatet per Prokurore te Pergjithshem.\/r\/n\/r\/nKLP member Gentjan Osmani, speaks during a meeting of the High Prosecution Council, KLP which has approved the postponement of the deadline for verifying the fulfillment of the legal conditions by the candidates for the General Prosecutor.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75792"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75792"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75792\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75794,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75792\/revisions\/75794"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75793"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75792"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75792"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75792"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}