{"id":75801,"date":"2019-10-23T15:38:30","date_gmt":"2019-10-23T13:38:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pse-e-rrezoi-kolegji-ankimin-e-ish-kreut-te-prokurorise-se-tiranes\/2019\/10\/23\/"},"modified":"2023-04-07T05:14:23","modified_gmt":"2023-04-07T03:14:23","slug":"pse-e-rrezoi-kolegji-ankimin-e-ish-kreut-te-prokurorise-se-tiranes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pse-e-rrezoi-kolegji-ankimin-e-ish-kreut-te-prokurorise-se-tiranes\/2019\/10\/23\/","title":{"rendered":"Pse e rr\u00ebzoi Kolegji ankimin e ish-kreut t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kolegjit i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit e hodhi posht\u00eb ankimin e prokurorit Dritan Rreshka duke konfirmuar vendimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra, pasi arriti n\u00eb konkluzionin se subjekti kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb, ka fshehur pasurin\u00eb dhe ka mungese burimesh financiare. \u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_51068\" aria-describedby=\"caption-attachment-51068\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dritan-Rreshka.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-51068\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dritan-Rreshka-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"51068\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-51068\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiranes, Dritan Rreshka, duke dale nga nj\u00eb seanc\u00eb e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, | Foto nga : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit hodhi posht\u00eb n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi ankimin e ish-prokurorit Dritan Rreshka kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<p>Vendimi i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit erdhi pasi shqyrtoi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi pretendimet dhe k\u00ebrkimet e paraqitura nga subjekti i rivler\u00ebsimit dhe arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se Rreshka ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, n\u00eb kuptim t\u00eb nenit 61 pika 3 t\u00eb ligjit nr.84\/2016 \u2018P\u00ebr rivler\u00ebsimin kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve.\u2019<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit t\u00eb ankimit t\u00eb paraqitur nga subjekti i rivler\u00ebsimit Dritan Rreshka, Kolegji pasi ka shqyrtuar t\u00eb gjitha shkaqet e ankimit t\u00eb parashtruara m\u00eb sip\u00ebr e t\u00eb konsideruara relevante p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes, arrin n\u00eb konkluzionin se edhe sikur t\u00eb konsideroheshin t\u00eb drejta t\u00eb gjitha pretendimet e tjera t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, nuk do t\u00eb cenonin q\u00ebndrimet e Kolegjit t\u00eb mbajtura n\u00eb pjes\u00ebn arsyetuese t\u00eb k\u00ebtij vendimi, q\u00ebndrime t\u00eb cilat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme plot\u00ebsojn\u00eb kushtet e shkeljes s\u00eb ligjit, t\u00eb cilat p\u00ebrcaktojn\u00eb si sanksion shkarkimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nga detyra,\u201d shprehet Kolegji n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit p\u00ebrb\u00ebhej nga gjyqtarja Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz dhe Sokol \u00c7omo an\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Dritan Rreshka ka mbaruar Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs dhe e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb organin e akuz\u00ebs n\u00eb vitin 2003 si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs. M\u00eb von\u00eb, ai ka mbajtur pozicionin e drejtuesit t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb hetimore kund\u00ebr krimit ekonomik-financiar dhe korrupsionit n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn Prokurori.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb janarit 2018, Dritan Rreshka u ngjit n\u00eb krye t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs si drejtues i komanduar nga Arta Marku, duke z\u00ebvend\u00ebsuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb post Petrit Fush\u00ebn. Paralelisht me funksionin si prokuror, Rreshka \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie apo si ekspert n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e hetimit t\u00eb krimit financiar.<\/p>\n<p>Rreshka \u00ebsht\u00eb shortuar si pjes\u00eb e list\u00ebs prioritare t\u00eb vetingut p\u00ebr shkak t\u00eb kandidimit t\u00eb tij n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe mbajtjes s\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, me 31 Korrik 2017, Komisioni i Pavarur t\u00eb Kualifikimit ka vendosur p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. \u00a0Vendimi i KPK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb bazuar vet\u00ebm n\u00eb kriterin e kontrollit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb kriter, KPK ka konstatuar se subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb, t\u00eb pasakt\u00eb dhe fshehje pasurie n\u00eb lidhje m\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb 5-kat\u00ebshe m\u00eb sip\u00ebrfaqe 740 m2 t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb Tiran\u00eb. \u00a0Subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kredi n\u00eb kushte leht\u00ebsuese dhe ka munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr gjendjen e llogaris\u00eb rrjedh\u00ebse n\u00eb bank\u00ebn BKT me vler\u00eb 1.9 milion\u00eb lek\u00eb, si dhe ka munges\u00eb burimesh financiare dhe ka b\u00ebr\u00eb kontrat\u00eb fiktive n\u00eb lidhje me blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2011 n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas KPK-s\u00eb subjekti nuk ka shpjeguar bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm e t\u00eb ardhurave nga qiraja p\u00ebr financimin e blerjes s\u00eb 7.9 milion\u00eb lek\u00eb obligacione. KPK gjithashtu ka ngritur dyshime mbi burimet financiare p\u00ebr krijimin e nj\u00eb kompanie n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb subjektit dhe nj\u00eb depozit\u00eb bankare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb mamas\u00eb s\u00eb prokurorit, t\u00eb cil\u00ebt i ka cil\u00ebsuar si persona t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>Rreshka ka paraqitur ankimin n\u00eb Kolegj kund\u00ebr gjetjeve t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, p\u00ebr p\u00ebrfundimin e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriter, p\u00ebr baz\u00ebn ligjore t\u00eb aplikuar nga KPK, si dhe p\u00ebr dh\u00ebnien e vler\u00ebs provuese raportit t\u00eb ILDKPKI-s\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin subjekti pretendon se \u00ebsht\u00eb hartuar nga persona n\u00eb konflikt interesi.<\/p>\n<p>N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit dhe t\u00eb pretendimeve t\u00eb tij, subjekti i rivler\u00ebsimit ka paraqitur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb provash t\u00eb reja, p\u00ebr t\u00eb cilat ai ka k\u00ebrkuar t\u00eb shqyrtohen prej trupit gjykues n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykim, pasi sipas tij ato provojn\u00eb pretendimet e tij rreth pabazueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit.\u00a0 Gjithashtu, pas paraqitjes s\u00eb ankimit rezulton se subjekti ka paraqitur n\u00eb vazhdim\u00ebsi n\u00eb Kolegj, akte t\u00eb tjera me cil\u00ebsin\u00eb e provave t\u00eb reja.<\/p>\n<p>K\u00ebto prova nuk jan\u00eb marr\u00eb parasysh nga Kolegji, pasi nuk jan\u00eb paraqitur gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb hetimit administrativ, si\u00e7 e parashikon ligji dhe subjekti nuk i ka mb\u00ebshtetur mbi fakte q\u00eb t\u00eb provonin se ka pasur pamund\u00ebsi t\u2019i paraqiste gjat\u00eb k\u00ebsaj faze.<\/p>\n<p>Pas shqyrtimit n\u00eb detaje t\u00eb ankimit, Kolegji ka rr\u00ebzuar disa nga gjetjet e KPK-s\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket p\u00ebrcaktimit t\u00eb mamas\u00eb dhe v\u00ebllait t\u00eb subjektit si persona t\u00eb lidhur q\u00eb duhet t\u00eb justifikojn\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi pasurin\u00eb e tyre, si dhe munges\u00ebn e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e obligacioneve. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kolegji ka konfirmuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tyre pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb p\u00ebrfundimeve t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb s\u00eb subjektit duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<p>Sipas Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPK ka pasur t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket disponimit t\u00eb tij se subjekti ka kryer fshehje t\u00eb pasuris\u00eb apartament ndodhur n\u00eb katin e fundit t\u00eb banes\u00ebs 5 kat\u00ebshe n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet mosdeklarimit t\u00eb saj n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb viteve 2012, 2013, 2014, 2015 dhe 2016 dhe n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb \u2018vetting\u2019 &#8211; pasuri e cila referuar t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme Tiran\u00eb, ka qen\u00eb e regjistruar si pron\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Dritan Rreshk\u00ebs t\u00eb pakt\u00ebn q\u00eb nga data 15 mars 2012. Sipas Kolegji Rreshka ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb lidhjen me koston dhe vler\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb 5 kat\u00ebshe n\u00eb Tiran\u00eb, duke deklaruar kosto t\u00eb ndryshme gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb krahasim me kostot e raportuara n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018vetting\u2019 dhe ato periodike t\u00eb subjektit p\u00ebr pjes\u00ebn e tij takuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>\u201cNga analiza financiare e kryer n\u00eb Kolegj me ndihm\u00ebn e Nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Sh\u00ebrbimit Ligjor, rezulton se subjekti i rivler\u00ebsimit gjendet n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb justifikuar me burime t\u00eb ligjshme t\u00eb ardhurat e p\u00ebrdorura p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar shpenzimet p\u00ebr jetes\u00eb dhe nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs, n\u00eb t\u00eb dyja periudhat kohore t\u00eb pretenduara prej tij,\u201d shprehet Kolegji.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebto kushte, Kolegji \u00e7mon se me t\u00eb drejt\u00eb Komisioni ka konkluduar q\u00eb subjekti gjendet n\u00eb situat\u00ebn e parashikuar prej nenit 33, pika 5, germa \u201cb\u201d e ligjit nr. 84\/2016,\u201d shton KPA.<\/p>\n<p>Sipas Kolegji t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit subjekti nuk justifikon me burime t\u00eb ligjshme as likuiditetet me vler\u00eb 1.9 milion lek\u00eb n\u00eb bank\u00ebn BKT dhe ka d\u00ebshtuar t\u00eb provonte se veprimet juridike t\u00eb kryera p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, jan\u00eb realizuar n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin dhe q\u00ebllimin e tij.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues, pasi shqyrtoi shkaqet e tjera t\u00eb ankimit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, arriti n\u00eb konkluzionin se ato nuk gjenden t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb ndryshuar vendimin e Komisionit,\u201d p\u00ebrfundon Kolegji.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegjit i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit e hodhi posht\u00eb ankimin e prokurorit Dritan Rreshka duke konfirmuar vendimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra, pasi arriti n\u00eb konkluzionin se subjekti kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb, ka fshehur pasurin\u00eb dhe ka mungese burimesh financiare. \u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":75802,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,114,473],"tags":[786,221,149,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dritan-Rreshka.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiranes, Dritan Rreshka, duke dale nga nj\u00eb seanc\u00eb e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, | Foto nga : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75801"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75801"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75801\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75803,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75801\/revisions\/75803"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75802"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75801"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75801"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75801"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}