{"id":75807,"date":"2019-10-20T23:59:03","date_gmt":"2019-10-20T21:59:03","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-i-apelimit-e-thellon-mutacionin-e-ligjit-te-vetingut\/2019\/10\/20\/"},"modified":"2023-04-07T05:15:28","modified_gmt":"2023-04-07T03:15:28","slug":"kolegji-i-apelimit-e-thellon-mutacionin-e-ligjit-te-vetingut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-i-apelimit-e-thellon-mutacionin-e-ligjit-te-vetingut\/2019\/10\/20\/","title":{"rendered":"Kolegji i Apelimit e thellon \u2018mutacionin\u2019 e ligjit t\u00eb vetingut"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i zbardhur p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtares Alma Brati, zbulon se nj\u00eb shumic\u00eb e trup\u00ebs gjykuese n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, ka zgjedhur nj\u00eb interpretim aspak ortodoks t\u00eb ligjit t\u00eb vetingut q\u00eb e barazon munges\u00ebn e burimeve financiare t\u00eb ligjshme me deklarimin e rrem\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_65363\" aria-describedby=\"caption-attachment-65363\" style=\"width: 592px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190709_192448_090719_1_02-2_SWlN6Jp.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-65363\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190709_192448_090719_1_02-2_SWlN6Jp-592x400.jpg\" alt=\"\" width=\"592\" height=\"400\" data-id=\"65363\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-65363\" class=\"wp-caption-text\">An\u00ebtaret e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA, Luan Daci, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, gjat\u00eb nj\u00eb seance te KPA | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb opinionin e tij mospajtues p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurores Antoneta Sevdari, v\u00ebzhguesi i Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, Ferdinando Buatier de Mongeot ngre shqet\u00ebsimin se nj\u00eb grusht gjyqtar\u00ebsh n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit e kan\u00eb interpretuar aq gj\u00ebr\u00eb nenin 61\/3 t\u00eb ligjit t\u00eb vetingut, mbi deklarimin e pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb subjektit p\u00ebr pasurin\u00eb, aq sa e kan\u00eb transformuar n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb \u2018mutacion gjenetik\u2019 p\u00ebr ta transformuar \u00e7do konstatim mbi pasurin\u00eb t\u00eb parashikuar nga neni 33 n\u00eb nj\u00eb rast shkarkimi t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Gjuha e p\u00ebrdoruar nga Buatier de Mongeot duket se ka pasur p\u00ebr q\u00ebllim jo vet\u00ebm t\u00eb v\u00eb n\u00eb pah nj\u00eb rast t\u00eb interpretimit t\u00eb gabuar t\u00eb ligjit, por gjithashtu t\u00eb ngre kambana alarmi mbi nj\u00eb form\u00eb t\u00eb pap\u00ebrpunuar \u201caktivizmi gjyq\u00ebsor\u201d p\u00ebr ta ndryshuar thelbin e ligjit p\u00ebr rivler\u00ebsimin kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve jasht\u00eb frym\u00ebs kushtetuese.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, duket se kambanat e tundura nga ONM kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebt. Madje, n\u00eb vendimin e shpallur ndaj gjyqtares Alma Brati, duket sikur shumica e trup\u00ebs gjykuese t\u00eb Kolegjit e ka zgjeruar m\u00eb tej p\u00ebr\u00e7artjen e saj p\u00ebr ta transformuar kuptimin se \u00e7far\u00eb p\u00ebrb\u00ebn deklarim i pamjaftuesh\u00ebm, duke e interpretuar munges\u00ebn e burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb subjektit si deklarim t\u00eb rrem\u00eb, dy situata faktike t\u00eb ndryshme t\u00eb parashikuara nga neni 33 i ligjit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar.<\/p>\n<p>Kolegji i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuez relatore, si dhe Luan Daci, Ina Rama, Albana Shtylla an\u00ebtar\u00eb, vendosi me 14 korrik, p\u00ebrmbysjen e vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor, Alma Brati.<\/p>\n<p>Edhe pse t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs gjykuese kan\u00eb votuar pro shkarkimit t\u00eb Bratit, kryesuesja Natasha Mulaj dhe an\u00ebtarja Ina Rama kan\u00eb pasur mendim paralel p\u00ebr disa aspekte t\u00eb vendimit.<\/p>\n<p>Mendimi paralel i Mulajt lidhet me metodologjin\u00eb e p\u00ebrllogaritjes s\u00eb konsumit familjar bazuar mbi t\u00eb dh\u00ebna e anketave t\u00eb ndryshme t\u00eb INSTAT, nd\u00ebrsa mendimi n\u00eb paralel i Ram\u00ebs lidhet me q\u00ebndrimin ndryshe t\u00eb saj mbi vler\u00ebsimin e aft\u00ebsis\u00eb t\u00eb se \u00ebm\u00ebs se subjekti p\u00ebr t\u2019i dhuruar nj\u00eb shum\u00eb prej 1.8 milion\u00eb lek\u00eb gjyqtares \u00a0dhe kualifikimin e munges\u00ebs s\u00eb burimit financiar t\u00eb ligjshme p\u00ebr vitet 2014-2015 n\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket pik\u00ebs s\u00eb par\u00eb Rama mendon se subjekti i rivler\u00ebsimit ka qen\u00eb n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr disponimin e dokumenteve q\u00eb justifikojn\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e krijimi t\u00eb pasurive t\u00eb personit t\u00eb lidhur. Megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb kritika e saj ndaj konkluzionit t\u00eb shumic\u00ebs se mungesa e burimeve financiare p\u00ebrb\u00ebn deklarim t\u00eb rrem\u00eb, q\u00eb krijon nj\u00eb hendek me t\u00eb thell\u00eb me shumic\u00ebn p\u00ebr sa i p\u00ebrket interpretimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Ina Rama, e cila ka mbajtur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstante mendime t\u00eb ndryshme nga gjyqtar\u00ebt e tjer\u00eb n\u00eb KPA, p\u00ebrshir\u00eb n\u00eb rastin \u2018Sevdari\u2019 ku s\u00eb bashku me v\u00ebzhguesin e ONM-s\u00eb ishte gjyqtarja e vetme q\u00eb kund\u00ebrshtoi shkarkimin e prokurores, rreshton nj\u00eb seri argumentesh kund\u00ebr qasjes s\u00eb shumic\u00ebs, e cila e barazon munges\u00ebn e burimeve t\u00eb ligjshme me deklarimin e rrem\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vler\u00ebsimin tim, konstatimi i nj\u00eb mungese t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme, si pasoj\u00eb e nj\u00eb analize financiare n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nd\u00ebrthuren vler\u00ebsime e q\u00ebndrime ligjore t\u00eb organeve t\u00eb rivler\u00ebsimit, por edhe vler\u00ebsime subjektive apo interpretative q\u00eb vijn\u00eb si pasoj\u00eb e procesit t\u00eb analizimit e vler\u00ebsimit t\u00eb provave, prodhon nj\u00eb rezultat apo t\u00eb dh\u00ebn\u00eb q\u00eb i sh\u00ebrben pik\u00ebrisht konkluzionit n\u00ebse subjekti ka pasur ose jo burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb pasuri, por jo verifikimit t\u00eb deklarimeve t\u00eb tij,\u201d shprehet Rama n\u00eb mendimin e saj paralel.<\/p>\n<p>Gjyqtarja vler\u00ebson se sipas Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe ligjit nr. 84\/2016, mungesa e burimeve t\u00eb ligjshme dhe deklarimi i rrem\u00eb jan\u00eb parashikuar si dy situata faktike t\u00eb ndryshme, si rrethana apo kritere m\u00eb vete q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb konstatuar deklarimin e kontrollit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin konkret, diferenca negative, e konstatuar p\u00ebr vitet 2014 e 2015, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si nj\u00eb rrethan\u00eb fakti p\u00ebr t\u00eb dyja cil\u00ebsimet, edhe si munges\u00eb e burimeve t\u00eb ligjshme, edhe si deklarim i rrem\u00eb, duke konsistuar n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb gabuar t\u00eb kualifikimit ligjor, sipas vler\u00ebsimit tim,\u201d shprehet Rama.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrfundimisht, mendoj se kjo situat\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb vler\u00ebsohej vet\u00ebm si munges\u00eb e burimeve t\u00eb ligjshme financiare, sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb nenit 33, pika 5, germa \u201cb\u201d e ligjit, nr. 84\/2016,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Edhe pse Rama ka mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim ndryshe n\u00eb lidhje me dy pikat e m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb vendimit, ajo ka votuar \u00a0pro argumenteve t\u00eb dh\u00ebna nga trupa gjykuese n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb shkaqeve t\u00eb tjera t\u00eb ankimit t\u00eb paraqitura prej Komisionerit Publik, duke vler\u00ebsuar se \u00e7ojn\u00eb n\u00eb ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Bratit.<\/p>\n<p><strong>Pse u shkarkua Brati?<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Publik ka ushtruar ankim ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtares Alma Brati, duke arsyetuar se vendimi i KPK-s\u00eb \u00a0p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit nuk ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me p\u00ebrcaktimet kushtetuese dhe ligjore mbi kriterin e kontrollit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb shkaqet ankimore t\u00eb rreshtuara nga Komisioneri Publik n\u00eb ankim p\u00ebrfshihen burimet e krijimit t\u00eb nj\u00eb pasurie apartament n\u00eb Tiran\u00eb, burimet e ligjshme t\u00eb personit t\u00eb lidhur \u2013 ish bashk\u00ebshortit t\u00eb gjyqtares, p\u00ebr pages\u00ebn e pensionit ushqimor, deklarimin e pasakt\u00eb t\u00eb interesave private n\u00eb deklart\u00ebn veting, si dhe burimi i ligjsh\u00ebm i nj\u00eb huaje p\u00ebr rikonstruksion banese dhe sip\u00ebrfaqja e nj\u00eb trualli n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit i ka hedhur posht\u00eb shumic\u00ebn e shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb Komisionerit; megjithat\u00eb, shumica e trupit gjykues ka konstatuar probleme p\u00ebr sa i p\u00ebrket burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb mamas\u00eb s\u00eb subjekti, e cila i ka dhuruar gjyqtares nj\u00eb shum\u00eb prej 1.8 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb kredie, si dhe munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr likuiditetet cash t\u00eb deklaruara n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb viteve 2014 dhe 2015.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare trupi gjykues ka konkluduar se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk kishte mund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb siguruar gjendjen e deklaruar cash n\u00eb vitet 2014 dhe 2015, n\u00eb shum\u00ebn 1..1 milion lek\u00eb n\u00eb secilin vit, pasi situata financiare tregon mosmbulim me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme n\u00eb vitin 2014 n\u00eb vler\u00ebn 607.505 lek\u00eb dhe n\u00eb vitin 2015 n\u00eb vler\u00ebn 1.444.602 lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues i Kolegjit vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme, sipas p\u00ebrcaktimit t\u00eb nenit D, pika 3 e Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs,\u201d shprehet shumica e trupit gjykues n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>\u201cNga ana tjet\u00ebr, trupi gjykues i Kolegjit vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit me k\u00ebt\u00eb deklarim t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vitet 2014 dhe 2015, duke qen\u00eb n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme, ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb, sikurse parashikon neni 33, pika 5, germat \u201cb\u201d dhe \u201c\u00e7\u201d t\u00eb ligjit nr. 84\/2016,\u201d shton vendimi.<\/p>\n<p>Gjithashtu, sipas Kolegjit n\u00eb periudh\u00ebn 2007-2016, gjyqtarja Brati ka munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme financiare n\u00eb vler\u00ebn 5.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i zbardhur p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtares Alma Brati, zbulon se nj\u00eb shumic\u00eb e trup\u00ebs gjykuese n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, ka zgjedhur nj\u00eb interpretim aspak ortodoks t\u00eb ligjit t\u00eb vetingut q\u00eb e barazon munges\u00ebn e burimeve financiare t\u00eb ligjshme me deklarimin e rrem\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":75808,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,473],"tags":[788,107,789,221],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/hammer-719068_1920.jpg","fifu_image_alt":"Kolegji i Apelimit e thellon \u2018mutacionin\u2019 e ligjit t\u00eb vetingut","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75807"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75807"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75807\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75809,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75807\/revisions\/75809"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75808"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75807"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75807"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75807"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}