{"id":75813,"date":"2019-10-14T10:20:03","date_gmt":"2019-10-14T08:20:03","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-ne-vendimin-per-prokurorin-elvin-gokaj\/2019\/10\/14\/"},"modified":"2023-04-07T05:17:10","modified_gmt":"2023-04-07T03:17:10","slug":"kpk-u-nda-ne-vendimin-per-prokurorin-elvin-gokaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-ne-vendimin-per-prokurorin-elvin-gokaj\/2019\/10\/14\/","title":{"rendered":"KPK u nda n\u00eb vendimin p\u00ebr prokurorin Elvin Gokaj"},"content":{"rendered":"<p>Kryesuesja e trup\u00ebs gjykuese Xhensila Pine n\u00eb mendimin n\u00eb pakic\u00eb shprehet se prokurori Elvin Gokaj duhet t\u00eb ishte shkarkuar nga detyra dhe jo t\u00eb pezullohej p\u00ebr nj\u00eb vit p\u00ebr shkak t\u00eb mang\u00ebsive profesionale.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_64054\" aria-describedby=\"caption-attachment-64054\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Elvin-Gokaj-pas-seances-ne-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-64054\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Elvin-Gokaj-pas-seances-ne-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"64054\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-64054\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Elvin Gokaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb dat\u00eb 24 korrik 2019, me shumic\u00eb votash, t\u00eb pezulloj\u00eb nga detyra p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb nj\u00eb vje\u00e7are drejtuesin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr, prokurorin Elvin Gokaj dhe detyrimin e tij p\u00ebr t\u00eb ndjekur programin e trajnimit sipas kurrikulave t\u00eb miratuara nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky ishte rasti i par\u00eb dhe i vet\u00ebm i deritanish\u00ebm q\u00eb gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, KPK aplikon Nenin \u00cb t\u00eb Kushtetut\u00ebs, p\u00ebr masat disiplinore q\u00eb merren p\u00ebr shkak t\u00eb mang\u00ebsive profesionale ku thuhet se: \u201cKomisioni ose Kolegji i Apelimit n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, vendos masat disiplinore, pezullimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nga detyra p\u00ebr nj\u00eb vit, t\u00eb shoq\u00ebruar me edukim t\u00eb detyruesh\u00ebm, ose shkarkimin e tij nga detyra\u201d.<\/p>\n<p>Problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha lidhur me profesionalizimin jan\u00eb konstatuar kur ai ishte n\u00eb rolin e drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Elbasanit, ku ka rezultuar se kur prokuror\u00ebt kan\u00eb pushuar hetimet apo kan\u00eb leht\u00ebsuar pozit\u00ebn e t\u00eb proceduarve duke k\u00ebrkuar masa t\u00eb buta, nd\u00ebrsa Gokaj n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e eprorit nuk i ka ushtruar kompetencat e tij duke mos nd\u00ebrhyr\u00eb. Problematikat jan\u00eb konstatuar pas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb servirura n\u00eb KPK nga nj\u00eb denoncuese lidhur me nj\u00eb seri \u00e7\u00ebshtjesh t\u00eb hetuara nga prokuror\u00ebt e Elbasanit, e cila ka pretenduar se Gokaj ka ndikuar ose bashk\u00ebpunuar p\u00ebr leht\u00ebsimin e t\u00eb proceduarve. Nga hetimi i KPK \u00ebsht\u00eb konstatuar vet\u00ebm neglizhenca dhe mang\u00ebsit\u00eb e tij profesionale, por nuk jan\u00eb siguruar prova p\u00ebr implikimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb tij n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme.<\/p>\n<p>Por, trupa gjykuese e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Xhensila Pine kryesuese, Genta Tafa(Bungo) relatore dhe Pamela Qirko an\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket mas\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr prokurorin Gokaj. Ndryshe nga relatorja Tafa(Bungo) dhe an\u00ebtarja Qirko, kryesuesja Xhensila Pine argumenton se prokurori Gokaj \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe figur\u00ebn dhe i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr aspektin profesional duke votuar p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<p><strong>Njohuri t\u00eb cek\u00ebta<\/strong><\/p>\n<p>Elvin Gokaj e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore. N\u00eb vitin 2000 ai \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Matit, nd\u00ebrsa n\u00eb vitet 2007-2013 ka kryer detyr\u00ebn e drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Elbasanit.<\/p>\n<p>Gokaj \u00ebsht\u00eb promovuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs n\u00eb vitin 2014 dhe prej vitit 2016 ka suhtruar funksionin e drejtuesit t\u00eb k\u00ebsaj prokurorie.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se se prokurori Elvin Gokaj ka treguar mang\u00ebsi n\u00eb drejtim t\u00eb interpretimit dhe zbatimit t\u00eb ligjit gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb disa raste ka rezultuar se ai ka aft\u00ebsi dhe njohuri t\u00eb cek\u00ebta n\u00eb kuptimin dhe interpretimin e drejt\u00eb t\u00eb legjislacionit penal dhe procedural penal n\u00eb fuqi, si dhe ka shfaqur gjykim t\u00eb dob\u00ebt. Rezulton se subjekti ka njohuri t\u00eb cek\u00ebta, gjykim t\u00eb dob\u00ebt si dhe nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pune q\u00eb nuk pajtohet me pozicionin e tij si drejtues i Prokuroris\u00eb n\u00eb lidhje me kryerjen e procedurave dhe veprimeve t\u00eb nevojshme hetimore, t\u00eb cilat jan\u00eb evidentuar nga ana e Komisionit\u2026\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica konstaton se prokurori Gokaj nuk ka respektuar normalisht t\u00eb drejtat e pal\u00ebve ose viktimave, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb nj\u00eb rast. Gjithashtu, n\u00eb vendim thuhet se Gokaj ka mang\u00ebsi profesionale n\u00eb arsyetimin ligjor pasi n\u00eb disa raste rezulton se nuk ka kryer analiz\u00ebn e figur\u00ebs s\u00eb veprave penale; se rezultojn\u00eb t\u00eb pargumentuara masa e d\u00ebnimit t\u00eb k\u00ebrkuar dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit dhe se ato nuk p\u00ebrputhen me provat e administruara si dhe me kriteret e parashikuara nga legjislacionin procedural penal.<\/p>\n<p>Shumica konkludon se nuk jan\u00eb konstatuar element\u00eb t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb integritetit t\u00eb tij apo paan\u00ebsis\u00eb n\u00eb trajtimin dhe zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb ngarkuara.<\/p>\n<p>Ka qen\u00eb nj\u00eb prej tre denoncimeve t\u00eb kryera pran\u00eb Komisionit q\u00eb i ka nxjerr\u00eb telashe t\u00eb shumta prokurorit Gokaj n\u00eb kriterin e profesionalizimit lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs nga ana e tij si drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Elbasanit .<\/p>\n<p>Komisioni \u00e7mon se subjekti ka shfaqur njohuri, aft\u00ebsi dhe gjykim t\u00eb cek\u00ebt n\u00eb pun\u00ebn profesionale t\u00eb tij si dhe nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pune q\u00eb nuk pajtohet me pozicionin e tij si drejtues i prokuroris\u00eb n\u00eb mjaft raste. Konkretisht, Komisioni konstaton se Gokaj ka treguar njohuri dhe aft\u00ebsi t\u00eb cek\u00ebta e gjykim t\u00eb dob\u00ebt p\u00ebr: kryerjen e procedurave dhe veprimeve t\u00eb nevojshme hetimore n\u00eb tet\u00eb raste; n\u00eb dy raste n\u00eb lidhje me figur\u00ebn e vepr\u00ebs penale; n\u00eb tre raste p\u00ebr analizimin e mas\u00ebs s\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb k\u00ebrkuar; n\u00eb tre raste n\u00eb lidhje me analizimin e provave t\u00eb administruara; n\u00eb dy raste n\u00eb analizimin e provave dhe argumentimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit; n\u00eb nj\u00eb rast n\u00eb lidhje me t\u00eb drejtat e t\u00eb pandehurit dhe mbrojt\u00ebsit t\u00eb tij dhe n\u00eb 10 raste \u00ebsht\u00eb evidentuar nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pune q\u00eb, sipas Komisionit, nuk pajtohet me pozicionin e tij si drejtues i Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPavar\u00ebsisht pozicionit t\u00eb tij si drejtues prokurorie dhe shpjegimeve t\u00eb tij p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb prokurorit dhe jo drejtuesit, Komisioni konkludon se subjekti ka patur detyrimin ligjor t\u00eb thellohej n\u00eb arsyetimin e vendimeve, t\u00eb kontrollonte lidhjen logjike t\u00eb argumentave me k\u00ebrkesat e prokuror\u00ebve p\u00ebrpara gjykat\u00ebs si detyrim ligjor i p\u00ebrcaktuar nga ligji procedural penal dhe aktet n\u00ebnligjore t\u00eb dala n\u00eb zbatim t\u00eb tij\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, shumica konstaton mang\u00ebsi n\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e tij profesionale, t\u00eb cilat mund t\u00eb plot\u00ebsohen n\u00ebp\u00ebrmjet programit t\u00eb trajnimit pran\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, kryesuesja Xhensila Pine edhe pse shprehet se pajtohet me gjetjet e shumic\u00ebs lidhur me kriterin e profesionalizimit, thekson se ndan mendim t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb lidhje me mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter.\u00a0 \u201c\u2026Referuar r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb, shpesht\u00ebsis\u00eb dhe tipologjis\u00eb s\u00eb shkeljeve t\u00eb konstatuara, kam vler\u00ebsuar se ato nuk mund t\u00eb korrigjohen p\u00ebrmes programit nj\u00ebvje\u00e7ar t\u00eb edukimit n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs\u201d, thekson Pine, e cila konstaton pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb Gokajt p\u00ebr aspektin profesional dhe ka votuar p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra .<\/p>\n<p><strong>Mendimi ndryshe p\u00ebr pasurin\u00eb e figur\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb Pine shpreh gjithashtu mendim t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr disa gjetje t\u00eb KPK-s\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb apartament\u00a0 banimi me sip\u00ebrfaqe 76 m2 n\u00eb Durr\u00ebs, Gokaj ka pasqyruar si burim krijimi n\u00eb deklarat\u00ebn veting kursime nga paga e tij dhe e bashk\u00ebshortes. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi administrativ \u00ebsht\u00eb konstatuar se pagesa e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij apartamenti prej 10 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb kryer m\u00eb 30 maj 2014 n\u00ebp\u00ebrmjet huas\u00eb s\u00eb marr\u00eb shtetasit E.N., n\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi Komisioni e ka pyetur prokurorin Gokaj p\u00ebr mospaqyrimin e k\u00ebsaj huaje n\u00eb deklarat\u00ebn veting, ai ka shpjeguar se burimi i krijimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament nuk \u00ebsht\u00eb huaja e marr\u00eb nga E.N., por pagat dhe depozita bankare e tij. Gokaj ka pretenduar se n\u00eb deklarat\u00ebn veting jan\u00eb k\u00ebrkuar detyrimet ndaj t\u00eb tret\u00ebve dhe n\u00eb rastin e tij konsideron se nuk ka pasur t\u00eb tilla. Prokurori Gokaj ka deklaruar se burimi real kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ardhurat e tij nga depozita n\u00eb \u201cCredins Bank\u201d. K\u00ebto shpjegime e kan\u00eb bindur shumic\u00ebn q\u00eb konkludon se subjekti ka marr\u00eb nj\u00eb hua t\u00eb cil\u00ebn e ka shlyer brenda t\u00eb nj\u00ebjtit vit kalendarik, menj\u00ebher\u00eb pas maturimit t\u00eb depozit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb \u201cCredins Bank\u201d dhe p\u00ebr pasoj\u00eb burimi i t\u00eb ardhurave ka qen\u00eb pik\u00ebrisht kjo depozit\u00eb. Shumica konstaton se kjo hua nuk ka qen\u00eb e detyruar p\u00ebr t\u2019u deklaruar dhe se nga hetimi ka rezultuar se shtetasi E.N., ka pasur aft\u00ebsi financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e k\u00ebsaj huaje.<\/p>\n<p>Por, kryesuesja Pine ka votuar kund\u00ebr q\u00ebndrimit t\u00eb shumic\u00ebs, duke paraqitur argumente t\u00eb ndryshme lidhur me k\u00ebto gjetje. Ajo konkludon se Gokaj nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb plot\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sakt\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb rubrik\u00ebn \u201ct\u00eb dh\u00ebna konfidenciale\u201d, t\u00eb deklarat\u00ebs veting, t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr huadh\u00ebn\u00ebsin E.N., lidhjen mes tyre, si edhe llojin e interesave privat\u00eb e vendndodhjen e tyre.<\/p>\n<p>Pine e quan t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb pretendimin e Gokajt se n\u00eb rastin e tij nuk ka pasur detyrime ndaj t\u00eb tret\u00ebve. Sipas saj subjekti kishte detyrimin t\u00eb plot\u00ebsonte t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr \u00e7do pasuri n\u00eb pron\u00ebsi, burimin n\u00eb momentin e krijimit, duke bashk\u00eblidhur dokumentacionin ligjor p\u00ebr t\u00eb justifikuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb krijimit p\u00ebr secil\u00ebn pasuri n\u00eb momentin e fitimit t\u00eb tij. \u201cM\u00eb konkretisht, n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb veting, burimet e krijimit t\u00eb pasuris\u00eb jan\u00eb objekt shprehimisht i p\u00ebrfshir\u00eb nd\u00ebr detyrimet e subjekteve, si dhe pjes\u00eb e trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shprehur n\u00eb p\u00ebrshkrimin e atyre pasurive\u201d, argumenton Pine.<\/p>\n<p>Ajo thekson se Gokaj kishte detyrimin t\u00eb deklaronte k\u00ebt\u00eb hua, si burim n\u00eb momentin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie dhe t\u00eb justifikonte ligjshm\u00ebrin\u00eb e krijimit t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua nga shtetasi E.N.. Sipas Pines, nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet se E.N. ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs dh\u00ebn\u00eb hua prej 10 mij\u00eb euro dhe \u00e7mon se Gokaj ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Pine konkludon ndryshe edhe lidhur me gjendjet n\u00eb depozita bankare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes me n\u00ebn\u00ebn e saj dhe t\u00eb prokurorit Gokaj.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ \u00ebsht\u00eb konstatuar se m\u00eb dat\u00eb 29 maj 2012, n\u00eb llogarin\u00eb bankare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb prokurorit Gokaj \u00ebsht\u00eb derdhur cash n\u00eb depozit\u00eb shuma 5 mij\u00eb euro. Kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb transferuar nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, m\u00eb dat\u00eb 29 maj 2013, n\u00eb llogarin\u00eb dy em\u00ebrore t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij . Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, nga llogaria n\u00eb euro e S.G. ose R.G., n\u00eb llogarin\u00eb e bashk\u00ebshortes s\u00eb Gokajt \u00ebsht\u00eb kredituar shuma 6.000 euro, me p\u00ebrshkrim \u2212 kalim n\u00eb depozit\u00eb 12 mujore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, m\u00eb dat\u00eb 14 gusht 2013, nga llogaria e p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb lek\u00eb e bashk\u00ebshortes s\u00eb Gokajt me n\u00ebn\u00ebn e saj, znj. L.P., \u00ebsht\u00eb transferuar shuma 1,010,010 lek\u00eb, n\u00eb llogarin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij dhe bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se Komisioni i ka kaluar subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr mosdeklarim t\u00eb transfertave bankare t\u00eb kryera nga bashk\u00ebshortja e tij duke i k\u00ebrkuar t\u00eb qart\u00ebsoj\u00eb arsyen e transferimit t\u00eb shum\u00ebs 1,010,010.72 lek\u00eb nga llogaria e p\u00ebrbashk\u00ebt e bashk\u00ebshortes me n\u00ebn\u00ebn e saj, tek llogaria e p\u00ebrbashk\u00ebt e bashk\u00ebshortes me n\u00ebn\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se Gokaj ka shpjeguar para Komisionit se p\u00ebr \u00e7do llogari bankare n\u00eb Shqip\u00ebri, ku titullar i kontrat\u00ebs me bank\u00ebn \u00ebsht\u00eb n\u00ebna e tij, vlerat jan\u00eb kursimet e prind\u00ebrve me t\u00eb ardhurat e tyre nd\u00ebr vite q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb Itali dhe se bashk\u00ebshortja nuk ka pasur asnj\u00eb rast t\u00eb derdhjes apo t\u00ebrheqjes s\u00eb kapitalit pa pranin\u00eb e vjehrr\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Shumica ka arsyetuar se nuk lindin dyshime q\u00eb k\u00ebto llogari t\u00eb ken\u00eb si burim t\u00eb ardhura t\u00eb krijuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme nga subjekti i rivler\u00ebsimit dhe se ai ka qen\u00eb i sakt\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting pasi llogarit\u00eb dyem\u00ebrore jan\u00eb mbyllur gjat\u00eb vitit 2016 e p\u00ebr pasoj\u00eb nuk ka pasur detyrimin ligjor p\u00ebr t\u00eb deklaruar k\u00ebt\u00eb llogari.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Pine i cil\u00ebson shpjegimet e Gokajt p\u00ebr k\u00ebto llogari dyem\u00ebrore n\u00eb kund\u00ebrshtim me legjislacionin bankar n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse n\u00ebna e subjektit dhe n\u00ebna e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij do t\u00eb kishin fondet e tyre n\u00eb llogarit\u00eb bankare q\u00eb dispononin, ato do t\u00eb ishin mbajt\u00ebset e llogarive bankare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre. Bashk\u00ebshortja e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, si personi i besuar i tyre, do pajisej me autorizimin, q\u00eb i jepte t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb kryente veprimet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nivelit t\u00eb autorizimit t\u00eb caktuar, sipas njoftimit t\u00eb autorizimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga pal\u00ebt p\u00ebr bank\u00ebn personalisht ose me akt noterial\u201d, arsyeton Pine.<\/p>\n<p>Pine konkludon se mosdeklarimi i k\u00ebtyre transaksioneve dhe i burimit t\u00eb likuiditeteve t\u00eb sip\u00ebrcituara ka sjell\u00eb si pasoj\u00eb mosplot\u00ebsim t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb formularit \u201cdeklarimi i pasurive\u201d.<\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, n\u00eb raportin e dor\u00ebzuar pran\u00eb Komisionit ka konstatuar p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e prokurorit Elvin Gokaj p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK ka identifikuar se huadh\u00ebn\u00ebsi E.N., me t\u00eb cilin Gokaj ka pranuar se ka miq\u00ebsi, ka qen\u00eb i proceduar dy her\u00eb nga Prokuroria e Durr\u00ebsit, n\u00eb nj\u00eb rast p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d n\u00eb vitin 2014 dhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr \u201cpastrim t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale\u201d\u00a0 n\u00eb vitin 2015. Hetimi i fundit \u00ebsht\u00eb pushuar n\u00eb vitin 2017, nd\u00ebrsa i pari \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim, por E.N. \u00ebsht\u00eb deklaruar i pafajsh\u00ebm nga Gjykata e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Vet\u00eb prokurori Gokaj ka konfirmuar p\u00ebr Komisionin se ka pasur dijeni p\u00ebr procedimin ndaj mikut t\u00eb tij p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d, por ka shtuar se nuk e dinte p\u00ebr hetimin \u201cp\u00ebr pastrim t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale\u201d gjat\u00eb koh\u00ebs kur kishte plot\u00ebsuar deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Shumica vler\u00ebson se p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cpastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale\u201d huadh\u00ebn\u00ebsit E. N. nuk rezulton t\u2019i jet\u00eb v\u00ebn\u00eb emri n\u00eb regjistrin e njoftimit t\u00eb vepr\u00ebs penale dhe se ai nuk mund t\u00eb konsiderohet si person i proceduar penalisht. P\u00ebr k\u00ebto arsye, Tafa(Bungo) dhe Qirko konkludojn\u00eb se nga ana e Komisionit nuk u arrit t\u00eb provohej dijenia e Gokajt n\u00eb lidhje me procedimin ku i dyshuar ishte E.N. dhe se n\u00eb p\u00ebrfundim subjekti ka qen\u00eb i sakt\u00eb n\u00eb deklarimet e tij n\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs. Por, Pine e konsideron si deklarim t\u00eb pamajftuesh\u00ebm t\u00eb kriterit t\u00eb figur\u00ebs mos pasqyrimin e procedimit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit E.N.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryesuesja e trup\u00ebs gjykuese Xhensila Pine n\u00eb mendimin n\u00eb pakic\u00eb shprehet se prokurori Elvin Gokaj duhet t\u00eb ishte shkarkuar nga detyra dhe jo t\u00eb pezullohej p\u00ebr nj\u00eb vit p\u00ebr shkak t\u00eb mang\u00ebsive profesionale.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75814,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,117,473],"tags":[673,171,149,643],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Elvin-Gokaj-pas-seances-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Elvin Gokaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75813"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75813"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75813\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75815,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75813\/revisions\/75815"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75814"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75813"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75813"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75813"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}