{"id":75816,"date":"2019-10-11T16:03:52","date_gmt":"2019-10-11T14:03:52","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/trupa-gjykuese-e-kpk-u-nda-per-pasurine-e-prokurorit-artan-madani\/2019\/10\/11\/"},"modified":"2023-04-07T05:17:26","modified_gmt":"2023-04-07T03:17:26","slug":"trupa-gjykuese-e-kpk-u-nda-per-pasurine-e-prokurorit-artan-madani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/trupa-gjykuese-e-kpk-u-nda-per-pasurine-e-prokurorit-artan-madani\/2019\/10\/11\/","title":{"rendered":"Trupa gjykuese e KPK u nda p\u00ebr pasurin\u00eb e prokurorit Artan Madani"},"content":{"rendered":"<p>Komision i Pavaruar i Kualifikimit e konfirmoi n\u00eb detyr\u00eb prokurorin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Kavaj\u00eb, Artan Madani me shumic\u00eb votash, pas trupa gjykuese u nda n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb s\u00eb subjektit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_63481\" aria-describedby=\"caption-attachment-63481\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-6428.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-63481\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-6428-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"63481\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-63481\" class=\"wp-caption-text\">Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Kavaj\u00ebs Artan Madani (djathtas) dhe avokati i tij pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Trupi gjykues i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Etleda \u00c7iftja kryesuese, Pamela Qirko relatore dhe Genta Tafa (Bungo) \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb rivler\u00ebsimin e drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Kavaj\u00ebs, Artan Madani, i cili u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb me shumic\u00eb votash m\u00eb dat\u00eb 1 korrik 2019.<\/p>\n<p>Prokurori Artan Madani ju n\u00ebnshtrua procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e vetingut, p\u00ebrfshir\u00eb pasurin\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Relatorja Pamela Qirko dhe an\u00ebtarja Genta Tafa(Bungo) n\u00eb shumic\u00eb votash vendos\u00ebn konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Madanit duke u bazuar n\u00eb deklarimet e tij, nd\u00ebrsa kryesuesja Etleda \u00c7iftja identifikon deklarim t\u00eb rrem\u00eb, munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme dhe balanc\u00eb negative n\u00eb analiz\u00eb financiare n\u00eb shum\u00ebn 2.9 milion\u00eb lek\u00eb &#8211; p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe nj\u00eb garazhi, si dhe dhe -2,7 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb krijimin e likuiditeteve. Dyshimet se Madani mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfituar si dhurat\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb fituara nga v\u00ebllai prej shfryt\u00ebzimit t\u00eb prostitucionit nuk jan\u00eb konsideruar si problematik\u00eb nga KPK.<\/p>\n<p>Relatorja Pamela Qirko dhe an\u00ebtarja Genta Tafa(Bungo) kan\u00eb konkluduar p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Madanit, me arsyetimin se ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb e t\u00eb kontrollit t\u00eb figur\u00ebs dhe se ka nj\u00eb nivel t\u00eb mir\u00eb kualifikues n\u00eb vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>Ndryshe arsyeton kryesuesja Etleda \u00c7iftja, e cila \u00e7mon se Madani nuk ka krijuar nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb pasi ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb si an\u00ebtare n\u00eb pakic\u00eb, bazuar n\u00eb prova dhe bindjen e brendshme, vler\u00ebsoj se shumica nuk duhet t\u00eb kishte disponuar konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb k\u00ebtij subjekti, por shkarkimin e tij nga detyra\u201d, shprehet \u00c7iftja e cila rendit nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh, si deklarim t\u00eb rrem\u00eb, munges\u00eb burimesh financiare t\u00eb ligjshme dhe balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit i k\u00ebrkoi n\u00eb fund t\u00eb korrikut Komisionerit Publik t\u00eb apeloj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj prokurorit Madani, duke e konsideruar si t\u00eb pabazuar vendimin e shumic\u00ebs n\u00eb KPK p\u00ebr ta konfirmuar at\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, duke n\u00ebnvizuar se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>ONM vinte n\u00eb dukje se nuk ishte e qart\u00eb n\u00ebse babai i subjektit kishte pasur mund\u00ebsi financiare t\u2019i dhuronte Madanit nj\u00eb shum\u00eb parash n\u00eb vler\u00ebn 1.5 milion lek\u00eb, kur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb kishte bler\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi tre kat\u00ebshe t\u00eb pap\u00ebrfunduar. Sipas ONM, pretendimi i Madanit se n\u00eb dhurimin q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb i ati kishte ndihmuar edhe i v\u00ebllai, i hapte probleme t\u00eb tjera prokurorit, pasi v\u00ebllai ka qen\u00eb i d\u00ebnuar disa her\u00eb n\u00eb Itali p\u00ebr shfryt\u00ebzim prostitucioni dhe arm\u00ebmbajtje pa leje.<\/p>\n<p>Artan Madani e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1994. Ai ka punuar si prokuror n\u00eb Durr\u00ebs, ka drejtuar prokurorin\u00eb e Lezh\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb rikthyer s\u00ebrish si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit. N\u00eb vitin 2014, Madani \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kavaj\u00ebs ku \u00ebsht\u00eb promovuar m\u00eb pas si drejtues i k\u00ebsaj prokurorie.<\/p>\n<p><strong>Deklarimi i rrem\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn veting prokurori Madani ka deklaruar se s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten zot\u00ebrojn\u00eb nj\u00eb apartament banimi me sip\u00ebrfaqe 146.46 m2 dhe garazh 10.5 m2 n\u00eb Durr\u00ebs me vler\u00eb totale 5,5 milion\u00eb lek\u00eb, sipas aktit t\u00eb porosis\u00eb s\u00eb vitit 2001, nd\u00ebrsa n\u00eb aktet e shitblerjes t\u00eb apartamentit karabina kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsisht vlerat 1.7 milion\u00eb lek\u00eb dhe 250 mij\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrfundimit t\u00eb pron\u00ebs. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebtyre pasurie Madani ka deklaruar kursimet nd\u00ebr vite dhe pjes\u00ebtim vullnetar nga shitja e banes\u00ebs s\u00eb prind\u00ebrve n\u00eb vitin 2000.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni v\u00ebren se subjekti n\u00eb deklarat\u00ebn veting ka deklaruar sakt\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat lidhur me k\u00ebto pasuri dhe gjendjen e tyre n\u00eb momentin e deklarimit, por duket se ka mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimet e subjektit me provat e administruara gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit lidhur me vler\u00ebn e deklaruar t\u00eb k\u00ebtyre pasurive\u201d, citohet n\u00eb vendimin e shumic\u00ebs, ku shtohet se Madani nuk ka sh\u00ebnuar garazhin n\u00eb deklarat\u00ebn fillestare t\u00eb pasuris\u00eb dhe as n\u00eb vitin 2004.<\/p>\n<p>I pyetur nga Komisioni gjat\u00eb hetimit n\u00eb lidhje me shpenzimet, Madani ka shpjeguar se nuk disponon dokumentacion provues p\u00ebr sa i p\u00ebrket punimeve t\u00eb kryera n\u00eb apartament, p\u00ebr shkak t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb kohore, pothuajse 20 vjet, si edhe informalitetit t\u00eb viteve 2000.<\/p>\n<p>Komisioni i vler\u00ebson bind\u00ebse deklarimet e Madanit lidhur me vler\u00ebn e k\u00ebtyre pasurive, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb deklarimet se nj\u00eb pjes\u00eb e punimeve \u00ebsht\u00eb kryer nga shoq\u00ebria. Shumica v\u00ebren se, pavar\u00ebsisht se fillimisht ka pasur vet\u00ebm nj\u00eb marr\u00ebveshje verbale me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese bazuar n\u00eb mir\u00ebbesim, Madani ka qen\u00eb i sinqert\u00eb n\u00eb deklarim dhe se ka pasqyruar me v\u00ebrtet\u00ebsi pasurin\u00eb apartament n\u00eb p\u00ebrdorim nga ana e tij dhe vler\u00ebn reale t\u00eb paguar.<\/p>\n<p>Duke iu referuar Kushtetut\u00ebs shumica argumenton se, dokumenti ligjor prej ku fillojn\u00eb t\u00eb evidentohen p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e subjektit p\u00ebr shkelje disiplinore \u00ebsht\u00eb deklarata veting dhe t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb ajo p\u00ebrmban. Sipas tyre, deklarimet e tjera mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si prov\u00eb p\u00ebr Komisionin n\u00eb proces, por nuk mund t\u00eb jen\u00eb shkak p\u00ebr shkarkimin e subjektit.<\/p>\n<p>Qirko dhe Tafa(Bungo) vler\u00ebsojn\u00eb se situata lidhur me pasurin\u00eb garazh dhe mosdeklarimin e saj n\u00eb deklarat\u00ebn fillestare t\u00eb pasuris\u00eb t\u00eb vitit 2003 apo t\u00eb vitit 2004 mund t\u00eb konsiderohet si pasakt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Por, an\u00ebtarja Etleda \u00c7iftja n\u00eb pakic\u00eb, vler\u00ebson se prokurori Madani ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb lidhje me kriterin e pasuris\u00eb dhe evidenton vlerat e ndryshme t\u00eb apartamentit dhe garazhit n\u00eb pasqyruara n\u00eb aktin e porosis\u00eb dhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb shitblerjes.<\/p>\n<p>\u00c7iftja konstaton se ky deklarim bie ndesh me provat shkresore dhe deklarimet e Madanit gjat\u00eb hetimit si edhe t\u00eb deklaratave vjetore. Ajo thekson se n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2003, prokurori nuk ka shpjeguar se apartamenti \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje karabinaje, apo se priteshin punime nd\u00ebrtimi p\u00ebr ta p\u00ebrfunduar. \u201cGjithashtu, n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2003, subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka deklaruar garazhin, i cili n\u00eb koh\u00ebn e deklarimit, sipas p\u00ebrgjigjeve t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, ishte likuiduar totalisht\u201d, sqaron \u00c7iftja.<\/p>\n<p>Ajo i cil\u00ebson t\u00eb pabazuara pretendimet e Madanit se nuk e ka ditur q\u00eb sht\u00ebpia dhe garazhi ishin trajtuar n\u00eb kontrata si pasuri t\u00eb ndara nga nj\u00ebra-tjetra duke argumentuar vet\u00eb Madani ka n\u00ebnshkruar dy kontratat m\u00eb dat\u00eb 1 tetor 2004, nj\u00ebr\u00ebn p\u00ebr apartamentin n\u00eb shum\u00ebn 1,7 milion\u00eb lek\u00eb dhe tjetr\u00ebn p\u00ebr garazhin p\u00ebr 250 mij\u00eb lek\u00eb, t\u00eb dyja jo para noterit.<\/p>\n<p>\u201cSi konkluzion, n\u00eb lidhje me deklarimin e k\u00ebtyre dy pasurive, un\u00eb si an\u00ebtare n\u00eb pakic\u00eb arrij n\u00eb p\u00ebrfundimin se: i. subjekti i rivler\u00ebsimit ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe jo n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, si dhe ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebto dy pasuri (apartamenti dhe garazhi); ii. subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb dhe ka paraqitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurit\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi (apartamentin dhe garazhin) dhe pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e rezultatit t\u00eb Komisionit\u201d, p\u00ebrfundon \u00c7iftja.<\/p>\n<p><strong>Kund\u00ebrshtit\u00eb e trup\u00ebs s\u00eb KPK p\u00ebr burimet financiare<\/strong><\/p>\n<p>Lidhur me vler\u00ebn prej 1.5 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb ka deklaruar se ia ka dhuruar i ati, Madani ka sqaruar se kjo shum\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb tij t\u00eb krijuara nga shitja e apartamentit dhe t\u00eb ardhura t\u00eb tjera q\u00eb dispononin. Komisioni v\u00ebren se, n\u00eb deklarat\u00ebn fillestare t\u00eb pasuris\u00eb dhe n\u00eb at\u00eb veting, Madani ka pasqyruar si burim krijimi t\u00eb pasuris\u00eb apartament dhe garazh, t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara prej pjes\u00ebtimit vullnetar nga shitja e banes\u00ebs s\u00eb prind\u00ebrve n\u00eb vitin 2000 dhe kursimet e familjes s\u00eb tij nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Shumica \u00e7mon se moscil\u00ebsimi apo mosdeklarimi i tyre si dhurat\u00eb n\u00eb deklaratat e pasuris\u00eb t\u00eb dor\u00ebzuara n\u00eb ILDKPKI, nuk mund t\u00eb konsiderohen pasakt\u00ebsi pasi jan\u00eb marr\u00eb prej tij n\u00eb vitin 2001 kur nuk kishte asnj\u00eb baz\u00eb ligjore p\u00ebr deklarimin e pasuris\u00eb. Komisioni \u00e7mon se r\u00ebnd\u00ebsi ka evidentimi i mund\u00ebsis\u00eb financiare q\u00eb ka pasur babai i subjektit p\u00ebr dhurimin e k\u00ebsaj shume. Sipas shumic\u00ebs, rezulton e provuar se n\u00eb dat\u00ebn 22 dhjetor t\u00eb vitit 2000, babai i subjektit ka shitur nj\u00eb sht\u00ebpi banimi t\u00eb ndodhur n\u00eb Durr\u00ebs me vler\u00ebn prej 1.9 milion\u00eb lek\u00eb dhe se ai ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr dhurimin e shum\u00ebs prej 1.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Kryesuesja Etleda \u00c7iftja konstaton se deklarimet e burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebtyre pasurive n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2003 dhe n\u00eb at\u00eb veting jan\u00eb t\u00eb ndryshme, pasi n\u00eb t\u00eb par\u00ebn deklaron si burim pjes\u00ebtimin vullnetar nga shitja e banes\u00ebs n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi dhe kursimet nd\u00ebr vite, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn kursimet nd\u00ebr vite t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe pjes\u00ebtimi vullnetar nga shitja e banes\u00ebs s\u00eb prind\u00ebrve. Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb gjat\u00eb hetimit ai ka shtuar se \u00ebsht\u00eb ndihmuar financiarisht her\u00eb pas here n\u00eb form\u00eb dhurate edhe nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes dhe nga i v\u00ebllai i saj.<\/p>\n<p>Madani ka deklaruar se babai i bashk\u00ebshortes u ka dhuruar 1 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa bashk\u00ebshortja e tij ka p\u00ebrfituar nj\u00eb shum\u00eb prej 350 mij\u00eb lek\u00ebsh q\u00eb ka qen\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb saj n\u00eb momentin q\u00eb ka lidhur martes\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica konkludon se bazuar n\u00eb analizimin e dokumentacionit t\u00eb administruar n\u00eb dosje dhe shpjegimeve t\u00eb dh\u00ebna nga Madani, si edhe n\u00eb zakonet e traditat e vendit, babai i bashk\u00ebshortes s\u00eb tij ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar dhurimet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kryesuesja \u00c7iftja thekson se Madani ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe jo n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, si dhe ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb lidhje me burimin q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e apartamentit dhe garazhit.<\/p>\n<p>Duke analizuar t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet nga viti 1992 deri n\u00eb vitin 2003, \u00c7iftja konkludon se Madani ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme n\u00eb shum\u00ebn 2,9 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar blerjen e apartamentit dhe garazhit. Ajo vler\u00ebson se nga Madani nuk u provua ligjshm\u00ebria e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb dhurimeve cash nga babai n\u00eb vler\u00ebn n\u00eb shum\u00ebn 1 milion\u00eb lek\u00eb, nga vjehrri n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb dhe t\u00eb ardhurat nga bashk\u00ebshortja n\u00eb shum\u00ebn 350 mij\u00eb lek\u00eb, si dhe dhurimin n\u00eb natyr\u00eb t\u00eb kunatit \u00a0n\u00eb vler\u00ebn 300 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7iftja shton se Madani jo vet\u00ebm q\u00eb nuk arriti t\u00eb prap\u00ebsonte mjaftuesh\u00ebm konkluzionet e Komisionit, por nxori n\u00eb pah mosp\u00ebrputhje t\u00eb tjera. N\u00eb mendimin e pakic\u00ebs thuhet se Madani ka deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pjes\u00ebtimin vullnetar, at\u00eb q\u00eb po ai vet\u00eb ka shpjeguar m\u00eb pas se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhurim i marr\u00eb nga i ati. M\u00eb pas, ky deklarim ka ndryshuar p\u00ebrs\u00ebri, pasi babai i subjektit ka deklaruar se dhurimi i shum\u00ebs prej 1,5 milion\u00eb lek\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar vet\u00ebm nga shitja e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb familjes, por edhe nga kursimet e v\u00ebllait t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Ky i fundit n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, por edhe n\u00eb vitet e m\u00ebpasshme ka rezultuar t\u00eb jet\u00eb i d\u00ebnuar n\u00eb Itali p\u00ebr shfryt\u00ebzim t\u00eb femrave p\u00ebr prostitucion.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb zhvilluar nga Komisioni, subjekti i rivler\u00ebsimit ra n\u00eb kontradikt\u00eb me deklarimet e tij t\u00eb m\u00ebparshme dhe me vet\u00eb avokatin e tij, duke deklaruar se pagesa e k\u00ebsteve ka ndodhur n\u00eb vitet 2002 dhe 2003 dhe jo n\u00eb vitet 2001 dhe 2002\u00a0 si\u00e7 kishte deklaruar m\u00eb par\u00eb\u201d, konstaton \u00c7iftja. Ajo shton se Madani nuk ka pasqyruar n\u00eb asnj\u00eb nga deklarimet e tij shum\u00ebn e sakt\u00eb p\u00ebr secilin nga burimet e financimit t\u00eb apartamentit dhe se nuk ka deklaruar dhurimin e shum\u00ebs 300 mij\u00eb lek\u00eb nga kunati.<\/p>\n<p><strong>Likuiditetet me balanc\u00eb negative<\/strong><\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ \u00ebsht\u00eb konkluduar se Madani s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten zot\u00ebrojn\u00eb nj\u00eb depozit\u00eb fond investimi n\u00eb \u201cRaiffeisen Bank\u201d me vler\u00eb 5.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb gjendje cash n\u00eb banes\u00eb 1.2 milion\u00eb lek\u00eb, si burim krijimi t\u00eb t\u00eb cilave ka deklaruar kursimet nga t\u00eb ardhurat e tyre.<\/p>\n<p>Shumica e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trup\u00ebs vler\u00ebson se deklarimet p\u00ebr k\u00ebto vlera jan\u00eb t\u00eb sakta, por konstatojn\u00eb se n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2004 \u2013 2016 lidhur me t\u00eb ardhurat, shpenzimet, pasurit\u00eb dhe detyrimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, ka pasur balanc\u00eb negative fondesh p\u00ebr disa vite.<\/p>\n<p>Sipas tyre, pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb balanc\u00ebs negative e z\u00ebn\u00eb vitet 2004 \u2013 2006, p\u00ebr t\u00eb cilat subjekti ka deklaruar shtesa t\u00eb gjendjeve cash n\u00eb vlera t\u00eb vogla, t\u00eb cilat jan\u00eb pak\u00ebsuar t\u00eb gjitha n\u00eb vitin 2007, duke mos ndikuar m\u00eb tej n\u00eb gjendjen cash nd\u00ebr vite e cila ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e depozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Qirko dhe Tafa(Bungo) analizojn\u00eb deklarimet periodike t\u00eb viteve 2004 dhe 2005 kur Madani ka deklaruar blerjen e dy automjeteve, secili p\u00ebr vler\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb, por q\u00eb sipas kontrat\u00ebs jan\u00eb bler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb secili dhe argumentojn\u00eb se k\u00ebto pasakt\u00ebsi mund t\u00eb ken\u00eb ndikuar n\u00eb rezultatet e analiz\u00ebs financiare.<\/p>\n<p>Ato \u00e7mojn\u00eb se, pas analiz\u00ebs financiare t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar, balancat negative n\u00eb likuiditete, t\u00eb shtrira p\u00ebrgjat\u00eb viteve, nuk jan\u00eb n\u00eb mas\u00ebn q\u00eb t\u00eb c\u00ebnojn\u00eb besimin e publikut.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kryesuesja Etleda \u00c7iftja konstaton se nga analiza financiare e viteve 2003 \u2013 2016 u konstatua se Madani kishte nj\u00eb balanc\u00eb negative t\u00eb akumuluar n\u00eb shum\u00ebn 2,7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas saj, n\u00eb prap\u00ebsimet e tij Madani nuk provoi dot t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e rezultateve t\u00eb hetimit. \u201cShpjegimet q\u00eb subjekti dha nuk i p\u00ebrgjigjeshin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs metodologji vler\u00ebsimi q\u00eb kishte p\u00ebrdorur Komisioni dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nuk ishin sipas t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs logjik\u00eb financiare. Subjekti i rivler\u00ebsimit ishte vet\u00ebm deklarativ n\u00eb prap\u00ebsimet e tij, por nuk arriti t\u00eb sillte prova t\u00eb cilat mund t\u00eb provonin t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn\u201d, shprehet \u00c7iftja.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb si an\u00ebtare n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebsoj se subjekti i rivler\u00ebsimit ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme gjat\u00eb viteve p\u00ebr t\u00eb justifikuar krijimin e depozit\u00ebs prej 5,500,000 lek\u00ebsh n\u00eb \u2018Raiffeisen Bank\u2019 dhe krijimin e gjendjes cash prej 1,200,000 lek\u00ebsh, n\u00eb nj\u00eb balanc\u00eb negative prej -2,700,059 lek\u00ebsh\u201d, konstaton \u00c7iftja. Ajo shton se Madani nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting p\u00ebrdorimin e nj\u00eb automjeti ekskluzivisht.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr sa m\u00eb lart analizova, subjekti i rivler\u00ebsimit, z. Artan Madani, nuk ka krijuar nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb, por ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb lidhje me kriterin e pasuris\u00eb\u2026 . Un\u00eb si an\u00ebtare n\u00eb pakic\u00eb, bazuar n\u00eb prova dhe bindjen e brendshme, vler\u00ebsoj se shumica nuk duhet t\u00eb kishte disponuar konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb k\u00ebtij subjekti, por shkarkimin e tij nga detyra\u201d, p\u00ebrfundon kryesuesja Etleda \u00c7iftja.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb ardhurat e v\u00ebllait nga prostitucioni<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb raportin e par\u00eb Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK e vler\u00ebsonte t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr detyr\u00ebn prokurorin Artan Madani. Por, nisur se n\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs dor\u00ebzuar m\u00eb 26 janar 2017, ndon\u00ebse Madani i ishte p\u00ebrgjigjur \u201cjo\u201d pyetjes \u201ca keni dijeni se nj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e familjes suaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari q\u00eb lidhen me krimin e organizuar?\u201d, ka dh\u00ebn\u00eb sqarimin se ishte informuar nga v\u00ebllai se ky i fundit gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij si emigrant n\u00eb Itali n\u00eb periudh\u00ebn 1995 \u2013 2003, ka marr\u00eb dhe kryer nj\u00eb d\u00ebnim prej 11 muajsh, n\u00eb vitin 2001 p\u00ebr \u201cfavorizim seksual t\u00eb thjesht\u00eb (individual)\u201d n\u00eb Savona t\u00eb Italis\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb Komisionit vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Savon\u00ebs (Itali), q\u00eb e ka shpallur fajtor v\u00ebllan\u00eb e Madanit p\u00ebr mbajtje pa leje t\u00eb arm\u00ebve dhe e ka d\u00ebnuar me dy muaj paraburgim, si dhe 100 euro gjob\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, e nj\u00ebjta gjykat\u00eb e ka shpallur fajtor dhe e ka d\u00ebnuar me 4 vjet e 8 muaj burgim dhe i ka hequr t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ushtruar funksione publike p\u00ebr 5 vjet p\u00ebr konsumim t\u00eb vepr\u00ebs penale \u201cshtytje e nxitje n\u00eb prostitucion n\u00eb territorin e nj\u00eb shteti tjet\u00ebr\u201d n\u00eb bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<p>DSIK e ka rishikuar raportin dhe ka evidentuar edhe raste t\u00eb tjera t\u00eb\u00a0 d\u00ebnimeve t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb Madanit n\u00eb Itali p\u00ebr shfryt\u00ebzim t\u00eb femrave p\u00ebr prostitucion e arm\u00ebmbajtje pa lej\u00eb, ku vendimi i fundit \u00ebsht\u00eb i vitit 2007. N\u00eb k\u00ebto kushte, DSIK e ka cil\u00ebsuar Madanin t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs. Por Komisioni e ka rr\u00ebzuar q\u00ebndrimin e dyt\u00eb t\u00eb DSIK duke p\u00ebrdorur mendimin e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. \u201cObjekti i veprave penale p\u00ebr t\u00eb cilat A.M., \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb Itali nuk i korrespondon ndonj\u00eb prej veprave t\u00eb referuara nga pika 15, e nenit 3, e ligjit nr. 84\/2016. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb vendimeve t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendura nuk mund t\u00eb konsiderohet se shtetasi A.M., \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u2018person i p\u00ebrshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar\u2019, ka konkluduar v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb rekomandimin e ONM p\u00ebr apelimin e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb, evidentohet se v\u00ebllai i Madanit p\u00ebr t\u00eb cilin kishte deklaruar se kishte kontribuar p\u00ebr dhurat\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebrfitimet i kishte nga aktiviteti kriminal. \u201cI vetmi aktivitet (deri n\u00eb tetor 2002), ishte angazhimi i tij i madh dhe fitimprur\u00ebs n\u00eb shfryt\u00ebzimin e prostitucionit n\u00eb Itali, p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar dhe ka vuajtur d\u00ebnimin\u201d, thuhet n\u00eb rekomandim.<\/p>\n<p>Komisioni ka arritur n\u00eb konkluzionin se subjekti i rivler\u00ebsimit, z. Artan Madani, ka plot\u00ebsuar sakt\u00eb dhe me v\u00ebrtet\u00ebsi formularin e deklarimit p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs. \u201cNga hetimi administrativ nuk u gjet\u00ebn elemente q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb ekzistenc\u00ebn e kontakteve t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me personat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar\u201d, citohet n\u00eb vendimin e KPK.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komision i Pavaruar i Kualifikimit e konfirmoi n\u00eb detyr\u00eb prokurorin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Kavaj\u00eb, Artan Madani me shumic\u00eb votash, pas trupa gjykuese u nda n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb s\u00eb subjektit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75817,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,204,117,473],"tags":[591,171,149,264],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-6428.jpg","fifu_image_alt":"Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Kavaj\u00ebs Artan Madani (djathtas) dhe avokati i tij pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75816"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75816"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75816\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75818,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75816\/revisions\/75818"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75817"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75816"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75816"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75816"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}