{"id":75831,"date":"2019-09-14T10:55:13","date_gmt":"2019-09-14T08:55:13","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/te-ardhurat-e-bashkeshortes-dentiste-penalizuan-gjyqtarin-gurali-brahimllari\/2019\/09\/14\/"},"modified":"2023-04-07T11:31:17","modified_gmt":"2023-04-07T09:31:17","slug":"te-ardhurat-e-bashkeshortes-dentiste-penalizuan-gjyqtarin-gurali-brahimllari","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/te-ardhurat-e-bashkeshortes-dentiste-penalizuan-gjyqtarin-gurali-brahimllari\/2019\/09\/14\/","title":{"rendered":"T\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes dentiste penalizuan gjyqtarin Gurali Brahimllari"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e zbardhur p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, KPK shprehet se ai nuk arriti ta bindte Komisionin se t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes kishin burim t\u00eb ligjsh\u00ebm.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_63171\" aria-describedby=\"caption-attachment-63171\" style=\"width: 561px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190618_181936__I1B3381-4_FHGXoLg.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-63171\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190618_181936__I1B3381-4_FHGXoLg-561x400.jpg\" alt=\"\" width=\"561\" height=\"400\" data-id=\"63171\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-63171\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Gurali Brahimllari n\u00eb KPK | Foto nga LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gurali Brahimllari, gjyqtari i Apelit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK p\u00ebr pamund\u00ebsi t\u00eb justifikimit me burime t\u00eb ligjshme t\u00eb pronave t\u00eb krijuara, t\u00eb disa huave si edhe p\u00ebr kryerjen e deklarimeve t\u00eb pasakta p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb rastet kur pretendimet dhe provat e paraqitura nga Brahimllari p\u00ebr justifikimin e pasurive t\u00eb tij jan\u00eb pranuar, trupa gjykuese e KPK-s\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Roland Ilia kryesues, Brunilda Bekteshi relatore dhe Genta Tafa (Bungo) an\u00ebtare, ka konstatuar pamund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>\u201cKa deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb burimet e pasurive n\u00eb deklarat\u00ebn veting, si dhe nuk ka shpjeguar bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb krijimit t\u00eb tyre dhe t\u00eb t\u00eb ardhurave me burim nga ushtrimi i aktivitetit t\u00eb bashk\u00ebshortes p\u00ebr justifikimin e 13 huave\u2026\u201d, thuhet n\u00eb vendimin nr.166, dat\u00eb 21 qershor 2019 t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr rrjedhoj\u00eb, trupi gjykues arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb\u201d, citohet n\u00eb fund t\u00eb vendimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk u konstatuan problematika n\u00eb past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizimin.<\/p>\n<p>Gurali Brahimllari e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995 si ndihm\u00ebs\/gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Ku\u00e7ov\u00ebs. N\u00eb vitet 1998-2001 ai ka kryer studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs dhe m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Fierit. S\u00eb fundmi ai ka ushtruar detyr\u00ebn e tij pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka vler\u00ebsuar q\u00eb pasurit\u00eb t\u2019i grupoj\u00eb duke i kategorizuar n\u00eb tri grupime: ato t\u00eb krijuara p\u00ebrpara vitit 2003; t\u00eb krijuara n\u00eb vitet 2004 dhe 2005 dhe nga viti 2008 e n\u00eb vijim.<\/p>\n<p><strong>Pasurit\u00eb e krijuara para vitit 2003 <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me pasurit\u00eb e krijuara nga gjyqtari Brahimllari dhe nga personat e lidhur me t\u00eb p\u00ebrpara vitit 2003, konkretisht p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb klinik\u00eb dentare me sip\u00ebrfaqe 50 m2 n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb n\u00eb vitin 1995 n\u00eb vler\u00ebn 800 mij\u00eb lek\u00eb, nj\u00eb apartamenti 36 m2 n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb bler\u00eb, nd\u00ebrtuar e p\u00ebrshtatur si klinik\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn 1997-1998 dhe nj\u00eb apartamenti po n\u00eb kryeqytet, me sip\u00ebrfaqe 116 m2, bler\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb, jan\u00eb konstatuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problematikash.<\/p>\n<p>P\u00ebr apartamentin me sip\u00ebrfaqe 36 m2 t\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr klinik\u00eb dentare n\u00eb Tiran\u00eb, me kontrat\u00eb porosie t\u00eb vitit 1997 n\u00eb shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb, gjyqtari Brahimllari ka deklaruar n\u00eb vitin 2003 si burim krijimi kursimet nga t\u00eb ardhurat e pag\u00ebs s\u00eb tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes nga puna si stomatologe, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn veting si burim jan\u00eb pasqyruar edhe t\u00eb ardhura nga shitja e \u00bd pjes\u00eb e nj\u00eb apartamenti 1+1, nga bashk\u00ebshortja e tij, n\u00eb shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb, m\u00eb dat\u00eb 9 gusht 1997. \u201cKomisioni, konstatoi mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimin e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, pasi n\u00eb vitin 2003 subjekti nuk i kishte deklaruar si burim krijimi t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes n\u00eb shum\u00ebn 400.000 lek\u00eb\u2026\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Brahimllari ka sqaruar p\u00ebr Komisionin se ky apartament \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga bashkimi i dy hap\u00ebsirave, nj\u00eb me sip\u00ebrfaqe 20 m2 dhe nj\u00eb 16 m2. Por Komisioni e cil\u00ebson t\u00eb pasakt\u00eb pretendimin e gjyqtarit Brahimllari se vlera e shpenzuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shtes\u00ebs prej 16 m2 ka qen\u00eb 298.770 lek\u00eb dhe jo 500.000 lek\u00eb, pasi ka shpenzuar edhe p\u00ebr vendosjen e dritareve dhe p\u00ebr kryerjen e disa punimeve t\u00eb tjera t\u00eb shtes\u00ebs n\u00eb vitin 2002. KPK konkludon se Brahimllari ka munges\u00eb t\u00eb burimit t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb shum\u00ebn 251.440 lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr apartamentin 2+1, me sip\u00ebrfaqe 116 m2 t\u00eb regjistruar n\u00eb dat\u00ebn 6 maj 2005 dhe t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb nga firma nd\u00ebrtuese \u201cS.\u201d sh.p.k. e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga shtetasi A. S., me kontrat\u00eb noteriale t\u00eb dat\u00ebs 30 n\u00ebntor 2000 dhe shpenzimet n\u00eb vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb p\u00ebr arredimin, Brahimllari ka deklaruar si burim krijimi: likuidimin e nj\u00eb depozite 4 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb bank\u00ebn e kursimeve n\u00eb dat\u00ebn 8 gusht 2000 nga t\u00eb ardhurat prej aktivitetit si stomatologe t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb periudh\u00ebn janar 1999 \u2212 gusht 2000 dhe t\u00eb ardhurat nga shitja e apartamentit t\u00eb p\u00ebrfituar nga privatizimi 1+1, n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, sipas kontrat\u00ebs noteriale t\u00eb dat\u00ebs 9 n\u00ebntor 1998, n\u00eb vler\u00ebn 850.000 lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se: \u201ctrupi gjykues, pas kryerjes s\u00eb analiz\u00ebs financiare, duke i q\u00ebndruar dhe duke pranuar pretendimin e subjektit p\u00ebr marzhin e fitimit 75% t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, konstatoi se edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb variant subjekti i rivler\u00ebsimit ka munges\u00eb t\u00eb burimit t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, n\u00eb shum\u00ebn 186.778 lek\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se p\u00ebrpara vitit 2003 ishte nd\u00ebrtuar edhe klinika dentare n\u00eb qytetin e Ku\u00e7ov\u00ebs, pasuri t\u00eb cil\u00ebn bashk\u00ebshortja e gjyqtarit Brahimllari e kishte p\u00ebrdorur p\u00ebr ushtrimin e aktivitetit t\u00eb saj deri n\u00eb vitin 2002, nd\u00ebrsa t\u00eb ardhurat nga shitja e k\u00ebsaj prone kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim krijimi p\u00ebr nj\u00eb apartament 250 m2 t\u00eb bler\u00eb disa vite m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar lidhur me burimin e krijimit t\u00eb klinik\u00ebs dentare n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb nd\u00ebrtuar m\u00eb dat\u00eb 14 shkurt 1995 dhe shitur n\u00eb vitin 2012. Prej analiz\u00ebs financiare, komisioni ka konstatuar se dukej se subjekti nuk kishte pasur burime t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme n\u00eb shum\u00ebn prej 630.973 lek\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb realizuar nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb vitin 1995, si edhe p\u00ebr t\u00eb kryer shpenzimet e tjera t\u00eb jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto tre pasuri, trupi gjykues konkludon se Brahimllari ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb lidhje me kriterin e pasuris\u00eb, ka munges\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave n\u00eb shum\u00ebn 951,756 lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar dhe se ka deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb vler\u00ebn e shpenzuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e pasuris\u00eb shtes\u00eb me sip.16 m2 n\u00eb Tiran\u00eb. Po ashtu, Komisioni konstaton se gjyqtari Brahimllari ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb edhe lidhur me vler\u00ebn e shpenzuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e klinik\u00ebs n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb n\u00eb vitin 1995.<\/p>\n<p><strong>Pasurit\u00eb gjat\u00eb vitve 2004-2008<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me nj\u00eb klinik\u00eb dentare me sip\u00ebrfaqe 74.3 m2 t\u00eb porositur n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2004 me vler\u00ebn 93 mij\u00eb euro, dor\u00ebzuar n\u00eb dat\u00ebn 25 mars 2006, financuar me k\u00ebste, gjat\u00eb viteve 2004 \u2012 2005, dhe t\u00eb regjistruar n\u00eb dat\u00ebn 18 qershor 2012, me kontrat\u00eb shitjeje noteriale n\u00eb vler\u00ebn 11.6 milion\u00eb lek\u00eb, Brahimllari ka deklaruar si burim krijimi: likuidimin e nj\u00eb depozite n\u00eb qershor t\u00eb vitit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij; gjendje n\u00eb vler\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb e nj\u00eb depozite t\u00eb n\u00ebntorit 2002 n\u00eb \u201cBank\u00ebn e Kursimeve\u201d e rinovuar n\u00eb shtator 2004 n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb; nj\u00eb tjet\u00ebr depozit\u00eb e tetorit 2003, n\u00eb \u201cAlpha Bank\u201d, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb vler\u00ebn prej 1.5 milion\u00eb lek\u00eb prej k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb shitjes s\u00eb ish-klinik\u00ebs dentare n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb; kredi n\u00eb \u201cAlpha Bank\u201d l\u00ebvruar n\u00eb dat\u00ebn 26 maj 2005 n\u00eb vler\u00ebn 50 mij\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb hipotek\u00eb apartamenti 116 m2; t\u00eb ardhura nga paga e vet\u00eb subjektit dhe nga veprimtaria si stomatologe e bashk\u00ebshortes, n\u00eb periudh\u00ebn janar 2001 \u2012 maj 2005 dhe qershor 2005 \u2012 maj 2008, k\u00ebto t\u00eb fundit p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn financiare \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb e bashk\u00ebshortes s\u00eb Brahimllarit e krijuar si rezultat i shitjes s\u00eb ish-klinik\u00ebs s\u00eb Ku\u00e7ov\u00ebs, pasi ishte t\u00ebrhequr pas shlyerjes s\u00eb k\u00ebsteve dhe ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e aparatur\u00ebs dentare.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit administrativ, ka rezultuar se p\u00ebr vitin 2004 dukej sikur Brahimllari nuk kishte pasur burime t\u00eb mjaftueshme financiare n\u00eb shum\u00ebn 263.706 lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb paguar k\u00ebstet e k\u00ebsaj pasurie, si edhe shpenzimet e tjera familjare. Gjithashtu, KPK konstaton mosp\u00ebrputhje t\u00eb deklarimit lidhur me burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj klinike. N\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues arrin n\u00eb konkluzionin se nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet me dokumentacion burimi i ligjsh\u00ebm i shum\u00ebs 1.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pasurit\u00eb pas vitit 2008<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb sht\u00ebpi me sip\u00ebrfaqe 250 m2, me garazh e papafingo t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2010, me sip\u00ebrfaqe banimi 180 m2 dhe vler\u00eb 160 mij\u00eb euro, Brahimllari ka deklaruar si burim: pag\u00ebn e tij si gjyqtar, t\u00eb ardhura nga aktiviteti i klinik\u00ebs dentare t\u00eb bashk\u00ebshortes p\u00ebr periudh\u00ebn gusht 2008 \u2012 dhjetor 2016 e n\u00eb vijim; dy kredi n\u00eb ish-\u201cBank\u00ebn Popullore\u201d n\u00eb total 75.000 euro, n\u00eb dy k\u00ebste, nj\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 1 qershor 2009 n\u00eb vler\u00ebn 50 mij\u00eb euro dhe n\u00eb dat\u00ebn 16 dhjetor 2010 n\u00eb vler\u00ebn 25.000 euro; t\u00eb ardhura nga shitja e ish-klinik\u00ebs dentare n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, me sip\u00ebrfaqe 38.25 m2 n\u00eb \u00e7mimin 4 milion\u00eb lek\u00eb prej t\u00eb cilave 1.5 milion\u00eb lek\u00eb ishin paguar nga bler\u00ebsi n\u00eb tetor 2003, nd\u00ebrsa p\u00ebr pjes\u00ebn e mbetur \u00ebsht\u00eb deklaruar vlera 19.000 euro, marr\u00eb hua nga kunati n\u00eb dhjetor 2008, p\u00ebr apartamentin tjet\u00ebr n\u00eb Sauk dhe nj\u00eb tjet\u00ebr hua nga v\u00ebllai i tij.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se t\u00eb ardhurat e siguruara nga, huadh\u00ebn\u00ebsi, kunati prej pun\u00ebsimit n\u00eb shtetin grek p\u00ebr periudh\u00ebn 2003 \u2013 2007 kan\u00eb qen\u00eb rreth 23 mij\u00eb euro dhe se ka qen\u00eb e pamundur dh\u00ebnia e vler\u00ebs 19 mij\u00eb euro Brahimllarit. Gjithashtu, Komisioni identifikon munges\u00eb t\u00eb dokumentacionit justifikues p\u00ebr t\u00eb provuar krijimin e k\u00ebsaj shume. Komisioni konkludon gjithashtu se nuk provohet burimi i ligjsh\u00ebm i shum\u00ebs 2 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb Brahimllarit i ka dh\u00ebn\u00eb hua v\u00ebllai i tij, B.B.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se gjat\u00eb hetimit administrativ Komisionit i ka rezultuar se pagesat e kryera nga bashk\u00ebshortja e Brahimllarit n\u00eb tetor 2008 jan\u00eb kryer p\u00ebrpara marrjes s\u00eb dy huave, ndryshe nga sa ka deklaruar gjyqtari. Por, Brahimllari ka pretenduar se kjo ka ardhur si pasoj\u00eb e nj\u00eb lapsusi n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>\u201cKonfuzioni \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebr shkak se k\u00ebt\u00eb detyrim prej 20.000 (nj\u00ebzet mij\u00eb) eurosh bashk\u00ebshortja e ka paguar n\u00eb nj\u00eb nga dit\u00ebt e fundit t\u00eb muajit dhjetor 2008. Kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga administratorja e firm\u00ebs sip\u00ebrmarr\u00ebse n\u00eb mjediset e klinik\u00ebs, ku ajo \u00ebsht\u00eb gjendur p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sh\u00ebrbimin dentar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, dokumenti shkresor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pages\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb momentin e dor\u00ebzimit, por disa koh\u00eb m\u00eb pas, prandaj data e vendosur n\u00eb dokumentin q\u00eb Ju citoni, p\u00ebrb\u00ebn lapsus, t\u00eb cilin nuk e kemi vler\u00ebsuar t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ta korrigjuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e problematik\u00ebn me firm\u00ebn sip\u00ebrmarr\u00ebse i kemi zgjidhur, madje prej saj \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar edhe nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale, q\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 23 shtator 2016\u201d, ka shpjeguar Brahimllari para Komisionit.<\/p>\n<p>Por trupi gjykues, konstaton se Brahimllari \u00ebsht\u00eb kontradiktor n\u00eb shpjegimet e tij, p\u00ebr faktin se nd\u00ebrsa pranon pages\u00ebn e nj\u00eb k\u00ebsti prej 10 mij\u00eb eurosh t\u00eb paguar m\u00eb 18 tetor 2008, kund\u00ebrshton pages\u00ebn e dat\u00ebs 16 tetor n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro t\u00eb kryer dy dit\u00eb para. \u201cPretendimi se jan\u00eb paguar 10.000 euro dhe nuk jan\u00eb paguar 20.000 euro, nuk mund t\u00eb jet\u00eb bind\u00ebs p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb subjekti pranon t\u00eb ket\u00eb paguar vler\u00ebn e dat\u00ebs 18 tetor 2008 dhe kund\u00ebrshton pages\u00ebn e kryer n\u00eb dat\u00ebn 16 tetor t\u00eb po k\u00ebtij viti\u201d, shkruhet n\u00eb vendim. Sipas KPK-s\u00eb k\u00ebto veprime kan\u00eb ndodhur n\u00eb harkun kohor prej dy dit\u00ebsh. \u201cSubjekti pretendon se shum\u00ebn 20.000 euro e ka paguar nga fundi i dhjetorit 2008 dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb ka n\u00ebnshkruar nj\u00eb dokument m\u00eb von\u00eb, por nuk ka depozituar dokumentin provues\u201d, konstaton Komisioni.<\/p>\n<p>Trupi gjykues arrin n\u00eb konkluzionin se; edhe n\u00ebse merr t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb pretendimin e subjektit se ka paguar vet\u00ebm shum\u00ebn 10.000 euro, vler\u00eb e krijuar nga kursimet e vitit 2007, p\u00ebrs\u00ebri rezulton nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 899.670 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar n\u00eb lidhje me pages\u00ebn 91.000 euro, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn gjyqtari Brahimllari deklaron se \u00ebsht\u00eb kryer p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2009. N\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebr vitin 2009 ai ka sh\u00ebnuar se ka vijuar procesi i nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebtij apartamenti, n\u00eb vler\u00ebn 160 mij\u00eb euro dhe se ka shlyer 91 mij\u00eb euro e i kishin mbetur p\u00ebr t\u00eb paguar edhe 20 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur se shuma 91.000 euro ishte shlyer brenda dat\u00ebs 3 qershor 2009. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Brahimllari ka deklaruar se p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebsaj shume i ka marr\u00eb hua t\u00eb v\u00ebllait, P. B., 1 milion lek\u00eb n\u00eb muajin janar 2009 dhe nj\u00eb milion n\u00eb dat\u00ebn 14 gusht t\u00eb po atij viti. Gjithashtu ka deklaruar edhe nj\u00eb hua tjet\u00ebr n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro, marr\u00eb t\u00eb v\u00ebllait tjet\u00ebr, B. B.. \u201cNisur nga k\u00ebto prova konstatohet se pagesa 91.000 euro e k\u00ebstit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie p\u00ebr vitin 2009 ka p\u00ebrfunduar n\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, nd\u00ebrsa huat jan\u00eb marr\u00eb pas k\u00ebsaj periudhe\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar se deri n\u00eb muajin qershor 2009, Brahimllari nuk kishte burime t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme n\u00eb vler\u00ebn 2.172.082 lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb paguar shum\u00ebn 41.000 euro, pasi pjesa tjet\u00ebr prej 50.000 euro p\u00ebrb\u00ebhej nga kredia<\/p>\n<p>Trupi gjykues arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se pretendimet e Brahimllarit p\u00ebr nivelin e provueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimit t\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie jan\u00eb n\u00eb nivel deklarativ dhe vler\u00ebson se ai ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb lidhje me kriterin e pasuris\u00eb. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb konkluduar se nuk ka\u00a0 arritur t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb shum\u00ebs 1 milion lek\u00eb marr\u00eb hua nga v\u00ebllai i tij, P. B..<\/p>\n<p><strong>Pamund\u00ebsi p\u00ebr shlyerjen e huave<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar mbi mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb Brahimllarit p\u00ebr t\u00eb shlyer huat e marra p\u00ebr blerjen e banes\u00ebs 250 m2. Prej analiz\u00ebs financiare \u00ebsht\u00eb konkluduar se p\u00ebr vitin 2010, Brahimllari nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme n\u00eb shum\u00ebn 1.272.349 lek\u00eb p\u00ebr shlyerjen e huas\u00eb q\u00eb i kishte marr\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij, P.B., n\u00eb vitin 2009. Po ashtu, sipas Komisionit, \u201cdukej se subjekti nuk kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr shlyerjen e shum\u00ebs 1.000.000 lek\u00eb ia marr\u00eb hua n\u00eb vitin 2011 v\u00ebllait tjet\u00ebr&#8221;.<\/p>\n<p>\u201cDukej se n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, subjekti nuk kishte pasur burime t\u00eb mjaftueshme n\u00eb shum\u00ebn 5.489.447 lek\u00eb, p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie, p\u00ebr shlyerjen e huave, k\u00ebsteve t\u00eb kredive, si dhe p\u00ebr kryerjen e shpenzimeve t\u00eb tjera t\u00eb familjes suaj, p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2008 \u2012 2016; dukej se kishte munges\u00eb t\u00eb dokumentacionit justifikues \u2026\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni i konsideron jo bind\u00ebse provat e paraqitura nga Brahimllari dhe konstaton se ka munges\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>Sipas analiz\u00ebs financiare, p\u00ebr blerjen e sht\u00ebpis\u00eb 250 m2 dhe garazhit ka munges\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave n\u00eb shum\u00ebn 9.912.391 lek\u00eb, ku p\u00ebrfshihet edhe vlera e pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr shlyerjen e huave t\u00eb marra, k\u00ebsteve t\u00eb kredive n\u00eb shum\u00ebn 25.000 euro dhe 50.000 euro, si dhe p\u00ebr kryerjen e shpenzimeve t\u00eb tjera t\u00eb familjes s\u00eb tij, p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2008 \u2013 2016.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e zbardhur p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, KPK shprehet se ai nuk arriti ta bindte Komisionin se t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes kishin burim t\u00eb ligjsh\u00ebm.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75832,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,117,473],"tags":[194,107,433,171],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190618_181936__I1B3381-4_FHGXoLg.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Gurali Brahimllari n\u00eb KPK | Foto nga LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75831"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75831"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75831\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75833,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75831\/revisions\/75833"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75832"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75831"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75831"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75831"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}