{"id":75834,"date":"2019-09-12T18:13:52","date_gmt":"2019-09-12T16:13:52","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-beri-nje-sy-qorr-ndaj-denimit-per-droge-te-kunatit-te-prokurorit-kandidat-per-spak\/2019\/09\/12\/"},"modified":"2023-04-07T11:31:33","modified_gmt":"2023-04-07T09:31:33","slug":"kpk-beri-nje-sy-qorr-ndaj-denimit-per-droge-te-kunatit-te-prokurorit-kandidat-per-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-beri-nje-sy-qorr-ndaj-denimit-per-droge-te-kunatit-te-prokurorit-kandidat-per-spak\/2019\/09\/12\/","title":{"rendered":"KPK b\u00ebri nj\u00eb sy qorr ndaj d\u00ebnimit p\u00ebr drog\u00eb t\u00eb kunatit t\u00eb prokurorit kandidat p\u00ebr SPAK"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit fshehu nga seanca d\u00ebgjimore publike denoncimin q\u00eb kunati i Klodian Brahos ishte arrestuar n\u00eb Itali p\u00ebr trafik droge\u2013 fakt q\u00eb prokurori i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda nuk e kishte pohuar n\u00eb formularin e deklarimit t\u00eb kontrollit t\u00eb figur\u00ebs.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_64146\" aria-describedby=\"caption-attachment-64146\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Klodian-Braho-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-64146 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Klodian-Braho-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"64146\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-64146\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Klodian Braho pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Seanca d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit ndaj prokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Klodian Braho \u2013 e mbajtur n\u00eb m\u00ebngjesin e 25 qershorit n\u00eb Pallatin e Kongreseve n\u00eb Tiran\u00eb, kaloi n\u00eb dukje pa telashe p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Shpjegimet e prokurorit q\u00eb synon t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e prokuroris\u00eb s\u00eb posa\u00e7me kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit, p\u00ebrpara trup\u00ebs gjykuese t\u00eb KPK-s\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Xhensila Pine kryesuese, Roland Ilia relator dhe Valbona Sanxhaktari an\u00ebtare, jan\u00eb p\u00ebrqendruar kryesisht n\u00eb munges\u00ebn e dokumenteve p\u00ebr nj\u00eb hua me vler\u00eb 5 mij\u00eb euro nga babai i tij fermer.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb prezantimit t\u00eb gjetjeve t\u00eb raportuara nga institucionet mb\u00ebshtet\u00ebse dhe t\u00eb hetimit administrativ t\u00eb Komisionit n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore, relatori Roland Ilia u shpreh q\u00eb Drejtoria t\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar dhe KPK nuk kishin konstatuar kontakte t\u00eb subjektit me persona q\u00eb kishin lidhje me krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, vendimi i zbardhur i KPK-s\u00eb p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Brahos \u2013\u00a0 i cili \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me shumic\u00eb votash, tregon se nj\u00eb muaj p\u00ebrpara seanc\u00ebs Komisioni kishte marr\u00eb nj\u00eb denoncim, sipas t\u00eb cilit rezultonte se kunati i prokurorit ishte d\u00ebnuar n\u00eb vitin 2011 p\u00ebr trafik droge.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse ky fakt \u00ebsht\u00eb pranuar n\u00eb komunikimet me post\u00eb elektronike me komisionin edhe nga vet prokurori Baho, i cili ka mohuar t\u00eb ket\u00eb pasuar informacion p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn e kunatit p\u00ebrpara se t\u00eb vihej n\u00eb dijeni nga KPK, ai nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur as nga relatori dhe as nga subjekti n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore, duke e l\u00ebn\u00eb publikun n\u00eb hije t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN mbi d\u00ebnimin e kunatit dhe arsyen pse ky fakt nuk ishte b\u00ebr\u00eb prezent gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, prokurori Braho preferoi t\u00eb mos komentonte.<\/p>\n<p>\u201cNuk kam koment sepse \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje familjare,\u201d tha Braho n\u00ebp\u00ebrmjet telefonit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim, KPK i tha BIRN se denoncimet kund\u00ebr Brahos ishin p\u00ebrmbledhur n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore si statistika.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni ju sqaron se, n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore p\u00ebr subjektin z. Klodian Braho, \u00ebsht\u00eb cituar nga relatori i \u00e7\u00ebshtjes me transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb numri total i denoncimeve, pa asnj\u00eb diferencim dhe cil\u00ebsim ndryshe nga nj\u00ebri-tjetri. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me fshehje faktesh por me p\u00ebrmbledhje t\u00eb tyre,\u201d tha KPK.<\/p>\n<p><strong>Prokurori i dosjes \u201c184\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Klodian Braho ka mbaruar Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitet 2005-2008 dhe m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar prokuror n\u00eb Berat. N\u00eb vitin 2012, Braho u transferua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs ku mbajti edhe postin e zv.drejtuesit, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2015 u dekretua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. Paralelisht me pun\u00ebn si prokuror, Braho \u00ebsht\u00eb angazhuar edhe n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie dhe si ekspert n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs. Ai u kualifikua nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb mes kandidat\u00ebve p\u00ebr SPAK, por p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar nevojitet vendimi i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb nga institucionet e vetingut.<\/p>\n<p>Dy jav\u00eb p\u00ebrpara seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK, prokurori Braho mori vendimin p\u00ebr transferimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb fam\u00ebkeqe e njohur si \u2018dosja 184\u2019 \u2013 e cila p\u00ebrmban dyshime se nj\u00eb grusht zyrtar\u00ebsh vendor\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste ishin pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb skeme p\u00ebr blerje votash n\u00eb hedhjet e pjesshme p\u00ebr kryetar bashkie n\u00eb Dib\u00ebr n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Pas gati tre vjet hetimesh nga Prokuroria p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda dhe qindra or\u00eb p\u00ebrgjimesh \u2013disa prej t\u00eb cilave kan\u00eb rrjedhur dhe jan\u00eb publikuar n\u00eb media, Braho vendosi me 12 korrik p\u00ebr t\u00eb ndryshuar kualifikimin e vepr\u00ebs penale nga \u201cgrupi i strukturuar kriminal\u201d n\u00eb \u201cbashk\u00ebpunim t\u00eb thjesht\u00eb\u201d; q\u00eb sipas Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme p\u00ebrcaktoi edhe juridiksionin e dosjes jasht\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda.<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN n\u00ebse procesi i vetingut kishte ndikuar n\u00eb vendimin e tij p\u00ebr \u2018dosjen 184\u2019, prokurori Braho refuzoi t\u00eb komentonte.<\/p>\n<p>N\u00eb KPK Braho \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb tri kriteret e vetingut, por ka qen\u00eb vler\u00ebsimi i figur\u00ebs q\u00eb e ka ndar\u00eb trup\u00ebn gjykuese.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00a0vendimin e saj, KPK zbulon se Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, n\u00eb vitin 2017 ka kryer kontrollin e figur\u00ebs t\u00eb prokurorit Klodian Braho, dhe ka d\u00ebrguar n\u00eb KPK nj\u00eb raport sipas t\u00eb cilit ai \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cSipas k\u00ebtij raporti, subjekti i rivler\u00ebsimit ka plot\u00ebsuar sakt\u00eb dhe me v\u00ebrtet\u00ebsi formularin e deklarimit p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs, si dhe nuk ka informacione se subjekti ka kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me personat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar,\u201d shpjegon KPK n\u00eb vendimin.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, me dat\u00eb 25 qershor 2019, nj\u00eb muaj p\u00ebrpara seanc\u00ebs d\u00ebgjimore publike, n\u00eb KPK ka ardhur nj\u00eb denoncimin nga shtetasi E.D, sipas t\u00eb cilit kunati i prokurorit (v\u00ebllai i gruas) ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari t\u00eb kundraligjshme n\u00eb shtetin Italian dhe gjithashtu kishte p\u00ebrfituara pasuri n\u00eb baz\u00eb t\u00eb favoreve t\u00eb b\u00ebra nga subjekti i rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebrkimet e komisionit n\u00eb internet ka rezultuar se denoncimi i shtetasit E.D, ishte nj\u00eb fakt bot\u00ebrisht i njohur. Sipas nj\u00eb artikulli t\u00eb publikuar n\u00eb media italiane \u201c<a href=\"http:\/\/www.romagnanoi.it\/news\/ravenna\/440214\/Eroina-e-coca--in-tre.html?refresh_ce\">Romagna Noi\u2019<\/a>, kunati i prokurorit Ergys Veraj \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb maj 2011 n\u00eb rajonin e Forlis\u00eb me 65 gram kokain\u00eb s\u00ebbashku me nj\u00eb tjet\u00ebr shtetas shqiptar. Pas bastisjes s\u00eb banesave t\u00eb dy t\u00eb ndaluarave policia italiane ka zbuluar dhe 85 gram\u00eb heroin\u00eb dhe kokain\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje m\u00eb k\u00ebt\u00eb denoncim, KPK i ka k\u00ebrkuar shpjegime prokurorit Klodian Braho, i cili \u00ebsht\u00eb shprehur se nuk ka pasur dijeni p\u00ebr d\u00ebnimin e kunatit, duke n\u00ebnvizuar se ai dhe bashk\u00ebshortja jan\u00eb njohur disa vite pas ndalimit t\u00eb tij t\u00eb raportuar n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>\u201cArtikulli mban dat\u00ebn 27.05.2011 dhe nuk kam pasur mund\u00ebsi objektive dhe reale q\u00eb t\u00eb kem pasur dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje,\u201d ka th\u00ebn\u00eb Braho.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb qytetin e Beratit. Me bashk\u00ebshorten jam lidhur n\u00eb vitin 2015 dhe jam martuar n\u00eb vitin 2016, pes\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb nga koha kur \u00ebsht\u00eb botuar artikulli n\u00eb mediat e huaja,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb shpjegimet e dh\u00ebna nga prokurori, shumica e trup\u00ebs gjykuese e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Roland Ilia dhe Valbona Sanxhaktari, \u00ebsht\u00eb shprehur se sipas verifikimeve t\u00eb sistemit TIMS dhe deklarimeve t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, kontaktet e subjektit me kunatin kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb rralla, \u00e7far\u00eb ka krijuar besimin e brendsh\u00ebm tek dy komisioner\u00ebt se prokurori nuk pasur dijeni mbi arrestimin t\u00eb kunatit p\u00ebr trafik l\u00ebnd\u00ebsh narkotike.<\/p>\n<p>Pas rivler\u00ebsimit edhe t\u00eb dy kritereve t\u00eb tjera t\u00eb vetingut \u2013 pasurin\u00eb dhe profesionalizmit, p\u00ebr t\u00eb cilat Komisioni nuk ka konstatuar probleme, Sanxhaktari dhe Ilia kan\u00eb votuar p\u00ebr ta konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb prokurorin Klodian Braho.<\/p>\n<p><strong>Mendimi i pakic\u00ebs <\/strong><\/p>\n<p>Ndryshe ka arsyetuar p\u00ebr sa i p\u00ebrket past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs s\u00eb prokurorit, kryesuesja e trup\u00ebs gjykuese Xhensila Pine. Pine n\u00ebnvizon se sipas nenit DH, \u201ckontrolli i figur\u00ebs,\u201d t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe ligjit 84\/2016 \u201cP\u00ebr rivler\u00ebsimin kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve,\u201d e ka pasur detyrim plot\u00ebsimin me sakt\u00ebsi t\u00eb deklarat\u00ebs p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas parashikimi t\u00eb ligjit, kunati i prokurorit Braho \u2013 shtetasi Ergys Veraj, konsiderohet si i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar dhe subjekti i rivler\u00ebsimit kishte detyrim ta deklaronte k\u00ebt\u00eb fakt. Sipas Pines subjekti i rivler\u00ebsimit, z. Klodian Braho, \u201cp\u00ebrpara se t\u00eb plot\u00ebsonte deklarat\u00ebn p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs duhet t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb gjitha verifikimet e nevojshme me q\u00ebllim plot\u00ebsimin me v\u00ebrtet\u00ebsi dhe sakt\u00ebsi sipas detyrimit kushtetues.\u201d<\/p>\n<p>Kryesuesja e trup\u00ebs gjykuese shpjegon se rrethanat leht\u00ebsuese p\u00ebr nj\u00eb subjekt n\u00eb rrethanat e Brahos, sipas ligjit aplikohen vet\u00ebm kur shkalla e ndikimit apo af\u00ebrsia e subjektit me kontaktin do t\u00eb ishte e larg\u00ebt dhe\/ose ky fundi ka dh\u00ebn\u00eb deklarime t\u00eb plota dhe t\u00eb v\u00ebrteta n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb kontakt.<\/p>\n<p>Pine shprehet se ndryshe nga sa ka arsyetuar shumica e trup\u00ebs gjykuese, Braho nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e p\u00ebrfitimit nga rrethanat leht\u00ebsuese t\u00eb ligjit, pasi af\u00ebrsia e kontaktit t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb konfirmuar nga hetimi administrativ, nd\u00ebrkoh\u00eb subjekti nuk ka dh\u00ebn\u00eb deklarime bind\u00ebse n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb kontakt p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se marr\u00ebdh\u00ebnie e tij me shtetasin E.V jan\u00eb t\u00eb larg\u00ebta.<\/p>\n<p>\u201cKjo af\u00ebrsi,si dhe shkalla e ndikimit,u konfirmuan edhe nga fakti q\u00eb p\u00ebr kredit\u00eb e marra nga bashk\u00ebshortja e\u00a0 tij si\u00a0 bashk\u00ebkredimarr\u00ebse, k\u00ebstet mujore paguheshin dhe vijojn\u00eb t\u00eb paguhen,edhe aktualisht nd\u00ebr t\u00eb tjera,edhe nga t\u00eb ardhurat e shtetasit E.V.,\u201d shprehet Pine.<\/p>\n<p>Sipas kryesues s\u00eb trup\u00ebs, pagesa e kredive t\u00eb marra nga bashk\u00ebshortja e subjektit me t\u00eb ardhurat e t\u00eb v\u00ebllait, e vendos Brahon n\u00eb kushtet e mosdeklarimit t\u00eb kontakti me t\u00eb cilin ka shk\u00ebmbyer pasuri. Pine gjithashtu n\u00ebnvizon se pasi u pyet nga Komisioni, Braho nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shpjegim mbi numrin dhe llojin e d\u00ebnimeve t\u00eb marra nga kunati n\u00eb shtetin italian, duke mos qen\u00eb i hapur dhe sqarues n\u00eb lidhje me arrestimin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb mendimin e pakic\u00ebs komisionerja gjithashtu v\u00eb re se n\u00eb dokumentacionin e paraqitur komisionit p\u00ebr pages\u00ebn e kredis\u00eb ku bashk\u00ebshortja \u00ebsht\u00eb kredimarr\u00ebse, subjekti ka paraqitur dokumentacion p\u00ebr pun\u00ebsimin e nj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve por jo t\u00eb shtetasit E.V.<\/p>\n<p>Sipas Pines, deklarimi nga subjekti i t\u00eb ardhurave t\u00eb shtetasit E.V vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, ku sipas sistemit TIMS, ai ka q\u00ebndruar vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, \u00ebsht\u00eb indicie se prokurori Braho ka pasur informacion mbi procedimin penal t\u00eb kunatit.<\/p>\n<p>Komisionerja n\u00ebnvij\u00ebzon se p\u00ebr shkak se subjekti ka njohuri t\u00eb posa\u00e7me, ai duhet t\u00eb b\u00ebnte kujdes t\u00eb shtuar dhe t\u00eb sigurohej se t\u00eb ardhurat e p\u00ebrdorura p\u00ebr pages\u00ebn e kredis\u00eb kishin burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti\u00a0 i rivler\u00ebsimit ka plot\u00ebsuar\u00a0 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb dhe jo me v\u00ebrtet\u00ebsi deklarat\u00ebn p\u00ebr kontrollin\u00a0 e\u00a0 figur\u00ebs, dhe\u00a0 ngarkohet\u00a0 me\u00a0 p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb\u00a0 e\u00a0 mosplot\u00ebsimit\u00a0 t\u00eb\u00a0 sakt\u00eb,\u00a0 pasi\u00a0 nuk\u00a0 ka deklaruar faktin se v\u00ebllai i bashk\u00ebshortes s\u00eb tij ka qen\u00eb i proceduar penalisht p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb\u00a0 shitjes\u00a0 s\u00eb\u00a0 l\u00ebnd\u00ebve\u00a0 narkotike n\u00eb shtetin\u00a0 italian, as\u00a0 shk\u00ebmbimin\u00a0 e\u00a0 pasuris\u00eb\u00a0 me\u00a0 persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar,\u201d shkruan Pine.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti\u00a0 i\u00a0 rivler\u00ebsimit nuk\u00a0 provon bindsh\u00ebm\u00a0 se\u00a0 s\u2019ka\u00a0 qen\u00eb\u00a0 n\u00eb\u00a0 dijeni\u00a0 t\u00eb\u00a0 faktit\u00a0 se\u00a0 v\u00ebllai\u00a0 i bashk\u00ebshortes\u00a0 s\u00eb\u00a0 tij,shtetasi\u00a0 E.V.,ka\u00a0 qen\u00eb i\u00a0 proceduar\u00a0 penalisht\u00a0 n\u00eb\u00a0 shtetin\u00a0 italian dhe\u00a0 me argumentet\u00a0 e\u00a0 dh\u00ebn\u00eb\u00a0 n\u00eb\u00a0 drejtim\u00a0 t\u00eb\u00a0 shfaj\u00ebsimit\u00a0 apo\u00a0 t\u00eb\u00a0 padijenis\u00eb,\u00a0 nuk\u00a0 provoi\u00a0 me\u00a0 motive apo argumente, zhveshjen nga kjo p\u00ebrgjegj\u00ebsi,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb fakteve t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendura, komisionerja Xhensila Pine ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se prokurori Klodian Braho ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr sa i p\u00ebrket kontrollit t\u00eb figur\u00ebs dhe duhet t\u00eb shkarkohej nga detyra.<\/p>\n<p><em>Ky artikull \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb reagimin e KPK-s\u00eb, i cili ka ardhur nj\u00eb dit\u00eb pas publikimit t\u00eb tij me 13.09.2019<\/em><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit fshehu nga seanca d\u00ebgjimore publike denoncimin q\u00eb kunati i Klodian Brahos ishte arrestuar n\u00eb Itali p\u00ebr trafik droge\u2013 fakt q\u00eb prokurori i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda nuk e kishte pohuar n\u00eb formularin e deklarimit t\u00eb kontrollit t\u00eb figur\u00ebs.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":75835,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,117,473],"tags":[793,171,149,410],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-i-Krimeve-te-Renda-Klodian-Braho-duke-dale-nga-seanca-e-Komisionit-te-Pavarur-te-Kualifikimit-KPK-960x600-1.jpg","fifu_image_alt":"KPK b\u00ebri nj\u00eb sy qorr ndaj d\u00ebnimit p\u00ebr drog\u00eb t\u00eb kunatit t\u00eb prokurorit kandidat p\u00ebr SPAK","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75834"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75834"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75834\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75836,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75834\/revisions\/75836"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75835"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75834"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75834"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75834"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}