{"id":75843,"date":"2019-09-04T19:45:27","date_gmt":"2019-09-04T17:45:27","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-identifikon-probleme-ne-te-tri-kriteret-e-vetingut-per-prokurorin-hysni-vata\/2019\/09\/04\/"},"modified":"2023-04-07T11:33:05","modified_gmt":"2023-04-07T09:33:05","slug":"kpk-identifikon-probleme-ne-te-tri-kriteret-e-vetingut-per-prokurorin-hysni-vata","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-identifikon-probleme-ne-te-tri-kriteret-e-vetingut-per-prokurorin-hysni-vata\/2019\/09\/04\/","title":{"rendered":"KPK identifikon probleme n\u00eb t\u00eb tri kriteret e vetingut p\u00ebr prokurorin Hysni Vata"},"content":{"rendered":"<p>Nga analiza financiare subjekti ka rezultuar balanc\u00eb negative dhe munges\u00eb e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive. DSIK ka konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e prokurorit Vata p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ONM i ka referuar Komisionit disa gjetje p\u00ebr hetimet e aksidenteve n\u00eb pun\u00eb n\u00eb minier\u00ebn e Bulqiz\u00ebs.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_64632\" aria-describedby=\"caption-attachment-64632\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Hysni-Vata.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-64632\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Hysni-Vata-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"64632\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-64632\" class=\"wp-caption-text\">Kreu i Prokuroris\u00eb s\u00eb Matit duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit | Foto : Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Mat, Hysni Vata u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn me procesin e vetingut. Trupa Gjykuese e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, p\u00ebrb\u00ebhej nga Firdes Shuli kryesuese, Lulzim Hamitaj relator dhe Pamela Qirko an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1992, Hysni Vata ka nisur pun\u00eb si prokuror, por \u00ebsht\u00eb larguar nga detyra me dekret t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb vitin 1998. Pasi fitoi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e rikthimit n\u00eb sistemin e prokuroris\u00eb, me propozim t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm u em\u00ebrua n\u00eb 2008-\u00ebn si prokuror n\u00eb Tropoj\u00eb, m\u00eb pas n\u00eb Dib\u00ebr, Kurbin e n\u00eb Mat, ku prej vitit 2017 mban pozicionin e drejtuesit t\u00eb k\u00ebsaj prokurorie. Gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ka qen\u00eb i larguar si prokuror, ai ka punuar n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit.<\/p>\n<p>Relatori i \u00e7\u00ebshtjes, Lulzim Hamitaj pohoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, se Komisioni e kishte njoftuar prokurorin Vata m\u00eb dat\u00eb 19 korrik 2019 p\u00ebr tu paraqitur n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore m\u00eb dat\u00eb 22 korrik, por pasi ai kishte sjell\u00eb nj\u00eb raport mjek\u00ebsor q\u00eb v\u00ebrtetonte pamund\u00ebsin\u00eb e tij fizike, seanca u shty p\u00ebr m\u00eb 4 shtator.<\/p>\n<p>Hamitaj u shpreh se Komisioni e p\u00ebrfundoi hetimin administrativ p\u00ebr prokurorin Hysni Vata p\u00ebr t\u00eb tri kriteret, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p><strong>Kontrolli i pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI ka dor\u00ebzuar nj\u00eb raport pran\u00eb Komisionit, sipas t\u00eb cilit prokurori Vata nuk ka kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb, nuk ka burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive, ka kryer fshehje dhe deklarim t\u00eb rrem\u00eb, por se nuk gjendet n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj theksoi se Komisioni ka kryer verifikim t\u00eb pavarur duke u bazuar n\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u00eb prokurorit Vata, mund\u00ebsin\u00eb e krijimit t\u00eb pasurive dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve.<\/p>\n<p>Hetimi administrativ ka p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 70.9 m2 n\u00eb qytetin e Burrelit t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kontrate shk\u00ebmbimi t\u00eb vitit 2013. Sipas KPK-s\u00eb prokurori Vata kishte pasur banes\u00eb po n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 1995 nga Enti i Banesave. Sipas relatorit Hamitaj, p\u00ebr apartamentin e par\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shk\u00ebmbimin me banes\u00ebn aktuale, Vata i ka paguar Entit t\u00eb Banesave vler\u00ebn 56 mij\u00eb lek\u00eb. Komisioni ka verifikuar t\u00eb ardhurat e prokurorit Vata dhe personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, q\u00eb kan\u00eb rezultuar n\u00eb vler\u00ebn rreth 461 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa shpenzimet jan\u00eb p\u00ebrllogaritur n\u00eb vler\u00ebn 322 mij\u00eb lek\u00eb. Komisioni konkludoi se prokurori Vata ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie. Hamitaj tha se Vata nuk e ka kryer deklarimin e shk\u00ebmbimit n\u00eb 2013-\u00ebn, pasi kjo kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb muajin tetor t\u00eb atij viti.<\/p>\n<p>Komisioni ka identifikuar nj\u00eb tjet\u00ebr apartament me sip\u00ebrfaqe 91.34 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin prokurori Vata ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00eb porosit\u00ebsi n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr vler\u00ebn 40,500 euro, por ende nuk zot\u00ebron certifikat\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri. Relatori Hamitaj tha se nga verifikimet ka rezultuar q\u00eb deri tani shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese i jan\u00eb likuiduar 33,250 euro. Ai shtoi, se prokurori Vata ka deklaruar si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie kursimet e tij, t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe t\u00eb v\u00ebllait. Kjo, pasi p\u00ebr pages\u00ebn \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nj\u00eb depozit\u00eb bankare n\u00eb vler\u00ebn 4.1 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb figuron n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe v\u00ebllait t\u00eb prokurorit Hysni \u00a0Vata.<\/p>\n<p>Hamitaj sqaroi se Vata e ka pasqyruar k\u00ebt\u00eb depozit\u00eb dyem\u00ebrore edhe n\u00eb deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 2006, ku ka sqaruar se nga 4.1 milion\u00eb lek\u00eb, 500 mij\u00eb lek\u00eb ishin t\u00eb familjes s\u00eb tij, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr e v\u00ebllait. Sipas Komisionit, prokurori Vata ka shpjeguar se v\u00ebllai e ka p\u00ebrfituar shum\u00ebn e depozituar nga puna n\u00eb Greqi, por nuk ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb me dokumente zyrtare ligjshm\u00ebrin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Nga verifikimet e KPK \u00ebsht\u00eb konstatuar se Vata ka marr\u00eb nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 3 milion lek\u00eb n\u00eb vitin 2009, nga e cila \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr shuma 2.7 milion\u00eb lek\u00eb. Hamitaj pohoi se Vata ka shpjeguar para Komisionit se kjo kredi ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e detyrimit financiar ndaj v\u00ebllait, pasi ishin t\u00ebrhequr kursimet e tij nga depozita dyem\u00ebrore kur ishte kryer nj\u00eb pages\u00eb p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb. Komisioni ka konstatuar se ky veprim nuk \u00ebsht\u00eb shpjeguar nga subjekti n\u00eb vitin 2009. Gjithashtu, ka rezultuar se nuk ka dokumente p\u00ebr detyrimin e mbartur 3.6 milion\u00eb lek\u00eb ndaj v\u00ebllait n\u00eb vitet 2006, 2007.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie\u201d, pohoi relatori Lulzim Hamitaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni nuk identifikoi probleme lidhur me blerjen e nj\u00eb autoveture tip Peugeot n\u00eb vler\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2015, si burim krijimi i s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat familjare dhe ato t\u00eb siguruara nga shitja e nj\u00eb mjeti tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi financiare edhe n\u00eb krijimin e nj\u00eb gjendje cash n\u00eb vler\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb, si burim i s\u00eb cil\u00ebs, Vata ka deklaruar pagat e tij dhe t\u00eb ardhurat nga aktiviteti i bashk\u00ebshortes si notere. Nga analiza financiare, Komisioni ka konkluduar nj\u00eb balanc\u00eb negative -1.1 milion\u00eb lek\u00eb. Gjithashtu, Komisioni ka konstatuar nj\u00eb balanc\u00eb negative -3.4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr investimet e kryera gjat\u00eb pes\u00eb viteve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, prokurori Vata i kund\u00ebrshtoi gjetjet e Komisionit lidhur me kriterin e pasuris\u00eb. Ai tha se t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb tij ishin sa kat\u00ebrfishi i shpenzimeve. \u201cT\u00eb ardhurat tona jan\u00eb t\u00eb ligjshme se jan\u00eb marr\u00eb nga borderot\u00eb e shtetit\u201d, pohoi ai. M\u00eb tej, Vata shpjegoi se n\u00eb vitin 1995 kishte p\u00ebrfituar nj\u00eb apartament 77 m2 si i pastreh\u00eb dhe se k\u00ebt\u00eb banes\u00eb e kishte shk\u00ebmbyer me at\u00eb t\u00eb prind\u00ebrve dhe t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve q\u00eb ishte 70 m2. \u201cU b\u00eb kontrata n\u00eb vitin 2013, por un\u00eb kam 23 vjet q\u00eb jetoj aty\u201d, theksoi prokurori Vata.<\/p>\n<p>M\u00eb tej ai u ndal t\u00eb shpjegonte p\u00ebr depozit\u00ebn dyem\u00ebrore. \u201cDepozita \u00ebsht\u00eb hapur nga v\u00ebllai dhe bashk\u00ebshortja. E dinim sa ishte pjesa e secilit dhe nuk b\u00ebm\u00eb kontrat\u00eb. Shk\u00ebmbimet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb brenda bank\u00ebs. N\u00eb vitin 2009 v\u00ebllez\u00ebrit i donin ato lek\u00eb dhe mor\u00ebm kredi p\u00ebr t\u2019jua kthyer. Ky burim p\u00ebr shlyerjen \u00ebsht\u00eb i ligjsh\u00ebm. T\u00eb penalizohem pse v\u00ebllez\u00ebrit kan\u00eb sakrifikuar duke punuar me ndershm\u00ebri e duke fjetur m\u00eb shum\u00eb jasht\u00eb? Rezulton q\u00eb kredia ka shkuar direkt p\u00ebr v\u00ebllan\u00eb\u201d, pohoi Vata.<\/p>\n<p><strong>Kontrolli i figur\u00ebs dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, e konsideron prokurorin Hysni Vata si t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs. Relatori Lulzim Hamitaj u shpreh se Komisoni po kryen verifikime autonome dhe do t\u00eb jap\u00eb vler\u00ebsimin e tij para marrjes s\u00eb vendimit p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin e DSIK, Vata tha se vet\u00eb ky institucion ka dal\u00eb me dy raporte, n\u00eb t\u00eb parin e ka cil\u00ebsuar t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb dytin t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb raportin e dyt\u00eb flitet p\u00ebr 13 vite m\u00eb par\u00eb. Nuk i kishte m\u00eb par\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, pse jep DSIK vler\u00ebsime t\u00eb ndryshme?\u201d, pyeti Vata trup\u00ebn gjykuese t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cRaporti \u00ebsht\u00eb i pav\u00ebrtet\u00eb e jo serioz. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shpifje e turpshme. Nuk jam p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprime q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb figur\u00ebn. Prandaj s\u2019ka pasur asnj\u00eb kall\u00ebzim penal, apo procedim ndaj meje. I k\u00ebrkoj Komisionit t\u2019i konstatoj\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta\u201d, pohoi Vata.<\/p>\n<p>Lidhur me profesionalizimin, K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb, KLP ka konstatuuar se prokurori Vata nuk ka kryer shkelje t\u00eb r\u00ebnda gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk ka rezultuar q\u00eb t\u00eb ket\u00eb pasur masa disiplinore.<\/p>\n<p>Hamitaj sqaroi m\u00eb detaje t\u00eb karrier\u00ebn e Vat\u00ebs. Ai pohoi se subjekti \u00ebsht\u00eb larguar nga detyra e prokurorit me dekret t\u00eb Presidentit p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda gjasht\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs. Por ka arritur t\u00eb rikthehet n\u00eb vitin 2008, pasi gjykata rr\u00ebzoi dekretin e Presidentit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjat\u00eb tre viteve t\u00eb verifikimit, Vata \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar shum\u00eb mir\u00eb nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Relatori Lulzim Hamitaj tha se pran\u00eb Komisionit kan\u00eb mb\u00ebrritur 8 denoncime dhe nga dosjet e administruara ka rezultuar t\u00eb ket\u00eb pasur raste t\u00eb moskryerjes s\u00eb hetimeve t\u00eb plota, t\u00eb thelluara e gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse.<\/p>\n<p>Lidhur me profesionalizmin ONM ka depozituar pran\u00eb Komisionit disa gjetje p\u00ebr hetime t\u00eb kryera n\u00eb Dib\u00ebr. ONM ka konstatuar mang\u00ebsi t\u00eb hetimeve, q\u00eb sipas Komisionit, duket se c\u00ebnojn\u00eb t\u00eb drejtat e t\u00eb hetuarve dhe viktimave. Konkretisht, problematikat jan\u00eb konstatuar n\u00eb procedime penale q\u00eb kan\u00eb pasur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me d\u00ebmtimet fizike t\u00eb punonj\u00ebsve n\u00eb minier\u00ebn e Bulqiz\u00ebs. Sipas ONM, veprimet dhe mosveprimet nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb bazuara n\u00eb ligj. Vata i kund\u00ebrshtoi gjetjet e ONM-s\u00eb duke pretenduar se n\u00eb kat\u00ebr rastet e vendimeve t\u00eb mosfillimit nuk \u00ebsht\u00eb konstatuar vep\u00ebr penale. Ai tha se n\u00eb asnj\u00eb rast nuk ka pasur ankim nga asnj\u00eb pal\u00eb.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja e trup\u00ebs gjykuese t\u00eb KPK, Pamela Qirko e pyeti prokurorin Vata n\u00ebse kishte pasur ndonj\u00ebher\u00eb hetim p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb q\u00eb administrojn\u00eb aktivitetin e nxjerrjes s\u00eb mineraleve n\u00eb minier\u00ebn e Bulqiz\u00ebs, apo n\u00ebse ishin hetuar vet\u00ebm viktimat. Vata pohoi se ka pasur raste t\u00eb hetimit t\u00eb shoq\u00ebrive dhe kan\u00eb shkuar n\u00eb gjykim.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj sqaroi se p\u00ebr t\u00eb gjitha gjetjet, prokurori Hysni Vata ka depozituar shpjegime dhe prova t\u00eb cilat do t\u00eb shqyrtohen para marrjes s\u00eb vendimit. N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, prokurori Hysni Vata k\u00ebrkoi konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. KPK do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 9 shtator 2019, ora 12:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga analiza financiare subjekti ka rezultuar balanc\u00eb negative dhe munges\u00eb e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive. DSIK ka konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e prokurorit Vata p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ONM i ka referuar Komisionit disa gjetje p\u00ebr hetimet e aksidenteve n\u00eb pun\u00eb n\u00eb minier\u00ebn e Bulqiz\u00ebs.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75844,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,2,473],"tags":[445,171,149,335],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Hysni-Vata.jpg","fifu_image_alt":"Kreu i Prokuroris\u00eb s\u00eb Matit duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit | Foto : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75843"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75843"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75843\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75845,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75843\/revisions\/75845"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75844"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75843"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75843"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75843"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}