{"id":75846,"date":"2019-08-13T19:34:50","date_gmt":"2019-08-13T17:34:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/biznesi-i-bashkeshortit-dhe-mangesite-profesionale-i-dhane-fund-karrieres-se-alketa-nushit\/2019\/08\/13\/"},"modified":"2023-04-07T11:35:50","modified_gmt":"2023-04-07T09:35:50","slug":"biznesi-i-bashkeshortit-dhe-mangesite-profesionale-i-dhane-fund-karrieres-se-alketa-nushit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/biznesi-i-bashkeshortit-dhe-mangesite-profesionale-i-dhane-fund-karrieres-se-alketa-nushit\/2019\/08\/13\/","title":{"rendered":"Biznesi i bashk\u00ebshortit dhe mang\u00ebsit\u00eb profesionale i dhan\u00eb fund karrier\u00ebs s\u00eb Alketa Nushit"},"content":{"rendered":"<p>Sipas vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb q\u00eb e shkarkoi nga detyra, drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Kuk\u00ebs, Alketa Nushi ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia, kryesisht p\u00ebr sa i takon aspektit etiko-profesional.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_63387\" aria-describedby=\"caption-attachment-63387\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alketa-Nushi.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-63387\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alketa-Nushi-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"63387\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-63387\" class=\"wp-caption-text\">Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Kuk\u00ebsit, Alketa Nushi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Me 27 qershor, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Etleda \u00c7iftja kryesuese, Lulzim Hamitaj relator dhe Firdes Shuli an\u00ebtar, shpalli vendimin p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurores Alketa Nushi.<\/p>\n<p>Nushi, e cila mbante postin e drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Kuk\u00ebs, u hetua nga KPK p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit kalimtar, p\u00ebrfshir\u00eb pasurin\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Nushi i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar ex-officio. Ajo ka mbaruar Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2009 dhe \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Matit. N\u00eb janar 2018, Alketa Nushi \u00ebsht\u00eb komanduar drejtuese e Prokuroris\u00eb s\u00eb Kuk\u00ebsit.<\/p>\n<p>Trupa gjykues e KPK-s\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shortuar p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb rivler\u00ebsimin e subjektit, ka pasur fillimisht si kryesuese komisioneren Alma Faskaj. Pas dor\u00ebheqjes s\u00eb Faskaj p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb objektive, ajo \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar nga komisionerja Etleda \u00c7iftja.<\/p>\n<p>\u201cZnj. Alketa Nushi ka mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim bashk\u00ebpunues me Komisionin, duke dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje sa her\u00eb \u00ebsht\u00eb pyetur dhe ka paraqitur dokumentacion mb\u00ebshtet\u00ebs p\u00ebr shpjegimet e veta, edhe n\u00eb lidhje me burimet financiare t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt kishte pasur marr\u00ebdh\u00ebnie financiare,\u201d shprehet trupa e KPK-s\u00eb n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>Komisioni e ka mbyllur hetimin administrative me dat\u00eb 6 qershor dhe nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas ka njoftuar subjektin n\u00ebp\u00ebrmjet post\u00ebs elektronike p\u00ebr rezultatet e hetimit kryesisht, si dhe kalimin e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb shpjegime dhe prova q\u00eb provojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn brenda dat\u00ebs 18 qershor.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga subjekti, n\u00eb dat\u00ebn 11 qershor Nushi \u00ebsht\u00eb rikontaktuar nga sekretarja gjyq\u00ebsore dhe i jan\u00eb rinisur rezultatet e hetimit. Subjekti ka k\u00ebrkuar m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb nga KPK dhe seanca d\u00ebgjimore \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb me dat\u00ebn 25 qershor.<\/p>\n<p>Seanca d\u00ebgjimore \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb prani t\u00eb v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs. Gjat\u00eb seanc\u00ebs relatori i \u00e7\u00ebshtjes, Lulzim Hamitaj paraqiti rezultatet e arritura nga Komisioni, p\u00ebrgjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb hetimit administrativ, t\u00eb kryer mbi t\u00eb tria kriteret e rivler\u00ebsimit \u2013 dhe t\u00eb kaluara si barr\u00eb prove apo p\u00ebr shpjegime.<\/p>\n<p>Pasi d\u00ebgjoi relacionin, prokuroja Alketa Nushi shprehu q\u00ebndrimin e saj lidhur me gjetjet e hetimit kryesisht, si dhe mbi procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb kryer ndaj saj.<\/p>\n<p>Gjithashtu, subjekti i rivler\u00ebsimit, gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, u p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb b\u00ebra nga trupi gjykues dhe nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, si dhe shprehu q\u00ebndrimin e vet p\u00ebrfundimtar duke k\u00ebrkuar konfirmim n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kontrolli i pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Si pjes\u00eb e hetimit administrativ t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, KPK ka administruar raportet nga organet ndihm\u00ebse t\u00eb procesit t\u00eb vetingut, p\u00ebrfshir\u00eb Inspektoriatin e Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesit.<\/p>\n<p>Sipas ILDKPKI-s\u00eb deklarimi i subjektit nuk ka qen\u00eb i sakt\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, por subjekti ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme, nuk ka kryer fshehje pasurie dhe nuk ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb. Gjithashtu, sipas ILDKPKI prokurorja Nushi nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej raportit t\u00eb Inspektoriatit, KPK ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur mbi informacionet dhe konkluzionet e arritura nga ILDKPKI, por dhe mbi fakte t\u00eb marra nga institucione t\u00eb tjera. Hetimi administrativ n\u00eb lidhje me vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb s\u00eb subjektit konsistoi n\u00eb verifikimin e v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb deklarimeve n\u00eb lidhje me gjendjen pasurore t\u00eb subjektit dhe t\u00eb personave t\u00eb lidhur; n\u00eb verifikimin e burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve me q\u00ebllim evidentimin e munges\u00ebs s\u00eb mundshme, t\u00eb burimeve t\u00eb mjaftueshme financiare p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb; n\u00eb evidentimin e ndonj\u00eb fshehjeje t\u00eb mundshme t\u00eb sendeve n\u00eb pron\u00ebsi ose p\u00ebrdorim; si dhe n\u00eb evidentimin e ekzistenc\u00ebs s\u00eb mundshme t\u00eb deklarimeve t\u00eb rreme apo t\u00eb ndonj\u00eb konflikti t\u00eb interesave.<\/p>\n<p>N\u00eb hetim jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb 4 pasuri tok\u00eb ar\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 250 m2 n\u00eb Vlor\u00eb, nj\u00eb apartament banimi me sip\u00ebrfaqe 70 m2 dhe vler\u00eb 32,900 euro n\u00eb Tiran\u00eb dhe nj\u00eb automjet Ford Focus, t\u00eb deklaruar nga subjekti n\u00eb deklarat\u00ebn veting. Sipas KPK-s\u00eb 4 pasurit\u00eb t\u00eb llojit tok\u00eb ar\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, rezultojn\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting me nj\u00eb sip\u00ebrfaqe 177 m2 m\u00eb t\u00eb madhe se sa jan\u00eb deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike n\u00eb ILDKPKI n\u00eb vitin 2008, nd\u00ebrkoh\u00eb trualli me sip\u00ebrfaqe 250 m2 nuk rezulton i deklaruar nga subjekti m\u00eb par\u00eb. Subjekti ka deklaruar si burimi krijimi p\u00ebr apartamenti 70 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb kredi bankare t\u00eb marr\u00eb n\u00eb \u201cTirana Bank\u201d m\u00eb vler\u00eb 25 mij\u00eb euro n\u00eb n\u00ebntor 2008; 3.900 euro kursime personale nga puna e m\u00ebparshme; 2 mij\u00eb euro ishin dhuruar nga motra e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit dhe 2 mij\u00eb euro ishin dhuruar nga n\u00ebna e subjektit. Nd\u00ebrkoh\u00eb automjeti Ford Focus i \u00ebsht\u00eb dhuruar nga i v\u00ebllai.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se gjat\u00eb viteve 2008-2017 subjekti nuk ka deklaruar tjet\u00ebrsim ose ndryshime n\u00eb pasuri, nga analiza krahasuese e deklarat\u00ebs periodike t\u00eb vitit 2008 dhe asaj veting t\u00eb vitit 2017, KPK ka konstatuar disa mang\u00ebsi ose mosp\u00ebrputhje; p\u00ebrfshir\u00eb mosdeklarimin e truallit me sip\u00ebrfaqe 250 m2 n\u00eb Vlor\u00eb, origjina e dyshimt\u00eb e regjistrimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, deklarimi\u00a0 n\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe tok\u00eb ar\u00eb 177 m2 m\u00eb shum\u00eb nga ajo q\u00eb ishte deklaruar n\u00eb vitin 2008 \u2013 para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs. Gjithashtu, sipas KPK-s\u00eb subjekti n\u00eb deklarat\u00ebn veting, subjekti nuk ka deklaruar pasurin\u00eb vresht\u00eb, me sip\u00ebrfaqe 1600 m2 dhe ullisht\u00eb, me sip\u00ebrfaqe 1500 m2 &#8211; t\u00eb cilat ishin deklaruar n\u00eb vitin 2008. N\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2008, nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar burimi financiar i krijimit t\u00eb apartamentit dhe as dhuratat e marra n\u00eb cash nga n\u00ebna dhe kunata e subjektit. Nga hetimi administrativ i Komisionit nuk jan\u00eb konstatuar probleme me burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb krijimit t\u00eb pasuris\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 70m2 dhje vler\u00eb 32,900 euro n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me mosp\u00ebrputhjen e sip\u00ebrfaqeve t\u00eb tokave t\u00eb deklaruara n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d me ato t\u00eb deklaruara para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, subjekti shpjegoi se ky fakt nuk varej nga vullneti apo nga mang\u00ebsia e saj, por nga gabimet e institucioneve kompetente. Lidhur me mosdeklarimin e pron\u00ebs truall me sip\u00ebrfaqe 250 m2 subjekti ka deklaruar se n\u00eb koh\u00ebn e deklarimit periodik nuk e ka pasur cerfitikat\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb. Lidhur me tokat ullisht\u00eb dhe vresht\u00eb, subjekti shpjegoi se mosp\u00ebrputhja ka lindur nga fakti se k\u00ebto sip\u00ebrfaqe ishin n\u00eb bashk\u00ebzot\u00ebrim nga t\u00eb gjitha familjet bujq\u00ebsore dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nuk lejohej cop\u00ebzimi pasuror. P\u00ebr sa i p\u00ebrket mosdeklarimit t\u00eb dhurimeve nga personat e lidhur n\u00eb deklarimet periodike, Nushi, ka shpjeguar se shumat n\u00eb fjal\u00eb jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb shtator 2007 dhe n\u00eb qershor 2008, nd\u00ebrsa ajo \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb funksionin e prokurorit n\u00eb n\u00ebntor 2008, ndaj, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u201cnuk kishte detyrimin q\u00eb t\u2019i deklaronte.\u201d<\/p>\n<p>Nga analiza financiare Komisioni ka konstatuar se Nushi ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme, t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shpenzimet e kryera, por subjekti ka kryer deklarime t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2009 \u2013 2015, duke deklaruar t\u00eb ardhura neto m\u00eb t\u00eb larta nga sa ka rezultuar nga dokumentacioni provues i administruar nga Komisioni. Nga faturat e paraqitura nga vet\u00eb subjekti p\u00ebr t\u00eb provuar xhiron e biznesit t\u00eb bashk\u00ebshortit, ka rezultuar se deklarimet e t\u00eb ardhurave, t\u00eb kryera pran\u00eb organeve tatimore nga ky biznes, nuk p\u00ebrkojn\u00eb me ato reale, pasi, s\u00eb paku n\u00eb tre vjet nuk jan\u00eb deklaruar p\u00ebr efekt t\u00eb tatimeve mbi 3,6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket deklarimeve t\u00eb subjektit, KPK ka konstatuar pamjaftueshm\u00ebri t\u00eb dyfisht\u00eb p\u00ebr deklarimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb biznesit t\u00eb bashk\u00ebshortit si dhe t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p><strong>Past\u00ebrtia e figur\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar ka kryer kontrollin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs s\u00eb prokurores, Alketa Nushi dhe fillimisht ka konstatuar \u2018p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb\u2019 e saj p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs. Por n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar, DSIK ka konkluduar se subjekti nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNisur nga t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga autoritet verifikuese, ndryshon konstatimi fillestar, nga p\u00ebrshtatshm\u00ebri, n\u00eb pap\u00ebrshtatshm\u00ebri p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs nga subjekti i rivler\u00ebsimit, znj. Alketa Nushi (Nushaj), pasi ka t\u00eb dh\u00ebna se subjekti i rivler\u00ebsimit ka pasur kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, si dhe ka qen\u00eb e implikuar n\u00eb veprimtari korruptive t\u00eb funksionit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb relativisht t\u00eb gjat\u00eb kohe dhe n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb nj\u00eb rast, si dhe ndikim dhe favorizim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb pandehurve, n\u00eb papajtueshm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb me detyr\u00ebn e saj,\u201d shkruan DSIK n\u00eb raportin e p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Komisioni ka njoftuar subjektin p\u00ebr rezultatet e raportit t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar t\u00eb DSIK-s\u00eb n\u00eb lidhje me p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e saj p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs. Nushi n\u00eb prap\u00ebsimet e saj, por edhe dhe gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, shpjegoi se konkluzionet e DSIK-s\u00eb nuk q\u00ebndronin, pasi ajo nuk ishte p\u00ebrfshir\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb veprimtari korruptive dhe nuk kishte pasur kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>Hetimi administrativ i KPK-s\u00eb ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se informacionet dhe dyshimet mbi t\u00eb cilat ngrihet raporti i DSIK- nuk jan\u00eb t\u00eb bazuara mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb konkluduar p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni, n\u00eb lidhje me kriterin e kontrollit t\u00eb figur\u00ebs, nuk krijon bindjen p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr vijueshm\u00ebrin\u00eb e funksionit t\u00eb tij, dhe se konstatimet e m\u00ebsip\u00ebrme nuk mund t\u00eb konsiderohen si shkak p\u00ebr shkarkimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit,\u201d shkruan KPK n\u00eb vendimin e zbardhur; megjithat\u00eb, Komisioni shton se rrethanat e paraqitura n\u00eb raportin e DSIK-s\u00eb \u201cmund t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb rivler\u00ebsimit.\u201d<\/p>\n<p><strong>Rivler\u00ebsimi i aft\u00ebsive profesionale<\/strong><\/p>\n<p>Rivler\u00ebsimi i aft\u00ebsive profesionale t\u00eb drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Kuk\u00ebs, Alketa Nushi \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur nga KPK n\u00eb raportin e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, informacione t\u00eb tjera t\u00eb marra gjat\u00eb hetimit administrativ nga organet ligjzbatuese, kriteret e vler\u00ebsimit t\u00eb parashikuara n\u00eb legjislacionin mbi statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve dhe denoncimet nga publiku.<\/p>\n<p>Nga raporti i KLP-s\u00eb ka rezultuar se nga t\u00eb dh\u00ebnat arkivore pran\u00eb Sektorit t\u00eb Burimeve Njer\u00ebzore n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme p\u00ebr prokuroren Alketa Nushi nuk ka masa disiplinore. Megjithat\u00eb, nga kontrolli n\u00eb Sektorin e Protokollit dhe Arkivit n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme rezulton se ndaj subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit jan\u00eb paraqitur dy ankesa.<\/p>\n<p>Ankesa e par\u00eb e vitit 2018 lidhet me pushimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ku shtet\u00ebsja M.U ankohet se shtetasi i akuzuar ka t\u00eb v\u00ebllan\u00eb prokuror dhe mbrohet nga kryeprokurorja e rrethit, e cila \u00ebsht\u00eb e akomoduar n\u00eb hotelin e pal\u00ebs s\u00eb akuzuar. K\u00ebt\u00eb ankes\u00eb Prokuroria e P\u00ebrgjithshme e ka p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tropoj\u00ebs p\u00ebr kompetenc\u00eb hetimore. Ankesa e dyt\u00eb q\u00eb i p\u00ebrket gjithashtu vitit 2018, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga bashk\u00ebshortja e nj\u00eb viktime q\u00eb e akuzon Nushin dhe nj\u00eb prokuror tjet\u00ebr p\u00ebr korrupsion. Kjo ankes\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme p\u00ebr kompetenc\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Mat.<\/p>\n<p>Gjithashtu, KLP-ja shprehet se p\u00ebr subjektin jan\u00eb administruar disa informacione t\u00eb rezervuara nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme n\u00eb lidhje me disa dosje konkrete. Nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme, Nushi \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar shum\u00eb mir\u00eb p\u00ebr vitet 2014-2016. N\u00eb p\u00ebrfundim KLP ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se nuk jan\u00eb konstatuar mang\u00ebsi profesionale nga subjekti.<\/p>\n<p>Rivler\u00ebsimi i aft\u00ebsive profesionale t\u00eb subjektit nga Komisioni \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb disa dosje t\u00eb sinjalizuara nga organet ligjzbatuese, ku p\u00ebrfshihen pes\u00eb dosjeve penale nga vitit 1997 deri n\u00eb vitin 2017. Sipas KPK-s\u00eb n\u00eb nj\u00eb dosje t\u00eb vitit 2017, Nushi ka k\u00ebrkuar mas\u00ebn e siguris\u00eb detyrim paraqitje dhe garanci pasurore, p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb dyshuar p\u00ebr tre verpa penale t\u00eb r\u00ebnda, i cili pas lirimit \u00ebsht\u00eb larguar pa l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb. Gjithashtu, subjekti i rivler\u00ebsimit e ka pushuar p\u00ebrfundimisht k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Ky vendim \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar nga Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Mat. Vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Mat \u00ebsht\u00eb ankimuar dhe \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga Gjykata e Apelit Tiran\u00eb. Nga hetimi administrativ i k\u00ebtij rasti, KPK ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se nxjerr n\u00eb pah disa mang\u00ebsi n\u00eb aft\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, pasi veprimet dhe mosveprimet hetimore t\u00eb saj \u201ckan\u00eb \u00e7uar n\u00eb kryerjen e hetimeve t\u00eb cunguara dhe n\u00eb konkluzione t\u00eb deformuara, me cil\u00ebsim jo korrekt t\u00eb vepr\u00ebs penale.\u201d<\/p>\n<p>Mang\u00ebsi jan\u00eb konstatuar nga KPK edhe n\u00eb nj\u00eb dosje t\u00eb vitit 2012, kund\u00ebr dy shtetasve p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cvrasje n\u00eb rrethana t\u00eb tjera cil\u00ebsuese, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, mbetur n\u00eb tentativ\u00eb\u201d. Subjekti i rivler\u00ebsimit ka vendosur pushimin e \u00e7\u00ebshtjes ndaj dy t\u00eb dyshuarave. N\u00eb arsyetimin e vendimit t\u00eb pushimit, prokurorja ka arsyetuar se edhe pse \u00ebsht\u00eb provuar se dy plagosjet jan\u00eb realizuar nga nj\u00eb nga autor\u00ebt e dyshuar, ato kan\u00eb ardhura nga pakujdesia dhe nuk mund t\u00eb ndiqen penalisht nga prokuroria. Me dakord\u00ebsin\u00eb e prokurores, Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Mat ka z\u00ebvend\u00ebsuar mas\u00ebn e siguris\u00eb p\u00ebr t\u00eb dyshuarin nga arrest me burg n\u00eb arrest n\u00eb sht\u00ebpi. Vendimi i prokurores p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes \u00ebsht\u00eb shfuqizuar nga drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Mat, pasi ai ka konstatuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mang\u00ebsish lidhur me veprimet dhe mosveprimet hetimore. Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Matit ka urdh\u00ebruar z\u00ebvend\u00ebsimin e prokurores dhe t\u00eb OPGJ-s\u00eb q\u00eb hetonin \u00e7\u00ebshtjen. Nushi ka paraqitur ankim tek Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimet. \u00a0Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, pasi e ka shqyrtuar ankimin e subjektit, ka vendosur mospranimin e tij, duke e konsideruar t\u00eb bazuar vendimin e z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Mang\u00ebsi jan\u00eb konstatuar nga KPK edhe n\u00eb lidhje me nj\u00eb dosje t\u00eb vitit 2015 t\u00eb hetuar nga Nushi n\u00eb Prokurorin\u00eb e Matit, kund\u00ebr nj\u00eb t\u00eb dyshuari p\u00ebr \u201cvjedhje duke shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn\u201d t\u00eb kall\u00ebzuar nga Posta Shqiptare. Duke konstatuar disa veprime hetimore t\u00eb munguara nga subjekti, drejtuesi i prokuroris\u00eb e ka urdh\u00ebruar Nushin nd\u00ebrmarrjen e tyre deri n\u00eb nj\u00eb afat t\u00eb caktuar. Megjith\u00eb vendimin e drejtuesit t\u00eb prokuroris\u00eb, veprimet plot\u00ebsuese hetimore nuk jan\u00eb kryer nga subjekti i rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket aft\u00ebsive profesionale t\u00eb subjektit, trupi gjykues i KPK-s\u00eb \u00e7mon se faktet, rrethanat, veprimet, mosveprimet e saj, kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb mbyllje hetimesh dhe n\u00eb cil\u00ebsimin e veprave penale n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jokorrekte, n\u00eb kund\u00ebrshtim me rrethanat dhe faktet konkrete apo me dispozitat ligjore.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00ebr\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb gjitha problematikat e konstatuara p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, KPK shprehet se deklarimet e pamjaftueshme t\u00eb Nushit n\u00eb ILDKPKI; mosdeklarimin e plot\u00eb n\u00eb tatime t\u00eb xhiros vjetore reale t\u00eb biznesit t\u00eb familjes; dyshime t\u00eb arsyeshme p\u00ebr integritetin e figur\u00ebs t\u00eb ngritura nga organet ligjzbatuese dhe t\u00eb konfirmuara nga informacioni i konsultuar\/lexuar nga an\u00ebtar\u00ebt e trupit gjykues, si dhe mang\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura dhe dyshime t\u00eb arsyeshme p\u00ebr favorizime t\u00eb personave n\u00ebn hetim, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkaqe t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr cenimin e besimit t\u00eb publikut n\u00eb figur\u00ebn e prokurorit.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb provat q\u00eb disponon, vler\u00ebsimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, si dhe bindjen e brendshme, trupi gjykues arriti n\u00eb konkluzionin q\u00eb prokurorja Alketa Nushi t\u00eb shkarkohet nga detyra.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sipas vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb q\u00eb e shkarkoi nga detyra, drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Kuk\u00ebs, Alketa Nushi ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia, kryesisht p\u00ebr sa i takon aspektit etiko-profesional.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":75847,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,415,117,473],"tags":[494,171,149,397],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alketa-Nushi-1.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja e Prokurorise  se Kukesit, Alketa Nushi, gjate nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore me te. Nushi, po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, i cili do te hetoje aftesite profesionale dhe pasurine e saj.\/r\/n\/r\/nProsecutor of Kukes, Alketa Nushi, during a hearing session of the Independent Qualification Commission, IQC. Nushi, is undergoing the process of revaluation, also known as vetting process, that will investigate the assets, figure and personal skills.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75846"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75846"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75846\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75848,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75846\/revisions\/75848"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75847"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75846"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75846"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75846"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}