{"id":75852,"date":"2019-07-30T13:24:21","date_gmt":"2019-07-30T11:24:21","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-altin-dumani-drejt-konfirmimit-ne-detyre\/2019\/07\/30\/"},"modified":"2023-04-07T11:38:20","modified_gmt":"2023-04-07T09:38:20","slug":"prokurori-altin-dumani-drejt-konfirmimit-ne-detyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-altin-dumani-drejt-konfirmimit-ne-detyre\/2019\/07\/30\/","title":{"rendered":"Prokurori Altin Dumani drejt konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Altin Dumani- nj\u00ebherazi kandidat p\u00ebr Struktur\u00ebn e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar dhe Korrupsionit, u p\u00ebrball me gjetjet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_64208\" aria-describedby=\"caption-attachment-64208\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Altin-Dumani-rivler\u00ebsimi.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-64208 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Altin-Dumani-rivler\u00ebsimi-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"64208\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-64208\" class=\"wp-caption-text\">Seanca d\u00ebgjimore n\u00eb KPK e prokurorit Altin Dumani | Foto nga : Edmond Hoxhaj\/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, prokurori Altin Dumani, i cili u rendit i pari nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, SPAK u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn me vetingun n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK. Trupa gjykuese e KPK p\u00ebrb\u00ebhej nga Firdes Shuli kryesuese, Roland Ilia relator dhe Etleda \u00c7iftja an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Altin Dumani e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb vitin 1999, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2000 \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tropoj\u00ebs. N\u00eb vitin 2004, Dumani u zgjodh prokuror i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda ku ka mbajtur edhe pozicionin e zv.drejtusit deri n\u00eb vitin 2007. Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, u transferua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs n\u00eb pozicionin e zv.drejtuesit n\u00eb sektorin e krimit ekonomik.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2010, Altin Dumani u promovua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs dhe prej fillimit t\u00eb vitit 2019 \u00ebsht\u00eb komanduar si drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda. Ai \u00ebsht\u00eb angazhuar gjithashtu n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie edhe si ekspert pran\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, kryesuesja e trup\u00ebs gjykuese t\u00eb KPK, Xhensila Pine, u shpreh se Komisioni e ka p\u00ebrfunduar rivler\u00ebsimin e prokurorit Dumani p\u00ebr t\u00eb tri kriteret, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizimin.<\/p>\n<p><strong>Pasuria e prokurorit<\/strong><\/p>\n<p>Relatori Roland Ilia pohoi se sipas raportit t\u00eb Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrolli t\u00eb Pasurive e Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI, prokurori Altin Dumani ka kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e tyre, nuk ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb apo fshehje si edhe nuk gjendet n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Relatori Roland Ilia shtoi se Komisioni ka kryer hetim t\u00eb pavarur p\u00ebr pasurin\u00eb, si ato t\u00eb paluajtshme, ashtu edhe p\u00ebr likuiditetet.<\/p>\n<p>Ilia nuk identifikoi probleme lidhur me blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 127 m2 pran\u00eb kompleksit sportiv Dinamo, t\u00eb porositur nga bashk\u00ebshort\u00ebt Dumani n\u00eb vitin 2006 n\u00eb vler\u00ebn e 50 mij\u00eb eurove. Sipas relatorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, n\u00eb deklarat\u00ebn veting, Dumani ka pasqyruar si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie vler\u00ebn 9 mij\u00eb euro kursime dhe nj\u00eb kredi e marr\u00eb n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2006 pran\u00eb Raiffeisen Bank.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar se Dumani ka lidhur kontrat\u00eb porosie n\u00eb vitin 2006 n\u00eb vler\u00ebn 50 mij\u00eb euro dhe se k\u00ebsti i par\u00eb i paguar ka qen\u00eb 9 mij\u00eb euro. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se ka marr\u00eb edhe kredin\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2006. Ilia tha se shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb shlyer detyrimi i pages\u00ebs s\u00eb apartamentit. Komisioni ka konstatuar se k\u00ebsti i par\u00eb 9 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb deklaruar nga gjendja cash n\u00eb sht\u00ebpi e akumuluar nd\u00ebr vite. Sipas relatorit Ilia, Dumani ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj shume cash.<\/p>\n<p>Po, ashtu, gjat\u00eb relatimit nuk u identifikuan problematika edhe lidhur me dy pasurit\u00eb e tjera, nj\u00eb ambient zyre dhe nj\u00eb apartament tjet\u00ebr n\u00eb Kashar.<\/p>\n<p>P\u00ebr zyr\u00ebn me sip\u00ebrfaqe 28 m2, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb maj t\u00eb vitit 2009 n\u00eb vler\u00ebn 28 mij\u00eb euro, Dumani ka deklaruar si burim krijimi kursimet n\u00eb gjendje cash dhe likuiditete bankare. Nga hetimi administrative, Komisioni ka konstatuar se pagesa \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb dy k\u00ebste, i pari n\u00eb vler\u00ebn 20 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2009 kur \u00ebsht\u00eb kryer porosia dhe k\u00ebsti i dyt\u00eb n\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 8 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2011. Sipas relatorit Ilia, kjo pron\u00eb nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb e regjistruar n\u00eb ZRPP. Gjithashtu, Komisioni ka gjetur se nuk \u00ebsht\u00eb kryer deklarimi i gjendjes cash.<\/p>\n<p>Relatori Roland Ilia pohoi se p\u00ebr apartamentin me sip\u00ebrfaqe 75.7 m2 n\u00eb Kashar t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2015 n\u00eb shum\u00ebn 41 mij\u00eb euro, prokurori Altin Dumani ka deklaruar si burim krijimi kursimet nd\u00ebr vite. Komisioni i ka gjetur t\u00eb ligjshme burimet e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar burime t\u00eb ligjshme edhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrdorura p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cReno\u201d t\u00eb vitit 2000 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2010 n\u00eb vler\u00ebn 550 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb shitur n\u00eb vitin 2017 kundrejt shum\u00ebs 200 mij\u00eb lek\u00eb. Ilia tha se si burim krijimi i k\u00ebsaj pasurie jan\u00eb deklaruar kursimet nga viti 2009. Po ashtu nuk jan\u00eb gjetur probleme edhe n\u00eb blerjen e nj\u00eb automjet tjet\u00ebr tip Reno n\u00eb vitin 2013, nga bashk\u00ebshortja e prokurorit Dumani n\u00eb vler\u00ebn 2600 euro.<\/p>\n<p>Realtori Ilia pohoi se Komisioni nuk ka gjetur parregullsi edhe n\u00eb deklarimin e likuiditeteve bankare dhe se subjekti ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni ka evidentuar mospagimin e tatimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga dh\u00ebnia me qira e pronave, apartamenteve dhe zyr\u00ebs. Por, k\u00ebto gjetje u kund\u00ebrshtuan nga prokurori Altin Dumani gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore, i cili tha se kishte dor\u00ebzuar prova t\u00eb mjaftueshme q\u00eb v\u00ebrtetonin se i kishte shlyer gjith\u00eb detyrimet.<\/p>\n<p>Sipas realtorit Ilia, nga dh\u00ebnia me qira e pronave t\u00eb paluajtshme nga nga viti 2009 deri n\u00eb vitin 2016 familja Dumani ka siguruar rreth 36 mij\u00eb euro. Ilia shpjegoi se gjat\u00eb shpjegimeve t\u00eb tij, prokurori Dumani ka deklaruar familja e tij jeton tek banesa e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes, pa qira. Sipas relatorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, Dumani nuk e ka deklaruar apartamentin ku banon.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, lidhur me konstatimin e mospages\u00ebs s\u00eb tatimeve p\u00ebr p\u00ebrfitimet financiare nga qirat\u00eb, Ilia tha se prokurori Dumani ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime e depozituar prova t\u00eb cilat do t\u00eb vler\u00ebsohen n\u00eb gjat\u00eb vendimmarrjes. Gjithashtu, relatori Ilia theksoi se analiza financiare p\u00ebrfundimtare do t\u00eb kryhet pas vler\u00ebsimit t\u00eb provave dhe shpjegimeve t\u00eb kryera nga subjekti.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, prokurori Dumani u ndal tek gjetjet e Komisionit p\u00ebr mospages\u00ebn e tatimeve nga p\u00ebrfitimi i qiras\u00eb duke theksuar se i kishte dh\u00ebn\u00eb provat se nuk kishte asnj\u00eb detyrim t\u00eb pashlyer.<\/p>\n<p>\u201cLidhur me pages\u00ebn e tatimeve mendoj se kam sjell\u00eb dokumente shteruese. Kam qen\u00eb i kujdessh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do kontrat\u00eb q\u00eb tatimet t\u00eb paguheshin. Kur qiramarr\u00ebsi ka qen\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit fizik, i kam paguar un\u00eb tatimet. Kur ka qen\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit juridik, ligji p\u00ebrcakton se tatimin n\u00eb burim e paguan qiramarr\u00ebsi. K\u00ebt\u00eb detyrim e kam vendosur n\u00eb kontrat\u00eb, kam qen\u00eb i kujdessh\u00ebm, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs\u201d, pohoi Dumani.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi detaje t\u00eb tjera duke theksuar se provat q\u00eb kishte dor\u00ebzuar v\u00ebrtetonin pages\u00ebn e tatimit n\u00eb burim p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga qirat\u00eb. \u201cAshtu si edhe kam shpjeguar, n\u00eb bank\u00eb \u00ebsht\u00eb futur vet\u00ebm pagesa neto, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb mbajtur tatimi. Shoq\u00ebria kroate q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb prej qiramarr\u00ebsve ka paguar detyrimet dhe dokumentacioni figuron pran\u00eb Drejtoris\u00eb Rajonale t\u00eb Tatimeve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Komisioni ka marr\u00eb dokumentacione nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme. Fatmir\u00ebsisht i kam gjetur dhe dor\u00ebzuar dokumentet q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se tatimi \u00ebsht\u00eb paguar\u201d, pohoi prokurori Dumani. i cili shtoi se e nj\u00ebjta situat\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebr pages\u00ebn e qiras\u00eb nga nj\u00eb shoq\u00ebri tjet\u00ebr. \u201cK\u00ebshtu q\u00eb bie posht\u00eb \u00e7do hije dyshimi\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Dumani sqaroi m\u00eb tej se edhe p\u00ebr balanc\u00ebn negative -31 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitin 2007, ka dor\u00ebzuar shpjegime p\u00ebr nj\u00eb shp\u00ebrblim t\u00eb p\u00ebrfituar nga bashk\u00ebshortja nga p\u00ebrkthimet e kryera gjat\u00eb atij viti.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr profesionalizmin dhe figur\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Prokurori Altin Dumani \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar pozitivisht p\u00ebr profesionalizimin dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Sipas relatorit Ilia, p\u00ebr aspektin profesional, K\u00ebshilli i lart\u00eb i prokuroris\u00eb, KLP, ka informuar Komisionin se ndaj prokurorit Dumani nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb masa disiplinore apo t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e tij t\u00eb mundshme n\u00eb veprimtari t\u00eb dyshimta. P\u00ebr periudh\u00ebn 2014-2016 ai \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar shum\u00eb mir\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e kryer. Ilia nuk identifikoi problematika edhe p\u00ebr 4 denoncime t\u00eb kryera pran\u00eb KPK ndaj prokuorit Dumani.<\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, ka konkluduar se prokurori Altin Dumani nuk ka kontakte me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar dhe se \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr vazhdimin\u00a0 detyr\u00ebs. Edhe Komisioni nuk ka gjetur probleme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>Pasi Ilia p\u00ebrfundoi relatimin, prokurori Altin Dumani e cil\u00ebsoi objektiv hetimin administrativ t\u00eb kryer nga Komisioni. Ai tha se i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpjegime e prova dhe se ishte dakord me rezultatet e hetimit. Dumani k\u00ebrkoi q\u00eb rezultatet e hetimit dhe shpjegimet e provat q\u00eb kishte dor\u00ebzuar pran\u00eb Komisionit t\u00eb vler\u00ebsohen objektivisht.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komisionit nuk pati pyetje p\u00ebr prokurorin Dumani. Po ashtu, edhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs tha se n\u00eb 25 seancat q\u00eb kishte ndjekur, ishte hera e par\u00eb q\u00eb nuk kishte pyetje.<\/p>\n<p>\u201cKjo duhet t\u00eb jet\u00eb dita juaj me fat\u201d, i tha Jacobs prokurorit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, prokurori Altin Dumani k\u00ebrkoi konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. Komisioni do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 31 korrik, ora 11:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Altin Dumani- nj\u00ebherazi kandidat p\u00ebr Struktur\u00ebn e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar dhe Korrupsionit, u p\u00ebrball me gjetjet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":75853,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,2,473],"tags":[795,171,149,579],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Altin-Dumani-rivler\u00ebsimi.jpg","fifu_image_alt":"Seanca d\u00ebgjimore n\u00eb KPK e prokurorit Altin Dumani | Foto nga : Edmond Hoxhaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75852"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75852"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75852\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75854,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75852\/revisions\/75854"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75853"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75852"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75852"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75852"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}