{"id":75855,"date":"2019-07-29T20:58:53","date_gmt":"2019-07-29T18:58:53","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/onm-rekomandon-apel-per-prokurorin-artan-madani-vendimi-i-kpk-i-pajustifikuar\/2019\/07\/29\/"},"modified":"2023-04-07T11:38:30","modified_gmt":"2023-04-07T09:38:30","slug":"onm-rekomandon-apel-per-prokurorin-artan-madani-vendimi-i-kpk-i-pajustifikuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/onm-rekomandon-apel-per-prokurorin-artan-madani-vendimi-i-kpk-i-pajustifikuar\/2019\/07\/29\/","title":{"rendered":"ONM rekomandon apel p\u00ebr prokurorin Artan Madani, vendimi i KPK \u201ci pajustifikuar\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit i k\u00ebrkoi Komisionerit Publik t\u00eb apeloj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj prokurorit t\u00eb Rrethit Kavaj\u00eb, Artan Madani, nd\u00ebrsa kund\u00ebrshton si t\u00eb pabazuar vendimin e shumic\u00ebs n\u00eb KPK p\u00ebr ta konfirmuar at\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, duke n\u00ebnvizuar se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr pasurin\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_63481\" aria-describedby=\"caption-attachment-63481\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-6428.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-63481 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-6428-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"63481\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-63481\" class=\"wp-caption-text\">Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Kavaj\u00ebs Artan Madani (djathtas) dhe avokati i tij pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit (ONM) i k\u00ebrkoi Komisionerit Publik t\u00eb apeloj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj prokurorit t\u00eb Rrethit Kavaj\u00eb, Artan Madani, nd\u00ebrsa kund\u00ebrshton vendimin e shumic\u00ebs n\u00eb KPK p\u00ebr ta konfirmuar at\u00eb n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>ONM shprehet se Madani nuk kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr pasurin\u00eb, p\u00ebrfshi k\u00ebtu nj\u00eb apartament dhe garazh n\u00eb Durr\u00ebs, bler\u00eb p\u00ebr 5.5 milion lek\u00eb n\u00eb vitin 2001 dhe nj\u00eb fond investimi n\u00eb bank\u00eb me vler\u00eb 1.5 milion lek\u00eb, si dhe parat\u00eb cash n\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb shum\u00ebn 1.7 milion lek\u00eb. ONM po ashtu ritheksoi dyshimet rreth pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb makine t\u00eb padeklaruar n\u00eb p\u00ebrdorim dhe theksoi se sipas analiz\u00ebs financiare Madani kishte pamjaftueshm\u00ebri n\u00eb shum\u00ebn 4.4 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr apel vihet n\u00eb dukje se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori si prov\u00eb deklaratat e prokurorit edhe pse ky ishte treguar shpesh kontradiktor gjat\u00eb pyet\u00ebsor\u00ebve. Po ashtu vihet\u00a0 n\u00eb dukje se KPK pranoi nj\u00eb analiz\u00eb financiare nga Madani edhe pse kjo kishte nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh, p\u00ebrfshi munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb metodologjie t\u00eb qart\u00eb.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese q\u00eb kreu procesin e vetingut p\u00ebr Madanin e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Etleda \u00c7iftja kryesues, Genta Tafa Bungo an\u00ebtare dhe Pamela Qirko relatore, vendosi me shumic\u00eb konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb me 1 korrik. V\u00ebzhgues nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e tij ishte Ferdinando Buatier de Mongeot.<\/p>\n<p>Artan Madani e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1994. Ai ka punuar si prokuror n\u00eb Durr\u00ebs, ka drejtuar prokurorin\u00eb e Lezh\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb rikthyer s\u00ebrish si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit. N\u00eb vitin 2014, Madani \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kavaj\u00ebs ku \u00ebsht\u00eb promovuar m\u00eb pas si drejtues i k\u00ebsaj prokurorie.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesa e ONM-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb apeluar \u00e7\u00ebshtjen drejtuar Komisionerit Publik, ONM b\u00ebn me dije se kishte qen\u00eb dakord me rezultatin paraprak t\u00eb hetimit dhe me arsyet pse prokurorit Madani i kishte kaluar barra e prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Madje sipas V\u00ebzhguesve Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb \u201celement\u00ebt e rinj t\u00eb paraqitur nga subjekti nuk ishin ndonj\u00eb shtes\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse\u201d krahasimisht me t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb KPK kishte p\u00ebr t\u00eb cilat i kishte kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb trupi gjykues vendosi ta konfirmoj\u00eb subjektin n\u00eb detyr\u00eb. Ky (vendim) \u00ebsht\u00eb, n\u00eb mendimin e V\u00ebzhguesve Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, iu pajustifikuar, sepse rezultatet e arritura gjat\u00eb hetimit paraprak ishin t\u00eb k\u00ebnaqshme, dhe nuk u paraqit\u00ebn element t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i kund\u00ebrshtuar ato\u201d, thuhet n\u00eb rekomandimin e ONM-s\u00eb p\u00ebr Komisionerin Publik.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ndaj Madanit u vu n\u00eb dukje fakti se nj\u00eb apartament i bler\u00eb n\u00eb vitin 2001 p\u00ebr 5.5 milion lek\u00eb, rezultonte me vler\u00eb 1.7 milion lek\u00eb n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes n\u00eb vitin 2004. Madani pretendoi se ai e kishte bler\u00eb apartamentin t\u00eb pambaruar dhe kishte kryer vet\u00eb shpenzimet shtes\u00eb deri n\u00eb vler\u00ebn 5.5 milion, por sipas ONM ai nuk ka paraqitur asnj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar k\u00ebt\u00eb pretendim.<\/p>\n<p>Sipas rekomandimit Madani b\u00ebri deklarime t\u00eb pasakta mbi apartamentin dhe se asnj\u00eb nga kontratat e n\u00ebnshkruara prej tij nuk e p\u00ebrmende statusin e pap\u00ebrfunduar dhe se ai nuk dha prova se ishte punuar n\u00eb apartament. Sipas ONM apartamenti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb i p\u00ebrfunduar dhe kontrata e vitit 2004 \u00ebsht\u00eb \u201cn\u00ebnshkrua me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d duke p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb t\u00eb garazhin.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se justifikimi i Madanit se garazhi nuk ishte deklaruar pasi ishte konsideruar si nj\u00eb i t\u00ebr\u00eb me apartamentin nuk q\u00ebndron sepse p\u00ebr blerjet jan\u00eb dy kontrata t\u00eb ndryshme, me dy \u00e7mime t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>N\u00eb rekomandim ONM shprehet se p\u00ebrndryshe nga vendimi q\u00eb ka marr\u00eb shumica e KPK, duke i konsideruar t\u00eb mjaftueshme shpjegimet \u00a0e Madanit, ato jo vet\u00ebm q\u00eb nuk rr\u00ebzuan rezultatet paraprake t\u00eb hetimit por nxor\u00ebn n\u00eb drit\u00eb t\u00eb tjera pasakt\u00ebsi. ONM v\u00eb n\u00eb dukje se disa prej burimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, p\u00ebrfshi dhurimet nga vjehrri, nj\u00eb shum\u00eb e kursyer nga bashk\u00ebshortja dhe nj\u00eb dhurim nga kunati, nuk ishin deklaruar m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi v\u00eb n\u00eb dukje se burimet financiare p\u00ebr apartamentin, nuk ishin deklaruar m\u00eb her\u00ebt dhe as n\u00eb deklarat\u00ebn veting, ve\u00e7 se n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vagullt si \u201ckursime dhe dhurime\u201d dhe se m\u00eb pas n\u00eb pyet\u00ebsor\u00eb shumat q\u00eb supozohet se jan\u00eb dhuruar variojn\u00eb nga 250 mij\u00eb lek\u00eb deri n\u00eb 300 mij\u00eb lek\u00eb e deri n\u00eb 1.5 milion. Sipas ONM kjo nuk rr\u00ebzonte pik\u00ebpyetjet e ngritur nga hetimi p\u00ebr Madanin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera p\u00ebr nj\u00eb dhurim nga kunati prej 300 mij\u00eb lek\u00eb, i deklaruar fillimisht si dhurim n\u00eb natyr\u00eb dhe m\u00eb pas si pages\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb kryer, nuk ishte verifikuar burimi i ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb ONM v\u00eb n\u00eb dukje se dhurimi nga babai i shum\u00ebs prej 1.5 milion ishte deklaruar fillimisht si pjes\u00ebtim vullnetar pas shitjes s\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie. V\u00ebzhguesit pretendojn\u00eb se nuk ishte e qart\u00eb se babai &#8211; i cili n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb kishte bler\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi tre kat\u00ebshe t\u00eb pap\u00ebrfunduar, i kishte pasur mund\u00ebsit\u00eb financiare.<\/p>\n<p>Pretendimi i Madanit n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, se n\u00eb dhurim q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb i ati kishte ndihmuar edhe v\u00ebllai, i hap sipas ONM probleme t\u00eb tjera prokurorit, pasi v\u00ebllai i tij ka qen\u00eb i d\u00ebnuar n\u00eb Itali p\u00ebr shfryt\u00ebzim prostitucioni.<\/p>\n<p>Edhe pse KPK nuk ka gjetur element\u00eb q\u00eb do t\u00eb c\u00ebnonin integritetin e tij dhe se d\u00ebnimi i t\u00eb v\u00ebllait ishte deklaruar, ONM thot\u00eb se t\u00eb vetmet t\u00eb ardhura t\u00eb v\u00ebllait ishin ato nga krimi.<\/p>\n<p>ONM v\u00eb n\u00eb dukje se v\u00ebllai ishte regjistruar n\u00eb Itali si i pun\u00ebsuar n\u00eb vitin 2002, shum\u00eb koh\u00eb pas deklarimit t\u00eb dhurimit.<\/p>\n<p>\u201cI vetmi aktivitet (deri n\u00eb tetor 2002), ishte angazhimi i tij i madh dhe fitimprur\u00ebs n\u00eb shfryt\u00ebzimin e prostitucionit n\u00eb Itali, p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar dhe ka vuajtur d\u00ebnimin\u201d, thuhet n\u00eb rekomandim.<\/p>\n<p>Po ashtu sipas rekomandimit, besueshm\u00ebria e Madanit ishte c\u00ebnuar. KPK thot\u00eb se ai deklaroi shifra t\u00eb ndryshme shpenzimesh udh\u00ebtimi dhe se jep iden\u00eb q\u00eb ia p\u00ebrshtati ato situat\u00ebs financiare duke i \u201chedhur hije besueshm\u00ebris\u00eb\u201d s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>ONM l\u00eb t\u00eb kuptohet se trupa gjykuese e KPK pranoi nj\u00eb analiz\u00eb financiare t\u00eb Madanit edhe pse ajo nuk ishte konsistente dhe nuk p\u00ebrdorte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn metodologji. Analiza e b\u00ebr\u00eb nga subjekti sipas ONM kishte brenda saj t\u00eb ardhura q\u00eb nuk duhej t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ligjshme pasi nuk ishin deklaruar m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>ONM thot\u00eb se bazuar n\u00eb analiz\u00ebn financiare Madani nuk justifikon 2.4 milion lek\u00eb n\u00eb vitin 2014 dhe prej k\u00ebsaj as investimin 1.5 milion n\u00eb nj\u00eb fond investimesh dhe as 1.2 milion kursime cash.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit kund\u00ebrshtojn\u00eb si t\u00eb palogjikshme p\u00ebrllogaritjen e shpenzimeve p\u00ebr familjen e Madanit gjat\u00eb viteve 90\u2019. Sipas tyre nd\u00ebrsa ka marr\u00eb parasysh shpenzime shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebta dhe n\u00eb disa vite edhe 0 shpenzime, KPK ka pranuar si t\u00eb mir\u00ebqena t\u00eb ardhurat.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb v\u00ebzhguesit v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se edhe \u201cduke pranuar kushtet shum\u00eb favorizuese\u201d bilanci financiar rezulton negativ n\u00eb 4.4 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm ONM hedh dyshime mbi nj\u00eb makin\u00eb Ford. Sipas ONM-s\u00eb Madani nuk kishte deklaruar p\u00ebrdorimin e makin\u00ebs dhe disa mjeteve t\u00eb tjera. Nd\u00ebrsa duke u nisur nga hyrjet e daljet n\u00eb TIMS, rezultoi se makina ishte p\u00ebrdorur shpesh nga ai dhe bashk\u00ebshortja, nd\u00ebrsa rezultoi se pronari i saj nuk kishte dal\u00eb asnj\u00ebher\u00eb me t\u00eb jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund ONM arsyeton se \u201cduke qen\u00eb se nuk ka deklaruar borxhe dhe se t\u00eb gjitha borxhet ishin paguar, ai (Madani) duhet t\u00eb ket\u00eb pasur burime t\u00eb padeklaruara t\u00eb ardhurash\u201d. Ata v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se ai nuk provoi legjitimitetin e burimeve financiare dhe se nuk kishte burime t\u00eb mjaftueshme t\u00eb ardhurash.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit i k\u00ebrkoi Komisionerit Publik t\u00eb apeloj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj prokurorit t\u00eb Rrethit Kavaj\u00eb, Artan Madani, nd\u00ebrsa kund\u00ebrshton si t\u00eb pabazuar vendimin e shumic\u00ebs n\u00eb KPK p\u00ebr ta konfirmuar at\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, duke n\u00ebnvizuar se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr pasurin\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75856,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,121,473],"tags":[591,101,149,264],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-6428.jpg","fifu_image_alt":"Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Kavaj\u00ebs Artan Madani (djathtas) dhe avokati i tij pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75855"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75855"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75855\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75857,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75855\/revisions\/75857"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75856"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75855"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75855"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75855"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}