{"id":75858,"date":"2019-07-19T20:50:03","date_gmt":"2019-07-19T18:50:03","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/analiza-financiare-e-gjyqtarit-artur-malaj-kpk-fshehu-aktet-nga-komisioneri-publik\/2019\/07\/19\/"},"modified":"2023-04-07T11:41:01","modified_gmt":"2023-04-07T09:41:01","slug":"analiza-financiare-e-gjyqtarit-artur-malaj-kpk-fshehu-aktet-nga-komisioneri-publik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/analiza-financiare-e-gjyqtarit-artur-malaj-kpk-fshehu-aktet-nga-komisioneri-publik\/2019\/07\/19\/","title":{"rendered":"Analiza financiare e gjyqtarit Artur Malaj: KPK fshehu aktet nga Komisioneri Publik"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit pranoi t\u00eb premten nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr rivendosjen n\u00eb afat t\u00eb nj\u00eb shtese ankimi ndaj gjyqtarit Artur Malaj t\u00eb k\u00ebrkuar nga Komisioneri Publik, pasi ky i fundit u shpreh se ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e dy analizave financiare t\u00eb cilat nuk ishin p\u00ebrcjell\u00eb me dosjen e subjektit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.\u00a0\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_64026\" aria-describedby=\"caption-attachment-64026\" style=\"width: 544px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artur_Malaj-Kpa.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-64026 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artur_Malaj-Kpa-544x400.jpg\" alt=\"\" width=\"544\" height=\"400\" data-id=\"64026\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-64026\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Artur Malaj gjat\u00eb seanc\u00ebs n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, dt. 19.07.2019 | Foto : Besar Likmeta?BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>T\u00eb premten n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit u mbajt seanca e par\u00eb si pjes\u00eb e ankimit t\u00eb Komisionerit Publik, Dariel Sina kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Artur Malaj.<\/p>\n<p>Ankimi po d\u00ebgjohet nga trupa e Kolegjit e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Rezarta Schuetz si kryesuese, Sokol \u00c7omo relator, Luan Daci, Ardian Hajdari dhe Ina Rama an\u00ebtar\u00eb. Pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e k\u00ebsaj trupe m\u00eb par\u00eb ishte shortuar dhe kryetarja e KPA-s\u00eb Natasha Mulaj, por kjo e fundit dha dor\u00ebheqjen nga ankimi <a href=\"\/?p=61967\">pasi BIRN zbuloi<\/a> se subjekti gjykoi nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb favor t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit, duke ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr konflikt interesi.<\/p>\n<p>Seanca e t\u00eb premtes u hap me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Komisionerit Publik p\u00ebr rivendosjen e afateve p\u00ebr nj\u00eb shtes\u00eb ndaj ankimit fillestar t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb KPA, pasi Sina pretendoi se vet\u00ebm nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb fakteve t\u00eb reja t\u00eb cilat nuk ishin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb dosje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.<\/p>\n<p>\u201cKomisioneri Publik, ashtu sikurse e ka parashtruar dhe n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr rivendosje n\u00eb afat, m\u00eb dat\u00eb 21.06.2019, u njoh me dy analiza financiare t\u00eb realizuara nga Komisioni gjat\u00eb hetimit administrativ, t\u00eb cilat paraqesin rezultate t\u00eb ndryshme mbi vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit,\u201d tha Sina.<\/p>\n<p>\u201cKomisioneri Publik, n\u00eb koh\u00ebn e p\u00ebrgatitjes s\u00eb ankimit t\u00eb dat\u00ebs 26.10.2018, nuk ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre analizave financiare dhe q\u00ebndrimit t\u00eb Komisionit ndaj rezultateve t\u00eb tyre, pasi k\u00ebto analiza nuk kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e akteve t\u00eb administruara n\u00eb dosjen e p\u00ebrcjell\u00eb nga Komisioni,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit Publik aktet e reja jan\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit nga Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit\u00a0 dhe d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr faktin se nga KPK \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nj\u00eb \u2018analiz\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb kriterit t\u00eb pasuris\u00eb, e cila nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e akteve n\u00eb dosjen e p\u00ebrcjell\u00eb pran\u00eb Komisionerit Publik.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb t\u00eb ankimit shtes\u00eb Komisioneri Publik ka p\u00ebrfshit\u00eb dhe dy denoncime q\u00eb kan\u00eb ardhur n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit pas dh\u00ebnies s\u00eb vendimit, t\u00eb cilat jan\u00eb referuar n\u00eb Kolegj gjithashtu nga ONM.<\/p>\n<p>Gjyqtari Artur Malaj e kund\u00ebrshtoi k\u00ebrkes\u00ebn e Sin\u00ebs p\u00ebr rivendosjen n\u00eb afat t\u00eb shtes\u00ebs s\u00eb ankimit duke pretenduar se dy dokumentet e reja nuk p\u00ebrb\u00ebnin nj\u00eb analiza financiare t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb ato ishin tabela me informacion t\u00eb p\u00ebrpiluar nga dokumente t\u00eb cilat Komisioneri Publik kishte pasur akses gjat\u00eb ankimit fillestar.<\/p>\n<p>Me vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm, Kolegji i Apelimit vendosi ta pranonte k\u00ebrkes\u00ebn e Komisionerit Publik p\u00ebr rivendosjen n\u00eb afat t\u00eb shtes\u00ebs s\u00eb ankimit t\u00eb paraqitur. I pyetur nga BIRN n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi, KPK nuk komentoi mbi akuz\u00ebn e b\u00ebr\u00eb nga Komisioneri Publik se aktet e analiz\u00ebs financiare nuk ishin p\u00ebrcjell\u00eb nga Komisioni.<\/p>\n<p><strong>Rivendosja e afateve<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtari Artur Malaj u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 3 gusht 2018 nga trupa gjykuese e drejtuar nga Genta Tafa Bungo, realtore Suela Zhegu dhe Pamela Qirko an\u00ebtare. Malaj, 50 vje\u00e7, ka nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb si gjyqtar dhe m\u00eb pas kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs. N\u00eb vitin 2013 ai \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar nga ish-Presidenti Bujar Nishani gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit. Malaj u p\u00ebrfshi n\u00eb list\u00ebn prioritare t\u00eb rivler\u00ebsimit pasi kandidoi p\u00ebr postin e Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Pas vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb, Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit b\u00ebri publik kund\u00ebrshtimin, duke i k\u00ebrkuar Komisionerit Publik q\u00eb ta apelonte. N\u00eb rekomandimin e b\u00ebr\u00eb publik, ONM thot\u00eb se konfirmimi i gjyqtarit Malaj ishte \u201ci pajustifikuesh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, rezultatet e hetimit rivler\u00ebsues t\u00eb KPK-s\u00eb \u00e7ojn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim: shkarkimin nga detyra,\u201d argumentojn\u00eb v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb rekomandimin e dor\u00ebzuar n\u00eb institucionin e Komisionerit Publik.<\/p>\n<p>N\u00eb konsiderat\u00eb dhe t\u00eb rekomandimit t\u00eb marr\u00eb dhe nga ONM, me dat\u00eb 26 tetor 2018, Komisioneri Publik ka ushtruar ankim ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimi p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, Artur Malaj. Ankimi \u00ebsht\u00eb bazuar tek aktet dhe provat e depozituara t\u00eb p\u00ebrcjella nga KPK tek Institucioni i Komisionerit Publik n\u00eb format elektronik dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar vet\u00ebm tek kriteri i pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, 8 muaj pas dor\u00ebzimit t\u00eb ankimit, n\u00eb qershor 2019 Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit ka p\u00ebrcjell\u00eb tek Institucioni Komisioner\u00ebve Publike dy gjetje t\u00eb reja t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitoritmit, q\u00eb lidhen m\u00eb ankimin kund\u00ebr gjyqtarit Artur Malaj.<\/p>\n<p>Gjetja e par\u00eb lidhet me dy denoncime\/informacione ndaj subjektit t\u00eb dor\u00ebzuara n\u00eb KPK pas dh\u00ebnies s\u00eb vendimit ndaj gjyqtarit Malaj. Edhe pse k\u00ebto denoncime\/informacione nuk lidhen me kriterin e pasuris\u00eb,\u00a0 Komisioneri Publik \u00e7mon se duhet t\u00eb trajtohen nga Kolegji n\u00eb funksion t\u00eb garantimit t\u00eb funksionimit t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe rikthimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb gjetja e dyt\u00eb lidhet me nj\u00eb fakt p\u00ebr t\u00eb cilin Komisioneri Publik nuk ka qen\u00eb n\u00eb dijeni. Kjo gjetje lidhet me dy dokumente. Dokumenti i par\u00eb paraqet nj\u00eb analiz\u00eb financiare q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb ONM-s\u00eb nga relatorja e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb KPK, Suela Zhegu, por mbetet e paqart\u00eb n\u00ebqoft\u00ebse kjo analiz\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtare. Nd\u00ebrkoh\u00eb, dokumenti i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb\u00a0 nga arkiva dixhitale e ONM-s\u00eb dhe paraqet nj\u00eb analiz\u00eb tjet\u00ebr financiare.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto dy dokumente s\u00eb bashku me sh\u00ebnimin e num\u00ebrtuar 10 \u201dNga analiza financiare e b\u00ebr\u00eb\u201d, n\u00eb vendimin nr.62\/2018, d\u00ebshmojn\u00eb faktin q\u00eb Komisioni ka realizuar dhe p\u00ebrdorur nj\u00eb analiz\u00eb financiare n\u00eb funksion t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb kriterit t\u00eb pasuris\u00eb, e cila nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e akteve n\u00eb dosjen e p\u00ebrcjell\u00eb pran\u00eb Komisionerit Publik,\u201d shprehet Komisioneri Publik\u00eb n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr rivendosjen n\u00eb afat t\u00eb ankimit shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Sina argumenton se ankimit fillestar t\u00eb paraqitur n\u00eb tetor, i cili ishte bazuar n\u00eb aktet dhe provat e administruara nga KPK, i mungojn\u00eb dokumentet e p\u00ebrcjella nga ONM q\u00eb paraqesin \u201cfakte dhe rrethana t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr vler\u00ebsimin e kriterit t\u00eb pasuris\u00eb t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb fakte dhe prova t\u00eb reja.\u201d<\/p>\n<p>Kolegji e ka pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e Komisionerit Publik p\u00ebr rivendosjen n\u00eb afat t\u00eb shtes\u00ebs s\u00eb ankimit, dhe seanca d\u00ebgjimore ka vazhduara me parashtrimet e Komisionerit Publik, Dariel Sina.<\/p>\n<p><strong>Parashtrimet e Komisionerit Publik <\/strong><\/p>\n<p>Pas vendimit t\u00eb Kolegjit p\u00ebr pranimin e rivendosjes n\u00eb afat t\u00eb shtes\u00ebs n\u00eb ankim, Komisioneri Dariel Sina ka paraqitur p\u00ebrpara Kolegjit parashtrimet e ankimit t\u00eb tij kund\u00ebr konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, Artur Malaj.<\/p>\n<p>Ankimi i Komisionerit Publik kund\u00ebr Malajt p\u00ebrqendrohet n\u00eb burimet e ligjshme, deklarimet e pamjaftueshme, si dhe dyshimet p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehur q\u00eb lidhen me dy pasuri t\u00eb paluajtshme n\u00eb Vlor\u00eb dhe Tiran\u00eb, si dhe vler\u00ebsimin si person t\u00eb lidhur t\u00eb motr\u00ebs, kunatit dhe nipit t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit Dariel Sina subjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm si dhe ka munges\u00eb burimi t\u00eb ligjsh\u00ebm p\u00ebr krijimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb ligjshme, q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe garazhi n\u00eb rrug\u00ebn Irfan Tomini n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik ka k\u00ebrkuar gjithashtu cil\u00ebsimin si persona t\u00eb lidhur t\u00eb motr\u00ebs, kunatit dhe nipit t\u00eb subjektit, pasi ekziston dyshimi i arsyesh\u00ebm se me an\u00eb t\u00eb burimeve financiare jo t\u00eb ligjshme, gjyqtari Malaj \u00ebsht\u00eb kontribuesi kryesor n\u00eb krijimin e pasurive t\u00eb tyre. Ky dyshim bazohet n\u00eb raportimet e organeve ligjzbatuese.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK, komisioneri i ka k\u00ebrkuar KPA-s\u00eb q\u00eb ta trajtoj\u00eb kunatin, nipin dhe motr\u00ebn e subjektit si persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur\u00a0 p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjes pasurore dhe afektive t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit me to.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit Publik kunati dhe e motra e subjektit kan\u00eb pasuri t\u00eb konfirmuara n\u00eb Vlor\u00eb dhe Tiran\u00eb, si dhe kan\u00eb shpenzuar dhe investuar n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme gjat\u00eb periudh\u00ebs 2005-2016, me nj\u00eb vler\u00eb totale prej gati 40 milion\u00eb lek\u00eb. Gjithashtu nga hetimi ka rezultuar se nipi i subjektit ka n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi pasuri t\u00eb llojit truall n\u00eb Vlor\u00eb dhe vet\u00ebm n\u00eb vitin 2013 ka investuar 10.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nga aktet n\u00eb dosje ka rezultuar se nipi i subjektit ka qen\u00eb i pun\u00ebsuar pran\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb avokatis\u00eb s\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb gjyqtarit, si dhe i ka shitur subjektit nj\u00eb automjet. E motra e gjyqtarit dhe kunati nd\u00ebrkoh\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer si garantor t\u00eb kredis\u00eb n\u00eb Raiffeissen Bank p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb rrug\u00ebn Irfan Tomini n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga analiza e provave t\u00eb administruara n\u00eb dosje t\u00eb Komisionit, mbi mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur, p\u00ebr t\u00eb justifikuar me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme pasurit\u00eb e v\u00ebna, konstatojm\u00eb se subjekti nuk rezultoi t\u00eb ket\u00eb provuar me dokumentacion t\u00eb ardhurat e realizuara n\u00eb justifikim t\u00eb investimeve t\u00eb kryera,\u201d u shpreh Komisioneri Publik.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb dhe t\u00eb justifikoj\u00eb bindsh\u00ebm krijimin m\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme t\u00eb pasurive t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Pjesa e tret\u00eb e ankimit t\u00eb Komisionerit Publik lidhet me dyshimet se subjekti i rivler\u00ebsimit ka pasuri t\u00eb fshehura dhe m\u00eb konkretisht nj\u00eb vil\u00eb tre-kat\u00ebsh\u00eb n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs. N\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb provave t\u00eb administruara gjat\u00eb hetimit administrativ Komisionerit Publik, shprehet se subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb dhe t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurin\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb parashtrimit Sina ka k\u00ebrkuar nga Kolegji ndryshim t\u00eb vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb dhe shkarkimin e gjyqtarit Artur Malaj nga detyra.<\/p>\n<p><strong>Ankimi shtes\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb drit\u00eb fakteve t\u00eb reja t\u00eb depozituara n\u00eb Kolegj nga ONM, Komisioneri Publik ka b\u00ebr\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, e cila \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb deklarimet periodike vjetore dor\u00ebzuar nga subjektii rivler\u00ebsimit n\u00eb ILDKPKI si dhe deklarimet e dh\u00ebna nga subjekti gjat\u00eb hetimit administrativ mbi kursimet n\u00eb cash dhe shpenzimet e realizuara; dokumentacionin zyrtar mbi t\u00eb ardhurat e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe personit t\u00eb lidhur\/bashk\u00ebshortes s\u00eb tij t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nga institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse; t\u00eb dh\u00ebnat mbi shpenzimet e konsumit p\u00ebr nj\u00ebsin\u00eb ekonomike familjare, sipas INSTAT p\u00ebr periudh\u00ebn 2003 \u2013 2016; t\u00eb dh\u00ebnat e sistemit TIMS mbi hyrje- daljet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe bashk\u00ebshortes; si dhe t\u00eb dh\u00ebnat nga bankat e nivelit t\u00eb dyt\u00eb, p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit dhe bashk\u00ebshorten e tij.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit Publik nga analizimi i k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave ka rezultuar se subjekti dhe bashk\u00ebshortja e tij nuk mbulojn\u00eb me burime t\u00eb ligjshme, shpenzimet dhe kursimet e deklaruara edhe p\u00ebr vitet 2007, 2008, 2009, 2011, n\u00eb nj\u00eb diferenc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn totale prej 1.29 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i deklaratave periodike vjetore, rezulton gjithashtu se subjekti dhe personi i lidhur nuk kan\u00eb deklaruar sakt\u00eb kursimet n\u00eb cash si dhe shpjegimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr k\u00ebto kursime dh\u00ebn\u00eb gjat\u00eb hetimit administrativ, nuk p\u00ebrputhen me deklarimet periodike vjetore t\u00eb v\u00ebna n\u00eb dispozicion nga ILDKPKI.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese i k\u00ebrkoi Komisionerit Publik t\u2019ia vinte n\u00eb dispozicion Kolegjit dhe subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb financiare deri m\u00eb dat\u00ebn 24 korrik, 2019.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb parashtrimeve, trupi gjykues dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e ONM-s\u00eb iu drejtuar me disa pyetje Komisionerit Publik p\u00ebr t\u00eb qart\u00ebsuar kufijt\u00eb e ankimit n\u00eb lidhje me hetimin pjes\u00ebrisht ose n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb personave t\u00eb lidhur dhe denoncimet e ardhura n\u00eb Kolegj mbi profesionalizmin dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Pasi mori gjysm\u00eb ore pushin, Sina i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb denoncimet t\u00eb shqyrtoheshin sipas nenit 49\/10 dhe 61\/5 t\u00eb ligjit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar, i cili parashikon shkarkimin nga detyra t\u00eb subjektit p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia. Komisioneri Publik k\u00ebrkoi gjithashtu hetim n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb pasurive t\u00eb fshehura t\u00eb subjektit dhe pasuris\u00eb s\u00eb personave t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim Kolegji vendosi shtyrjen e seanc\u00ebs me dat\u00eb 6 shtator ora 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit pranoi t\u00eb premten nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr rivendosjen n\u00eb afat t\u00eb nj\u00eb shtese ankimi ndaj gjyqtarit Artur Malaj t\u00eb k\u00ebrkuar nga Komisioneri Publik, pasi ky i fundit u shpreh se ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e dy analizave financiare t\u00eb cilat nuk ishin p\u00ebrcjell\u00eb me dosjen e subjektit nga Komisioni [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":75859,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,204,114,473],"tags":[794,145,107,221],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artur_Malaj-Kpa.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Artur Malaj gjat\u00eb seanc\u00ebs n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, dt. 19.07.2019 | Foto : Besar Likmeta?BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75858"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75858"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75858\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75860,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75858\/revisions\/75860"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75859"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75858"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75858"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75858"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}