{"id":75861,"date":"2019-07-19T16:43:15","date_gmt":"2019-07-19T14:43:15","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kandidati-per-kryeprokuror-olsian-cela-perballet-me-vetingun\/2019\/07\/19\/"},"modified":"2023-04-07T11:41:15","modified_gmt":"2023-04-07T09:41:15","slug":"kandidati-per-kryeprokuror-olsian-cela-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kandidati-per-kryeprokuror-olsian-cela-perballet-me-vetingun\/2019\/07\/19\/","title":{"rendered":"Kandidati p\u00ebr kryeprokuror Olsian \u00c7ela p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Olsian \u00c7ela, nj\u00ebherazi rivali kryesor i Arta Markut n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr Prokuror t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm. u p\u00ebrball me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. \u00c7ela u hetua n\u00eb t\u00eb tre kriteret, nd\u00ebrsa iu b\u00ebn\u00eb pyetje kryesisht mbi hetimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vitit 2006.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_64002\" aria-describedby=\"caption-attachment-64002\" style=\"width: 484px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/OlsianCela.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-64002 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/OlsianCela-484x400.jpg\" alt=\"\" width=\"484\" height=\"400\" data-id=\"64002\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-64002\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Olsian \u00c7ela, duke hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda Olsian \u00c7ela foli para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit si kandidat p\u00ebr Prokuror t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, duke evidentuar problemet e institucionit q\u00eb garon t\u00eb drejtoj\u00eb. I pyetur mbi hetimet e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb pushuar n\u00eb vitin 2006 p\u00ebr t\u00eb cilat kishte dyshime se nuk ishin kryer t\u00eb gjitha veprimet, \u00c7ela vuri n\u00eb dukje nj\u00eb mori problemesh t\u00eb sistemit.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi vend i varf\u00ebr, nuk i kemi mund\u00ebsit\u00eb t\u00eb vendosim burimet e duhura financiare dhe njer\u00ebzore p\u00ebr t\u00eb arritur sukses n\u00eb hetime\u201d, tha \u00c7ela p\u00ebrmbledhtazi, nd\u00ebrsa i shpjegoi KPK-s\u00eb se p\u00ebrtej bindjes s\u00eb tij t\u00eb brendshme, hetimet n\u00eb at\u00eb rast kishin d\u00ebshtuar t\u00eb provonin faj\u00ebsin\u00eb e personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb. Ai tha se n\u00eb at\u00eb rast kishte pasur munges\u00eb vullneti p\u00ebr bashk\u00ebpunim nga policia, gj\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsoi si problem sistematik.<\/p>\n<p>\u00c7ela po ashtu u pyet, si\u00e7 than\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs \u201cp\u00ebr transparenc\u00eb\u201d edhe mbi disa transaksione finaciare brenda familjes kryesisht me n\u00ebn\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn jetonte n\u00eb vler\u00eb 66 mij\u00eb euro, p\u00ebr t\u00eb cilat ai shpjegoi se ishin b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr formalizim juridik t\u00eb pasurive dhe se nuk kishin q\u00ebllime fitimi.<\/p>\n<p>KPK vuri po ashtu n\u00eb dukje nj\u00eb mosp\u00ebrputhje n\u00eb shum\u00ebn prej 355 mij\u00eb lek\u00ebsh dhe munges\u00ebn e dokumenteve p\u00ebr nj\u00eb shit-blerje makine n\u00eb vler\u00eb 300 mij\u00eb lek\u00eb. \u00c7ela sqaroi procedur\u00ebn p\u00ebr shum\u00ebn e par\u00eb, por tha se p\u00ebr makin\u00ebn nuk kishte gjetur dokumente, nd\u00ebrsa deklaroi se ai kishet pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr transaksionin edhe sikur kjo shum\u00eb t\u00eb mos konsiderohej e ligjshme.<\/p>\n<p>\u00c7ela ka nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, institucion t\u00eb cilin e ka drejtuar midis vitit 2008 dhe vitit 2012.<\/p>\n<p>Ai u hetua nga nj\u00eb trupe gjykuese e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relator Olsi Komici dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshi. P\u00ebrfaq\u00ebsues nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte Ferdinando Buatier de Mongeot.<\/p>\n<p><strong>Relatimi mbi pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Prokurorit \u00c7ela iu p\u00ebrmend\u00ebn gjat\u00eb relatimit nj\u00eb mori transaksionesh q\u00eb ishin p\u00ebrmbyllur me blerjen prej tij t\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsie tregtare n\u00eb vler\u00ebn prej 78 mij\u00eb eurosh. Kontribues kryesor\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb blerje rezultoi nga hetimi t\u00eb ishte n\u00ebna e prokurorit.<\/p>\n<p>KPK tha se kishte gjetur se n\u00eb vitin 2011 prokurori kishte bler\u00eb, duke p\u00ebrdorur kursimet, tre hua n\u00eb vler\u00eb rreth 2.4 milion lek\u00eb dhe kursimet e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb vler\u00eb 1.8 milion lek\u00eb, nj\u00eb apartament 6.8 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Apartamenti m\u00eb pas me nj\u00eb kontrat\u00eb kalimi t\u00eb drejtash i ishte \u201cshitur\u201d n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb shum\u00ebn 66 mij\u00eb euro, para q\u00eb bashk\u00eb me kursimet e disa viteve ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi tregtare p\u00ebr 78 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje se deklarimet e subjektit p\u00ebrputheshin me t\u00eb dh\u00ebnat e gjetura prej hetimit administrativ. Komisioni gjeti se n\u00ebna e subjektit kishte pasur burime t\u00eb ligjshme, por \u00c7ela u pyet n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb mbi arsyet e k\u00ebtij transaksioni brenda familjes, pasi si\u00e7 rezultoi ai jetonte me n\u00ebn\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Prokurori tha se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb akt t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb shit-blerje mes tij dhe n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr q\u00ebllime fitimi pasi ata bashk\u00ebmenaxhonin t\u00eb ardhurat, por nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb juridike e formalizimit t\u00eb nj\u00eb kalimi pron\u00ebsie.<\/p>\n<p>Ai vuri n\u00eb dukje se kishte qen\u00eb interesi i tij t\u00eb investonte n\u00eb blerjen e nj\u00ebsis\u00eb tregtare, nd\u00ebrsa n\u00ebna kishte k\u00ebrkuar t\u00eb kishte banes\u00ebn. Ai shpjegoi se kalimi i pron\u00ebsis\u00eb dhe \u00e7mimi q\u00eb i ishte v\u00ebn\u00eb k\u00ebsaj ishte vet\u00ebm m\u00ebnyra si ishte vendosur t\u00eb formalizohej menaxhimi i t\u00eb ardhurave brenda familjes. Nd\u00ebrsa shpjegoi se vijonte t\u00eb jetonte m\u00eb nen\u00ebn dhe se parat\u00eb i menaxhonin bashk\u00eb. KPK vuri n\u00eb dukje se nuk kishte n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast probleme.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb \u00c7el\u00ebs i ishin k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr tre huat\u00eb nga t\u00eb af\u00ebrm n\u00eb shum\u00eb prej 900 mij\u00eb lek\u00eb, 800 mij\u00eb lek dhe 700 mij\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb marra n\u00eb vitin 2011. Nj\u00ebra prej huave rezultonte e shlyer. P\u00ebr huat\u00eb e tjera \u00c7ela kishte sjell\u00eb deklarata noteriale nga t\u00eb af\u00ebrmit, tezja dhe dy kushurij dhe po ashtu edhe dokumente mbi t\u00eb ardhurat e k\u00ebtyre t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Komisioni tha se kishte k\u00ebrkuar informacion shtes\u00eb p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura dhe se n\u00eb nj\u00eb rast ishte provuar ekzistenca e nj\u00eb testamenti q\u00eb i kishte siguruar huadh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb huan\u00eb. N\u00eb dy raste t\u00eb tjera huadh\u00ebn\u00ebsit kishin provuar pages\u00eb tatimesh e sigurimesh shoq\u00ebrore n\u00eb Greqi p\u00ebr disa vite n\u00eb shuma t\u00eb mjaftueshme q\u00eb mund\u00ebsonin dh\u00ebnien e huave.<\/p>\n<p>\u00c7ela shpjegoi n\u00eb seanc\u00eb nj\u00eb pik\u00ebpyetje t\u00eb KPK mbi huan\u00eb e marr\u00eb nga tezja dhe faktin q\u00eb parat\u00eb q\u00eb ishin trash\u00ebguar prej saj n\u00eb testament nuk ishin qarkulluar nga banka. Ai tha se nj\u00eb pjes\u00eb e parave t\u00eb trash\u00ebguara kishin qen\u00eb n\u00eb cash dhe se provohej vendosja e tyre n\u00eb bank\u00eb m\u00eb von\u00eb dhe se prej k\u00ebsaj shume ishte dh\u00ebn\u00eb huaja.<\/p>\n<p>Pik\u00ebpyetje KPK ngriti edhe p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb prej 1 milion lek\u00ebsh nga t\u00eb ardhurat e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb \u00c7el\u00ebs. Shuma si\u00e7 rezultoi pretendohej e fituar nga INSIG si d\u00ebmshp\u00ebrblim p\u00ebr humbjen e jet\u00ebs s\u00eb babait t\u00eb prokurorit n\u00eb nj\u00eb aksident n\u00eb vitin 1998. \u00c7ela tha se INSIG i kishte kthyer p\u00ebrgjigje se nuk kishte dokumentacion p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb, p\u00ebr shkak se ligji e detyronte p\u00ebr ruajtje t\u00eb dokumenteve jo m\u00eb shum\u00eb se 5 vjet. KPK pranoi se kishte marr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrgjigje nga INSIG. \u00c7ela kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion hetimin e aksidentit dhe shpjegime q\u00eb Komisioni tha se do i shqyrtonte.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat e tjera t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, nga pensioni i saj dhe i bashk\u00ebshortit dhe trash\u00ebgimia u duk se u cil\u00ebsuan pa probleme nga KPK, po ashtu edhe llogarit\u00eb bankare t\u00eb kursimeve dhe nj\u00eb investim n\u00eb bono thesari. KPK vuri n\u00eb dukje pagimin e tatimit n\u00eb burim p\u00ebr 2 qiradh\u00ebnie nga prokurori n\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>Si \u00e7\u00ebshtje u p\u00ebrmend edhe nj\u00eb transaksion me v\u00ebllain. KPK sqaroi se \u00c7ela kishte bler\u00eb nj\u00eb makin\u00eb me nj\u00eb kontrat\u00eb leasing nga banka dhe pasi kishte paguar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kontrat\u00ebs, pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb saj e kishte shlyer i v\u00ebllai i cili kishte marr\u00eb edhe t\u00eb drejt\u00ebn mbi makin\u00ebn. KPK vuri n\u00eb dukje se \u00c7ela kishte deklaruar se nuk kishte p\u00ebrfituar asnj\u00eb shum\u00eb pas nga v\u00ebllai dhe se makina i ishte l\u00ebn\u00eb atij.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shitje makine 300 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2003 dhe blerja e nj\u00eb mjeti me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shum\u00eb parash, rezultoi e padokumentuar. \u00c7ela tha para KPK se transaksioni i deklaruar n\u00eb vitin 2003 kishte ndodhur, por Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Sh\u00ebrbimeve t\u00eb Transportit Rrugor nuk kishte dokumente mbi k\u00ebto veprime. \u00c7ela tha se me gjas\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gabim njer\u00ebzor n\u00eb DPSHTRR, por shtoi se ai kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme t\u00eb tjera n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit dhe edhe n\u00ebse shuma prej 300 mij\u00eb lek\u00eb nuk konsiderohej e ligjshme ai kishte burime t\u00eb tjera p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7ela sqaroi edhe mosp\u00ebrputhjen p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb prej 355 mij\u00eb lek\u00ebsh q\u00eb rezultonte nga verifikimet e KPK. Ai shpjegoi se p\u00ebrshkak se n\u00eb nj\u00eb transaksion i ishin dashur parat\u00eb brenda dit\u00ebs prej shit\u00ebsit dhe at\u00eb shum\u00eb nuk mund ta t\u00ebrhiqte nga banka at\u00eb dit\u00eb, kishte marr\u00eb nga gjendja cash e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u00c7ela shpjegoi se shum\u00eb m\u00eb pas ishte t\u00ebrhequr pjes\u00eb pjes\u00eb nga banka ku ai e kishte pasur gjendje n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim, p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimin e kryer.<\/p>\n<p><strong>Pyetje p\u00ebrgjigje p\u00ebr dosjen e 2006<\/strong><\/p>\n<p>KPK n\u00eb relacion nuk vuri n\u00eb dukje probleme t\u00eb figur\u00ebs dhe as t\u00eb profesionalizmit. Pes\u00eb denoncime u konsideruan pa prova dhe indicie, nd\u00ebrsa nga dosjet e shqyrtuara me short nuk u gjet\u00ebn probleme.<\/p>\n<p>Atij megjithat\u00eb iu vu n\u00eb dukje nisja e nj\u00eb procedimi disiplinor nga Prokuoria e P\u00ebrgjithshme. Procedimi i cili quhej i mbyllur nuk kishte dal\u00eb me rezultat, pasi si\u00e7 u tha n\u00eb KPK kompetenca p\u00ebr t\u00eb kryer k\u00ebto procedime i takon Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, organ i cili nuk \u00ebsht\u00eb ngritur ende.<\/p>\n<p>BIRN kuptoi se procedimi kishte t\u00eb b\u00ebnte me debatin e brendsh\u00ebm n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin e \u00e7\u00ebshtjes ndaj Emiljano Shullazit dhe t\u00eb tjer\u00ebve. <a href=\"\/?p=52403\">At\u00ebher\u00eb nj\u00eb grup prokuror\u00ebsh p\u00ebrfshi \u00c7el\u00ebn<\/a> kund\u00ebrshtuan veprimet e drejtueses s\u00eb k\u00ebsaj Prokurorie Donika Prela dhe m\u00eb pas edhe ato t\u00eb Prokurores s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb P\u00ebrkohshme Arta Marku. N\u00eb nj\u00eb nga vendimmarrjet e tij t\u00eb para K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb <a href=\"\/?p=55517\">rr\u00ebzoi me 6 vota, masat e marra nga Marku<\/a> p\u00ebrfshi transferimin e \u00c7el\u00ebs n\u00eb prokurorin\u00eb e Beratit.<\/p>\n<p>Komisioni tha se kishte hetuar p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vitit 2006, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishte hetuar edhe nj\u00eb prokuror tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje po ashtu se ishte krijuar dyshimi se n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr nj\u00eb grup t\u00eb dyshuar p\u00ebr dh\u00ebnie ndihme kalimi t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit nuk ishin kryer t\u00eb gjitha veprimet e duhura hetimore. \u201cDuket se hetimet nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb plota\u201d, tha relatori Komici gjat\u00eb prezantimit t\u00eb relacionit.<\/p>\n<p>Nga relatimi u b\u00eb me dije se hetimet ishin pushuar nga Krimet e R\u00ebnda dhe m\u00eb pas ishte shpallur moskopetenc\u00eb dhe i kishin kaluar Prokuroris\u00eb s\u00eb Gjirokastr\u00ebs. Komici tha se \u00c7ela kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime duke e lidhur situat\u00ebn me hetimet proaktive dhe me faktin se policia n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk kishte qen\u00eb bashk\u00ebpunuese dhe nuk kishte ndihmuar hetimin.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja e KPK Brunilda Bekteshi k\u00ebrkoi nga \u00c7ela shpjegime t\u00eb detajuara p\u00ebr vendimmarrjen mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebrtej shpjegimeve mbi hetimet proaktive q\u00eb ishin dh\u00ebn\u00eb me shkrim p\u00ebr KPK. \u00c7ela dha detaje mbi procedur\u00ebn e ndjekur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e pun\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb hetim duhej t\u00eb kryhej nga policia q\u00eb sipas tij nuk ishte angazhuar.<\/p>\n<p>\u00c7ela k\u00ebmb\u00ebnguli nd\u00ebr t\u00eb tjera se me d\u00ebshmin\u00eb nga p\u00ebrgjimet dhe t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb kishin pasur pushimi kishte qen\u00eb e vetmja mund\u00ebsi.<\/p>\n<p>Kryesuesi i seanc\u00ebs Lulzim Hamitaj k\u00ebmb\u00ebnguli pas k\u00ebsaj me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pyetjesh po mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Pas nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb \u00c7el\u00ebs se vendimmarrja e prokurorit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb apo jo nj\u00eb veprim hetimor kishte brenda subjektivitet, Hamitaj k\u00ebrkoi t\u00eb dinte se si ishte ndjer\u00eb ai si prokuror pas d\u00ebshtimit t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>\u00c7ela u p\u00ebrgjigj se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kishte vler\u00eb logjika e ligjit dhe jo bindja e tij personale. K\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb Hamitaj se pse nuk ishin kryer veprime t\u00eb tjera hetimore \u00c7ela iu p\u00ebrgjigj se ato nuk kishin qen\u00eb t\u00eb mundura.<\/p>\n<p>Hamitaj shtroi se problem mos marrjen n\u00eb pyetje t\u00eb t\u00eb dyshuarit, pasi ndaj tij ishin b\u00ebr\u00eb kontrolle q\u00eb kishin zbuluar prova t\u00eb tjera rrethanore mbi p\u00ebrfshirjen n\u00eb aktivitet. Prokurori b\u00ebri me dije se kishte pasur dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirjen ne aktivitetin kriminal, por kjo nuk ishte mundur t\u00eb provohej dhe se p\u00ebrpos p\u00ebrgjimeve nuk kishte prova t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se nga kontrolli ishin gjetur t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr veprimtari t\u00eb dyshuar t\u00eb paligjshme n\u00eb vitet 2001 dhe 2002, por \u00c7ela tha se emrat dhe sh\u00ebnimet nuk mund t\u00eb verifikoheshin pasi nuk kishte informacion t\u00eb detajuar p\u00ebr kalimin e kufirit dhe se n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb nuk kishte pasur sistem TIMS p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb verifikimet.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e sabotimit nga policia, q\u00eb kishte braktisur n\u00eb nj\u00eb moment p\u00ebrgjimet kur dukej se mund t\u00eb provohej aktiviteti, \u00c7ela nuk u p\u00ebrgjigj drejtp\u00ebrdrejt. Ai shpjegoi se kishte nj\u00eb mori arsyesh p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjim ambjental, nga mund\u00ebsia e zbulimit, te rrezikshm\u00ebria dhe disa arsye t\u00eb tjera. Ai tha se vendimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e kishte marr\u00eb drejtuesi i forc\u00ebs speciale dhe se nuk ishte b\u00ebr\u00eb me dije se pse ishte marr\u00eb ky vendim.<\/p>\n<p>K\u00ebmb\u00ebnguljes n\u00ebse ishte k\u00ebrkuar hetim n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, \u00c7ela i tha se vendimmarrja p\u00ebr k\u00ebto raste ishte e policis\u00eb dhe hetimi ishte administrativ. \u00c7ela vuri n\u00eb dukje se d\u00ebshtimi i hetimeve p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebpunimit me policin\u00eb dhe p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb burimeve njer\u00ebzore ishte nj\u00eb problem kronik. Ai tha se nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e hetimeve proaktive d\u00ebshtonin p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre arsyeve dhe faktit se nuk mund t\u00eb mb\u00ebshteteshin financiarisht.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Olsian \u00c7ela, nj\u00ebherazi rivali kryesor i Arta Markut n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr Prokuror t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm. u p\u00ebrball me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. \u00c7ela u hetua n\u00eb t\u00eb tre kriteret, nd\u00ebrsa iu b\u00ebn\u00eb pyetje kryesisht mbi hetimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vitit 2006.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":75862,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,473],"tags":[171,796,149,410],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/OlsianCela.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Olsian \u00c7ela pas vendimit t\u00eb konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb nga vetingu. Foto: LSA  ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75861"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75861"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75861\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75863,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75861\/revisions\/75863"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75862"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75861"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75861"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75861"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}