{"id":75867,"date":"2019-07-17T20:20:32","date_gmt":"2019-07-17T18:20:32","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-degjon-konkluzionet-perfundimtare-ne-ankimin-kunder-kreut-te-gjykates-se-larte\/2019\/07\/17\/"},"modified":"2023-04-07T11:42:00","modified_gmt":"2023-04-07T09:42:00","slug":"kolegji-degjon-konkluzionet-perfundimtare-ne-ankimin-kunder-kreut-te-gjykates-se-larte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-degjon-konkluzionet-perfundimtare-ne-ankimin-kunder-kreut-te-gjykates-se-larte\/2019\/07\/17\/","title":{"rendered":"Kolegji d\u00ebgjon konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb ankimin kund\u00ebr kreut t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Vler\u00ebsimi i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit n\u00ebse do t\u00eb bazohet mbi precedent\u00ebt e vendimeve t\u00eb tij apo interpretimet e nj\u00eb komentari mbi reform\u00ebn kushtetuese p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, pritet t\u00eb vulos\u00eb fatin e kreut t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Xhezair Zaganjori.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_63971\" aria-describedby=\"caption-attachment-63971\" style=\"width: 499px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/zaganjeroi.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-63971 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/zaganjeroi-499x400.jpg\" alt=\"\" width=\"499\" height=\"400\" data-id=\"63971\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-63971\" class=\"wp-caption-text\">Kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Xhezair Zaganjori flet me gazetar\u00ebt pas seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore ne KPA. dat\u00eb 17.07.2019 | Foto : Besar Likmeta<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij 16-vje\u00e7are n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, gjyqtari Xhezair Zaganjori ka shqyrtuar me mij\u00ebra \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore. Megjithat\u00eb, t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn ai u paraqit p\u00ebrpara trup\u00ebs gjykuese t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb konkluzionet p\u00ebrfundimtare kund\u00ebr ankimit t\u00eb Komisionerit Publik, i cili k\u00ebrkon rr\u00ebzimin e vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr konfirmim e tij n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e KPA-s\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga gjyqtarja Albana Shtylla si kryesuese me relatore Rezarta Schuetz dhe an\u00ebtar\u00eb Luan Daci, Natasha Mulaj dhe Sokol \u00c7omo.<\/p>\n<p>Zaganjori, nj\u00eb ish-pedagog dhe diplomat, u zgjodh an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb vitin 2003 dhe an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb vitin 2013. Ai arriti me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb konfirmohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2018 pasi komisioni gjykoi se ai ka kryer \u201cevazion fiskal t\u00eb ligjsh\u00ebm\u201d, nj\u00eb vendim i debatuar q\u00eb u rekomandua p\u00ebr ankimim nga v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Zaganjori \u00ebsht\u00eb gjyqtari i fundit i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u2013 dy institucione q\u00eb jan\u00eb asgjesuar nga nga shkarkimet e vetingut dhe dor\u00ebheqjet, p\u00ebr t\u00eb cilin procesi nuk ka p\u00ebrfunduar ende n\u00eb t\u00eb dyja shkall\u00ebt e vetingut.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e mbajtur t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit ishin prezent dy p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, Mia Roessingh-Bakels dhe Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs Zaganjori dhe Komisioneri Publik, Florian Ballhysa paraqit\u00ebn kokluzionet p\u00ebrfundimtare p\u00ebrpara trup\u00ebs gjykuese, duke ndar\u00eb q\u00ebndrime diametralisht t\u00eb kund\u00ebrta mbi aktet e paraqitura gjat\u00eb procesit gjyq\u00ebsor dhe interpretimin e ligjit p\u00ebr rivler\u00ebsimin kalimtar si dhe t\u00eb aneksit D t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Zaganjori, k\u00ebrkoi q\u00eb interpretimi i ligjit p\u00ebr sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb pasuris\u00eb t\u00eb bazohej n\u00eb Komentarin mbi Reform\u00ebn Kushtetuese n\u00eb Sistemin e Drejt\u00ebsis\u00eb &#8211; nj\u00eb botim i publikuar nga Instituti p\u00ebr Studime Publike dhe Ligjore dhe i financuar nga Fondacioni p\u00ebr Shoq\u00ebrin\u00eb e Hapur n\u00eb Shqip\u00ebri, duke i k\u00ebrkuar Kolegji q\u00eb t\u00eb mos c\u00ebnonte vendimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr ta konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioneri Publik Florian Ballhysa e konsideroi komentarin thjesht n\u00eb manual, duke k\u00ebrkuar q\u00eb KPA t\u00eb bazohet n\u00eb precedent\u00ebt e shumt\u00eb t\u00eb vendosur tashm\u00eb n\u00eb vendimet e dh\u00ebna nga disa trupa gjykuese t\u00eb saj q\u00eb lidheshin me kriterin e pasuris\u00eb. Ai k\u00ebrkpo p\u00ebrbysjen e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Zaganjorit.<\/p>\n<p><strong>Konkluzionet e Komisionerit Publik<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimtare Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u shpreh se p\u00ebr sa i takon shkaqeve t\u00eb ankimit, t\u00eb cilat lidhen\u00a0 me interpretimet e nenit D t\u00eb aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe ligjit t\u00eb vetingut, gjat\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor jan\u00eb shtuar dy element\u00eb t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>Elementi i par\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me jurisprudenc\u00ebn e krijuar nga trupa t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit dhe elementi i dyt\u00eb lidhej me nj\u00eb manuali nga nj\u00eb grup autor\u00ebsh shqiptar\u00eb, ku pasqyrohen interpretimet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e shtesave dhe ndryshimeve t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb tekstit t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe aneksit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ballhysa i k\u00ebrkoi trup\u00ebs gjykuese q\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket zbatimin e nenit D t\u00eb aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe dispozitave p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb ligjit nr. 84\/2016 t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar, t\u00eb mb\u00ebshtetej n\u00eb precedent\u00ebt e vendosur tashm\u00eb nga Kolegji, p\u00ebr sa i p\u00ebrket koncepteve t\u00eb burimit t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, t\u00eb ardhurave t\u00eb ligjshme, raporti t\u00eb deklarat\u00ebs veting me deklaratat periodike dhe shkaqeve t\u00eb shkarkimit p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, duke listuar vendimet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb marra nga Kolegji gjat\u00eb vitit 2018 dhe 2019.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket akteve t\u00eb reja t\u00eb paraqitura nga subjekti gjat\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, Ballhysa u shpreh se p\u00ebrmbajtja e k\u00ebtyre akteve nuk \u00ebsht\u00eb e till\u00eb q\u00eb lejon arritjen e konkluzioneve t\u00eb kund\u00ebrta nga ato q\u00eb ai pretendon n\u00eb shkaqet e ankimit, \u00a0\u201csi n\u00eb lidhje me pasakt\u00ebsin\u00eb e vazhduar nd\u00ebr vite, ashtu edhe, p\u00ebr \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, p\u00ebr pamjaftueshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtyre deklarimeve t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimi.\u201d<\/p>\n<p>\u201cE gjejm\u00eb me vend t\u00eb n\u00ebnvizojm\u00eb se, edhe pas paraqitjes s\u00eb akteve t\u00eb tjera gjat\u00eb k\u00ebtij gjykimi, sikund\u00ebr \u00ebsht\u00eb pretenduar edhe n\u00eb ankim, subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive t\u00eb tij, t\u00eb krijuara nga t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme, duke mos plot\u00ebsuar k\u00ebshtu k\u00ebrkesat e nenit D t\u00eb aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs,\u201d deklaroi Ballhysa.<\/p>\n<p>M\u00eb tej Komisioneri Publik p\u00ebrmblodhi q\u00ebndrimin e tij n\u00eb lidhje m\u00eb pasurit\u00eb e subjektit, duke filluar m\u00eb kat\u00ebr pasuri t\u00eb paluajtshme n\u00eb rrug\u00ebn Ded\u00eb Gjo Luli n\u00eb Tiran\u00eb, ku p\u00ebrfshihet nj\u00eb apartament 296 m2, nj\u00eb bibliotek\u00eb me sip\u00ebrfaqe 281 m2, bodrum me sip\u00ebrfaqe 261 m2 dhe zyr\u00eb me sip\u00ebrfaqe 57m2.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket k\u00ebtyre pasurive, Ballhysa n\u00ebnvizoi se subjekti kishte b\u00ebr\u00eb \u201cdeklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm\u201d n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2003, ka munges\u00eb dokumentacioni justifikues ligjor p\u00ebr vlerat e deklaruara, si dhe munges\u00eb burimi t\u00eb ligjsh\u00ebm p\u00ebr krijimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb ligjshme, q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e pasurive n\u00eb vler\u00ebn 10.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik gjithashtu deklaroi se subjekti kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket t\u00eb ardhurave nga qiraja nga tre pasuri t\u00eb paluajtshme, p\u00ebrfshir\u00eb bodrumin, zyr\u00ebn dhe bibliotek\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb referenc\u00eb t\u00eb nenit D, pikat 3 dhe 5 t\u00eb aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, subjekti i rivler\u00ebsimit ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe nuk ka provuar me dokumentacion justifikues ligjor t\u00eb ardhurat e ligjshme nga qirat\u00eb, p\u00ebr shum\u00ebn totale prej rreth 8,4 milion\u00eb lek\u00eb,\u201d tha Ballhysa.<\/p>\n<p>Sipas Ballhys\u00ebs subjekti nuk ka paraqitur dokumentacion justifikues p\u00ebr t\u00eb provuar se t\u00eb ardhurat e deklaruara duhet t\u00eb konsiderohen t\u00eb ligjshme p\u00ebr periudh\u00ebn 1997-2005, pasi p\u00ebrve\u00e7 deklaratave noteriale t\u00eb bashk\u00ebpronar\u00ebve ai nuk ka paraqitur dokumente p\u00ebr transferimin e qirave tek subjekti ose bashk\u00ebshortja e tij. Ballhysa gjithashtu shtoi se dokumentacioni i paraqitur nga subjekti p\u00ebr t\u00eb justifikuar pages\u00ebn e taksave mbi qiran\u00eb e marr\u00eb konsiderohet i pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Komisioneri Puiblik gjithashtu n\u00ebnvizoi se subjekti kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb lidhje me nj\u00eb apartament 81 m2 n\u00eb plazhin e Durr\u00ebsit, pasi nuk provohet t\u00ebrheqja e shum\u00ebs prej 16 mij\u00eb USD nga llogaria bankare, sipas deklarimeve t\u00eb vet\u00eb subjekti n\u00eb deklarat\u00ebn vjetore t\u00eb vitit 2006.<\/p>\n<p>Ballhysa ka rikonfirmuar pozicionin e Komisionerit Publik edhe p\u00ebr sa i p\u00ebrket shpenzimeve t\u00eb djemve t\u00eb gjyqtarit n\u00eb Gjermani dhe Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb shkollimit, si dhe diferencave negative nga analiza financiare p\u00ebr vitet 2011, 2012 dhe 2014.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb parashtrimeve Ballhysa k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimit nr. 46, dat\u00eb 24.7.2018, t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, z. Xhezair Zaganjori, me funksion Kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Konkluzionet p\u00ebrfundimtare t\u00eb Zaganjorit<\/strong><\/p>\n<p>Kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Xhezari Zaganjori i filloi konkulzionet p\u00ebrfundimtare p\u00ebrpara Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit duke n\u00ebnvizuar se ai kishte qen\u00eb i hapur ndaj procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe kishte b\u00ebr\u00eb maksimumin p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur pyetjeve q\u00eb i ishin parashtruar.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebt\u00eb nuk e kam b\u00ebr\u00eb mekanikisht apo thjesht p\u00ebr shkak t\u00eb detyrimeve kushtetuese e ligjore, por me nd\u00ebrgjegje e bindje t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shembullin dhe kontributin personal se po i sh\u00ebrbej nj\u00eb procesi qe synon realizimin e nj\u00eb reforme t\u00ebr\u00ebsore, n\u00eb funksion t\u00eb forcimit t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri,\u201d deklaroi Zaganjori.<\/p>\n<p>Ai n\u00ebnvizoi se kishte dor\u00ebzuar rreth 110 dokumente dhe i ishte p\u00ebrgjigjur 100 pyetjeve p\u00ebr t\u00eb sqaruar situatat apo problemet p\u00ebr t\u00eb cilat ka pasur interes. Megjithat\u00eb, ai shtoi se i kishte l\u00ebn\u00eb \u2018shije t\u00eb keqe\u2019 q\u00eb pasi Komisioneri Publik kishte k\u00ebrkuar dokumentacion shtes\u00eb, ai i kishte konsideruar ato si t\u00eb tep\u00ebrta, t\u00eb njohur apo q\u00eb nuk sjellin asnj\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>Zaganjori m\u00eb tej pasqyroi nj\u00eb list\u00eb provash q\u00eb ai kishte dor\u00ebzuar gjat\u00eb dy seancave t\u00eb fundit d\u00ebgjimore n\u00eb lidhje me t\u00eb ardhurat e tij nga Instituti Max &#8211; Planck n\u00eb Gjermani si dhe t\u00eb ardhurat nga ambientet e dh\u00ebn\u00eb me qira ndaj British Council.<\/p>\n<p>Kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb i referua \u201cKomentarit mbi Reform\u00ebn Kushtetuese n\u00eb Sistemin e Drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, t\u00eb publikuar nga Instituti p\u00ebr Studime Publike dhe Ligjore, duke n\u00ebnvizuar se n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitet 90\u2019 sistemi bankar nuk ishte i zhvilluar dhe taksapaguesit nuk kishin detyrim t\u00eb ruanin dokumentet dhe t\u00eb dh\u00ebnat tatimore m\u00eb shum\u00eb se 5 vjet.<\/p>\n<p>Ai insistoi se pasurit\u00eb e tij t\u00eb paluajtshme n\u00eb rrug\u00ebn Ded\u00eb Gjo Luli n\u00eb Tiran\u00eb ishin ngritur me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme dhe taksat ishin paguar p\u00ebr qirat\u00eb e marra. Zaganjori u shpreh si interpretimi q\u00eb Komisioneri Publik i b\u00ebnte ankesit D t\u00eb Kushtetut\u00ebs ishte \u201cjo vet\u00ebm i gabuar por edhe i rreziksh\u00ebm.|<\/p>\n<p>Sipas Zaganjorit interpretimet e \u201cKomentarit mbi Reform\u00ebn Kushtetuese n\u00eb Sistemin e Drejt\u00ebsis\u00eb\u201d ishin n\u00eb linj\u00eb me vendimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr rastin e tij dhe parashtrimeve q\u00eb ai kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpara Kolegjit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me ato q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me \u00e7\u00ebshtjen e pages\u00ebs s\u00eb detyrimeve tatimore si dhe vendin absolutisht primar q\u00eb ka deklarata veting n\u00eb raport me deklarimet vjetore pran\u00eb ILDKPI.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb seanc\u00ebn e fundit t\u00eb KPA n\u00eb dat\u00eb 10 korrik, Komisioneri Publik e konsideroi k\u00ebt\u00eb botim thjesht\u00eb si nj\u00eb manual studimor te par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, me konkluzionet e t\u00eb cilit ai nuk ishte aspak dakord,\u201d tha Zaganjori.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb dua ti kujtoj me k\u00ebt\u00eb rast se jo vet\u00ebm n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e brendshme, por edhe n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si burime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ndihm\u00ebse t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs konsiderohen edhe punimet e autor\u00ebve me kualifikim t\u00eb lart\u00eb n\u00eb fush\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse, pasi k\u00ebto punime ndihmojn\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb identifikimin dhe interpretimin e normave t\u00eb caktuara t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs,\u201d shtoi Zaganjori.<\/p>\n<p>\u2018Komentari mbi Reform\u00ebn Kushtetuese n\u00eb Sistemin e Drejt\u00ebsis\u00eb,\u201d p\u00ebrfshin si autor\u00eb kreun e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb-s\u00eb Gent Ibrahimi, kreun e Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs Sokol Sadushi, magjistraten dhe eksperten kushtetuese Arta Vorpsi, ish-gjyqtarin e kushtetueses Sokol Berberi dhe Dr. Aurela Anastasin. Shumica e autor\u00ebve t\u00eb komentarit t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendur kan\u00eb qen\u00eb dhe ekspert\u00eb t\u00eb Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Zaganjori i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb ta interpretonte qart\u00eb aneksin D t\u00eb Kushtetut\u00ebs, duke n\u00ebnvizuar se ky interpretim do t\u00eb kishte shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi si p\u00ebr kuptimin, ashtu edhe p\u00ebr zbatimin e nenit D.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb konkuzioneve t\u00eb tij p\u00ebrfundimtare, Zaganjori kund\u00ebrshtoi dhe p\u00ebrfundimin e KPK-s\u00eb se ai kishte b\u00ebr\u00eb \u2018evazion t\u00eb ligjsh\u00ebm\u2019 si t\u00eb gabuar. Ai gjithashtu kund\u00ebrshtoi p\u00ebrfundimet e Komisonerit Publike n\u00eb lidhje me vler\u00ebn e provave dhe akteve t\u00eb paraqitura si dhe interpretimin e tyre, shpenzimet e shkollimit t\u00eb dy djemve dhe burimet e pamjaftueshme t\u00eb jetes\u00ebs n\u00eb vitit 2011, 2012 dhe 2014.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb familje nuk mund t\u00eb b\u00ebhen bilance vjetore q\u00eb fillojn\u00eb n\u00eb janar e mbarojn\u00eb n\u00eb dhjetor,\u201d tha Zaganjori, duke n\u00ebnvizuar se tabelat e paraqitura gjat\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor kishin t\u00eb meta serioze.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundimin t\u00eb konkluzioneve t\u00eb tij, Zaganjori n\u00ebnvizoi se si kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb e kishte mb\u00ebshtetur procesin e vetingut dhe gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb tij ishte munduar t\u00eb sqaronte \u00e7do \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ngritur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit dhe Komisioneri Publik. Ai shtoi se gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij 40 vje\u00e7are si pedagog , diplomat, gjyqtar kushtetues apo n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, kishte punuar me integritet dhe profesionaliz\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb asnj\u00eb rast nuk kam lejuar dhe nuk do t\u00eb lejoj deri sa t\u00eb marr frym\u00eb q\u00eb integriteti im t\u00eb blihet apo t\u00eb k\u00ebmbehet me interesa meskine ose veprime t\u00eb kundraligjshme q\u00eb e kthejn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb fars\u00eb,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrs\u00ebris se p\u00ebr mua m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja ka qen\u00eb dhe mbetet vet\u00ebm respektimi i ligjit dhe dh\u00ebnia e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur e t\u00eb barabarte p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb,\u201d shtoi ai, duke k\u00ebrkuar konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vler\u00ebsimi i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit n\u00ebse do t\u00eb bazohet mbi precedent\u00ebt e vendimeve t\u00eb tij apo interpretimet e nj\u00eb komentari mbi reform\u00ebn kushtetuese p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, pritet t\u00eb vulos\u00eb fatin e kreut t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Xhezair Zaganjori.\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":75868,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,482,114,473],"tags":[272,107,221,797],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/zaganjeroi.jpg","fifu_image_alt":"Kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Xhezair Zaganjori flet me gazetar\u00ebt pas seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore ne KPA. dat\u00eb 17.07.2019 | Foto : Besar Likmeta","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75867"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75867"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75867\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75869,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75867\/revisions\/75869"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75868"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75867"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75867"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75867"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}